Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 23 - Al-Muminun
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Muminun 23:1
Me të vërtetë, shpëtuan besimtarët
Verse 2 — Surah Al-Muminun 23:2
të cilët, në namazin e tyre janë të përulshëm
Verse 3 — Surah Al-Muminun 23:3
dhe të cilët shmangen nga kotësitë
Verse 4 — Surah Al-Muminun 23:4
dhe të cilët japin zeqatin
Verse 5 — Surah Al-Muminun 23:5
dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale
Verse 6 — Surah Al-Muminun 23:6
përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar
Verse 7 — Surah Al-Muminun 23:7
E, kush kërkon (kënaqësi) përpos këtyre, të atillët – me të vërtetë, janë kundërvajtës
Verse 8 — Surah Al-Muminun 23:8
(Të shpëtuar janë) edhe ata, që i ruajnë amanetet dhe obligimet (e marra përsipër)
Verse 9 — Surah Al-Muminun 23:9
dhe ata që e ruajnë namazin e tyre, (prej mungesave)
Verse 10 — Surah Al-Muminun 23:10
ata janë trashëgimtarë të denjë
Verse 11 — Surah Al-Muminun 23:11
të cilët, do ta trashëgojnë (xhennetin) Firdeusin. Ata, do të banojnë përherë në të
Verse 12 — Surah Al-Muminun 23:12
Me të vërtetë, Na e kemi krijuar njeriun praj baltës (thelbit të tokës)
Verse 13 — Surah Al-Muminun 23:13
e pastaj, si pikë – fare të vendosur në vend të sigurt
Verse 14 — Surah Al-Muminun 23:14
e mandej, pikën e farës e kemi bërë gjak (të droçkuar), e pastaj e kemi bërë copëz mishi; mandej, atë copëz mishi e kemi shndërruar në eshtra, e eshtrat i kemi veshur me mish dhe pastaj kemi krijuar krijesë tjetër. Qoftë lartësuar Perëndia, krijuesi më i përsosur
Verse 15 — Surah Al-Muminun 23:15
Mandej, pas kësaj ju do të vdisni
Verse 16 — Surah Al-Muminun 23:16
pastaj, ju me të vërtetë, do të ringjalleni në Ditën e Kijametit
Verse 17 — Surah Al-Muminun 23:17
Ne, kemi krijuar mbi ju shtatë qiej dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm, ndaj krijesave Tona
Verse 18 — Surah Al-Muminun 23:18
Ne, lëshojmë shiun nga qielli me masë të caktuar. Pastaj, Ne e mbajmë në Tokë dhe Ne jemi të pushtetshëm ta ngrisim (ujin nga toka dhe ta shpërndajmë)
Verse 19 — Surah Al-Muminun 23:19
dhe me ndihmën e tij kemi bërë për ju kopshtije hurmesh dhe rrushi, në to ka shumë pemë për ju, që hani prej tyre –
Verse 20 — Surah Al-Muminun 23:20
(kemi krijuar) edhe drurin, që rritet në malin e Sinajit, i cili jep vaj dhe mëlmesë (erurinë), atyre që e hanë
Verse 21 — Surah Al-Muminun 23:21
Dhe ju, në kafshët keni këshillë: Na ju japim të pini atë që gjendet në barqet e tyre, e për ju, në to, ka shumë dobi dhe nga ato ju hani
Verse 22 — Surah Al-Muminun 23:22
dhe ju, me ato dhe me anije barteni
Verse 23 — Surah Al-Muminun 23:23
Na e kemi dërguar Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: “O populli im, adhuronie Perëndinë! Ju nuk keni zot tjetër përveç Tij, vallë, a nuk druani?”
Verse 24 — Surah Al-Muminun 23:24
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju e don vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Perëndia, do t’i dërgonte engjëjt; kështu diçka – nuk kemi dëgjuar nga të parët tanë të lashtë
Verse 25 — Surah Al-Muminun 23:25
ai është njeri i marrë, e lëreni atë njëfarë kohe!”
Verse 26 — Surah Al-Muminun 23:26
(Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë ata më konsiderojnë për gënjeshtar!”
Verse 27 — Surah Al-Muminun 23:27
Dhe Ne, i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen dhe frymëzimin Tonë, e kur të vie urdhëri Ynë e vëlon furra (gufon uji), ngarko në anije prej çdo lloj gjallese – nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përpos atyre që ka qenë fjala (për dënim), dhe mos M’u drejto, për ata që kanë bërë zullum, se ata, me të vërtetë, do të fundosen
Verse 28 — Surah Al-Muminun 23:28
E, kur të vendosesh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Falenderojmë Perëndinë, i cili na shpëtoi prej popullit zullumqarë”
Verse 29 — Surah Al-Muminun 23:29
Dhe thuaj: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar)
Verse 30 — Surah Al-Muminun 23:30
Me të vërtetë, në këtë ka argumente dhe Ne, me të vërtetë, i vëmë në sprovë (njerëzit)
Verse 31 — Surah Al-Muminun 23:31
Na, pas tyre – krijuam gjeneratë tjetër
Verse 32 — Surah Al-Muminun 23:32
e u dërguam atyre pejgamber nga mesi i tyre, (i cili u tha atyre): “Adhuronie Perëndinë! Ju, nuk keni zot tjetër përveç Tij; vallë a nuk druani?”
Verse 33 — Surah Al-Muminun 23:33
Por, paria e popullit të tij, që nuk besonin dhe e konsideronin për gënjeshtër takimin në botën tjetër dhe të cilëve u kemi dhënë begati në këtë botë botë, thanë: “Ky është vetëm njeri si ju, han nga ato që hani edhe ju dhe pin nga ato që pini edhe ju
Verse 34 — Surah Al-Muminun 23:34
e nëse ju i përuleni njeriut që është si ju, me siguri – ju do të jeni të humbur
Verse 35 — Surah Al-Muminun 23:35
A ju premton ai, që kur të vdisni e të bëheni dhé dhe eshtra, ju, me të vërtetë, do të ringjalleni
Verse 36 — Surah Al-Muminun 23:36
Larg e larg, janë ato që po u premtohen
Verse 37 — Surah Al-Muminun 23:37
Nuk ka jetë tjetër përpos jetës së kësaj bote, na jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më
Verse 38 — Surah Al-Muminun 23:38
Ai është vetëm njeri që trillon gënjeshtra për Perëndinë, dhe na nuk i besojmë atij”
Verse 39 — Surah Al-Muminun 23:39
(Pejgamberi) tha: “O Zoti im, më ndihmo, meqë po më konsiderojnë gënjeshtar!”
Verse 40 — Surah Al-Muminun 23:40
(Perëndia) tha: “Së shpejti do të pendohen ata!”
Verse 41 — Surah Al-Muminun 23:41
E, me të drejtë i kaploi ata zëri i tmerrshëm (dënimi i merituar), dhe Ne i bëmë ata si lymërishtë të lumit. Larg qoftë (nga mëshira) populli zullumqarë
Verse 42 — Surah Al-Muminun 23:42
E, pas tyre, Ne kemi krijuar gjenerata të reja
Verse 43 — Surah Al-Muminun 23:43
Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë as ta ngadalësojë kohën e caktuar të (zhdukjes) së tij
Verse 44 — Surah Al-Muminun 23:44
dhe kemi dërguar pejgamberë njërin pas tjetrit. Kurdo që i ka ardhur ndonjë populli pejgamberi i tyre, ata e kanë përgënjeshtruar atë. Kemi bërë që njëri (popull) të vijë pas tjetrit (popull) dhe i kemi bërë ata tregim historik. Qoftë larg populli që nuk beson
Verse 45 — Surah Al-Muminun 23:45
Pastaj dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me argumentet Tona dhe mrekullinë e qartë
Verse 46 — Surah Al-Muminun 23:46
te Faraoni dhe paria e tij, por ata që u bënë mendjemëdhenj, ata ishin njerëz të kryelartësuar
Verse 47 — Surah Al-Muminun 23:47
E thanë ata: “Vallë, a t’u besojmë dy njerëzve, të cilët janë si ne, e populli i tyre na janë përulur?”
Verse 48 — Surah Al-Muminun 23:48
Dhe këta dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit
Verse 49 — Surah Al-Muminun 23:49
Na, në të vërtetë, ia dhamë Librin Musait, që ata (populli i tij) të udhëzohen në rrugë të drejtë
Verse 50 — Surah Al-Muminun 23:50
Dhe, kemi bërë birin e Merjemës dhe nënën e tij – argument, dhe Ne i kemi vendosur ata, në një rrafshnaltë, ku mund të jetohet (me jetesë mirë) dhe që ka ujë rrjedhës
Verse 51 — Surah Al-Muminun 23:51
O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju
Verse 52 — Surah Al-Muminun 23:52
Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)
Verse 53 — Surah Al-Muminun 23:53
Ata, u ndanë në grupe – në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte
Verse 54 — Surah Al-Muminun 23:54
andaj, lëri ti ata në humbjen e tyre deri në një kohë
Verse 55 — Surah Al-Muminun 23:55
A mos mendojnë ata që Ne duke u ndihmuar atyre me pasuri dhe djem
Verse 56 — Surah Al-Muminun 23:56
po nxitojmë kah të mirat e tyre?! Kurrsesi, por ata nuk vërejnë
Verse 57 — Surah Al-Muminun 23:57
Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij)
Verse 58 — Surah Al-Muminun 23:58
dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre
Verse 59 — Surah Al-Muminun 23:59
dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre
Verse 60 — Surah Al-Muminun 23:60
dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre
Verse 61 — Surah Al-Muminun 23:61
ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët
Verse 62 — Surah Al-Muminun 23:62
Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij; te Ne është Libri që flet të vërtetën, dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi
Verse 63 — Surah Al-Muminun 23:63
Por, zemrat e mohuesve janë indiferente ndaj kësaj (Kur’anit), e ata kanë punë tjera më të këqia se këto që i punojnë (vazhdimisht)
Verse 64 — Surah Al-Muminun 23:64
E, kur filluam t’i dënojmë pasanikët e tyre, ata atëherë vajtonin (duke kërkuar ndihmë)
Verse 65 — Surah Al-Muminun 23:65
(U thuhet): “Mos vajtoni sot, nuk do të keni ju ndihmë prej Nesh
Verse 66 — Surah Al-Muminun 23:66
juve, madje, u janë lexuar ajetet e Mia, por ju tërhiqeshit mbrapa
Verse 67 — Surah Al-Muminun 23:67
duke u mendjemadhësuar me të (me tempullin e Qabës), duke biseduar natën fjalë të shëmtuara”
Verse 68 — Surah Al-Muminun 23:68
Vallë, a nuk kanë menduar ata për Fjalën (Kur’anin), apo tyre u ka ardhur ajo çka nuk u kishte ardhur të parëve të tyre
Verse 69 — Surah Al-Muminun 23:69
Apo ata nuk e kanë njohur Pejgamberin e tyre, andaj e mohojnë atë
Verse 70 — Surah Al-Muminun 23:70
Apo thonë: “Tek ai ka çmendje”. Jo, por ai ua sjell të Vërtetën atyre, e shumica prej tyre e urrejnë të Vërtetën
Verse 71 — Surah Al-Muminun 23:71
E, sikur e Vërteta (Kur’ani) të pasonte sipas dëshirave të tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Jo, Na, atyre – u kemi dërguar përkujtimin (Kur’anin), pro ata shmangen nga ai
Verse 72 — Surah Al-Muminun 23:72
Apo, prej tyre kërkon shpërblimin? E, shpërblimi i Zotit tënd ëshë më i miri, dhe Ai është furnizuesi më i mirë
Verse 73 — Surah Al-Muminun 23:73
Ti, me të vërtetë, i fton ata në rrugën e drejtë
Verse 74 — Surah Al-Muminun 23:74
E, ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë
Verse 75 — Surah Al-Muminun 23:75
Sikur Ne – t’i mëshironim ata dhe t’u largonim dëmet (që janë goditur me to), përsëri ata do të bredhnin të hutuar e të humbur
Verse 76 — Surah Al-Muminun 23:76
Na, madje, i kemi dënuar ata, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre, e as nuk i drejtuan lutje
Verse 77 — Surah Al-Muminun 23:77
E, kur ua hapëm atyre, derën e dënimit të madh, ata, atëherë ishin të dëshpëruar
Verse 78 — Surah Al-Muminun 23:78
Dhe, Ai është, që u ka krijuar të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrën (mendjen). E, sa pak që falenderoheni ju
Verse 79 — Surah Al-Muminun 23:79
Dhe, Ai është, që u ka krijuar juve në Tokë, dhe tek Ai do të tuboheni ju
Verse 80 — Surah Al-Muminun 23:80
dhe Ai është, që jep jetë dhe vdekje, dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës, e vallë, a nuk po kuptoni ju
Verse 81 — Surah Al-Muminun 23:81
Jo, ata (arabët), thonë – ashtu siç kanë thënë të mëparshmit
Verse 82 — Surah Al-Muminun 23:82
Ata pyesin: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, vërtetë, do të ringjallemi
Verse 83 — Surah Al-Muminun 23:83
Me të vërtetë, kjo na është premtuar neve dhe të parëve tanë (para Muhammedit), por këto janë vetëm përralla të popujve të lashtë”
Verse 84 — Surah Al-Muminun 23:84
Thuaj: “E kujt është Toka dhe të gjitha ato që gjenden në të, nëse e dini?”
Verse 85 — Surah Al-Muminun 23:85
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po meditoni ju?”
Verse 86 — Surah Al-Muminun 23:86
Thuaj: “Kush është Zot’i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?”
Verse 87 — Surah Al-Muminun 23:87
Ata thonë: “Të Perëndisë!” E ti, thuaj: “Vallë, a nuk po druani ju?”
Verse 88 — Surah Al-Muminun 23:88
Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti mbi çdo gjë? E, Ai mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?”
Verse 89 — Surah Al-Muminun 23:89
Ata thonë: “I Perëndisë (është pushteti)”. E, ti thuaj: “E përse jeni të mashtruar?”
Verse 90 — Surah Al-Muminun 23:90
Jo, Na u kemi sjellë atyre të Vërtetën, por ata, vërtetë janë gënjeshtarë
Verse 91 — Surah Al-Muminun 23:91
Perëndia nuk ka marrë për Vete fëmijë, dhe s’ka me te kurrfarë zoti (sikur të kishte) atëherë çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngritej njëri mbi tjetrin. Qoftë i pastër Perëndia nga ajo që ia përshkruajnë Atij
Verse 92 — Surah Al-Muminun 23:92
i cili di të padukshmen dhe Ai është shumë lart mbi ato, që ia bëjnë shok Atij
Verse 93 — Surah Al-Muminun 23:93
Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, nëse më tregon atë që u ke premtuar atyre (dënimin)
Verse 94 — Surah Al-Muminun 23:94
atëherë, o Zoti im, mos më lë mua me popullin zullumqarë!”
Verse 95 — Surah Al-Muminun 23:95
Dhe, me të vërtetë, Na jemi të fuqishëm që të tregojmë ty – atë që ua kemi premtuar atyre
Verse 96 — Surah Al-Muminun 23:96
Largoje të keqen me atë që është më së miri. Na, më së miri dimë të vërtetën që përshkruajnë ata
Verse 97 — Surah Al-Muminun 23:97
Dhe thuaj: “O Zoti im, te Ti mbështetem për mbrojtje nga nxitjet e djallit
Verse 98 — Surah Al-Muminun 23:98
dhe te Ti mbështetem, o Zoti im (për mbrojtje), nga prezenca e tyre (djajve) pranë meje”
Verse 99 — Surah Al-Muminun 23:99
Kur t’i arrijë vdekja ndonjërit prej tyre (mohuesve), ai thotë: “O Zoti im, më kthe (në këtë Botë)
Verse 100 — Surah Al-Muminun 23:100
që të punoj më mirë në ato që i kam lënë!” – Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është ajo fjalë të cilën ai kot e thotë, - para tyre do të ketë barrierë deri në ditën kur do të ringjallen
Verse 101 — Surah Al-Muminun 23:101
E, kur të fryhet në Sur, atëherë, në mes tyre – nuk do të ketë lidhje farefisnore, e as që ata do të pyeten në mes vete
Verse 102 — Surah Al-Muminun 23:102
Atij që i rëndohen terezitë (me vepra të mira), këta janë të shpëtuar
Verse 103 — Surah Al-Muminun 23:103
e, ata – terezitë e të cilëve janë të lehta (prej të mirave të pakëta), këta janë ata, që i kanë bërë dëm vetes; e do të qëndrojnë përherë në xhehennem
Verse 104 — Surah Al-Muminun 23:104
Zjarri do t’i kaplojë fytyrat e tyre, dhe ata, në të, janë të shëmtuar
Verse 105 — Surah Al-Muminun 23:105
(Ju thuhet atyre): “Vallë, a nuk u janë lexuar juve ajetet Tona, e ju i keni përgënjeshtruar”
Verse 106 — Surah Al-Muminun 23:106
Do të thonë ata: “O Zoti ynë, neve na ka munduar e keqja jonë, andaj jemi bërë popull i humbur
Verse 107 — Surah Al-Muminun 23:107
O Zoti ynë, nxirrna prej tij (zjarrit); e nëse na kthehemi (në mohim), (atëherë) do të jemi zullumqarë”
Verse 108 — Surah Al-Muminun 23:108
(Perëndia) do të thotë: “Rrini në të (zjarr) të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”
Verse 109 — Surah Al-Muminun 23:109
Ka qenë një grup i robërve të Mi, i cili thoshte: “O Zoti ynë, na kemi besuar, andaj na falë dhe na mëshiro! E, Ti je më i miri mëshirues!” –
Verse 110 — Surah Al-Muminun 23:110
e ju i keni marrë ata për (objekt) talljeje, andaj, për këtë shkak, Mua, më harruat së përmenduri, e përherë i përqeshnit ata
Verse 111 — Surah Al-Muminun 23:111
Unë, i kam shpërblyer ata sot, për durueshmërinë e tyre, e ata, me të vërtetë, janë të shpëtuar
Verse 112 — Surah Al-Muminun 23:112
(Engjëlli) do të thotë: “Sa vjet i keni kaluar në Tokë (botë)?”
Verse 113 — Surah Al-Muminun 23:113
Do të pëgjigjen ata: “Kemi qëndruar një ditë apo një pjesë të ditës; - pyetni numruesit (ata që i kanë numruar)?”
Verse 114 — Surah Al-Muminun 23:114
Do të thotë (Perëndia): “Keni qëndruar shumë pak. E, sikur të kishit ditur!”
Verse 115 — Surah Al-Muminun 23:115
Mos vallë, keni menduar ju, që Ne ju kemi krijuar juve kot dhe që nuk do të ktheheni te Ne?”
Verse 116 — Surah Al-Muminun 23:116
I lartësuar është Perëndia, sundimtari i Vërtetë! S’ka zot tjetër përpos Tij, Zotit të Arshit (Kozmosit) madhështor
Verse 117 — Surah Al-Muminun 23:117
Ai që pos Perëndisë, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë dokumenti për këtë, me siguri – llogaria është vetëm te Zoti tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit
Verse 118 — Surah Al-Muminun 23:118
Dhe, thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, e Ti je më i miri mëshirues!”