Back to Languages

Albanian - Chapter 2 - Al-Baqarah

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Baqarah 2:1

Verse 2 — Surah Al-Baqarah 2:2

Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të gjithë ata që i druajnë dënimit të Perëndisë

Verse 3 — Surah Al-Baqarah 2:3

të cilët u besojnë gjërave të padukshme (në bazë të argumenteve mendore) dhe bëjnë namaz dhe japin nga ajo që Ju kemi dhënë

Verse 4 — Surah Al-Baqarah 2:4

të cilët besojnë që të ka zbritur Ty (Kur’ani) dhe atyre para Teje (pejgamberëve tjerë) dhe që padyshim i besojnë jetës tjetër

Verse 5 — Surah Al-Baqarah 2:5

Ata janë, me të vërtetë, në rrugën e Zotit dhe vetëm ata janë të shpëtuar

Verse 6 — Surah Al-Baqarah 2:6

Me të vërtetë, për ata që janë (këmbëngulës) në mohim, është njësoj si i paralajmërove ti apo nuk i paralajmërove – ata nuk besojnë

Verse 7 — Surah Al-Baqarah 2:7

Perëndia ua ka vulosur atyre zemrat dhe veshët dhe në sy kanë perde, dhe ata i pret denimi i madh

Verse 8 — Surah Al-Baqarah 2:8

Ka disa njerëz që thonë: “Besojmë në Perëndinë dhe jetën tjetër!” – por, ata nuk janë besimtarë

Verse 9 — Surah Al-Baqarah 2:9

Ata përpiqen të mashtrojnë Perëndinë dhe ata që besojnë, por vetëm mashtrojnë veten, e ketë nuk e vërejnë

Verse 10 — Surah Al-Baqarah 2:10

Zemrat e tyre janë të sëmura (me injorancë) e Perëndia ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë

Verse 11 — Surah Al-Baqarah 2:11

Kur t’u thuhet: “mos bëni çrregullime në Botë!” ata thonë: “Na vetëm zbatojmë rregullat në Botë!”

Verse 12 — Surah Al-Baqarah 2:12

Ah! Me të vërtetë, ata shkaktojnë çrregullime, por nuk i vërejnë

Verse 13 — Surah Al-Baqarah 2:13

Kur t’u thuhet atyre: “Besoni edhe ju ashtu siç kanë besuar njerëzit (e ndershëm)” – ata (jobesimtarët) thonë: “Vallë! Si të besojmë ne ashtu siç kanë besuar njerëzit mendjelehtë?” – Ah! Me të vërtetë, ata janë mendjelehtë, por ata nuk e dinë këtë

Verse 14 — Surah Al-Baqarah 2:14

Kur të takohen me ata që besojnë, thonë: “Besojmë!” – por kur të ngelin vetëm me djajtë e tyre (me njerëzit e këqinj) thonë: “Na vetëm bëjmë sahaka, na jemi me ju”

Verse 15 — Surah Al-Baqarah 2:15

Perëndia tallet me ta; Ai do t’i lë një kohë të gjatë që të bredhin andej-këndej në mohimin e tyre

Verse 16 — Surah Al-Baqarah 2:16

Ata janë prej atyre që kanë blerë (zgjedhur) rrugën e gabuar, në vend të së vërtetës. Tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie, dhe as nuk janë orientuar në rrugë të drejtë

Verse 17 — Surah Al-Baqarah 2:17

Ata (që janë zhytur në të këqia e bredhin andej-këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur ta ndriçojë rrethin e tyre, Perëndia ua merr dritën, i le në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë

Verse 18 — Surah Al-Baqarah 2:18

Ata janë të shurdhër, memecë, e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të mirë)

Verse 19 — Surah Al-Baqarah 2:19

Ose ata i gjasojnë atyre, të cilët gjatë kohës së shiut të stuhishëm (shtrëngatës) nga qielli, me errësirë, bubullimë dhe shkreptimë, nga frika e vdekjes – për të mos dëgjuar ushëtimën me gishtërinjtë mbyllin veshët, por Perëndia i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpëtim)

Verse 20 — Surah Al-Baqarah 2:20

Shkrepëtima, pothuaj, ua merrë të pamurit atyre; sa herë që ajo ua ndriçon rrugën, ata ecin, e kur i kaplon errësira, ndalen. E sikur të dojë Perëndia, do t’ua merrte të dëgjuarit edhe të pamurit, se, me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm

Verse 21 — Surah Al-Baqarah 2:21

O njerëz! Aduroni Perëndinë, i cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, për t’u ruajtur nga mohimi

Verse 22 — Surah Al-Baqarah 2:22

Zoti është Ai, që për ju tokën e ka bërë shtresë dhe qiellin ndërtesë; i cili prej qielli lëshon shira dhe bënë që me atë të rritën frutet, ushqimi juaj. Prandaj mos i bëni shoq Perëndisë, sepse ju e dini (që Ai nuk ka shoq)

Verse 23 — Surah Al-Baqarah 2:23

Nëse dushoni ju në atë (Kur’anin) që ia kemi dërguar robit tonë (Muhammedit), atëherë hartonie një sure të ngjashme si atë që ia kemi shpallur atij, dhe nëse jeni të drejtë thirrni dëshmitarët tuaj, (zotërat që i adhuroni), përveç Perëndisë

Verse 24 — Surah Al-Baqarah 2:24

Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit

Verse 25 — Surah Al-Baqarah 2:25

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira gëzoji me kopshte të xhenetit nëpër të cilat do të kalojnë lumenj çdoherë kur u jepet atyre ndonjë frut i tyre, ata të thonë: “Këtë e kemi ngrënë edhe përpara”, - e atyre do t’u jepen vetëm fruta të ngjashme me to. Në to do të ketë femra të pastra dhe në to do të jetojnë gjithmonë

Verse 26 — Surah Al-Baqarah 2:26

Allahu nuk ngurron të jep shembullin e mushkajës ose diçka më të madhe se atë, ata që besojnë e dinë që kjo është e vërtetë nga Perëndia e tyre, e ata që nuk besojnë thonë:“-Çka don të tregojë Allahu me këtë shembull. Në këtë mënyrë Ai shumëkend e ka hutuar e shumëkujt ia ka treguar rrugën e vërtetë. Ai i la të humbur vetëm mëkatarët e mëdhenj”

Verse 27 — Surah Al-Baqarah 2:27

të cilët shkelën obligimin e Allahut pasi e patën marrë dhe e ndërprenë atë që i ka urdhëruar Perëndia për ta mbajtur, e bëjnë ngatërresa në Tokë; ata janë të shkatërruar

Verse 28 — Surah Al-Baqarah 2:28

Si mund të mos e besoni Allahun, ju që s’keni qenë e Ai ju ka dhënë jetën; Ai pastaj do t’ju bëjë të vdekur e pastaj do t’ju ngjallë, e në fund do të ktheheni tek Ai

Verse 29 — Surah Al-Baqarah 2:29

Ai për ju ka krijuar çdo gjë që ka në Tokë; Pastaj vullnetin e vet e ka drejtuar kah qielli dhe e ka rregulluar si shtatë qiejë, Ai di çdo gjë

Verse 30 — Surah Al-Baqarah 2:30

Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë do të caktojë përfaqësuesin në tokë” – Ata thanë: “A do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Na të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të ngrisim ashtu si të takon Ty”. Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini

Verse 31 — Surah Al-Baqarah 2:31

Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”

Verse 32 — Surah Al-Baqarah 2:32

“Qofsh i lavdëruar!” – thanë ata – “ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Ti je mendjemprehtë dhe i gjithëdijshëm”

Verse 33 — Surah Al-Baqarah 2:33

O Adem – tha Ai – tregoju emrat e tyre! – Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di atë që tregoni haptazi dhe atë që e fshihni”

Verse 34 — Surah Al-Baqarah 2:34

Kur u thamë engjujve: “Përuluni para Ademit” – ata u përulën, por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u bë i pafé

Verse 35 — Surah Al-Baqarah 2:35

Ne thamë “O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhennet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes

Verse 36 — Surah Al-Baqarah 2:36

Shejtani për shkak të këtij lisi i shtyri të gabojnë e t’i nxjerrë nga vendi ku ishin. “Zbritni – u tham Ne – do të jeni armik i njëri tjetrit e në Tokë do të qëndroni dhe do të jetoni deri në afatin e caktuar”

Verse 37 — Surah Al-Baqarah 2:37

Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhëra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm

Verse 38 — Surah Al-Baqarah 2:38

Ne u kemi thënë: “Zbritni të gjithë prej (xhennetit) tij. Juve me të vërtetë do t’ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frigë dhe nuk do të hidhërohen

Verse 39 — Surah Al-Baqarah 2:39

Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë

Verse 40 — Surah Al-Baqarah 2:40

O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që u kam dhënë dhe përmbushni premtimin që më keni dhënë – Edhë Unë do ta përmbushi atë që u kam dhënë, e frikohuni vetëm prej Meje

Verse 41 — Surah Al-Baqarah 2:41

Besoni asaj që e kam shpallë Unë (Kur’anin), me të cilin vërtetohet ajo që keni ju (Teurati), e mos u bëni mohuesit e parë të tij. Dhe, mos i këmbeni argumentet e Mia me vlerë të vogël; ruhuni vetëm prej Meje

Verse 42 — Surah Al-Baqarah 2:42

Mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën, duke e përzier njërën me tjetrën, dhe të vërtetën mos e fshehni me vetëdije

Verse 43 — Surah Al-Baqarah 2:43

Falni namazin e jepni zeqatin dhe lutuni bashkë me ata që luten

Verse 44 — Surah Al-Baqarah 2:44

Vallë, a po i urdhëroni ju njerëzit që të bëjnë të mira, e veten po e harroni, ju që e mësoni Librin? A nuk po mblidhni mend

Verse 45 — Surah Al-Baqarah 2:45

Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai

Verse 46 — Surah Al-Baqarah 2:46

Ndihmoni vetes me durim e me namaz, e kjo është njëmend vështirë pos për ata që i përulen Zotit, të cilët janë të bindur se do të dalin para Zotit dhe me të vërtetë do të kthehen tek Ai

Verse 47 — Surah Al-Baqarah 2:47

O djemë të Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ju kam pasë dhënë dhe që ju kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe)

Verse 48 — Surah Al-Baqarah 2:48

dhe frikohuni Ditës kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur nuk do të pranohet vërejtja e askujt, kur prej askujt nuk do të mirret kompensim dhe kur askush nuk do t’ju dalë në ndihmë

Verse 49 — Surah Al-Baqarah 2:49

dhe kujtoni kur ju shpëtuam nga populli i Faraonëve, i cili ju ka torturuar me mundime të rënda: iu prisnin djemtë e juaj, e ua linin të gjalla femërat. E, kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju – nga Zoti juaj

Verse 50 — Surah Al-Baqarah 2:50

dhe kujtohuni kur e kemi çarë detin e ju kemi shpëtuar, ndërsa në praninë tuaj e kemi fundosur popullin e Faraonit

Verse 51 — Surah Al-Baqarah 2:51

Kujtoni ju premtimin Tonë dhënë Musait për takim (për të biseduar) dyzet netë me të, e pastaj duke i bërë vetes padrejtësi, e adhuruat viçin

Verse 52 — Surah Al-Baqarah 2:52

Pastaj Ne ju kemi falë, që të bëheni mirënjohës

Verse 53 — Surah Al-Baqarah 2:53

dhe kur Musait ia kemi pasë dhënë librin e Furkanit (Teuratin), që të udhëzoheni në rrugën e drejtë

Verse 54 — Surah Al-Baqarah 2:54

dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju falë gabimin! Ai pranon pendimin dhe është mëshirues

Verse 55 — Surah Al-Baqarah 2:55

dhe (kujtonie), kur i keni thënë Musait: “O Musa! Kurrsesi nuk të besojmë ty pa e parë Allahun për fushë!” – në atë çast ju përlau rrufeja, e ju e patë

Verse 56 — Surah Al-Baqarah 2:56

Pastaj, pas vdekjes suaj, Na ju ngjallëm juve, që të bëheni falenderues

Verse 57 — Surah Al-Baqarah 2:57

Dhe Ne bëmë që reja t’ju bëjë hije dhe u dërguam – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllanza): “Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar!” Ata, neve nuk na dëmtuan, por dëmtuan veten

Verse 58 — Surah Al-Baqarah 2:58

(Kujtonie) kur ju kemi thënë: “Ejani në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet përuluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre që bëjnë vepra të mira, ua shtojmë shpërblimin

Verse 59 — Surah Al-Baqarah 2:59

Dhe, ata që dëmtuan veten, duke ndryshuar fjalën me një fjalë tjetër (në tallje), Ne, u sollëm atyre – mëkatarëve një dënim nga qielli, meqë bënin ngatërresa

Verse 60 — Surah Al-Baqarah 2:60

dhe kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Na i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” – (Ai i ra) dhe nga ai rrodhën dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. (U tham): “Hani e pini prej dhuratës së Perëndisë, dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!”

Verse 61 — Surah Al-Baqarah 2:61

Kur ju thatë: “O Musa! – ne nuk mundemi të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, pra lutju për ne Zotit tënd që të na dhurojë nga ato që jep toka: perime – tranguj, bizele, qepë dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Vallë a dëshironi të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët? Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Por, ata i kaploi poshtërimi dhe përulja (kokëulur për toke) merituan pezmin e Perëndisë; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberët pa farë të drejte. Ky ndëshkim ishte pasojë e kundërshtimit të tyre dhe e tejkalimit të kufirit të kërkesave

Verse 62 — Surah Al-Baqarah 2:62

Ata që kanë besuar (me gojë) madje edhe Hebrenjtë, të krishterët dhe Sabi’inët – kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bënë vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka kurrëfarë droje, e as mërzie

Verse 63 — Surah Al-Baqarah 2:63

Dhe (kujtonie), kur prej jush morëm premtimin dhe ngritëm Turin (malin) mbi ju; (e Na ju thamë): Merreni me seriozitet atë që ua kemi dhënë juve (Tevratin) dhe kinie ndërmend atë që gjendet në të, për t’u ruajtur!”

Verse 64 — Surah Al-Baqarah 2:64

Por, ju pastaj abstenuat (nuk e mbajtët fjalën), e sikur të mos ishte mirësia e Zotit ndaj jush dhe mëshira e tij, ju do të ishit të humbur

Verse 65 — Surah Al-Baqarah 2:65

(Betohem) se ju me të vërtetë e dini grupin tuaj, i cili kaloi kufirin ditën e shtunë (që e kundërshtoi urdhërin e Zotit) dhe të cilëve Na ju thamë: “Bëhuni majmunë të poshtër!”

Verse 66 — Surah Al-Baqarah 2:66

Këtë ngjarje e kemi bërë dënim për bashkëkohanikët dhe për breznitë e tyre, kurse këshillë për ata që i drojnë Perëndisë

Verse 67 — Surah Al-Baqarah 2:67

E, kur Musai i tha kombit të vet: “Perëndia, me të vërrtetë ju urdhëron të therrni një lopë”, - ata thanë: “A don të tallesh me ne?” – Zoti më ruajtë!” tha Musai “të bëhem unë me grupin e injorantëve (me ata që ia mveshin Perëndisë atë që s’e ka thënë)

Verse 68 — Surah Al-Baqarah 2:68

Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë qysh është ajo (lopë). Musai tha: “Ajo është një lopë as plakë as e re, por e mesme; pra bëi atë që u është urdhëruar

Verse 69 — Surah Al-Baqarah 2:69

Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë ngjyre ka ajo!” Musai tha: “Me të vërtetë Ai, (Perëndia) thotë se ajo është lopë ngjyra e së cilës është tejet e verdhë, të cilën e pëlqejnë shikuesit”

Verse 70 — Surah Al-Baqarah 2:70

Ata (përsëri) thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegoje çfarë është ajo, sepse, lopët po i gjasojnë (njëra-tjetrës) e ne, në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë (si jemi urdhëruar)”

Verse 71 — Surah Al-Baqarah 2:71

Ai (Musai) tha: “Me të vërtetë Ai (Perëndia) thotë se ajo lopë nuk është e lodhur nga lavra, as nga ujitja e tokës; s’ka të metë dhe kurrfarë shenjë në të”. Ata thanë: “Tani na the të vërtetën”. E prenë lopën; por për një fije nuk dashtën ta bënin këtë

Verse 72 — Surah Al-Baqarah 2:72

Dhe pasi vratë një njeri, dhe me këtë rast u grindët në mes veti – Zoti e nxori në shesh atë që e fshihnit ju

Verse 73 — Surah Al-Baqarah 2:73

Na (Perëndia) kemi thënë: “Mëshoni me një copë të asaj (lopës) të vrarit!” Dhe kështu Perëndia do t’i ngjallë të vdekurit dhe do të ju tregojë argumentet e veta për të kuptuar ju

Verse 74 — Surah Al-Baqarah 2:74

Por, pastaj (mbasi i patë këto argumente) zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri ose edhe më të forta, megjithëse ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, e ka me të vërtetë, edhe shkembenjë që çahen e nga të cilët rrjedh uji e ka madje, gjithashtu që prej frikës së Perëndisë të rrëzohet. – E Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprimeve tuaja

Verse 75 — Surah Al-Baqarah 2:75

A shpresoni ju se për hir tuajin Hebrenjt do të bëhen besimtarë, kur disa prej tyre, i dëgjonin fjalët e Zotit, e pasi i kuptonin, me vetëdije i pështjellonin (ato fjalë)

Verse 76 — Surah Al-Baqarah 2:76

Kur të takohen me besimtarët ata thonë: “Na besojmë, e kur ngelin vetëm njëri me tjetrin – thonë: “A do t’u tregoni atyre, atë që ua ka shpallë Perëndia (në Tevrat), për ta përdorë atë si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni ju

Verse 77 — Surah Al-Baqarah 2:77

A nuk e dinë ata se Perëndia di atë që fshehin dhe atë që shpallin

Verse 78 — Surah Al-Baqarah 2:78

Disa prej tyre janë analfabetë (nuk dinë të lexojnë) Librin, përveç disa trillimeve; dhe ata flasin vetëm me hamendje

Verse 79 — Surah Al-Baqarah 2:79

mjer ata që me duart e tyre shkruajnë vepër (të rrejshme), e pastaj thonë: “Kjo është prej Zotit” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël. Dhe mjer ata, që kanë shkruar me duart e tyre, dhe mjer ata që fitojnë në këtë mënyrë

Verse 80 — Surah Al-Baqarah 2:80

Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zjarri nuk do të na prekë, përveç disa ditësh të numruara”. Thuaj (O Muhammed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Perëndisë – se Zoti nuk e shkel kurrë zotimin e vet; ose po shpifni kundër Perëndisë aso gjërash që nuk i dini?”

Verse 81 — Surah Al-Baqarah 2:81

O, me të vërtetë! Ata që punojnë vepra të këqia dhe fajet e tyre të përhapen nga të gjitha anët, ata do të jenë banorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë

Verse 82 — Surah Al-Baqarah 2:82

Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë

Verse 83 — Surah Al-Baqarah 2:83

Dhe kur nga bijt e Israelit morëm premtimin se vetëm Perëndisë do t’i luten, dhe se do t’u bëjnë mirë prindërve, të afërmve, bonjakëve dhe të varfërve, e do t’u flasin fjalë të mira njerëzve dhe do të bëjnë namazin, e do të japin zeqatin; mirëpo, pastaj, ata, përpos një pakice të vogël, këto detyra i lanë pas dore, duke iu shmangur obligimit

Verse 84 — Surah Al-Baqarah 2:84

Dhe kur nga ju morëm premtimin që të mos derdhni gjakun e njëri-tjetrit dhe që të mos e dëboni njëri-tjetrin nga atdheu juaj – ju e pranuat këtë dhe ishi dëshmitarë (të këtij premtimi)

Verse 85 — Surah Al-Baqarah 2:85

por pastaj, megjithatë vratë njëri-tjetrin e disa prej jush i dëbuat nga atdheu i tyre – duke i ndihmuar njëri-tjetrit kundër tyre, duke bërë faje dhe armiqësi. E nëse ju vijnë të robëruar, ju shpëtoni ata nga robëria me të holla; kurse me marrëveshje u është e ndaluar t’i dëboni; apo një pjesë të Librit (Teuratit) i besoni, e kurse pjesës tjetër nuk i besoni?! (Kjo është një vepër e keqe). – Kushdo që vepron kështu nga ju, ndëshkimi i tij është poshtërimi i tij në këtë jetë, e në Ditën e Kijametit do të dërgohen në dënimin më të ashpër. – E, Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprimeve tuaja

Verse 86 — Surah Al-Baqarah 2:86

Këta janë ata, të cilët jetën e kësaj bote e kanë blerë me jetën e ardhshme dhe atyre nuk do t’u lehtësohet dënimi as nuk do të ndihmohen

Verse 87 — Surah Al-Baqarah 2:87

Me të vërtetë, Na ia dhamë Librin (Teuratin) Musait dhe pas tij dërguam profetët njërin pas tjetrit, e Isait, të birit të Merjemes ia dhamë argumentet e qarta (mrekullirat) dhe i ndihmuam me Xhebrailin. Dhe kurdoherë që ndonjë profet u sjellte atë e cila nuk u pëlqente juve, ju kaperdiseshit, prandaj disa i përgënjeshtruat, e disa i vratë

Verse 88 — Surah Al-Baqarah 2:88

Ata (Hebrenjtë) thanë: “Zemrat tona janë të mbuluara”. Jo, s’është ashtu, por ata i ka mallkuar Perëndia për shkak të mohimit të tyre; dhe prandaj prej tyre shumë pak besojnë

Verse 89 — Surah Al-Baqarah 2:89

Kur atyre u erdhi Libri (Kur’ani nga ana e Perëndisë (të cilin e prisnin), e i cili vërtetoi atë që patën ata, - e qysh përpara luteshin për ndihmë kundër paganëve – dhe kur u erdhi ajo që e dinin se është e vërtetë, e mohuan atë; dhe prandaj mallkimi i Perëndisë qoftë mbi mohuesit

Verse 90 — Surah Al-Baqarah 2:90

Keq e shitën veten ata, që nga zilia nuk besuan në atë që ua shpalli Perëndia. Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka dasht Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues

Verse 91 — Surah Al-Baqarah 2:91

E kur atyre u thuhet: “Besoni në atë që ua ka shpallë Perëndia!” – ata përgjigjen: “Na besojmë në atë që na është shpallë neve” – dhe nuk besojnë në atë që ka zbritur pas (Kur’anit), e kjo është e Vërtetë e cila vërteton atë që kanë ata. Thuaju atyre: “E nëse ishit besimtarë, përse i vratë pejgamberët e Zotit në atë kohë kur ju zbritën?! (Me këto sjellje u bëtë qafira)

Verse 92 — Surah Al-Baqarah 2:92

Me të vërtetë, Musai ju zbriti me mrekulli të mëdha, por gjatë mungesës së tij, ju viçin e adhuruat si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj (me këtë sjellje)

Verse 93 — Surah Al-Baqarah 2:93

Kur Na morëm premtimin nga ju dhe ngritëm malin e Turit mbi ju, thamë: “Merrni seriozisht atë që ua kemi dhënë juve (Teuratin) dhe dëgjoni!” – Ata thanë: “Na dëgjuam, por kundërshtojmë!” – Për shkak të mohimit, atyre në zemra u ishte rrënjosë dashuria e viçit (adhurimi i tij). Thuaju: “Nëse jeni besimtarë, sa gjë të keqe po ju urdhëruaka besimi juaj!”

Verse 94 — Surah Al-Baqarah 2:94

Thuaju (O Muhammed): “Nëse vetëm për ju te Perëndia u është siguruar xhenneti, e jo për njerëzit tjerë, atëherë, nëse flisni të vërtetën, kërkoni vdekjen”

Verse 95 — Surah Al-Baqarah 2:95

Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen, për shkak të të këqijave që kanë punuar! – E Perëndia i di mirë ata që shkelin drejtësinë

Verse 96 — Surah Al-Baqarah 2:96

Dhe padyshim, do t’i gjesh ata (Hebrenjtë) më lakmues për të jetuar se sa njerëzit tjerë, e madje edhe se paganët. Çdonjëri nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit! – Se Zoti i sheh punët e tyre

Verse 97 — Surah Al-Baqarah 2:97

Thuaju: “Kush është armik i Xhebrailit? (duke qenë i lavdërueshëm); Ai e ka zbritur Kur’anin në zemrën tënde me lejen e Perëndisë – për të vërtetuar librat e shenjta – dhe është udhërrëfyes e sihariq për muslimanët

Verse 98 — Surah Al-Baqarah 2:98

Kush është armik i Perëndisë, i engjujve të Tij dhe pejgamberëve të Tij, dhe Xhebrailit e Mikailit – (ai është qafir); e Perëndia është me të vërtetë armik i qafirëvet

Verse 99 — Surah Al-Baqarah 2:99

Me të vërtetë, Na të kemi zbritur Ty argumente të qarta, e që vetem njerëzit e këqij nuk duan t’u besojnë

Verse 100 — Surah Al-Baqarah 2:100

A thua çdoherë që japin ndonjë premtim – disa prej tyre e refuzojnë, ndërsa shumica prej tyre nuk besojnë

Verse 101 — Surah Al-Baqarah 2:101

Kur ju erdhi atyre Pejgamberi i Zotit (Muhammedi), vërtetues i librit që kanë ata, një grup i tyre, të cilëve iu dha Libri, gjoja se nuk e dinin për të, e hodhën pas shpine Librin e Zotit (Teuratin)

Verse 102 — Surah Al-Baqarah 2:102

(Jehuditë e braktisën Teuratin) dhe shkonin pas shpifjeve që bënin djajt kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajt ishin mohues, që u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy ëngjujve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta ëngjuj nuk i mësonin ndokujt magji pa i thënë: “Na vetëm provojmë, dhe ti mos u bën mohues!” Dhe njerëzit mësuan nga këta dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët – pa lejen e Zotit nuk mund t’i bënin dëm askujt. Njerëzit megjithatë mësonin ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi; dhe me të vërtetë e dinin se ai që e ka përvetësuar këtë mjeshtri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër. E sa e keqe është ajo shit-blerje me magji. Oh! Sikur ta dinin ata

Verse 103 — Surah Al-Baqarah 2:103

Dhe sikur ata (Hebrenjt) të besonin dhe të druanin, shpërblimi i Perëndisë do të ishte më i mirë (të cilën e merituan prej besimit). Oh! Sikur ta dinin ata

Verse 104 — Surah Al-Baqarah 2:104

O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, - shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka dënim pikëllues

Verse 105 — Surah Al-Baqarah 2:105

Nuk duan mohuesit: ithtarët e Librit dhe paganët, që t’u zbresë juve ndonjë e mirë nga Zoti juaj. E, Perëndia, mëshirën e vet ia dhuron kujt të dojë; Perëndia është pronar i mirësisë së madhe

Verse 106 — Surah Al-Baqarah 2:106

Na nuk i mohojmë ligjet e as nuk i lëmë që të harrohen ato, e ejellim ndonjë tjetë rmë të mirë ose të ngjashëm me të (e me të vërtetë), ti e di se Perëndia është i plotëfuqishëm

Verse 107 — Surah Al-Baqarah 2:107

A nuk e di ti (me siguri e di) se vetëm Perëndia është pronar i qiejve dhe Tokës dhe ju përpos Perëndisë nuk keni tjetër mbrojtës as ndihmës

Verse 108 — Surah Al-Baqarah 2:108

A mos doni të pyesni Pejgamberin tuaj ashtu siç u pyet Musai më parë? E kush e ndërroi besimin me mohim, padyshim, ai e ka humbur edhe rrugën e drejtë

Verse 109 — Surah Al-Baqarah 2:109

Shumica e ithtarëve, të Librit të Shenjtë, prej zilisë që kanë në vete, dëshirojnë që t’ju kthejnë nga besimi në mohim, pasi e vërteta atyre iu tregua haptazi; por, ju falni ata dhe hiqni dorë, për deri sa të arrijë urdhëri i Perëndisë. – Me të vërtetë Perëndia është i Plotëfuqishëm

Verse 110 — Surah Al-Baqarah 2:110

Bëni namaz, dhe jepni zeqatin, e çfarëdo të mirë që bëni do ta gjeni te Perëndia, se Perëndia, me të vërtetë, sheh mirë atë që punoni

Verse 111 — Surah Al-Baqarah 2:111

(Hebrenjt dhe të krishterët) thonin: askush nuk do të hyjë në xhennet përveç hebrenjve ose të krishterëve. – Këto janë dëshirat e tyre boshe! – Thuaju ti (O Muhammed): “Nëse ju jini të drejtë, sillni argumentin (për atë që po thoni)

Verse 112 — Surah Al-Baqarah 2:112

Jo! – Po! Ai që i përulet Perëndisë dhe punon vepra të mira, për atë ka shpërblim te Zoti i tij, për ta nuk ka frikë as pikëllim

Verse 113 — Surah Al-Baqarah 2:113

Hebrenjt thanë: “Krishterët nuk kanë kurrfarë baza!” Kurse të krishterët thonë: “Hebrenjt nuk kanë kurrfarë baza!” E, ata lexojnë Librin. Po kështu, thanë edhe ata që nuk dinë, siç thonë ata (hebrenjt e të krishterët). E, Perëndia, do të gjykojë në Ditën e Kijametit, për atë që nuk pajtoheshin ata

Verse 114 — Surah Al-Baqarah 2:114

Kush është më fajtorë se ai që pengon të përmendurit e emrit të Perëndisë nëpër faltoret (xhamitë) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk hyjnë në to, përveç atëherë kur kanë ndonjë frikë (trishtim). Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër dënim të madh

Verse 115 — Surah Al-Baqarah 2:115

Lindja dhe Perëndimi të Perëndisë janë e, kahdo që të ktheheni (me urdhër të Tij) është kënaqësia e Perëndisë. – Perëndia me të vërtetë është universal (me cilësi të larta) dhe Ai di çdo gjë

Verse 116 — Surah Al-Baqarah 2:116

Ata (të krishterët) thanë: “Perëndia ka fëmijë”. Ai është i pastër nga ajo veçori. Por, me të vërtetë, çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë janë të Tij, dhe Atë e adhurojnë të gjithë

Verse 117 — Surah Al-Baqarah 2:117

Ai është krijues i pashembull i qiejve dhe i Tokës dhe kur të vendos për ndonjë gjë, vetëm thotë për të: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet

Verse 118 — Surah Al-Baqarah 2:118

Kurse të paditurit thonë: “Të kishte të bisedojë Perëndia me ne, ose së paku të na sillte ndonjë argument! Njësoj thonin edhe ata para tyre; zemrat e tyre i përngjanin njëra-tjetrës! E Na, me të vërtetë, atyre që besojnë ua shpjegojmë dokumentet bindshëm

Verse 119 — Surah Al-Baqarah 2:119

Na me të vërtetë, të kemi dërguar Ty (O Muhammed!) me të drejtë sihariques dhe paralajmërues, dhe ti nuk do të pyesësh për të dënuarit në shkëterrë

Verse 120 — Surah Al-Baqarah 2:120

As hebrenjt, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, për deri sa të mos pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm drejtimi i Perëndisë është i drejtë!” E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të Perëndisë ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari

Verse 121 — Surah Al-Baqarah 2:121

Atyre që u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu siç është shpallur; ata besojnë në të. Kurse, ata që nuk besojnë në Te, padyshim janë të humbur

Verse 122 — Surah Al-Baqarah 2:122

O bijt e Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua kam pasë dhënë dhe që iu kam pasë madhëruar mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe)

Verse 123 — Surah Al-Baqarah 2:123

Dhe frikohuni Ditës, kur askush për askend nuk do të mund të bëjë asgjë dhe kur këmbimi (trampi) nga askush nuk do të pranohet, e kur intervenimi i askujt nuk vlenë, dhe kur askush nuk do t’u dalë në ndihmë

Verse 124 — Surah Al-Baqarah 2:124

Dhe (kujtonie), kur Perëndia e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardhëve të mi!” (Perëndia) tha: “Premtimi im nuk i përfshinë zullumqarët.”

Verse 125 — Surah Al-Baqarah 2:125

(Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”

Verse 126 — Surah Al-Baqarah 2:126

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bëne këtë vend qytet të sigurt, dhe furnizoi banorët e këtushëm me prodhime, ata që besojnë në Perëndinë dhe në jetën tjetër!” Perëndia tha: “Atë që nuk beson për pak kohë do të bëj që të kënaqet, e pastaj do ta dërgoj në dënimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq që është ai!”

Verse 127 — Surah Al-Baqarah 2:127

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di

Verse 128 — Surah Al-Baqarah 2:128

O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja! Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua, dhe tregona format e ceremonive të Haxhit! Pranoje edhe pendimin tonë, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je mëshirues i madh

Verse 129 — Surah Al-Baqarah 2:129

O Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një pejgamber prej tyre, që do t’u lexojë ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mësojë atyre Librin dhe t’i ofrojë dijeni të përsosur e t’i pastrojë ata (prej fajesh), se, me të vërtetë, Ti je i plotëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm!”

Verse 130 — Surah Al-Baqarah 2:130

Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që nuk e njeh vetveten. Na me të vërtetë atë e kemi zgjedhë në këtë botë, e ai, edhe në botën tjetër do të jetë ndër të mirët

Verse 131 — Surah Al-Baqarah 2:131

Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Bëhu i bindshëm!” – ai u përgjegj: “Unë i jam bindur Zotit të gjithësisë!”

Verse 132 — Surah Al-Baqarah 2:132

Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!”

Verse 133 — Surah Al-Baqarah 2:133

A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijt: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!”

Verse 134 — Surah Al-Baqarah 2:134

Ai popull qe, e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata

Verse 135 — Surah Al-Baqarah 2:135

Ata thanë: “Bëhuni Hebrenj, gjegjësisht (ose) të krishterë, atëherë do të jeni në rrugën e drejtë!” – Thuaju “Jo”. Na jemi të fesë së Ibrahimit e cila është e pastër, se ai nuk ka qenë adhurues i idhujve”

Verse 136 — Surah Al-Baqarah 2:136

Thoni ju (or besimtarë): “Na besojmë vetëm Perëndinë dhe në atë që na është shpallur neve (Kur’anin), dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe nipërvet, dhe në atë që u është dhënë Musait dhe Isait, dhe në atë që u është dërguar pejgamberëve nga Zoti i tyre. – Na nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe na vetëm Atij (Perëndisë) i përulemi”

Verse 137 — Surah Al-Baqarah 2:137

E nëse besojnë ata sikundër që besoni ju (atëherë) janë në rrugën e drejtë; e nëse kthejnë shpinën nga kjo, ata janë larguar nga rruga e drejtë, dhe Perëndia ti (O muhammed) do të ruajë me siguri nga ata, e Ai është dëgjues dhe i di të gjitha

Verse 138 — Surah Al-Baqarah 2:138

“Na jemi ngjyrosë me ngjyrën e Perëndisë (fenë e cila është me cilësi të larta) e s’ka ngjyrë (fe) më të bukur se ajo e Perëndisë! Na vetëm atë e adhurojmë”

Verse 139 — Surah Al-Baqarah 2:139

Thuaj: “A mos doni të polemizoni ju me ne, për kompetencat e Perëndisë – kur Ai është Zoti ynë dhe i juaj? Na i kemi veprat tona e ju tuajat. E, vetëm na jemi të sinqertë ndaj Zotit”

Verse 140 — Surah Al-Baqarah 2:140

A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe nipërit (e tyre) kanë qenë Hebrenj, ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Perëndia? E kush është më mëkatar se ai që e fsheh të vërtetën e ardhur prej Perëndisë? – Por Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju”

Verse 141 — Surah Al-Baqarah 2:141

Ai popull qe e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata

Verse 142 — Surah Al-Baqarah 2:142

Disa njerëz mendjelehtë thonë: “Ç’i ktheu ata (muslimanët) prej kibles kah e cila ishin drejtuar?” Thuaju: “Të Perëndisë janë Lindja dhe Perëndimi. Ai e udhëzon kend të dojë e kend të dëshirojë në rrugën e drejtë, që cakton Ai”. –

Verse 143 — Surah Al-Baqarah 2:143

Gjithashtu (sikundër që ju kemi udhëzuar në rrugë të drejtë) ju kemi bërë popull të drejtë, që të bëheni dëshmitarë të njerëzve dhe që Pejgamberi të jetë dëshmitar i juaji. – Na nuk e kemi bërë obligim kthimin tënd kah Qabeja (o Muhammed!) për tjetër arsye, por vetëm për të parë se kush ndjekë rrugën dhe kush do të shkojë pas Pejgamberit e për t’i dalluar nga ata që kthehen nga thembrat, - ky ndryshim është i rëndë, por jo për ata që i ka drejtuar Zoti në rrugë të drejtë. E, se, Perëndia nuk ua humbë besimin tuaj (namazin që keni bërë kah Kudsi), se Perëndia, me të vërtetë, është fort i dhembshëm dhe mëshirues për njerëzit

Verse 144 — Surah Al-Baqarah 2:144

Na të pamë ty që shikimin tënd e drejtoje kah qielli (duke u lutur për caktimin e kiblës) e Na me të vërtetë do të kthejmë ty kah ajo anë, që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde kah faltorja e shenjtë (Qabja)! Dhe kudo që të gjendeni kthenie fytyrën tuaj kah ajo anë! Padyshim, atyre që u është dërguar Libri (Teurati) e dinë se ai (drejtimi kah kibla) është i vërtetë, është prej Zotit të tyre, - se Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që bëjnë njerëzit

Verse 145 — Surah Al-Baqarah 2:145

Dhe sikur ti t’u sillje të gjitha dokumentet atyre, të cilëve u është dhënë Libri, ata prapëseprapë nuk do ta pranonin kiblën tënde, por edhe ti nuk do të pranosh kiblën e tyre dhe që askush nga ata nuk do të pranonte kiblën e njëri-tjetrit. – E nëse ti, pasi të është zbritur dijenia, të ndiqshe dëshirën e tyre, atëherë padyshim do të ishe nga ata që kanë kaluar kufirin

Verse 146 — Surah Al-Baqarah 2:146

Atyre q ëu kemi dërguar Librin (Teuratin) e njohin (Muhammedin për pejgamber), ashtu si i njohin bijt e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur mirë

Verse 147 — Surah Al-Baqarah 2:147

E vërteta është në anën e Zotit tënd, pra, kurrsesi, mos u bënë nga ata që dyshojnë

Verse 148 — Surah Al-Baqarah 2:148

Çdo popull ka kiblën (drejtimin kah Vendi i Shenjtë); Pra, bëni gara në punë të mira. Kudo që të gjendeni, Perëndia do t’u tubojë të gjithëve; se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm

Verse 149 — Surah Al-Baqarah 2:149

Nga cilido vend që të dalësh ktheje fytyrën tënde kah Faltorja e shenjtë. Kjo është e vërtetë, që vie nga Zoti yt; e Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju

Verse 150 — Surah Al-Baqarah 2:150

Nga cilido vend që të shkosh, ti shko, e fytyrën ktheje kah Faltorja e Shenjtë. E kudo që të gjendeni, ktheni fytyrat tuaja kah ajo anë, që bota mos të ketë çka të thotë për ju përpos atyre që kanë kaluar kufirin e drejtësisë dhe dijenisë, - por atyre mos iu frikoni e frikohuni vetëm prej Meje! Këtë (ndërrim të kiblës) e kam bërë për t’ju plotësuar dhuntitë e Mia juve, dhe për t’ju shpie në udhë të drejtë

Verse 151 — Surah Al-Baqarah 2:151

Sikundër që ua kam plotësuar dhuntinë Time, ashtu (dhunti) ju kam dërguar një Pejgamber, nga mesi juaj, i cili ju lexon versetet Tona, dhe ju pastron (nga të këqiat) e ju begaton me dijeni të holla, dhe që t’ju mësojë ato gjëra që nuk i keni ditur

Verse 152 — Surah Al-Baqarah 2:152

Më kujtoni Mua (ashtu si ju ka mësuar Profeti Im), e Unë ju kujtoj ju (me dhuratë); falënderomëni Mua e mos i mohoni dhuntitë e Mia

Verse 153 — Surah Al-Baqarah 2:153

O besimtarë! Kërkoni ndihmë prej Zotit duke duruar dhe duke u falur! Me të vërtetë Zoti është me durimtarët

Verse 154 — Surah Al-Baqarah 2:154

Dhe mos thuani për ata që vriten në udhë të Perëndisë (dëshmorët) se kanë vdekur! Jo! Ata janë të gjallë, por ju nuk i vëreni

Verse 155 — Surah Al-Baqarah 2:155

Na do t’ju provojmë me ndonjë gjë: me pak frikë, uri, me dëmtim të pasurisë, dëmtim të njerëzve dhe të të lashtave. Ti sihariqoji durimtarët

Verse 156 — Surah Al-Baqarah 2:156

Atyre të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”

Verse 157 — Surah Al-Baqarah 2:157

Ata do të shpërblehen me dhunti dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë

Verse 158 — Surah Al-Baqarah 2:158

Safaja dhe Merva janë shenja të fesë së Perëndisë, prandaj ai që viziton Qaben ose bën Umre, s’ka kurrfarë gjunahi nëve viziton ato (të dyja); ai që bën vepër të mirë, - me të vërtetë, Perëndia është falenderues dhe i Gjithëdijshëm

Verse 159 — Surah Al-Baqarah 2:159

Me të vërtetë, ata që fshehin dokumenta Tona të qarta, që i kemi shpallur Ne, dhe orientimin e drejtë, pasi që ua kemi treguar njerëzve në Librin (e Teuratit), ata i mallkon Perëndia, i mallkojnë edhe të gjithë ata që janë kompetentë të mallkojnë

Verse 160 — Surah Al-Baqarah 2:160

E nuk mallkohen, vetëm ata që pendohen dhe përmirësohen dhe haptazi e shfaqin këtë, se Unë jam pranues i pendimeve dhe mëshirues

Verse 161 — Surah Al-Baqarah 2:161

Ata që nuk besojnë dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, mbi ta është mallkimi i Perëndisë, i ëngjujve dhe i të gjithë njerëzve

Verse 162 — Surah Al-Baqarah 2:162

Ata do të jenë gjithmonë të mallkuar (të dënuar), e nuk ju lehtësohet vuajtja dhe as nuk u jepet afat

Verse 163 — Surah Al-Baqarah 2:163

E zoti juaj – është një! S’ka zot tjetër përveç Tij, Ai është Mëshirues dhe Përdëllimtar

Verse 164 — Surah Al-Baqarah 2:164

Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në ndryshim të natës dhe të ditës; në anijet që lundrojën nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve; në ujërat që zbret Perëndia prej qiellit, e me të cilët i ngjallë tokat e vdekura (tokat e thata) – nëpër të cilën ka shpërndarë gjithfarë lloj shtazësh; në ndryshimin e erërave e reve të nënshtruara lëvizjeve në mes qiellit e Tokës – (në të gjitha këto), ka dokumente për të gjithë ata që mendojnë

Verse 165 — Surah Al-Baqarah 2:165

Ka njerëz që në vend të Perëndisë marrin disa gjëra të tjera për zotë dhe i duan ato si Perëndinë; ndërsa ata që besojnë, e duan shumë më tepër Perëndinë. Sikur ta dinin paganët në atë çast kur do ta shohin dënimin – se me të vërtetë e tërë fuqia i përket Perëndisë dhe se dënimi i Zotit është fort i ashpër (atëherë, ata nuk do të vepronin ashtu)

Verse 166 — Surah Al-Baqarah 2:166

dhe kur të shmangen të pasuemit (prijsat) nga ata që i pasonin (ithtarët) dhe shohin dënimin, e midis tyre këputet çdo lidhje

Verse 167 — Surah Al-Baqarah 2:167

E (atëherë), pasuesit kanë për të thënë: “Ah, sikur të kishte edhe një kthim për ne, e të heqim dorë prej tyre, dikundër që hoqën dorë ata prej nesh!” Që kështu, Perëndia ua rrëfen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri

Verse 168 — Surah Al-Baqarah 2:168

O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato që gjenden në Tokë, që janë të lejueshme dhe të mira dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Se ai është armik i përbetuar i juaji

Verse 169 — Surah Al-Baqarah 2:169

Ai vetëm ju nxitë në të këqija dhe në vepra të turpshme dhe të flisni kundër Perëndisë ato gjëra që nuk i dini

Verse 170 — Surah Al-Baqarah 2:170

E kur atyre t’ju thuhet: “ndiqeni Shpalljen (Kur’anin) e Perëndisë!” – Ata përgjigjen: “Jo! Na ndjekim atë udhë në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” – Vallë! Edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë ditur asgjë dhe kur nuk kanë qenë në rrugën e drejtë

Verse 171 — Surah Al-Baqarah 2:171

Mohuesit i shëmbëllejnë çobanit (bariut) i cili i thërret shtazët, të cilat dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s’kuptojnë asgjë. (Ata janë) të shurdhër, memecë dhe verbët, e nuk mendojnë asgjë

Verse 172 — Surah Al-Baqarah 2:172

O besimtarë! Hani nga ushqimet e këndshme që ua kemi dhuruar Na juve dhe nëse jeni adhurues të Perëndisë bëhuni falenderues të Tij

Verse 173 — Surah Al-Baqarah 2:173

Me të vërtetë, Perëndia ua ka ndaluar ngrënien e kafshës së ngordhur, gjakun e derdhur, mishin e derrit dhe atë kafshë që nuk është therrur në emër të Zotit. Por ata që ngushtohen nga uria e madhe, sa për të zhdukur krizën e urisë nuk kanë mëkate t’i hanë, por nuk duhet kaluar kufirin e lejueshmërisë. Se Perëndia me të vërtetë është Përdëllimtar i madh dhe falë

Verse 174 — Surah Al-Baqarah 2:174

Padyshim, ata që fshehin atë që ua ka shpallur Perëndia në Libër (Teurat) dhe i zëvendësojnë fjalët e Mia me diç tjetër të pavlerë (i shesin), ata nuk hanë tjetër gjë vetëm atë, që në barkun e tyre u sjell zjarrin. Në Ditën e Kijametit, Perëndia nuk do t’u flasë atyre dhe s’ka për t’i dlirë prej fajesh, dhe për ta ka dënim pikëllues

Verse 175 — Surah Al-Baqarah 2:175

Ata (mohuesit) rrugën e drejtë e kanë ndërruar me të humburën dhe faljen e Zotit me mundim, dhe sa ë durueshëm që janë vetëm ata në zjarr

Verse 176 — Surah Al-Baqarah 2:176

Kjo është për shkak se Perëndia ka zbritur Librin, të vërtetën e saktë, e ata që bëjnë polemikë rreth përmbajtjes së Librit janë në kundërshtim të madh me të drejtën

Verse 177 — Surah Al-Baqarah 2:177

Mirësia, nuk është të kthyerit e fytyrës suaj kah lindja dhe perëndimi, por, mirësi është kur (njeriu) beson Perëndinë, Ditën e Kijametit, ëngjujt, Librin, Pejgamberët dhe të cilët me vullnetin e vet, u japin nga pasuria të dashurve të tyre, te afërmve, bonjakëve, varfanjakëve, udhëtarëvet – musafirëvet (që kanë ngelur pa të holla), lypësvet dhe të robëruarvet (për t’u liruar); e (mirësi) është edhe kryerja e namazit, dhënia e zeqatit, dhe kryesit e obligimit të tyre, kur marrin përsipër diçka; e (mirësi), është edhe për ata që durojnë në skamjen, sëmundjen dhe durimi në kohë të luftës. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që i drojnë Perëndisë (ruhen prej mëkateve)

Verse 178 — Surah Al-Baqarah 2:178

O besimtarë! Është porosi për ju ndëshkimi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën; e atij që ia falë farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm (me mirësi për dëmshpërblim) dhe le të zbatohet dëmshpërblimi me të mirë. Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, për atë ka dënim të rreptë

Verse 179 — Surah Al-Baqarah 2:179

O mendar! Për ju ndëshkimi është gjallëri, që të ruheni (prej vrasjeve)

Verse 180 — Surah Al-Baqarah 2:180

Kur ndokush prej jush gjendet buzë vdekjes e pas veti lë pasuri, ju urdhërohet që porosia (testamenti) të bëhet në mënyrë të drejtë ndaj prindërve dhe farefisit; ky është obligim i drejtë për njerëzit e mirë

Verse 181 — Surah Al-Baqarah 2:181

Kush e ndryshon (porosinë – testamentin) pasi e ka mësuar të vërtetën, - mëkat është vetëm për ata që e ndryshojnë; - e Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon dhe i di të gjitha

Verse 182 — Surah Al-Baqarah 2:182

E ai që frikohet se porositësi (i testamentit) ka bërë pa qëllim gabim ose padrejtësi, e ndreq atë, ai – për këtë punë nuk ka mëkat. – Se me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues

Verse 183 — Surah Al-Baqarah 2:183

O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, për t’iu shmangur mëkateve

Verse 184 — Surah Al-Baqarah 2:184

(agjërimi) zgjat disa ditë. Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera. Dhe ata (njerëz) që kanë vështirësi për të agjëruar (si për shembull, plaku i mbetur), duhet të japë aq sa mund të ngopet një i varfër me ushqim gjatë ditës (për një ditë agjërimi – një ditë ushqimi). E kushdo që të bëjë ndojë të mirë më tepër, për të është më mirë. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini (do ta agjëronit)

Verse 185 — Surah Al-Baqarah 2:185

Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja. Pra, kushdo që nga ju gjendet në këtë muaj – le të agjërojë, ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar), - Perëndia ka bërë lehtësi për ju, e jo vështirësi e mundime, - për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Perëndinë, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij

Verse 186 — Surah Al-Baqarah 2:186

Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai t’më lutet Mua. Prandaj le ta plotësojnë thirrjen Time (për agjërim e detyra tjera) dhe le të më besojnë Mua (mos të shmangen nga besimi), për të qenë në rrugën e drejtë

Verse 187 — Surah Al-Baqarah 2:187

Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Perëndia e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Perëndia u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Perëndia për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjeneni në itikafë në xhami! Këta janë kufijt e Perëndisë; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu pra, Perëndia ua shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara

Verse 188 — Surah Al-Baqarah 2:188

Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! Dhe mos u bëni mitdhënës te gjykatësit për t’i ngrënë njerëzve me tradhëti një pjesë të mallit, se ju e dini (që këto janë mëkate)

Verse 189 — Surah Al-Baqarah 2:189

Të pyesin ty (o Muhammed!) për hënën, (ndryshimin e saj); thuaju: “Këto për njerëzit janë shenja të kohës dhe të haxhxhillëkut”. Nuk shprehet mirësia me të hyrit në shtëpi kah shpina (sipas zakonit të atëhershëm të arabëve), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi kah dyert e tyre dhe droni Perëndisë, për të qenë të shpëtuar

Verse 190 — Surah Al-Baqarah 2:190

Luftoni në rrugën e Zotit – kundër atyre që luftojnë kundër jush, por mos tejkaloni kufirin! – Se, Perëndia, nuk i don ata që e kalojnë kufirin

Verse 191 — Surah Al-Baqarah 2:191

Vritni ata kudo që t’i gjeni dhe dëboni prej vendeve ashtu siç ju dëbuan ata juve. Se keqpërdorimi është më i rëndë se vrasja. Mos luftoni me ta pranë Mesxhidi Haramit! Për derisa ata të vriten me ju-aty! E, nëse ata luftojnë me ju (aty), atëherë ju vritni ata! I këtillë duhet të jetë ndëshkimi për jobesimtarët

Verse 192 — Surah Al-Baqarah 2:192

Por, në qoftë se ata heqin dorë (nga të këqijat), atëherë Perëndia me të vërtetë është mëshirues dhe falë

Verse 193 — Surah Al-Baqarah 2:193

Luftoni ata deri sa të zhduken ngatërresat dhe deri sa të bëhet besimi vetëm për Perëndinë! E në qoftë se ata heqin dorë (prej ngatërresave), atëherë s’ka armiqësi, përveç atyre që kanë tejkaluar kufirin

Verse 194 — Surah Al-Baqarah 2:194

Muaji i madh për muaj të madh; respektimet janë reciproke. Pra, kushdo që ju sulmon duke tejkaluar kufirin, edhe ju sulmoni ata, ashtu siç ju sulmuan ata juve (reciprokisht)! Droni Perëndisë, dhe dijeni se, me të vërtetë, Perëndia është me ata që ruhen nga të këqijat

Verse 195 — Surah Al-Baqarah 2:195

Dhe shpenzonie pasurinë në rrugën e Perëndisë, dhe mos e sillni veten tuaj në shkatërrim, por bëni mirë; se Perëndia me të vërtetë i do bamirësit

Verse 196 — Surah Al-Baqarah 2:196

Kryeni haxhxhin dhe umren për hir të Perëndisë. Nëse në këtë rrugë pengoheni (në kryerjen e këtij qëllimi), atëherë therrni kurban sipas mundësisë dhe mos i rruani kokat tuaja, për derisa të mos arrijë kurbani në vend (në therrtoren e caktuar); e kushdo që prej jush është i sëmurë ose që ka ndonjë mundim në kokë (e rruhet) le ta kompenzojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. E kur të qetësoheni, ai që prej jush kryen umren deri në haxhxh le të therrë kurban sipas mundësisë. Ndërsa, ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxhxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhxhi, e le të plotësohen dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk janë nga Mekka. E druajuni Perëndisë dhe dinie se Ai dënon ashpër

Verse 197 — Surah Al-Baqarah 2:197

Koha e haxhxhillëkut është në muaj të caktuar; ai që e obligon veten të kryejë haxhxhin, nuk duhet të ketë marrëdhënie me gruan dhe as nuk duhet të bëjë grindje e sharje. Ndërkaq çdo vepër të mirë që bëni, Perëndia e di. Dhe furnizohuni me gjërat që u nevojiten për rrugë, e furnizimi më i mirë është të largoheni nga të lypurit (në haxhxhillëk). Prandaj druani prej Meje or mendar

Verse 198 — Surah Al-Baqarah 2:198

Nuk është mëkat të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë (materiale). E kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Zotin në vendet e shenjta, përmendni atë Zot, që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse, ju më parë ishi të humbur

Verse 199 — Surah Al-Baqarah 2:199

Mandej kthehuni nga Arafati, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Perëndisë! Se Perëndia është mëshirues e falë

Verse 200 — Surah Al-Baqarah 2:200

E pasi t’i kryeni ceremonitë e haxhxhit, përmendni Perëndinë ashtu si i keni kujtuar prindërit tuaj, apo edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë epna të mira në këtë botë!” Por për këta s’ka asnjë të mirë në ahiret

Verse 201 — Surah Al-Baqarah 2:201

E, disa nga njerëzit thonë: “Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Verse 202 — Surah Al-Baqarah 2:202

Për veprat që këta kanë punuar ka shpërblim. – Se, Perëndia, i bënë llogaritë shpejt

Verse 203 — Surah Al-Baqarah 2:203

Dhe përmendni Perëndinë në ditët e caktuara. Por, edhe për ata që nguten dhe rrinë vetëm dytë ditë nuk kë mëkate, e nuk do të ketë mëkate edhe ai që rrinë më shumë, e ruhet (nga mëkatet tjera). Dhe, kinie frikë Perëndinë e dinie mirë se vetëm tek Ai do të tuboheni

Verse 204 — Surah Al-Baqarah 2:204

Ka njerëz fjalët e të cilëve për jetën në këtë botë të entuziazmojnë, dhe betohen në Perëndinë për atë (të mirë) që ka në zemër, e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër

Verse 205 — Surah Al-Baqarah 2:205

E kur të kthehet (prej teje) përpiqet të bëjë ngatërresa në tokë, duke shkatërruar fushat dhe bagëtinë. Por perëndia nuk i don ngatërresat

Verse 206 — Surah Al-Baqarah 2:206

E kur atij i thuhet: “Druaju Perëndisë!” ai atëherë mburret për mëkatë. Atij i mjafton skëterra. E, sa vendbanim i keq është ai vend

Verse 207 — Surah Al-Baqarah 2:207

Ka njerëz që e sakrifikojnë veten për të fituar kënaqësinë e Perëndisë, - e Perëndia është shumë mëshirues i adhuruesve të vet

Verse 208 — Surah Al-Baqarah 2:208

O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar

Verse 209 — Surah Al-Baqarah 2:209

E nëse bëni gabim (i shmangeni të drejtës) pasi jeni njoftuar me argumente të qarta, atëherë dinie se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 210 — Surah Al-Baqarah 2:210

Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vie ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), edhe ëngjujt, dhe të merr fund puna (të zhdukën)?! – E, te Perëndia do të kthehen të gjitha punët

Verse 211 — Surah Al-Baqarah 2:211

Pyeti bijt e Israelit: sa ajete (argumente) të qarta u kemi dërguar Ne atyre? – E, ata që mohojnë të mirat e Perëndisë, pasi që u janë dërguar (do të dënohen), se Perëndia, me të vërtetë është ndëshkues i rreptë

Verse 212 — Surah Al-Baqarah 2:212

Atyre që nuk kanë besuar u është hijeshua jeta e kësaj bote, ndaj tallen me besimtarët. Por ata që janë ruajtur nga mohimi i mëkatevet do të jenë mbi ata në Ditën e Kijametit. – E, Perëndia i bagaton pa kufi ata që i don Ai

Verse 213 — Surah Al-Baqarah 2:213

(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi mospajtimi ndër ta), dhe Perëndia u ka dërguar profetët si sihariques dhe si frikësues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta, që me të, të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra që nuk janë pajtuar. Mirëpo, njerëzit u grindën ndërmjet veti, pasi që u erdhën argumentet e qarta, nga zilia e njëri-tjetrit; dhe atëherë Perëndia, me autorizimin e Vet i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetë, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Perëndia e shpie në udhë të drejtë atë që don Ai

Verse 214 — Surah Al-Baqarah 2:214

A mendoni ju të hyni në xhennet pa i përjetuar ato (vuajtjet) ashtu si i kanë përjetuar të tjerët para jush? Ata i pat goditur mjerimi dhe sëmundjet dhe aq shumë qenë tronditur saqë pejgamberi dhe ata që ishin me të thirrën: “Kur më do të arrijë ndihma e Perëndisë?!” Qe, ndihma e Perëndisë është afër

Verse 215 — Surah Al-Baqarah 2:215

Të pyesin ty në çfarë mënyre duhet dhënë lëmoshë? Thuaju: “Çfarëdo lëmoshe të mirë që epni ajo le t’i takojë prindërve, farefisit, bonjakëve, të varfërve dhe udhëtarëve (që kanë ngelur në rrugë pa mjete), e çfarëdo të mire që bëni, Perëndia e di atë”

Verse 216 — Surah Al-Baqarah 2:216

Ju është urdhëruar lufta, e ju e urreni. Mund ta urreni një gjë, por ajo është e mirë për ju; e mund të doni një gjë, por ajo është e dëmshme për ju. – Perëndia e di e ju nuk e dini

Verse 217 — Surah Al-Baqarah 2:217

Të pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Lufta në të është mëkat i madh, - por pengimi prej udhës së Perëndisë, të mohuarit e Perëndisë, heqja dorë nga vizita Qabës dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, është mëkat më i madh te Perëndia. E, keqtrajtimi (torturat) është mëkat më i madh se vrasja. Ata vazhdimisht luftojnë kundër jush, që nëse munden t’ju kthejnë nga besimi juaj. E, ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e (mira) të tyre do të humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë bnorë të skëterrës, ku do të qëndrojnë përgjithmonë

Verse 218 — Surah Al-Baqarah 2:218

Ata që besuan dhe emigruan, e luftuan në udhën e Perëndisë, ata shpresojnë në mëshirën e Perëndisë. Se Perëndia është mëshirues dhe falë

Verse 219 — Surah Al-Baqarah 2:219

Të pyesin ty për verë dhe bixhoz. Thuaju: “Ato u sjellin dëme të mëdha (mëkate), por edhe dobi për njerëzit, mirëpo, dëmi është më i madh se dobia”. Dhe të pyesin ty sa duhet dhënë lëmoshë. Thuaju: “Tepricën!” Qe, kështu ua shpjegon Perëndia argumentet e Tija, që të mendoni. –

Verse 220 — Surah Al-Baqarah 2:220

për këtë jetë dhe atë tjetrën. Dhe të pyesin ty për bonjakët, thuaju: “T’i bëni mirë atyre është vepër e bukur, e nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, se Perëndia di të dallojë keqbërësin prej mirëbërësit. Sikur të donte Perëndia, do t’ju detyronte me punë të vështira, se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 221 — Surah Al-Baqarah 2:221

Mos u martoni me paganet, përderisa të mos bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se paganja, edhe nëse u pëlqen juve. Mos i martoni (kurorëzoni) muslimanet për paganë, përderisa nuk bëhen besimtarë; skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse u pëlqen juve. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Perëndia, me mirësinë e Tij, ju thërret në xhennet e falje (të mëkateve) dhe ua shpjegon njerëzve argumentet e Veta, që të mendojnë ata

Verse 222 — Surah Al-Baqarah 2:222

Të pyesin ty për ciklin mujor të femrave. Thuaju: “Ajo ëhstë e neveritshme”. Prandaj, gjatë kësaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa të pastrohen. E pasi të pastrohen, atëherë afrohi tek ato ashtu si u ka urdhëruar Perëndia. Pa dyshim, Perëndia i don ata që pendohen fort (për mëkatet) dhe ata që pastrohen shumë

Verse 223 — Surah Al-Baqarah 2:223

Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të doni e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë). Dhe druajuni Perëndisë dhe dinie se do të takoheni me Te. (Ti o Muhammed)! Sihariqoji besimtarët

Verse 224 — Surah Al-Baqarah 2:224

Mos e bëni pengesë betimin në Perëndinë për bërjen e veprave të mira, e në largimin prej çdo të lige dhe për harmoni të njerëzve! Se, Perëndia i dëgjon të gjitha dhe i din

Verse 225 — Surah Al-Baqarah 2:225

Perëndia nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por judënon për atë që e bëni me qëllim. – Se, Perëndia është i butë dhe falë (nuk nxiton në dënime)

Verse 226 — Surah Al-Baqarah 2:226

Ata që betohen se nuk do t’u afrohen grave të veta, duhet të presin katër muaj; e nëse pendohen nga betimi, - Perëndia, me të vërtetë, është mëshirues dhe falë

Verse 227 — Surah Al-Baqarah 2:227

e nëse vendosin të ndahen – Perëndia, me të vërtetë, dëgjon dhe di çdo gjë

Verse 228 — Surah Al-Baqarah 2:228

Gratë e lëshuara duhet të presin tre cikle mujore, dhe nuk është e lejueshme ta fshehin atë që ka krijuar Perëndia në mitrën (anin e fëmijës) e tyre, nëse besojnë Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. Burrat e tyre, nëse dëshirojnë mirësi dhe qetësi, kanë të drejtë t’u kthehen atyre gjatë këtij afati. Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, - përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 229 — Surah Al-Baqarah 2:229

Lëshuarja mund të bëhet dy herë; pra, ose të mbahet me arsye, ose të ndahen me të mirë. E juve, nuk u lejohet të merrni çfarëdo nga ato që iu keni dhuruar, përpos nëse këta të dy frikohen se nuk do t’i zbatojnë dispozitat e Perëndisë. E, nëse, ju të dy frikoheni, se nuk do të mundeni t’i kryeni dispozitat e Perëndisë, atëherë nuk është mëkat për asnjërin për atë që ia jep gruaja. Këto janë dispozitat (kufijt) e Perëndisë, andaj mos i rrënoni ato! E, ata që i rrënojnë dispozitat e Perëndisë, janë mëkatarë të mëdhenj

Verse 230 — Surah Al-Baqarah 2:230

E, nëse burri e lëshon gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me te, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Pra, në qoftë se ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk kanë mëkatë as ajo e as burri i parë për martesë të sërishme me shoqi-shoqin, nëse mendojnë se do t’i respektojnë dispozitat e Perëndisë; këto janë dispozitat e Perëndisë, që ua shpjegon Ai njerëzve që kuptojnë

Verse 231 — Surah Al-Baqarah 2:231

Kur t’i lëshoni gratë dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me një mënyrë të arsyeshme, ose i lëshoni me mirësi. Dhe mos i mbani ato me qëllim dëmtimi, se ashtu i keni bërë zullum vetes. Mos luani me urdhërat (versetet) e Perëndisë dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Perëndia, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve. Kinie frikë Perëndinë dhe dinie se Perëndia di çdo gjë

Verse 232 — Surah Al-Baqarah 2:232

E kur t’i lëshoni gratë dhe ato ta plotësojën kohën e pritjes ligjore, mos i pengoni ato që të martohen përsëri me burrat e tyre, kur të pajtohen në mes tyre, me arsye. Kështu këshillohet çdokush prej jush që beson Perëndinë dhe Ditën e Kijametit. Kjo është më mirë dhe më pastër. Perëndia di çdo gjë, ndërsa ju nuk dini

Verse 233 — Surah Al-Baqarah 2:233

Nënat le t’i japin sisë fëmijëve dy vjet, për ata që duan t’ia plotësojnë dhënien e sisës. Babai i fëmijës është i obliguar, sipas mundësisë së tij, që t’i furnizojë ato me ushqim dhe veshmbathje. Nuk ngarkohet askush përtej mundësisë që ka: nëna le të mos dëmtohet për shkak të fëmijës së saj, e as babai të mos dëmtohet për shkak të tij. Dhe trashëgimtari është i obliguar për të gjitha këto. Nëse këta të dy (prindërit), vendosin me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore ta ndajnë fëmijën prej sisës, kjo nuk është mëkat për ta; e nëse doni t’i gjeni fëmijës suaj ndonjë mëndeshë (grua që i jep gji fëmijës së tjetër kujt), - nuk është mëkat për ju kur me mirësi doni t’ia jepni atë që e keni menduar. Druajuni Perëndisë dhe dinie se Perëndia i sheh mirë të gjitha punët që i bëni ju

Verse 234 — Surah Al-Baqarah 2:234

Ata që vdesin e lënë gra, gratë e tyre duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë (pas vdekjes së burrit). Pas kalimit (skadimit) të këtij afati, sipas dispozitave të fesë, ju nuk jeni përgjegjës për veprat dhe fatin e tyre, - se Perëndia i di mirë ato që punoni ju

Verse 235 — Surah Al-Baqarah 2:235

Dhe nuk është mëkat për ju nëse atyre grave ju jepni sinjal (shenj) se do t’i kërkoni, ose, nëse këtë qëllim e fshehni në shpirtin tuaj. Perëndia e di se do të mendoni për to, mos u premtoni atyre as fshehurazi, por bisedoni me to vetëm mirësisht. Dhe mos vendosni për martesë para se të kalojë afati i paraparë i pritjes. Dhe dinie se Perëndia e di ç’ka në zemrat tuaja, andaj ruajuni prej Tij, dhe dinie se Ai është i butë dhe falë (nuk nxitonnë dënime)

Verse 236 — Surah Al-Baqarah 2:236

Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë para se të keni marrëdhënie me to ose para se të vëni kurorë. Dhuroni ato me dhuratë të pëlqyeshme të parapara me dispozita: i pasuri – sipas gjendjes së tij, dhe i vobekti sipas gjendjes së vet. Kjo është detyrë e atyre që dëshirojnë të bëjnë vepra të mira

Verse 237 — Surah Al-Baqarah 2:237

E nëse i lëshoni ato para se të keni marrëdhënie me to, por ia keni caktuar dhuratën e kurorëzimit, atëherë, atyre u përket gjysma e dhuratës, përpos nëse ua falë ajo, ose ia falë ai që vendos lidhjen e martesës (prindi ose kujdestari i tyre); e falja juaj është e lavdueshme. Mos harroni që të bëhi bamirës në mes jush! Se Perëndia sheh ç’punoni ju

Verse 238 — Surah Al-Baqarah 2:238

Kryeni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin. Dhe bëni namazin për Perëndinë, duke iu lutur Atij

Verse 239 — Surah Al-Baqarah 2:239

Nëse kini frikë, faluni duke qenë këmbësorë ose kalorës! E kur të jeni të sigurtë, atëherë kujtonie Perëndinë (faluni), ashtu si ju ka mësuar Ai – atë që nuk e keni ditur

Verse 240 — Surah Al-Baqarah 2:240

Ndonjërit prej jush që i është afruar vdekja, e që lënë gratë pas – duhet t’u lërë atyre testament për furnizimin dhe strehimin e tyre njëvjeçar. E, nëse ato vetë e braktisin (shtëpinë), ju nuk jeni përgjegjës për atë që veprojnë ato, (e) që u është e lejueshme. Se Perëndia është i Plotfuqishëm dhe i Gjithdijshëm

Verse 241 — Surah Al-Baqarah 2:241

Grave të lëshuara u takon kompensimi (sigurimi i shpenzimeve të jetesës) i caktuar (sipas mundësisë). Kjo është detyrë e besimtarëvet

Verse 242 — Surah Al-Baqarah 2:242

Kështu Perëndia ua shpjegon dispozitat e Veta për të menduar ju

Verse 243 — Surah Al-Baqarah 2:243

A nuk i pe ti (o Muhammed!) ata që nga frika e vdekjes – ikën nga qytetet e tyre, - e ishin me mijëra. E, Perëndia u tha atyre: “Vdisni!” – Pastaj, Ai i ngjalli ata se Perëndia është bëmirës i pakufishëm ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falenderojnë

Verse 244 — Surah Al-Baqarah 2:244

Luftoni në rrugën e Perëndisë dhe dinie se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë

Verse 245 — Surah Al-Baqarah 2:245

Kush është ai që i jep hua Perëndisë – hua të bukur, e që Ai ia kthen shpërblimin shumëfish? Perëndia ngushton dhe zgjeron, dhe tek Ai do të ktheheni

Verse 246 — Surah Al-Baqarah 2:246

A nuk ke dëgjuar ti (o Muhammed!) që paria e bijve të Israilit – pas Musait, i thanë njërit pejgamber të tyre: “Na caktoni një sundimtar që të luftojmë në rrugën e Perëndisë!” – Pejgamberi u tha: “A do të dëgjoni ju kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E pse mos të luftojmë ne në rrugën e Perëndisë, na që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe ndarë nga fëmijët tonë?” Mirëpo, kur iu urdhërua të luftojnë, me përjashtim të një pakice, ata nuk luftuan. Perëndia i njeh mirë zullumqarët

Verse 247 — Surah Al-Baqarah 2:247

Edhe Pejgamberi i tha: “Perëndia u ka dërguar Talutin për sundimtar tuaj. – Ata thanë: “Si mund të bëhet ai sundimtari ynë, kur na kemi më tepër merita se ai; për të sunduar? Atij nuk i është dhënë ndonjëfarë pasurie e konsiderueshme”. Pejgamberi tha: “Perëndia e ka zgjedhë atë për sundimtar tuajin, e ka pajisë atë me dijeni të gjerë dhe me fuqi trupore; se, Perëndia i jep pushtet kujt të dojë. Perëndia është për së tepërmi bëmirës dhe Ai është i Gjithdijshëm

Verse 248 — Surah Al-Baqarah 2:248

Pejgamberi u tha atyre: “Veçoritë e sundimit të tij janë arritja e sandëkut, në të cilin ka prehje (qetësi) për ju nga Zoti juaj, dhe aty ka disa gjëra që kanë lënë familja e Musait dhe Harunit. Atë e bartin ëngjujt. Në këtë, me të vërtetë; ka argument për ju, nëse jeni besimtarë!”

Verse 249 — Surah Al-Baqarah 2:249

Kur Taluti bashkë me ushtrinë u nis për luftë, u tha atyre: “Perëndia do t’ju provojë ju me një lum, ai që do të pijë ujë në të, nuk është ushtar i imi, e ai që nuk pi ujë në të, përpos një grusht ujë, është imi”. Ndërsa, ata, të gjithë pinë, përveç një pakice. E, pasi kaluan lumin ai me besimtarët e tij, (pakica) i thanë njëri-tjetrit: “Ne sot nuk kemi fuqi të luftojmë me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”. Por, ata që ishin të bindur, (një pjesë nga ajo pakicë), se do të takohen me Perëndinë, thanë: “Ah! Sa herë, me ndihmën e Perëndisë, ushtria e vogël ka ngadhnjyer mbi ushtrinë e madhe!” Se, Perëndia është me durimtarët

Verse 250 — Surah Al-Baqarah 2:250

Pasi u ballafaquan me Xhalutin dhe ushtrinë e tij, thanë (besimtarët): “Zoti ynë! Na pajis me durim, na forco këmbët tona dhe na ndihmo kundër këtij populli mohues!”

Verse 251 — Surah Al-Baqarah 2:251

E, ata (besimtarët) me ndihmëne Perëndisë i thyen ata, e Dauti e vrau Xhalutin. Perëndia i dha atij pushtet dhe profetni, dhe i mësoi atij dituritë që deshi. Sikur Perëndia mos t’u ndihmonte njerëzve të mirë kundër të këqinjve, bota do të ishte shkatërruar. Por, Perëndia është bamirës i gjithësisë

Verse 252 — Surah Al-Baqarah 2:252

Këto janë dokumentet e Perëndisë, të cilat në të vërtetë, t’i zbuluam ty (o Muhammed). Dhe, ti, me të vërtetë je njëri nga pejgamberët

Verse 253 — Surah Al-Baqarah 2:253

Disa nga ata pejgamberë i kemi dekoruar më shumë se disa të tjeë. Me disa prej tyre ka folë (biseduar) Perëndia, kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë. E Isait, birit të Merjemës, i kemi dhënë dokumente të qarta dhe e kemi forcuar me Xhebrailin. Sikur të donte Perëndia, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u shpërndanë; disa nga ata besuan, e disa mohuan. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do të vriteshin mes vet, por Perëndia punon ashtu si dëshiron Ai vetë

Verse 254 — Surah Al-Baqarah 2:254

O besimtarë! Jepni nga ata që kemi dhuruar Na, para se të vijë Dita në të cilën nuk ka shit-blerje, as miqësi as ndërmjetësi! – mohuesit janë të vetmit ata që e tejkaluan kufirin (zullumqarë)

Verse 255 — Surah Al-Baqarah 2:255

Perëndia është – s’ka tjetër zot përveç Tij, (i cili) jeton përgjithmonë dhe zotëron (mbi të gjitha krijesat)! Atë nuk e kaplon as kotja as gjumi! Të Atij janë të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë. Kush mund të angazhohet për ndokend pa lejën e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhë përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë në të ardhmen. Por, njerëzit, nuk dinë asgjë nga dijenia e Tij, përveç asaj që Ai ka dashur t’ua tregojë. Froni (Madhëria) e Tij përfshin qiejt dhe Tokën dhe Atij nuk i vie rëndë t’i ruajë ato. Ai është shumë i Lartë, i Madhëruar

Verse 256 — Surah Al-Baqarah 2:256

S’ka shtrëngim në fe se me të vërtetë është dalluar e drejta nga e shtrembëta! Ai që i mohon putat (të këqijat) dhe beson në Perëndinë – ai ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. – Se Perëndia i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë

Verse 257 — Surah Al-Baqarah 2:257

Perëndia është mik dhe ndihmëtar, i atyre që besojnë dhe Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë, ndërsa ata, që nuk besojnë – për mik kanë djallin, i cili i nxjerr ata nga drita e i shpie në errësirë. Këta janë banorët e skëterrës, ku do të qëndrojnë aty përgjithmonë

Verse 258 — Surah Al-Baqarah 2:258

A nuk ke dëgjuar ti për atë që u fjalos me Ibrahimin për Zotin e tij: përse Perëndia i kishte dhënë pushtet (ai – Nemrudi, u bë arrogant). Kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje”. Ai tha: “Unë ngjalli e mbyti”. Ibrahimi pastaj i tha: “E Perëndia e sjell Diellin prej lindjes, andaj sille ti prej perëndimit!” Atëherë, ai (mohuesi) mbeti me gojë hapët. Se Perëndia nuk i udhëzon ata që janë këmbëngulës e kryeneq në të keq

Verse 259 — Surah Al-Baqarah 2:259

Ose a nuk ke dëgjuar për atë, i cili duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar për tokë thirri: “Si do t’i ngjallë Perëndia këta që kanë vdekur?” Dhe Perëndia e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli atë dhe e pyeti: “Sa kohë ke ndejtur këtu?” – Ai u përgjegj: “Një ditë ose gjysmë dite”. – “Jo” – i tha Perëndia, “por ke ndejtur njëqind vjet. Shiko ushqimin dhe pijen tënde, - që nuk është prishur; e shikoje edhe gomarin tënd; andaj të bëmë ty dokument (dëshmi) të ringjalljes për njerëzit; e kqyri edhe eshtrat, - shih si i mbërthejmë (lidhim), e pastaj i veshim me mish”. E, kur atij iu bë e qartë, ai thirri: “Unë e di se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë!”

Verse 260 — Surah Al-Baqarah 2:260

E, kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregom si i ngjallë Ti të vdekurit!” – Zoti tha: “A nuk ke besuar?” – “Unë kam besuar” – u përgjegj Ibrahimi, “por po dëshiroj të më qetësohet zemra (duke e parë mënyrën e ringjalljes)”. Perëndia i tha: “Merri katër zogj, afroi pranë veti (therri e coptoji), e shpërndaji në çdo kodër nga një copë prej tyre, e pastaj thirri! Ata do të vijnë me të shpejtë. Dije, se Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 261 — Surah Al-Baqarah 2:261

Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Perëndisë, i shembëllejnë atij që mbjell (një) kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, dhe në çdo kallinj nga njëqind kokërra. – Perëndia ia shton (shpërblimin) edhe më tepër atij që don; se Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe mirëbërës i madh

Verse 262 — Surah Al-Baqarah 2:262

Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Perëndisë, e që nuk e përcjellin me reklamacion as fyerje, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë as pikëllim

Verse 263 — Surah Al-Baqarah 2:263

Fjala e mirë dhe fjala e gabimit është më e vlefshme se lëmosha që përcillet me fyerje. Perëndia është i pasur (i panevojshëm për asgjë) dhe i butë (nuk nxiton në dënime)

Verse 264 — Surah Al-Baqarah 2:264

O besimtarë! Mos e shëmtoni të mirën e lëmoshës suaj me reklamacion dhe fyerje, siç vepron ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe të botës, e nuk beson në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit, Ai i gjason gurit të lëmuar, në të cilin ka pak dhé. E, kur shiu i bie rrëbesh, e zhveshë atë dhe e le gur të thatë. (Hipokritët), nuk kanë kurrfarë dobie nga veprat që kanë bërë. Se, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin mohues

Verse 265 — Surah Al-Baqarah 2:265

Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për hirë të Perëndisë dhe që e forcojnë veten me punë të mira, i gjasojnë kopshtit të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm andaj jep fryt të dyfishtë. Nëse nuk bie shi i bollshëm, bie vesë (jep fryt). Perëndia i sheh mirë punët që bëni ju

Verse 266 — Surah Al-Baqarah 2:266

Kush dëshiron prej jush të ketë një kopsht plot palme hurmash dhe hardhish nëpër të cilin rrjedhin lumenj dhe në të cilin ka gjithfarë lloj pemësh, e t’i arrijë pleqëria atij, e të ketë fëmijë të mitur, e atëherë të vijë stuhia e zjarrit mbi të dhe ta djegë? – Që kështu Perëndia ua shpjegon argumentet e Tija, që të mendoni

Verse 267 — Surah Al-Baqarah 2:267

O besimtarë! Jepni nga të mirat që keni fituar ju dhe nga ato që ua kemi dhënë Ne, nga frytet e tokës. Mos dhuroni nga ato gjëra të pavlefshme të pasurisë suaj të cilat ju nuk do t’i pranonit ndryshe pos symbyllur. Dinie ju se Perëndia është i pasur (i panevojshëm për asgjë) dhe vetvetiu i lavdëruar

Verse 268 — Surah Al-Baqarah 2:268

Djalli ju frikëson juve me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni mëkate, (si koprraci, etj.). Por, Perëndia ju premton falje mëkatesh dhe dhuntitë e Tij. Se, Perëndia është bëmirës i madh dhe i Gjithëdijshëm

Verse 269 — Surah Al-Baqarah 2:269

(Zoti) ia jep dijeninë e hollë (kuptimin e Kur’anit) kujt të dojë. E, kujtdo që i është dhënë dijenia, me të vërtetë, i është dhënë begati e pakufishme. Por, këtë, nuk e kupton tjetër kush, përveç mendarëve

Verse 270 — Surah Al-Baqarah 2:270

Çkado që të shpezoni dhe çkado që synoni për të mirë – Perëndia, me siguri di për të! – Por për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar

Verse 271 — Surah Al-Baqarah 2:271

Nëse lëmoshën e jepni haptazi, kjo është mirë, e nëse ua jepni të varfërve fshehurazi – ajo është edhe më mirë, dhe Ai ua shlyen disa nga mëkatet tuaja. – Se Perëndia i di mirë ato që punoni ju

Verse 272 — Surah Al-Baqarah 2:272

Nuk është obligim yti (o Muhammed!) t’i udhëzosh ata në rrugë të drejtë, por Perëndia e udhëzon kënd të dojë në rrugën e drejtë. Çfarëdo ndihme të mirë që bëni, (shpërblimi) është në dobi të juaj, se ju këtë e bëni vetëm për hirë të Perëndisë! Çfarëdo që jepni ju nga të mirat do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi

Verse 273 — Surah Al-Baqarah 2:273

(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët, të angazhuar në rrugën e Zotit nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Pasi që ata janë modest e nuk lypin, ai, që nuk i njeh ata, kujton se janë pasanikë. I njeh ata në fizionominë e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Perëndia i di ato

Verse 274 — Surah Al-Baqarah 2:274

Ata që japin nga pasuria e tyre (lëmoshë) natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim

Verse 275 — Surah Al-Baqarah 2:275

Ata që hajnë e marrin kamatë, pasurohen ashtu siç pasurohet ai, të cilin e ka prekur dhe e ka bërë të hutuar djalli. Kjo nodhë për shkak se ata thonin se tregtia është njëlloj – si kamata. Mirëpo, Perëndia e ka lejuar tregëtinë, kurse kamatën e ka ndaluar. E kujtdo që i vie këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij. E, vendimi për këtë i takon Perëndisë. E, kushdo që i kthehet (marrjes së kamatës si shit-blerje) ai do të shoqërohet me zjarrin, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë

Verse 276 — Surah Al-Baqarah 2:276

Perëndia e shkatërron kamatën, kurse e rritë pasurinë nga e cila është dhënë lëmosha. Se Perëndia nuk i don ata që janë mohues – mëkatarë

Verse 277 — Surah Al-Baqarah 2:277

Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim

Verse 278 — Surah Al-Baqarah 2:278

O besimtarë! Druajuni Perëndisë dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë

Verse 279 — Surah Al-Baqarah 2:279

E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Nëse pendoheni, atëherë juve u takon pasuria juaj (pa kamatë). Në këtë mënyrë nuk dëmtoni askend e as nuk dëmtoheni vetë

Verse 280 — Surah Al-Baqarah 2:280

E, nëse e dini se borxhliu gjendet në ngushticë, atëherë pritnie derisa të përmirësojë gjendjen; por është edhe më mirë për ju, që t’ia falni borxhin, nëqoftë se e dini

Verse 281 — Surah Al-Baqarah 2:281

Dhe druajuni asaj Dite, që do të ktheheni te Perëndia, në të cilën, çdokujt, do t’i jepet ajo që ka fituar, - dhe askush nuk do të dëmtohet

Verse 282 — Surah Al-Baqarah 2:282

O besimtarë! – (shënoni çfarëdo) borxhin kur ia jepni njëri-tjetrit në afatin e caktuar. Le të shënojë drejtë (atë që jepni e merrni) një shkrues në mes jush e të mos ngurrojë shkruesi që të shënojë ashtu siç e ka mësuar Perëndia. (Shkruesi) le të shënojë, e borxhliu le të diktojë dhe le t’i druajë Zotit të vet. Le të mos mungojë asgjë nga borxhi. E, në qoftë se borxhliu është mendjelehtë (batakçi) ose i dobët, ose që nuk është në gjendje të diktojë, atëherë saktësisht le të diktojë kujdestari i tij. Merrni dy dëshmitarë, prej njerëzve tuaj, e nëse nuk i keni dy dëshmitarë burra, atëherë merrni një burrë dhe dy gra – për dëshmitarë, nga ata që të jeni të kënaqur ju; në qoftë se njëra grua harron le t’ia kujtojë tjetra. Dëshmitarët nuk duhet të heqin dorë kurdo që të thirren. Mos e leni pa e shënuar borxhin, qoftë i vogël apo i madh, duke shënuar edhe afatin e pagimit. Ky proces është më i drejtë para Perëndisë, më i saktë për dëshmi dhe më i afërt për të mos dyshuar. Por, nëse është fjala për mallin që qarkullon prej dorës në dorë (shit-blerja me para në dorë), atëherë nuk do të keni mëkat nëse nuk e shënoni atë. Merrni dëshmitarë edhe kur të lidhni kontrata për shit-blerje dhe të mos dëmtohet as shkruesi as dëshmitari. E, nëse e bëni të kundërtën, atëherë keni bërë mëkat dhe ruajuni Perëndisë, - Perëndia ju mëson juve, dhe Perëndia di çdo gjë

Verse 283 — Surah Al-Baqarah 2:283

E, nëse jeni në udhëtim e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng. Dhe nëse njëri prejjush ka besim në tjetrin, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që e ka marrë në besim dhe le t’i frikohet Perëndisë, Zotit të vet. Mos fshihni dëshminë; se kush e fsheh ate, zemra e tij është mëkatare. Se, Perëndia di çdo gjë që punoni ju

Verse 284 — Surah Al-Baqarah 2:284

Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. I tregoni ju ato që kini në shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perëndia do t’ju pyet për të dhe do ta falë kënd të dojë, e do ta dënoj kënd të dojë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm

Verse 285 — Surah Al-Baqarah 2:285

Pejgamberi beson në ate që i është shpallur (Kur’ani) nga Zoti i tij, dhe besimtarët; - të gjithë ata besojnë Perëndinë, engjëjt e Tij, Librat e Tij dhe pejgamberëve të Tij: “Na nuk e dallojmë asnjerin nga pejgamberët e Tij”. Ata thonë: “Na dëgjuam dhe përulemi, - falna neve o Zoti ynë dhe te Ti do të kthehemi

Verse 286 — Surah Al-Baqarah 2:286

Perëndia nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon, Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim ashtu si i pate ndëshkuar ata para nesh! Zoti ynë! Mos na ngarko me atë që nuk mund ta bartim! Shlyena mëkatet tona, falna ato dhe mëshirona! Ti je Zoti ynë! Andaj, ndihmona kundër atyre që nuk besojnë