Back to Languages

Albanian - Chapter 17 - Al-Isra

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Isra 17:1

Qoftë lavdëruar Ai; i pastër është Ai nga të metat – i cili, në një çast të një nate, e ka bartë robin e Tij (Muhammedin) nga Tempulli i shenjtë (Mekka) në Tempullin e largët (Jerusalemi), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga dokumentet Tona. Ai (Perëndia), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë

Verse 2 — Surah Al-Isra 17:2

Dhe ia dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Israelit – (duke u thënë atyre): “Mos merrni përpos Meje kurrfarë përfaqësuesi

Verse 3 — Surah Al-Isra 17:3

pasardhësit e atyre që Ne i bartëm me Nuhun (në barkë)!” Ai (Nuhu) me të vërtetë, ka qenë rob mirënjohës (i Zotit)

Verse 4 — Surah Al-Isra 17:4

Dhe Ne u kemi shpallur në Libër bijve të Israelit: “Ju me të vërtetë, do të bëni dy herë ngatërresa në Tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt

Verse 5 — Surah Al-Isra 17:5

E, kur erdhi premtimi i parë prej atyre dyjave (ngatërresave), i dërguam kundër jush robërit Tanë, të fuqishëm luftëtarë, dhe u sollëm gjerë e gjatë nëpër tokën tuaj. Ky ishte premtimi i kryer (dënimi)

Verse 6 — Surah Al-Isra 17:6

Pastaj, ua kthyem sërish juve (fuqinë e sulmit) kundër tyre dhe u ndihmuam juve me pasuri dhe djem dhe u bëmë në numër më të madh ushtarësh. –

Verse 7 — Surah Al-Isra 17:7

Nëse bëni mirësi, bëni për vete. E, nëse bëni keq, i bëni vetes. E, kur erdhi premtimi i dytë, i dërguam Ne ata (armiqtë tuaj) për t’ju nxirë fytyrat tuaja, dhe që të hyjnë ata në tempull, sikundër që patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që e pushtojnë

Verse 8 — Surah Al-Isra 17:8

Behet që Zoti juaj t’ju mëshiroj, e nëse ju ktheheni (në të keqe), Na kthehemi (në dënim) kundër jush. Dhe xhehennemin e kemi bërë burg për mohuesit”

Verse 9 — Surah Al-Isra 17:9

Me të vërtetë, ky Kur’an udhëzon kah ajo që është më e drejtë dhe i sihariqon besimtarët që punojnë vepra të mira, se ata, me të vërtetë, do të kenë shpërblim të madh

Verse 10 — Surah Al-Isra 17:10

e, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u kemi përgatitur dënim të dhembshëm

Verse 11 — Surah Al-Isra 17:11

Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm

Verse 12 — Surah Al-Isra 17:12

Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht

Verse 13 — Surah Al-Isra 17:13

Çdo njeriu i kemi varë në qafë punën e tij dhe Na – do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kijametit – librin që do ta gjejë të hapur

Verse 14 — Surah Al-Isra 17:14

(i thuhet): “Lexoje librin tënd, mjafton që ti sot vetë për vetveten të japësh llogari!”

Verse 15 — Surah Al-Isra 17:15

Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar (për dobi të vet), e ai që bredhë, ka bredhur në dëm të vet dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Na nuk dënojmë (askend) para se të dërgojmë pejgamber

Verse 16 — Surah Al-Isra 17:16

Kur Ne duam ta shkatërrojmë një qytet, (për mëkatet e bëra), i nxitim ata që janë mësuar me jetë luksoze, që të jepen pas korrupsionit (mbrapshtive), e kështu të meritojnë dënimin, dhe pastaj t’i shkatërrojmë ata gjer në themel

Verse 17 — Surah Al-Isra 17:17

Sa e sa gjenerata Na i kemi shkatërruar pas Nuhut! E, mjafton që Zoti yt di dhe sheh mëkatet e robërve të Tij

Verse 18 — Surah Al-Isra 17:18

Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar

Verse 19 — Surah Al-Isra 17:19

E, kush dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e tyre është e falenderuar

Verse 20 — Surah Al-Isra 17:20

Na të gjithëve u ndihmojmë: këtyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tënd. E, dhuratat e Zotit tënd nuk janë të penguara

Verse 21 — Surah Al-Isra 17:21

Shiko si i kemi dhuruar ne disa ndaj të tjerëve. E, bota tjetër, në të vërtetë, është më e madhe përkah pozitat dhe dhuntitë

Verse 22 — Surah Al-Isra 17:22

Mos merr për zot tjetër kend, përpos Perëndisë, e të mbetesh i sharë dhe i poshtëruar

Verse 23 — Surah Al-Isra 17:23

Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti

Verse 24 — Surah Al-Isra 17:24

Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!”

Verse 25 — Surah Al-Isra 17:25

Zoti juaj di më së miri ç’keni në shpirtërat tuaj. Nëse ju jeni të mirë, Ai, me të vërtetë, është falës për ata që pendohen

Verse 26 — Surah Al-Isra 17:26

Epjuni të afërmve të drejtën e tyre (ashtu si jeni urdhëruar), të varfërit dhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë), por mos bën shpenzim të pavend

Verse 27 — Surah Al-Isra 17:27

Shpenzuesit e pavend (batakçinjtë) me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit, e djalli është mohues i (të mirave të) Zotit të tij

Verse 28 — Surah Al-Isra 17:28

E nëse shmangesh nga ata, duke kërkuar mëshirën e Zotit tënd, të cilën ti e shpreson, atëherë, thuaju atyre ndonjë fjalë të butë

Verse 29 — Surah Al-Isra 17:29

Mos e bënë dorën tënde të lidhur për qafën tënde (mos u bënë koprrac), as mos e hap tepër dorën tënde, e të mbetesh i qortuar (për shkak të koprracisë) dhe i pikëlluar (për shkak se ngelesh pa mjete)

Verse 30 — Surah Al-Isra 17:30

Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk furnizim kujt të dojë, e ia kufizon kujt të dojë; Ai, me të vërtetë, i di dhe i sheh robërit e vet

Verse 31 — Surah Al-Isra 17:31

Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Na i furnizojmë ata dhe juve; se, mbytja e tyre, me të vërtetë, është mëkat i madh

Verse 32 — Surah Al-Isra 17:32

Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar

Verse 33 — Surah Al-Isra 17:33

Mos mbytni atë që e ka ndaluar Perëndia, përpos me të drejtë (sipas gjykimit)! E, ai që mbytet pa të drejtë, trashëgimtarit të tij i kemi dhënë pushtet, por edhe ai mos ta teprojë në mbytje. Pra, ai është i ndihmuar (nga ligji dhe njerëzit)

Verse 34 — Surah Al-Isra 17:34

Mos iu qasni pasurisë së bonjakut, përpos në mënyrën më të mirë, përderisa të mos arrijë moshën e pjekurisë. Dhe kryeni obligimet. Me të vërtetë, për obligime jeni përgjegjës

Verse 35 — Surah Al-Isra 17:35

Plotësoni matjen kur matni, dhe peshoni me terezi (peshojë) të drejtë. Kjo është më së miri dhe pasojat janë më të bukura

Verse 36 — Surah Al-Isra 17:36

Mos ano (shko) kah ajo që nuk e dini, me të vërtetë, të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra (mendja), të gjitha këto janë përgjegjëse për atë (që ka anuar)

Verse 37 — Surah Al-Isra 17:37

Mos ecën nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, me të vërtetë, nuk mund ta shposh tokën e as të arrish lartësinë e maleve

Verse 38 — Surah Al-Isra 17:38

Të gjitha këto janë të këqija dhe të neveritshme te Zoti yt

Verse 39 — Surah Al-Isra 17:39

Kjo është nga mençuria (dijenia e madhe) që të ka shpallur ty Zoti yt dhe mos bën zot tjetër me Perëndinë, e të hedhesh në skëterrë, i sharë dhe i larguar (nga mëshira e Perëndisë)

Verse 40 — Surah Al-Isra 17:40

A mos vallë Perëndia u ka dhuruar juve djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Ju, me të vërtetë, flisni fjalë të madhe (trillim të madh)

Verse 41 — Surah Al-Isra 17:41

Na, me të vërtetë, në këtë Kur’an kemi shpjeguar që të këshillohen ata, por (ky shpjegim) vetëm ua ka shtuar atyre largimin (nga e vërteta)

Verse 42 — Surah Al-Isra 17:42

Thuaj: “Nëse krahas Tij ekzistojnë zotëra tjerë, siç thonë ata, atëherë, ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Arshit”

Verse 43 — Surah Al-Isra 17:43

Qoftë i pastër dhe i lartësuar nga ajo që thonë ata – me lartësi të madhe

Verse 44 — Surah Al-Isra 17:44

Atë e madhërojnë (dhe cilësitë e Tij) shtatë qiejt dhe Toka, dhe gjithçka gjendet në to. Dhe, nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës

Verse 45 — Surah Al-Isra 17:45

Kur ti lexon Kur’anin, Na vëmë një perde të fshehtë në mes teje dhe atyre që nuk besojnë jetën e ardhshme

Verse 46 — Surah Al-Isra 17:46

e, në zemrat e atyre vëmë mbulesa, për të mos e kuptuar atë (Kur’anin), ua shurdhojmë veshët atyre, e kur ta përmendish në Kur’an Zotin tënd – Atë të vetmin, ata kthejnë shpindën e tyre, duke ikur (prej dëgjimit të Kur’anit)

Verse 47 — Surah Al-Isra 17:47

Na dimë çka përgjojnë ata, kur përgjojnë te ti (leximin e Kur’anit) dhe kur bisedojnë në mes vete, kur thonë mohuesit (në bisedim): “Ju, vetëm shkoni pas një njeriu të magjepsur”

Verse 48 — Surah Al-Isra 17:48

Shiko çfarë shembuj të kanë mbathur ty, ata! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën

Verse 49 — Surah Al-Isra 17:49

Ata thonë: “Vallë kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?”

Verse 50 — Surah Al-Isra 17:50

Thuaj: “Bëhuni gurë apo hekur

Verse 51 — Surah Al-Isra 17:51

ose çfarëdo krijese tjetër që është e madhe në zemra tuaja (do ta pranojnë ringjalljen me urdhërin Tonë)!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë neve (në gjallëri)?” Thuaj: “(Do t’ju ringjallë juve) Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t’i lëkundin kokat e tyre kah ti (duke të përqeshur) dhe thonë: “Kur është ajo?” Ti thuaj: “Mund të bëhet shpejt!”

Verse 52 — Surah Al-Isra 17:52

Atë Ditë kur do t’ju thërras juve Ai, e do t’i përgjigjeni duke iu falenderuar Atij dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë

Verse 53 — Surah Al-Isra 17:53

Thuaju robërve të Mi, le të flasin atë që është më e bukur. Me të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa në mes tyre. Me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut

Verse 54 — Surah Al-Isra 17:54

Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse don, Ai do t’ju mëshirojë juve, ose, nëse don, ju dënon. Na ty nuk të kemi dërguar përfaqësues tek ata

Verse 55 — Surah Al-Isra 17:55

Dhe Zoti yt di më së miri për ata që gjenden në qiej dhe në Tokë; Na i kemi dekoruar disa pejgamberë ndaj disa të tjerëve dhe Dautit i kemi dhënë Zeburin

Verse 56 — Surah Al-Isra 17:56

Thuaj: “Thirrni ju ata, të cilët i mendoni (për zotra) përveç Tij (Perëndisë), e ata nuk mund t’ju largojnë të keqen nga ju, as nuk mund ta hedhin tjetër kund”

Verse 57 — Surah Al-Isra 17:57

Ata që i luten atyre, vetë kërkojnë mënyrë ndërmjetësimi te Zoti i tyre, cili është më i afërt, shpresojnë mëshirën e Tij dhe i frikohen dënimit të Tij. Me të vërtetë, dënimit të Zotit tënd çdokush duhet t’i ruhet

Verse 58 — Surah Al-Isra 17:58

Dhe s’ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim atë para Ditës së Kijametit, ose t’ia nënshtrojmë mundimit të madh. Kjo është shkruar në Libër

Verse 59 — Surah Al-Isra 17:59

Neve asgjë nuk na pengon që të dërgojmë mrekullira, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë, e i dhamë popullit të Themudit – devën si mrekulli të qartë, por ata, nuk besuan në të. Na, dërgojmë mrekullira vetëm për t’i frikësuar njerëzit

Verse 60 — Surah Al-Isra 17:60

(Kujtoje ti) kur të kemi thënë: “Me të vërtetë, Zoti yt i ka kapluar njerëzit (me dije dhe fuqi)!” E, ëndërrën që ta kemi treguar ty, e kemi bërë vetëm sprovë për njerëzit si dhe drurin e mallkuar (të përmendur) në Kur’an. Dhe Na, i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre gufimin e mohimit të madh

Verse 61 — Surah Al-Isra 17:61

(Përkujtoju atyre) kur u kemi thënë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” Ata të gjithë i bënë sexhde, përpos Iblisit! Ai, ka thënë: “Vallë unë t’i bëj sexhde atij, të cilin Ti e ke krijuar nga balta?”

Verse 62 — Surah Al-Isra 17:62

(Djalli) tha: “A e konsideron Ti këtë më të mirë se mua? Me të vërtetë, nëse më lë deri në Ditën e Kijametit, unë do t’i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përpos një numri të vogël nga ata”

Verse 63 — Surah Al-Isra 17:63

(Perëndia) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë

Verse 64 — Surah Al-Isra 17:64

Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, - kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit

Verse 65 — Surah Al-Isra 17:65

Me të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Të mjafton ty Zoti yt si mbrojtës

Verse 66 — Surah Al-Isra 17:66

Zoti juaj është ai që e lëvizë anijen nëpër det për të kërkuar dhuntinë e Tij (Perëndisë). Ai, me të vërtetë, është mëshirues ndaj jush

Verse 67 — Surah Al-Isra 17:67

E, kur t’ju godasë juve fatkeqësia në det, zhduken ata që ju i adhuronit, përpos Tij. E, pasi t’ju shpëtojë (e t’ju qesi) në tokë, ju ktheheni (kah mohimi). Njeriu, është mohues (i të mirave)

Verse 68 — Surah Al-Isra 17:68

Po, a jeni të sigurt që (Perëndia) nuk do t’ju fundosë në tokë, ose që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë (orkan) e që pastaj, ju nuk do të gjeni mbrojtës

Verse 69 — Surah Al-Isra 17:69

Apo, jeni të sigurt që Ai juve nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, e që në ju të dërgojë furtunë e t’ju fundosë, ngase keni mohuar. E pastaj, ju nuk do të gjeni kundër Neve askend, i cili do të na thërrasë në përgjegjësi për këtë

Verse 70 — Surah Al-Isra 17:70

Na, me të vërtetë, i kemi dekuruar bijt e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, duke i furnizuar me gjellëra të shijshme, dhe u kemi dhënë përparësi të madhe ndaj shumicës nga ata që i kemi krijuar

Verse 71 — Surah Al-Isra 17:71

(Kujtoje) atë Ditë kur Na do t’i thërrasim të gjithë njerëzit me udhëheqësin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij në anën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të dëmtohen as sa një thërrmi

Verse 72 — Surah Al-Isra 17:72

Ai që në këtë botë ka qenë i verbër, ai do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe ai më së tepërmi e ka humbur rrugën

Verse 73 — Surah Al-Isra 17:73

Dhe, për pak – me të mashtruar ty ata nga ajo që të kemi shpallur Ne, për të shpifë diçka tjetër kundër Neve. Dhe atëherë, ata do të merrnin ty për mik

Verse 74 — Surah Al-Isra 17:74

Dhe, sikur mos të kishim forcuar Na ty (në drejtim), gati do të kishe anuar pak kah ata

Verse 75 — Surah Al-Isra 17:75

dhe atëherë, me të vërtetë, Na do të bënim që të shijosh dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe dënimin e dyfishtë pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjejshe askend për të ndihmuar kundër Nesh

Verse 76 — Surah Al-Isra 17:76

Me të vërtetë, gjendja ka qenë e atillë, për të shqetësuar dhe me të dëbuar ty nga toka, atëherë, (nëse do ta bënin këtë), ata do të qëndronin pas teje (në atë tokë) vetëm pak kohë

Verse 77 — Surah Al-Isra 17:77

Ky është ligji Jonë që e kemi bërë për pejgamberët e dërguar para teje. Dhe, as ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji i Perëndisë

Verse 78 — Surah Al-Isra 17:78

Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur’anit në agim (namazin e sabahut); me të vërtetë, namazi i sabahut është i dëshmuar

Verse 79 — Surah Al-Isra 17:79

Dhe, kaloje ti një pjesë të natës (duke bërë namaz), si shtojcë të lutjes vetëm për ty! Është shpresë, se Zoti yt do të vendosë ty në një vend të lavdëruar

Verse 80 — Surah Al-Isra 17:80

Dhe, thuaj: “O Zoti im, më shpjerë Ti mua në një hyrje të kënaqur (në vdekje), dhe më nxjerr (ringjallem) në një dalje të kënaqur, dhe, më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”

Verse 81 — Surah Al-Isra 17:81

Dhe, thuaj: “E vërteta – arriti, e gënjeshtra (e keqja) u shkatërrua. Me të vërtetë, gënjeshtra është në zhdukje!”

Verse 82 — Surah Al-Isra 17:82

Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen

Verse 83 — Surah Al-Isra 17:83

E, kur Na i japim dhunti njeriut, ai shmanget dhe largohet anash, e kur e godet e keqja është i dëshpëruar

Verse 84 — Surah Al-Isra 17:84

Thuaj: “Çdokush punon në mënyrë të vet, por Zoti juaj di më së miri kush është në rrugën më të drejtë”

Verse 85 — Surah Al-Isra 17:85

do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është krijuar me urdhërin e Zotit tim, e juve u është dhënë vetëm pak dijeni (se dijenia e plotë është vetëm e Perëndisë)”

Verse 86 — Surah Al-Isra 17:86

Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd që do të ndihmonte kundër Nesh

Verse 87 — Surah Al-Isra 17:87

përpos mëshirës nga ana e Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij ndaj teje, është e madhe

Verse 88 — Surah Al-Isra 17:88

Thuaj: Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindët, për të hartuar një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund ta hartonin ashtu siç është ai, madje, edhe sikur t’i ndihmonin njëri-tjetrit”

Verse 89 — Surah Al-Isra 17:89

Na, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë

Verse 90 — Surah Al-Isra 17:90

Dhe, ata thonë: “Na nuk do të besojmë ty, derisa të mos na nxjerrësh nga toka – gurra të ujit

Verse 91 — Surah Al-Isra 17:91

ose, derisa të mos kesh kopsht hurmesh dhe rrushi, e që nëpër të, të sjellish lumenj, rrjedhës

Verse 92 — Surah Al-Isra 17:92

ose, derisa të mos e rrëzosh qiellin në ne – si thua ti në copa-copa; ose, përderisa të mso sjellësh Perëndinë dhe engjëjt, si garantues

Verse 93 — Surah Al-Isra 17:93

ose, derisa të mos kesh shtëpi prej ari, ose përderisa të mos hipësh në qiell. Na, nuk do të besojmë ty – edhe sikur të hipësh në qiell, derisa të mos na sjellësh një libër që ta lexojmë ne”. Thuaj: “Lavdi për Zotin tim, unë nuk jam tjetër, përpos njeri – pejgamber!”

Verse 94 — Surah Al-Isra 17:94

Njerëzit nuk i pengon të besojnë, kur ju erdhi shpallja, (asgjë) përpos që thanë: “A mos vallë Perëndia e dërgon njeriun si pejgamber?”

Verse 95 — Surah Al-Isra 17:95

Thuaj: “Sikur engjëjt në Tokë të ecnin qetësisht, Na do t’u dërgonim atyre nga qielli engjëj – pejgamberë”

Verse 96 — Surah Al-Isra 17:96

Thuaj: “Perëndia mjafton për dëshmitar në mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai i di dhe i sheh robërit e Vet

Verse 97 — Surah Al-Isra 17:97

Atë që e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kë ta shmangë Ai ng rruga e drejtë, me siguri nuk do të gjendet mbrojtës për të, përpos Tij. Dhe Na, do t’i tubojmë ata në Ditën e Kijametit (duke i tërhequr zvarrë) me fytyrat e tyre të verbëta, shurdhe e memece. Vendbanimi i tyre është xhehennemi. Kurdo që të zbehet ai (zjarri), Na ia shtojmë flakën

Verse 98 — Surah Al-Isra 17:98

Ky është dënimi i tyre, ngase kanë mohuar argumentet Tona, e që kanë thënë: “A mos vallë kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a thua ne do të ngjallemi si krijesa të reja?”

Verse 99 — Surah Al-Isra 17:99

A nuk e dinë ata, se Perëndia, Krijues i qiejve dhe i Tokës është i gjithpushtetshëm të krijojë qenie të ngjashme (si ata), dhe që, madje, duke ia cktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, mohuesit, nuk pranojnë (asgjë), ata vetëm mohojnë

Verse 100 — Surah Al-Isra 17:100

Thuaj: “Sikur ju të posedoni thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të bënit koprraci nga droja se do të shpenzoheni. Me të vërtetë, njeriu, rëndom, është koprrac”

Verse 101 — Surah Al-Isra 17:101

Na i kemi dhënë Musait nëntë argumente të qarta, e pyeti bijt e Israelit, kur u erdhi të parëve të tyre dhe kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë të konsideroj ty për të magjepsur”

Verse 102 — Surah Al-Isra 17:102

(Musai) tha: “Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta, nuk i ka shpallur askush tjetër, përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hudhur (në humbje)”

Verse 103 — Surah Al-Isra 17:103

Dhe, Faraoni deshi t’i dëbojë nga vendi, e Ne – e fundosëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të

Verse 104 — Surah Al-Isra 17:104

dhe pas kësaj, u thamë bijve të Israelit: “Vendosuni në tokën (nga e cila ka dashtë t’ju dëbojë Faraoni). E, kur të arrijë premtimi i Ditës së Kijametit, do t’u sjellim juve të përzier”

Verse 105 — Surah Al-Isra 17:105

Dhe, Ne, e kemi shpallur Kur’ani në mënyrë të vërtetë dhe ai është i shpallur me plotë dijeni. Dhe, Ne, të kemi dërguar ty vetëm sihariq dhe paralajmërues

Verse 106 — Surah Al-Isra 17:106

Dhe, Ne, Kur’anin e kemi shpallur pjesë-pjesë, që ti t’jua mësosh njerëzve dalngadalë, dhe Ne, e kemi shpallur atë kohë pas kohe (sipas nevojës)

Verse 107 — Surah Al-Isra 17:107

Thuaj: “Besoni në te (Kur’an) apo nuk besoni, me të vërtetë, atyre që u është dhënë dijenia para tij, kur t’ju mësohet ai (Kur’ani), binë me fytyrat e veta, duke i bërë sexhde Atij (Perëndisë)

Verse 108 — Surah Al-Isra 17:108

dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit tonë është i kryer!”

Verse 109 — Surah Al-Isra 17:109

Dhe, bien me fytyrë, për tokë, duke qajtur, dhe ai (leximi i Kur’anit) ua rritë përuljen atyre

Verse 110 — Surah Al-Isra 17:110

Thuaj: “Thirre: ‘Mëshiruesin (Ja Rrahman!)’. Me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Mos e lexo Kur’anin me zë të lartë, e as edhe me zë tepër të ulët! Kërkoje në mes këtyre – rrugën (formën) mesatare”

Verse 111 — Surah Al-Isra 17:111

Dhe thuaj: “Qoftë lavdëruar Perëndia i cili (për Vete) nuk ka marrë fëmijë, dhe i cili nuk ka shok në pushtet, dhe i cili nuk ka nevojë për ndihmës, për shkak të pafuqisë dhe madhëroje Ate me madhërinë e plotë!”