Back to Languages

Albanian - Chapter 9 - At-Tawbah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah At-Tawbah 9:1

Nje komunikate nga All-llahu dhe Profeti i tij drejtuar politeisteve te cilet ju paten dhene besen

Verse 2 — Surah At-Tawbah 9:2

“Udhetoni neper tokekater muaj, por ta dini se All-llahut nuk i shpetoni dot, se All-llahu eshte ai qe poshteron mosbesimtaret”

Verse 3 — Surah At-Tawbah 9:3

Edhe nje lajmerim nga All-llahu dhe Profeti i tij njerezve per diten e haxhit te madh: “All-llahu dhe Profeti i tij me siguri nuk kane lidhje me politeistet”. Pra nese pendoheni, eshte me mire per ju, e nese ia ktheni shpinen, ta dini se All-llahut s’mund ti shpetoni. Dhe ti pergezoi mosbesimtaret per nje denim te padurueshem

Verse 4 — Surah At-Tawbah 9:4

pervec atyre politeisteve me te cilet keni lidhur marreveshje e qe ata nuk i kane neperkembur aspak, e as e kane ndihmuar ndokend kunder jush; pra, permbushni marreveshjen me to ne afat te parapare. All-llahu i do, me siguri te devotshmit

Verse 5 — Surah At-Tawbah 9:5

Kur te kalojne muajt e shenjte, atehere luftoni politeistet kudo qe t’i gjeni, zini rob, rrethoni dhe veni prite ne cdo shteg! E nese pendohen dhe e kryejne faljen dhe japin zeqatin, leshoniu rrugen, sepse All-llahu njemend fal, eshte meshireplote

Verse 6 — Surah At-Tawbah 9:6

Nese dikush nga politeistet te lut per mbrojtje, ti mbroje qe t’i degjoje fjalet e All-llahut, e pastaj percielle ne nje vend te sigurt. Keshtu duhet per shkak se ata jane nje popull qe nuk dine

Verse 7 — Surah At-Tawbah 9:7

Cfare marreveshje do te kene politeistet me All-llahun dhe Profetin e tij?! Pervec atyre me te cilet jeni besatuar te tempulli i shenjte, deri sa t’i permbahen marreveshjes, permbahuni edhe ju. All-llahu, njemend, i do te devotshmit

Verse 8 — Surah At-Tawbah 9:8

Cfare! Nese ju mundin ata nuk do te perfillin as farefisni as marreveshje! Ata ju bejne lajka me goje, por zemrat e tyre ju kundershtojne, dhe shumica sish jane mbrapshtane

Verse 9 — Surah At-Tawbah 9:9

Ata i kembejne ajetet e All-llahut per dicka qe vlen fare pak, dhe shmangen nga rruga e tij. Po shume keq po veprojne

Verse 10 — Surah At-Tawbah 9:10

Nuk perfillin as farefisni as marreveshje te besimtaret, dhe ata jane qe e teprojne

Verse 11 — Surah At-Tawbah 9:11

Por nese pendohen dhe kryejne faljen dhe japin zeqatin, i keni vellezer per nga feja. Ne, pra, ua shkoqisim argumentet njerezve te cilet kuptojne

Verse 12 — Surah At-Tawbah 9:12

Por nese thejne besen qe kane dhene, pas lidhjes se marreveshjes me ta dhe fyejne fene tuaj, atehere luftoni kunder prijsave te mosbesimit. Per ata, me te vertete, nuk ka betim qe i frenon

Verse 13 — Surah At-Tawbah 9:13

A nuk do te luftoni kunder njerezve qe kane shkelur besen qe e kane dhene vet dhe jane angazhuar ta perzene Profetin, dhe ata te parit kane qene kunder jush? E ju a frikesoheni a? Me mire eshte t’i frikesoheni All-llahut, nese jeni besimtare

Verse 14 — Surah At-Tawbah 9:14

Luftoni ata! All-llahu do t’i denoje dhe do t’i poshteroje me duarte tuaja, dhe do t’ju ndihmoje kunder atyre, dhe do t’i sheroje kraheroret e njerezve besimtare

Verse 15 — Surah At-Tawbah 9:15

dhe do ta flake brengen e zemrave te tyre, se All-llahu kujt do ia fal. All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

Verse 16 — Surah At-Tawbah 9:16

A mendoni se do te liheni pas dore e All-llahu te mos i dij ata nga mesi juaj te cilet luftojne dhe te cilet ne vend te All-llahut dhe Profetit te tij edhe besimtareve, nuk kane marre aske per mik te sinqerte? All-llahu eshte i informuar se cka punoni ju

Verse 17 — Surah At-Tawbah 9:17

Nuk u ka mbetur politeisteve qe te perkujdesen per faltoret e All-llahut, kur vete e deshmojne se jane mosbesimtare. Ata jane, veprat e te cileve do te zhduken, dhe ata do te mbesin pergjithmone ne zjarr

Verse 18 — Surah At-Tawbah 9:18

Faltoret e All-llahut i mirembajne ata te cilet besojne All-llahun dhe boten tjeter dhe qe kryejne faljen dhe japin zeqatin dhe te cilet nuk i jane trembur askujt pervec All-llahut. Ata, mbase do te jene te perudhur ne rruge te drejte

Verse 19 — Surah At-Tawbah 9:19

A mendoni se ai qe vetem pse u jep uje haxhinjve dhe kujdeset per tempullin e shenjte, eshte njelloj si ai i cili i beson All-llahut dhe botes tjeter dhe lufton per hire te All-llahut? Ata nuk jane te barabarte te All-llahu. All-llahu nuk i perudhe njerezit mizore

Verse 20 — Surah At-Tawbah 9:20

Ata te cilet besojne dhe emigrojne, edhe luftojne per hire te All-llahut me mish e me shpirt, kane pozite me te larte te All-llahu, dhe ata do te arijne sukses

Verse 21 — Surah At-Tawbah 9:21

Zoti i tyre i pergezon se do te jete i meshirshem dhe mireberes dhe se do t’i dergoje ne xhenet, ku do te kene kenaqesi te vazhdueshme

Verse 22 — Surah At-Tawbah 9:22

Aty do te mbesin pergjithmone. Me te vertete te All-llahu ka shperblim te madh

Verse 23 — Surah At-Tawbah 9:23

O besimtare, mos i simpatizoni as prinderit tuaj as vellezerit tuaj nese me shume duan mosbesimin se sa besimin. Kushdo qe prej jush shkon ne anen e tyre, ani, vecse ata jane mekatare

Verse 24 — Surah At-Tawbah 9:24

Thuaj: “Nese baballaret tuaj dhe djemte tuaj, dhe vellezerit tuaj, edhe bashkeshortet e farefisi juaj, dhe ndonje pasuri qe e keni fituar, apo tregtine per te cilen frikesoheni se do te jete e manget, edhe shtepite tuaja me te cilat kenaqeni, jane me te mire per ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta per hire te rruges se Tij, atehere pritni derisa te vendose All-llahu me urdher te vet. All-llahu nuk e perudhe popullin mbrapshtan

Verse 25 — Surah At-Tawbah 9:25

All-llahu ju ka ndihmuar ne shume beteja, madje edhe ate dite ne Hunejn kur ju pat habitur numri i madh i juaj por ajo nuk u solli kurrfare dobie, dhe sado qe toka eshte e gjere, u ngushtua, prandaj ia dhate kembeve

Verse 26 — Surah At-Tawbah 9:26

Pastaj All-llahu leshoi qetesine e vet ne Profetin dhe ne besimtaret e vet dhe ju dergoi nje ushtri te cilen ju nuk e patet pare dhe denoi ata qe nuk besuan. Ai ishte shperblimi per mosbesimtaret

Verse 27 — Surah At-Tawbah 9:27

All-llahu pastaj ia fal kujt do, All-llahu eshte meshireplote dhe fal

Verse 28 — Surah At-Tawbah 9:28

O besimtare, politeistet jane te pa paster, prandaj le te mos i afrohen tempullit te shenjte pas (haxhit) te ketij viti. E nese i frikesoheni skamjes; po te doje All-llahu ju ben te pasur nga miresia e vet. All-llahu, me te vertete, eshte i gjithdijshem i urte

Verse 29 — Surah At-Tawbah 9:29

Luftoni kunder atyre, te cileve, u eshte dhene Libri, por qe nuk i besojne All-llahut as botes tjeter, nuk e pranojne per te ndaluar ate cka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojne fene e vertete, deri sa te mos japin xhizjen (lloj tatimi) me degjueshmeri dhe perulje

Verse 30 — Surah At-Tawbah 9:30

Ebrejte thone: Uzeiri eshte djale i All-llahut, kurse te krishteret thone, Mesihi eshte djale i All-llahut. Ato jane fjale te tyre, nga gojet e tyre, imitojne fjalet e mosbesimtareve te meparshem, - All-llahu i vraft! Sa genjejne

Verse 31 — Surah At-Tawbah 9:31

Ata konsiderojne si zoter, ne vend te All-llahut, shejtnin e tyre dhe murget edhe Mesihin te birin e Merjemes, kurse u eshte urdheruar t’i falen vetem nje Zoti – nuk ka Zot tjeter pervec atij, Ai eshte shume lart mbi ata qe po ia bashkojne

Verse 32 — Surah At-Tawbah 9:32

Ata deshirojne qe me gojet e tyre te shuajne driten e All-llahut, kurse All-llahu do ta persose driten e vet, edhe pse mosbesimtaret e urrejne

Verse 33 — Surah At-Tawbah 9:33

Ai eshte i cili ka derguar Profetin e vet me udhezim dhe fe te drejte per ta shquar mbi te gjitha fete, edhe pse politeistet e urrejne

Verse 34 — Surah At-Tawbah 9:34

O besimtare, me te vertete shume shenjter dhe murg ne menyre te palejuar e hane pasurine e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata te cilet deponojne ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojne per hire te All-llahut, pergezoi per nje denim te dhembshem

Verse 35 — Surah At-Tawbah 9:35

Ate dite kur ajo te shkelqeje ne zjarrin e xhehennemit, e me ate do te vulosen ballerat dhe kryqet (belet) e shpinet e tyre. “Kjo eshte ajo qe e keni deponuar per vete, shijone pra ate cka e kei deponuar!”

Verse 36 — Surah At-Tawbah 9:36

Numri i muajve te All-llahut eshte dymbedhejte, ne librin e All-llahut, prej dites qe krijoi qiejte dhe token, e nga keta, kater jane te shenjte. Ajo eshte fe e qendrueshme. Ne keto mos beni mekate dhe luftoni kunder politeisteve, pa perjashtim, sic luftojne ata te gjithe kunder jush, dhe ta dini se All-llahu eshte nen anen e atyre te cilet i frikesohen All-llahut

Verse 37 — Surah At-Tawbah 9:37

Zhvendosja e muajve te shenjte vetem se e rrite mosbesimin me cka po zhyten ne humbje mosbesimtaret: disa vite i shpallin te lejuara, kurse disa vite i konsiderojne te shenjte per te plotesuar numrin e atyre muajve qe All-llahu i ka bere te shenjte dhe i mbajne si te zakonshem ata qe All-llahu i ka bere te shenjte. Atyre u jane dukur te bukura veprat e tyre te shemtuara. Dhe All-llahu nuk i perudhe njerezit mosbesimtare

Verse 38 — Surah At-Tawbah 9:38

O besimtare, c’u be me ju kur u qe thene: “Nisuni ne lufte per hire te All-llahut!” ju sikur u farkuat per toke? A jeni me te kenaqur me jeten e kesaj bote se sa me ate te botes tjeter? Kenaqesia e kesaj bote, pra, ne krahasim me ate te asaj bote, eshte kurrgjesend

Verse 39 — Surah At-Tawbah 9:39

Nese nuk shkoni ne lufte, Ai do t’ju denoje me nje denim te dhembshem dhe do t’ju zevendesoje me popull tjeter, dhe ju nuk mund t’i beni asgje. All-llahu ka mundesi per cdo send

Verse 40 — Surah At-Tawbah 9:40

Nese ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atehere kur ata te cilet nuk besojne e perzuane. Atehere me te ishte vetem shoku i tij, kur ishin te dy ne shpelle dhe kur i tha shokut te vet: “Mos u brengos, All-llahu eshte me ne!” Andaj All-llahu e qetesoi ate, kurse kete e perkrahu me nje ushtri te cilen ju nuk e keni pare dhe beri qe fjala e mosbesimtareve te jete me e uleta, kurse fjala e All-llahut, ajo eshte me e larta. All-llahu eshte i forte i urte

Verse 41 — Surah At-Tawbah 9:41

Dilni ne lufte, qofshi te dobet a te forte, dhe luftoni per hire te All-llahut me mish e me shpirt! Nese e dini, kjo eshte me mire

Verse 42 — Surah At-Tawbah 9:42

Sikur fitorja te ishte afer dhe ekspedita jo fort larg, do te vinin pas, por kjo rruge i eshte dukur e rende. Dhe ata do te betohen ne All-llahun “Te kishim mundur, njemend patem me dale me ju”, dhe ashtu e shkaterrojne vetveten, sepse All-llahu di se ata jane, njemend, rrenacake

Verse 43 — Surah At-Tawbah 9:43

All-llahu ta ka falur qe i ke lejuar te mungojne, derisa u binde se cilet prej tyre flasin te verteten dhe i njofte genjeshtaret

Verse 44 — Surah At-Tawbah 9:44

Ata qe i besojne All-llahut dhe botes tjeter nuk kerkojne prej teje leje qe te luftojne, me mish e me shpirt. All-llahu i di mire te devotshmit

Verse 45 — Surah At-Tawbah 9:45

Prej teje do te kerkojne leje vetem ata qe nuk i besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe zemrat e te cileve dyshojne, andaj edhe ne dyshimin e tyre jane te pavendosur

Verse 46 — Surah At-Tawbah 9:46

Sikur te kishin deshiruar te dalin me siguri do te pergatiteshin per kete, por All-llahu nuk ka dashur te shkojne, prandaj i ndali, dhe u pat thene: “Rrini me ata te cilet rrine!”

Verse 47 — Surah At-Tawbah 9:47

Po te niseshin me ju, ata vetem do t’ju pengonin dhe shpejt do te shkaktonin percarjen ndermjet jush, sepse edhe ndermjet jush ka te tille qe i degjojne me andje. Mirepo, All-llahu i di mizoret

Verse 48 — Surah At-Tawbah 9:48

Ata edhe me perpara kane deshiruar percarje dhe te kane pas bere dredhi, derisa perkunder deshires s etyre, ngadhnjen e verteta dhe mbizoteroi norma e All-llahut

Verse 49 — Surah At-Tawbah 9:49

Ka nga mesi i atyre qe thone: “Me lejo dhe mos me ven ne sprove!” Qe, mu ne sprove rane! Kurse xhehennemi eshte me sigur i rrethuar me mosbesimtare

Verse 50 — Surah At-Tawbah 9:50

Nese te bie ndonje e mire, ajo i deshpron; por kur te godit ndonje e papritur, ata thone: Ne qysh me heret e kemi pase parasysh punen tone”, dhe shkojne te gezuar

Verse 51 — Surah At-Tawbah 9:51

Thuaj: “Nuk do te na godas asgje, pervec asaj qe na ka caktuar All-llahu, Ai eshte Zoti yne. Dhe besimtaret le te mbeshteten vetem te All-llahu

Verse 52 — Surah At-Tawbah 9:52

Thuaj: “A pritni dicka tjeter per ne, pervec nje nga dy te mirat! Kurse ne pra, presim qe All-llahu nga ana e tij ose permjet duarve tona t’ju godase me nje denim. Ej, pritni pra, se edhe ne po presim bashke me ju”

Verse 53 — Surah At-Tawbah 9:53

Thuaj: “Shpenzuat ju me deshire a pa deshire, prej jush nuk do te pranohet, ju, njemend, keni qene njerez te mbrapshte”

Verse 54 — Surah At-Tawbah 9:54

Kurse kontributet e atyre nuk do te pranohen nga se ata nuk i besojne All-llahut dhe Profetit te tij, dhe namazin e kryejn vetem me pritese, edhe lemoshen e japin pa deshiren e tyre

Verse 55 — Surah At-Tawbah 9:55

Le te mos entuziazmoje ty pasuria e tyre, e as femijet e tyre! All-llahu deshiron t’i denoje me ata ne kete bote dhe te perfundojne si mosbesimtare

Verse 56 — Surah At-Tawbah 9:56

Ata betohen ne All-llahun se jane me te vertete me ju, por ata nuk jane me ju, ata jane popull qe po ndahen

Verse 57 — Surah At-Tawbah 9:57

sikur te gjenin ndonje strehim apo ndonje shpelle a tunel, do te drejtoheshin atje te gjithe me vrap

Verse 58 — Surah At-Tawbah 9:58

Ka te tille qe per shkak te lemoshes te marrin neper goje. Nese u jepet atyre nga kjo, jane te kenaqur, e nese nuk u jepet, menjehere hidherohen

Verse 59 — Surah At-Tawbah 9:59

Edhe pse duhet te kenaqen me ate cka u jep All-llahu dhe Profeti i tij dhe te thone: “Na mjafton All-llahu, All-llahu do te na jep nga miresia e vet, si edhe Profeti i tij, ne duam vetem All-llahun”

Verse 60 — Surah At-Tawbah 9:60

Zeqati u takon vetem te varferve dhe te mjereve, edhe atyre qe e tubojne, edhe atyre zemrat e te cileve duhet perfituar, edhe per lirimin e roberve, dhe te ngarkuarve me borxhe, edhe per hire te rruges se All-llahu, edhe udhetareve – musafire, si obligim nga All-llahu. Kurse All-llahu i di te tera dhe eshte i urte

Verse 61 — Surah At-Tawbah 9:61

Ka prej tyre te tille qe e ofendojne Profetin dhe thone: “Ai eshte bere krejt veshe – beson cka degjon”. Thuaj: “ai degjon ate cka eshte e mire, i beson All-llahut dhe ka besim ne besimtaret, edhe meshire per ata nga mesi juaj te cilet besojne”. Ndersa ata qe fyejne Profetin e All-llahut i pret denim i dhembshem

Verse 62 — Surah At-Tawbah 9:62

Ju betohen ne All-llahun qe te jeni ju te kenaqur, por me drejte eshte te kenaqin All-llahun dhe Profetin e tij, nese jane besimtare

Verse 63 — Surah At-Tawbah 9:63

A nuk e dine ata se kush i kundershton All-llahut dhe Profetit te tij e pret zjarri i xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone? Ai eshte perbuzje e madhe

Verse 64 — Surah At-Tawbah 9:64

Dyfytyreshat frikesohen mos po u shpallet besimtareve nje kaptine e cila do t’i informonte se cka ka ne zemrat e hipokriteve. Thuaj: “Talluni ju, talluni, All-llahu do ta qese ne shesh ate se ciles ju i frikesoheni”

Verse 65 — Surah At-Tawbah 9:65

Sikur t’i pyesnit, ata me siguri dot e thonin: “Ne vetem jemi mahitur dhe kemi luajtur”. Thuaju, a po talleni me All-llahun dhe fjalet e tij dhe Profetin e tij

Verse 66 — Surah At-Tawbah 9:66

Hic mos kerkoni falje! Shprehet mosbesim pasi qe ishit besimtare. Edhe nese dikujt prej jush ia falim, te tjeret do t’i denojme per shkak se jane fajtore

Verse 67 — Surah At-Tawbah 9:67

Dyfytyreshat dhe dyfytyreshet jane si njeri tjetrit: kerkojne te behen vepra te keqia dhe pengojne nga veprat e mira, dhe i kane shtrenguar duarte e tyre. E kane harruar All-llahun, andaj edhe ai i ka harruar. Dyfytyreshat jane me te vertete prapshtane

Verse 68 — Surah At-Tawbah 9:68

Hipokriteve dhe hipokriteve edhe mosbesimtareve All-llahu u ka premtuar zjarrin e xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone; e ai u mjafton atyre! Dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kane denim te vazhdueshem

Verse 69 — Surah At-Tawbah 9:69

Sikur ata, perpara jush. Ata kane qene me te forte se ju dhe kane pasur me shume pasuri dhe femije dhe kane cuar jete luksoze mu sikur kane cuar jete luksoze ata perpara jush; Edhe ju devijuat ashtu sic kane devijuar ata. Veprat e tyre do te zhduken edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter. Mu ata jane te shkaterruarit

Verse 70 — Surah At-Tawbah 9:70

A nuk u arriti atyre lajmi per ata perpara tyre: per popullin e Nuhit, edhe per Adin, per Themudin edhe per popullin e Ibrahimit, edhe per banoret e Medjenit, edhe per popullin e Lutit. Profetet e tyre u paten sjelle argumente te qarta dhe All-llahu nuk u ka bere asnje padrejtesi, por ata i kane bere mizori vetes

Verse 71 — Surah At-Tawbah 9:71

Kurse besimtaret dhe besimtaret jane miq te njeri-tjetrit: porosisin per vepra te mira dhe pengojne nga veprat e keqia, edhe kryejne namazin dhe japin zeqatin, edhe e nderojne All-llahun dhe Profetin e tij. Ata jane te cilet All-llahu do t’i meshiroje. Pa dyshim All-llahu eshte i forte i urte

Verse 72 — Surah At-Tawbah 9:72

All-llahu u premton besimtareve dhe besimtareve xhennete, ku do te rrjedhin lumenj e aty do te mbesin pergjithmone, ne zambake fantastike ne xhennete te Adenit. Kurse nje kenaqesi e All-llahut eshte me e madhe, ajo eshte sukses i madh

Verse 73 — Surah At-Tawbah 9:73

O profet, lufto kunder mosbesimtareve dhe hipokriteve dhe jij i rrepte kunder tyre! Vendbanimi i tyre eshte xhehennemi, po sa vend i tmerrshem eshte ai

Verse 74 — Surah At-Tawbah 9:74

Hipokritet betohen se nuk kane folur asgje, por me siguri kane folur fjale mosbesimi dhe kane mohuar, pasi qe ishin muslimane, dhe u vjen keq per ate cka nuk e arriten. Dhe bejne verejtje vetem per ate qe All-llahu, nga miresia e vet, dhe Profeti i tij i bene te pasur. Po nese pendohen, eshte me mire per ata, e nese i kthejne shpinen, All-llahu do t’i vere ne numdine te padurueshme ne kete bote dhe ne boten tjeter, e nuk do te kene ne toke as mbrojtes as ndihmes

Verse 75 — Surah At-Tawbah 9:75

Ka prej atyre qe i kane dhene besen All-llahut: “Nese na jep nga pasuria e vet, gjithsesi do te japim lemoshe dhe do te jemi me siguri nga te miret”

Verse 76 — Surah At-Tawbah 9:76

Por, kur Ai u dha nga miresia e tij, ata u bene koprace per kete dhe u larguan, po ata edhe ashtu ishin te larguar

Verse 77 — Surah At-Tawbah 9:77

Dhe ua lidhi Ai atyre ne zemrat e tyre hipokrizine deri ne ate dite kur do te dalin para tij, per shkak se ate cka i premtuan All-llahut nuk e mbajten dheper shkak se genjejne

Verse 78 — Surah At-Tawbah 9:78

A nuk e dine ata se All-llahu e di cka fshehin ata dhe cka pershperisin, se All-llahu i di gjitha fshehtesite

Verse 79 — Surah At-Tawbah 9:79

Ata te cilet i pengojne besimtaret, ne dhenien vullnetare te kontributeve, madje i perbuzin edhe ata te cilet japin me perpjekje te madhe, - All-llahu do te dallet me ata dhe ata i pret denim i dhembshem

Verse 80 — Surah At-Tawbah 9:80

U lute ti per t’i fale ata apo nuk u lute, edhe sikur te lutesh shtatedhjete here, All-llahu nuk do t’ua fale atyre – ngase ata nuk e besojne All-llahun dhe Profetin e tij. All-llahu, pra, nuk perudhe mbrapshtanet

Verse 81 — Surah At-Tawbah 9:81

Ata te cilet mbeten pas Profetit te All-llahut, u defryen ne shtepite e veta, u erdhe rende te luftojne per hire te All-llahut me mish e me shpirt, dhe i thonin njeri-tjetrit: “Mos ia mesyni luftes ne kete vape!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit eshte edhe mei nxehte”, n’e marrshin vesh

Verse 82 — Surah At-Tawbah 9:82

Le te qeshin pak, e shume le te qajne, per kete shperblim qe po e fitojne

Verse 83 — Surah At-Tawbah 9:83

Dhe nese All-llahu te kthen perseri te nje grup prej tyre, e ata te lypin leje te dalin me ty, thuaju: “Kurre nuk do te vini me mua dhe kurr nuk do ta luftoni armikun me mua! Heren e pare keni qene te kenaqur te mungoni, prandaj rrini me ata te mbeturit”

Verse 84 — Surah At-Tawbah 9:84

She askujt prej tyre, kur te vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) e as mos i shko ne varrim, sepse ata e mohuan All-llahun dhe Profetin e tij dhe vdiqen e shkuan te dalur feje

Verse 85 — Surah At-Tawbah 9:85

Le te mos pelqeje ty pasuria dhe femijet e tyre! All-llahu deshiron e me ato t’i denoje ne kete bote dhe t’u dale shpirti si mosbesimtare

Verse 86 — Surah At-Tawbah 9:86

Kurse kur u shpall nje kaptine t’i besoni All-llahut dhe bashke me Profetin e tij te luftoni, me te fortit nga ata kerkuan leje prej teje dhe thane: “Na leni neve te rrime me ata qe nuk po vijne!”

Verse 87 — Surah At-Tawbah 9:87

Kenaqen te jene me ata qe nuk shkojne ne lufte. Zemrat e atyre jane te vulosura, prandaj ata nuk kuptojne

Verse 88 — Surah At-Tawbah 9:88

Por, profeti dhe ata te cilet besojne me te, luftojne me mish e me shpirt, prandaj atyre u takojne gjithe te mirat dhe ata jane te shpetuar

Verse 89 — Surah At-Tawbah 9:89

All-llahu ka pergatitur per ata xhenete ku do te rrjedhin lumenj e aty do te mbesin pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

Verse 90 — Surah At-Tawbah 9:90

Kane ardhur edhe disa arab te cilet kerkuan falje qe te lypin leje te mos shkojne, dhe ashtu munguan ata te cilet mashtronin All-llahun dhe Profetin e tij. Ata, nga mesi i tyre, te cilet nuk besuan do t’i godase vuajtje e rende

Verse 91 — Surah At-Tawbah 9:91

Nuk u drejtohet kercenimi te semureve e as te dobtevet dhe as atyre qe nuk mund te gjejne mjete per lufte, kur jane te sinqerte ndaj All-llahut dhe Profetit te tij. Nuk ka kurrfare arsyeje te flitet kunder punemireve. All-llahu fal dhe eshte meshireplote

Verse 92 — Surah At-Tawbah 9:92

E as atyre te cileve kur te erdhen t’i transferosh u ke thene: “Nuk mund te gjej me cka t’ju transferoj”, dhe u kthyen te perlotur, te pikelluar qe nuk kane mundesi te kontribojne

Verse 93 — Surah At-Tawbah 9:93

Por ka arsye (te flitet) kunder atyre te cilet kerkojne prej teje leje qe te mungojne, a jane te pasur. Kenaqen te mbesin me ata qe nuk shkojne ne lufte. All-llahu i ka vulosur zemrat e atyre, e ata nuk e dine

Verse 94 — Surah At-Tawbah 9:94

Kur te ktheheni ne mesin e tyre, ata do t’ju arsyetohen. Thuaj: “Mos kerkoni falje se ne kuk u besojme, neve na ka informuar All-llahu per ju. All-llahu dhe Profeti i tij do ta shohin punen tuaj, pastaj, ju do te ktheheni te Ai qe i di te gjitha fshehtesite, edhe te dukshmen edhe te padukshmen, dhe do t’ju informoje se cka po beni

Verse 95 — Surah At-Tawbah 9:95

Kur te ktheheni tek ata, do t’ju perbetojne ne All-llahun qe t’i lini, prandaj lerini, ata jane njemend te ndyte, edhe vendbanimi i tyre do te jete ne xhehennem, si shperblim per ate cka kane bere

Verse 96 — Surah At-Tawbah 9:96

Ata u perbetojne qe te jeni te kenaqur me ta. Nese jeni te kenaqur me ta, All-llahu me siguri nuk eshte i kenaqur me popullin e dalur feje

Verse 97 — Surah At-Tawbah 9:97

Beduinet jane mosbesimtaret dhe dyfytyreshat me te medhenj dhe me te keqinj, dhe nuk i njohin normat qe i ka shpallur All-llahu Profetit te vet. Kurse All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

Verse 98 — Surah At-Tawbah 9:98

Ka beduine, te cilet e trajtojne si denim ate cka japin dhe memzi presin qe t’ju godasin fatkeqesite – ata i gjete belaja! All-llahu degjon dhe di shume

Verse 99 — Surah At-Tawbah 9:99

Por ka beduine te cilet i besojne All-llahut dhe botes tjeter dhe konsiderojne se ajo cka japin eshte rruge per t’u afruar te All-llahu dhe ta meritojne bekimin e Profetit. Shikoni, ajo eshte me te vertete afersi per ata, All-llahu do t’i perfshije ne meshiren e vet, sepse Allau fal dhe eshte meshireplote

Verse 100 — Surah At-Tawbah 9:100

All-llahu eshte i kenaqur me muslimanet e pare, emigrantet dhe ensaret dhe me te tere ata te cilet i pasojen keta me vepra te mira, por edhe ata jane te kenaqur me Ate. Ai u ka pergatitur atyre xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do te mbesin pergjithmon. Ai eshte sukses i madh

Verse 101 — Surah At-Tawbah 9:101

Nder beduinet, rreth jush, ka hipokrite, por ka edhe ne mesin e banoreve te Medines te cilet jane te rryer ne dyfytyresi – ti nuk i di ata. Ata i dime ne. do t’i denojme dyfish e pastaj do te kthehen ne nje denim shume te madh

Verse 102 — Surah At-Tawbah 9:102

por ka edhe te tjere, te cilet i kane pranuar mekatet e veta dhe i kane perzier veprat e mira me tjerat, te keqiat; atyre ndoshta ua fal All-llahu sepse All-llahu fal, Ai eshte i gjithmeshirshem

Verse 103 — Surah At-Tawbah 9:103

Merre zeqatin nga pasuria e tyre qe t’i pastrosh me te dhe t’i besh te bekuar, edhe lutu per ata, lutja me te vertete do t’i qetesoje. Nderkaq All-llahu degjon dhe di shume

Verse 104 — Surah At-Tawbah 9:104

A nuk e dine ata se vetem All-llahu pranon pendimin nga roberit e vet dhe e pranon lemoshen, dhe se All-llahu eshte me te vertete Ai, i cili pranon pendimin dhe eshte meshireplote

Verse 105 — Surah At-Tawbah 9:105

Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punen tuaj, por edhe Profeti i tij edhe besimtaret; edhe ju do te ktheheni te ai i cili e di te padukshmen dhe te dukshmen, prandaj, do te ju informoje se cka po beni

Verse 106 — Surah At-Tawbah 9:106

Ka edhe te tjere qe jane ne dilema a do t’i denoje All-llahu apo do t’ua fale. All-llahu eshte i dijshem e i urte

Verse 107 — Surah At-Tawbah 9:107

Kurse ata te cilet e ndertuan xhamine, per te demtuar, per mosbesim edhe percarje ndermjet besimtareve duke e pergatitur per ate i cili qysh me heret ka luftuar kunder All-llahut dhe Profetit te tij, me siguri do te bejne be “Ne kemi pas deshiruar vetem cka eshte e mire”, por All-llahu me siguri e deshmon se ata jane rrenacake

Verse 108 — Surah At-Tawbah 9:108

Ti kurr mos u fal aty! Xhamia qe qysh prej dites se pare eshte ngritur per devotshmeri, me te vertete meriton me se shumti qe aty te kryesh namazin. Ne te ka njerez qe deshirojne te pastrohen dhe All-llahu i do te pastertit

Verse 109 — Surah At-Tawbah 9:109

A eshte me i mire, ai i cili themelin e shtepise s evet e ka vene nga devotshmeria ndaj All-llahut dhe me deshire qe t’i behet i afert, apo ai i cili themelin e shtepise se vet e ka vene ne buze te bregut te brejtur nga uji, i cili eshte shtremberuar te bjere bashke me te ne zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton ne rruge te drejte

Verse 110 — Surah At-Tawbah 9:110

Ndertesa qe e kane ngritur ata vazhdimisht do te mbjelle shqetesime ne zemrat e tyre, derisa tu pelcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu eshte shume i dijshem e i urte

Verse 111 — Surah At-Tawbah 9:111

All-llahu ka blere nga besimtaret shpirterat dhe pasurite e tyre me xhennet – ata luftojne per hire te All-llahut dhe do te vrasin dhe do te vriten. Ai kete ua ka premtuar me siguri ne Tevrate dhe Inxhil edhe ne Kur’an – pra, kush i ploteson premtimet e veta me mire se All-llahu? Prandaj gezohuni pazarit qe e keni bere me Te, se ai eshte shpetim i madh

Verse 112 — Surah At-Tawbah 9:112

Ata qe pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavderojne edhe ecin rruges se mbare, bejne perulje dhe sexhde, dhe urdherojne te behen vepra te mira, dhe pengojne nga veprat e keqia dhe i ruajne normat e All-llahut. Pergezoji, pra, besimtaret

Verse 113 — Surah At-Tawbah 9:113

Profetit dhe besimtareve nuk u lejohet te luten per politeistet, edhe n’i pacin te afert, kur e kane te qarte se ata jane banore te zjarrit

Verse 114 — Surah At-Tawbah 9:114

E qe Ibrahimi u lut per baben e vet, ajo ishte vetem nga shkaku qe i pat premtuar vetem atij, dhe sapo iu be e qarte se ai eshte armik i All-llahut, hoqi dore prej tij. Ibrahimi me te vertete ishte shume i prekshem dhe i bute

Verse 115 — Surah At-Tawbah 9:115

All-llahu nuk e humb nje popull te cilin e ka udhezuar para se t’ia sqaroj se prej cka duhet te ruhet. Nuk ka dyshim All-llahu i di mire te gjitha

Verse 116 — Surah At-Tawbah 9:116

Me te vertete All-llahu eshte ai qe mban pushtetin e qiejve dhe te tokes, ngjall dhe vdes, dhe ju pervec All-llahut nuk keni as mbrojtes as ndihmetar

Verse 117 — Surah At-Tawbah 9:117

All-llahu ia ka falur Profetit dhe “muhaxhireve” dhe “ensareve”, te cilet e pasuan ne nje moment te veshtire, ne kohen kur zemrat e disave prej tyre gati sa nuk u luhaten; Ai pastaj ua fali edhe atyre, sepse Ai ndaj atyre eshte i bute dhe meshireplote

Verse 118 — Surah At-Tawbah 9:118

Edhe atyre te treve te cilet paten mbetur vone, edhe kete mu atehere kur toka u be e ngushte dhe kur iu ngushtua edhe frymemarrja, u erdh shpirti ne fyt dhe e pane se nuk kane shpetim prej All-llahut, por vecse te Ai. Ai pastaj ua pranoi edhe atyre pendimin, qe te pendohen, sepse All-llahu, njemend, pranon pendimin dhe eshte meshireplote

Verse 119 — Surah At-Tawbah 9:119

O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe jini me ata qe jane te sinqerte

Verse 120 — Surah At-Tawbah 9:120

Nuk eshte dashur qe banoret e Medines, as beduinet per rreth, te mbesin mbrapa Profetit te All-llahut, dhe as qe ta duan jeten e vet sa jeten e atij. Ata nuk do t’i godase as etja as lodhja e uria ne rrugen e All-llahut. Dhe as do te paraqiten ne ndonje vend, i cili do t’i hidheroje mosbesimtaret, e as do te pasojne cfaredo te keqe qofte nga armiku, e ajo te mos u evidentohet e tere si veper e mire. All-llahu me te vertete nuk do te lejoje te humbe shperblimi i punemireve

Verse 121 — Surah At-Tawbah 9:121

Dhe nuk japin kurrfare kontributi, as te madh as te vogel, e as qe do te kapercejne ndonje lugine e ajo te mos jete shkruar, qe All-llahu t’i shperbleje per veprat e tyre me shperblim me te mire se sa ajo cka e bejne

Verse 122 — Surah At-Tawbah 9:122

Te gjithe besimtaret nuk duhet te shkojne ne lufte. Disa prej tyre, nga secila bashkesi, le te paraqiten te marrin rrugen e shkences fetare dhe le t’i terheqin verejtjen popullit te vet kur te kthehen nga lufta, ndoshta ata do te ruhen

Verse 123 — Surah At-Tawbah 9:123

O besimtare, luftoni kunder mosbesimtareve qe i keni afer jush dhe le ta ndiejne ashpersine tuaj! Dhe ta dini se All-llahu eshte ne anen e te devotshmeve

Verse 124 — Surah At-Tawbah 9:124

Dhe kur po shpallet ndonje sure, ka prej atyre qe thone: “Kujt nga ju ia ka shtuar besimin kjo?” Sa u perket besimtareve atyre ua ka forcuar besimin dhe ata gezohen

Verse 125 — Surah At-Tawbah 9:125

E sa u perket atyre, zemrat e te cileve jane te semura, ajo ua ka shtuar ndytesine mbi ndytesine e tyre qe e kane, dhe ata vdiqen e shkuan si mosbesimtare

Verse 126 — Surah At-Tawbah 9:126

A nuk i shohin ata se per cdo vjet njehere, apo dy here, bijne ne sprove, dhe prap as pendohen e as mbledhin mendjen

Verse 127 — Surah At-Tawbah 9:127

Ndersa kur po shpallet ndonje sure vetem shikohen nderveti, a ju sheh dikush? E pastaj largohen. All-llahu i lashte pa perkrahje zemrat e tyre! Per shkak se jane nga ata njerez qe nuk marrin vesh

Verse 128 — Surah At-Tawbah 9:128

Ju ka ardhur nje Profet nga mesi juaj, i vjen rende qe do ta veni ne mundime, memzi pret te niseni rruges se drejte, sepse eshte i bute dhe meshireplote ndaj besimtareve

Verse 129 — Surah At-Tawbah 9:129

Por nese ata kthejne kryet ne anen tjeter, ti thuaju: “Mua me mjafton All-llahu, nukka Zot tjeter pervec Atij, vetem te Ai kam mbeshtetje. Ai eshte Zot i perbotshem”