Back to Languages

Albanian - Chapter 25 - Al-Furqan

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Furqan 25:1

I lartësuar është Ai, që i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanë të vërtetën prej të pavërtetës) robit të Vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për botërat (njerëzit)

Verse 2 — Surah Al-Furqan 25:2

Atij që i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës, i cili nuk ka fëmijë dhe i cili nuk ka shok në pushtet dhe i cili ka krijuar çdo gjë, e i ka rregulluar si duhet ato

Verse 3 — Surah Al-Furqan 25:3

E, ata, kanë marrë – pos Tij, zotëra, të cilët nuk krijojnë asgjë, por të cilët vetë janë të krijuar, të cilët nuk janë në gjendje të shmangin as dëmin prej vetes, as t’i sjellin dobi (vetes), as nuk janë në gjendje që të bien vdekjen as jetën, as që të ringjallin

Verse 4 — Surah Al-Furqan 25:4

E, mohuesit, thonë: “Ky (Kur’ani) është vetëm gënjeshtër, të cilën e ka trilluar ai (Muhammedi), e i kanë ndihmuar në këtë (edhe) njerëz tjerë”. Ata, (me këtë) kanë bërë zullum dhe akuzë

Verse 5 — Surah Al-Furqan 25:5

dhe thanë: “Këto janë përrallat e popujve të lashtë; të cilat i ka kopjuar, e i lexohen atij në mëngjes e mbrëmje

Verse 6 — Surah Al-Furqan 25:6

Thuaj: “E ka shpallur (Kur’anin) Ai, i cili di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës; Ai falë shumë dhe është mëshirues”

Verse 7 — Surah Al-Furqan 25:7

Dhe ata thonë: “Çka ka ky pejgamber? Ahan ushqimin dhe shëtitë nëpër tregje; sikur t’ju kishte dërguar atij një engjëll, e të bëhet me të paralajmërues

Verse 8 — Surah Al-Furqan 25:8

ose t’ju kishte zbritur një thesar, ose të kishte një kopsht, nga i cili të hante ai?” Dhe, mohuesit thanë: “Ju ndiqni vetëm një njeri të magjepsur!”

Verse 9 — Surah Al-Furqan 25:9

Shiko çfarë shembujsh të sjellin ty (o Muhammed), e ata (me këtë), kanë humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e vërtetë

Verse 10 — Surah Al-Furqan 25:10

I lartësuar është Ai, i cili nëse don, do të japë më mirë nga ajo (që thanë), kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë dhe do të bëjë për ty pallate

Verse 11 — Surah Al-Furqan 25:11

Jo, (nuk të përgënjeshtrojnë vetëm ty), por, ata e konsiderojnë gënjeshtër edhe ardhjen e Ditës së Kijametit, e Na – për ata që e mohojnë Ditën e Kijametit, kemi përgatitur zjarrin e flakëruar

Verse 12 — Surah Al-Furqan 25:12

Kur t’i vërejë ai (xhehennemi) prej një largësie (ata ia ndiejnë) gurgullimën dhe gërhamën

Verse 13 — Surah Al-Furqan 25:13

e kur të hudhen në një vend të ngushtë të tij, të lidhur duarsh, e thirrin aty – shkatërrimin (e vet)

Verse 14 — Surah Al-Furqan 25:14

“Mos thërritni sot një shkatërrim, (por) thërritni shumë shkatërrime!”

Verse 15 — Surah Al-Furqan 25:15

Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi

Verse 16 — Surah Al-Furqan 25:16

Për ta ka në të, ç’të duan, duke qëndruar në të përherë. Ky është premtimi i Zotit tuaj, i kërkuar (prej jush)”

Verse 17 — Surah Al-Furqan 25:17

Dhe, atë Ditë kur (Perëndia) i tubon ata (idhujtarët) dhe ata që i adhuronin ata, pos Perëndisë, e u thotë atyre: “A jeni ju ata që i keni shmangur këta robër të Mi, apo ata vetë kanë humbur rrugën e drejtë?” –

Verse 18 — Surah Al-Furqan 25:18

ata thanë: “Lavdi qoftë për Ty! Nuk është e mundshme që ne të marrim mbrojtës tjetër, përpos Teje, por Ti u ke dhënë këtyre dhe të parëve të tyre – jetë të begatshme, e ata kanë harruar këshillimin. Dhe, ata kanë qenë popull i shkatërruar!”

Verse 19 — Surah Al-Furqan 25:19

Ata, e konsiderojnë për gënjeshtër atë që flitni ju, e nuk do të mundeni të shmangëni (prej vetes dënimin), as t’i ndihmoni vetes. E, kush prej jush bën zullum, Na, atij do t’i japim të shijojë dënimin e madh

Verse 20 — Surah Al-Furqan 25:20

E, Na – edhe para teje kemi dërguar vetëm pejgamberë, të cilët hanin ushqimin dhe shetisnin nëpër tregje, dhe Ne – kemi bërë, që disa prej jush, të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju e duroni! E, Zoti yt i sheh të gjitha

Verse 21 — Surah Al-Furqan 25:21

Ata që nuk i druajnë takimit me Ne (ringjalljes), thonë: “Pse nuk na dërgohen neve engjëjt? Ose të shohim Zotin tonë!” Ata, me të vërtetë, janë kryelartësuar në vetvete, e kanë kaluar në zullum të madh

Verse 22 — Surah Al-Furqan 25:22

Atë ditë kur t’i shohin engjëjt, për mohuesin nuk ka sihariq dhe thonë: “Ruana o Zot, neve!” (prej engjëjve)

Verse 23 — Surah Al-Furqan 25:23

Dhe, Ne – do t’i qasemi veprës që kanë punuar ata dhe do ta shndërrojmë atë në pluhur të shpërndarë

Verse 24 — Surah Al-Furqan 25:24

Banorët e xhennetit, atëherë, do të kenë vendbanim më të mirë dhe pushimore më të bukur

Verse 25 — Surah Al-Furqan 25:25

(Kujtoju atyre) Ditën kur qielli çahet me ré e engjëjt do të lëshohen (prej qiellit) në grupe-grupe

Verse 26 — Surah Al-Furqan 25:26

atë ditë, pushteti i vërtetë, do të jetë vetëm për Zotin Mëshirues, e kjo do të jetë ditë e mundimshme për mohuesit

Verse 27 — Surah Al-Furqan 25:27

Dhe, atë Ditë zullumqari do t’i hajë gishtat e duarve të veta, e thotë: “Ah! Ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me Pejgamberin

Verse 28 — Surah Al-Furqan 25:28

Ah! Sikur të mos e kisha bërë atë apo këtë mik

Verse 29 — Surah Al-Furqan 25:29

Ai, më ka zmbrapsur nga Kur’ani që më ka ardhur mua!” – e djalli (po ashtu edhe njeriu i keq), e lë gjithmonë njeriun në poshtërim

Verse 30 — Surah Al-Furqan 25:30

Dhe, Pejgamberi (Muhammed) tha: “O Zoti im! Me të vërtetë, populli im (po) e merr këtë Kur’an, si (diçka) të urrejtur”

Verse 31 — Surah Al-Furqan 25:31

Dhe, kështu Na, çdo pejgamberi i kemi kundërvënë armiqët mohues. E, ty të mjafton Zoti yt – udhërrëfyes dhe ndihmës

Verse 32 — Surah Al-Furqan 25:32

E, mohuesit thonë: “Përse Kur’ani nuk është shpallur në tërësi – përnjëherë!” Kështu, (ta kemi shpallur pjesë-pjesë), për ta forcuar ty – me te, zemrën tënde dhe ta kemi lexuar qartazi

Verse 33 — Surah Al-Furqan 25:33

Dhe ata – nuk do të sjellin ty kurrfarë shembulli (për të kundërshtuar ty), e që Ne mos ta sjellim të Vërtetën dhe komentimin më të mirë

Verse 34 — Surah Al-Furqan 25:34

Këta (mohues), të cilët do të zhvarriten me fytyrat e tyre kah skëterra, këta janë ata më të këqinjtë për nga pozita (e tyre) dhe më së largu prej rrugës së vërtetë

Verse 35 — Surah Al-Furqan 25:35

Dhe Ne, me të vërtetë, ia dhamë Musait Librin dhe ia bëmë ndihmës vëllain e tij – Harunin

Verse 36 — Surah Al-Furqan 25:36

E Ne, u thamë atyre: “Shkoni (ju dy) te populli, i cili i ka përgënjeshtruar argumentet Tona, e pastaj, e kemi shkatërruar atë popull krejtësisht

Verse 37 — Surah Al-Furqan 25:37

(Dhe kujtoje) popullin e Nuhut – kur i quajti gësnjeshtarë pejgamberët, i fundosëm dhe njerëzve ua bëmë këshillë (mësim), e zullumqarëve u kemi përgatitur dënim të dhembshëm

Verse 38 — Surah Al-Furqan 25:38

(Dhe, i kemi shkatërruar) Adin dhe Themudin, dhe popullin e Re’ssit, si dhe shumë gjenerata në mes tyre

Verse 39 — Surah Al-Furqan 25:39

E, të gjithëve, u kemi sjellë shembuj dhe të gjithë – i kemi shkatërruar krejtësisht

Verse 40 — Surah Al-Furqan 25:40

Dhe, ata në të vërtetë, kanë kaluar pranë vendbanimit, që është shkatërruar me shi të tmerrshëm, e vallë, a nuk e panë atë? Jo, ata nuk i frikohen ringjalljes

Verse 41 — Surah Al-Furqan 25:41

E, kur të shohin ty, të marrin vetëm për (objekt) talljeje: “Vallë, a këtë e ka dërguar Perëndia pejgamber

Verse 42 — Surah Al-Furqan 25:42

Për pak, qe duke na shmangur (larguar) nga hyjnitë tona, por ne u qëndruam besnikë atyre!” Ata do ta dinë – kur të shohin dënimin – se kush është shmangur më larg rrugës së drejtë

Verse 43 — Surah Al-Furqan 25:43

A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni? A don t’i bëhesh mbrojtës atij

Verse 44 — Surah Al-Furqan 25:44

A, emdpm to se shumica e tyre dëgjojnë dhe kuptojnë? Ata janë vetëm si shtazë. Jo, ata janë (edhe më të këqinj, meqë janë) të humbur edhe më shumë

Verse 45 — Surah Al-Furqan 25:45

A nuk e ke parë ti (pushtetin) e Zotit tënd, si e ka zgjatur hijen, e sikur të kishte dashur, do ta lënte të pandryshueshme, dhe – e kemi bërë Diellin tregues të saj

Verse 46 — Surah Al-Furqan 25:46

pastaj, e kemi tërhequr atë, dalëngadalë – pranë Vetes

Verse 47 — Surah Al-Furqan 25:47

Dhe, Ai është, që ua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, e ditën – të lëvizni

Verse 48 — Surah Al-Furqan 25:48

Dhe ai, është, që dërgon erërat si sihariq para mëshirës së tij (sjelljen e shiut). Dhe, kemi lëshur prej qiellit ujë të pastër

Verse 49 — Surah Al-Furqan 25:49

që me atë ta ngjallim visin e vdekur, dhe t’u japim ujë kafshëve dhe shumë njerëzve, që i kemi krijuar

Verse 50 — Surah Al-Furqan 25:50

Dhe, Ne, e kemi lëshuar (shiun) në mesin e tyre, për të medituar (dhuntinë e Perëndisë), por shumica e njerëzve i refuzojnë (të gjitha), përveç mohimit

Verse 51 — Surah Al-Furqan 25:51

Dhe, sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues

Verse 52 — Surah Al-Furqan 25:52

E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kur’an, në një luftë të madhe

Verse 53 — Surah Al-Furqan 25:53

Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke)

Verse 54 — Surah Al-Furqan 25:54

Dhe, Ai është që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka bërë (në mes njerëzish) farefisni (përkah gjaku), dhe miqëi (përkah martesa). Dhe, Zoti yt, është i Plotëfuqishëm

Verse 55 — Surah Al-Furqan 25:55

Dhe, ata adhurojnë, pos Perëndisë atë që nuk mund t’u sjellë as dobi as dëm, e mohuesi është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij

Verse 56 — Surah Al-Furqan 25:56

e Ne, të kemi dërguar ty, vetëm sihariques (për vepra të mira) dhe paralajmërues

Verse 57 — Surah Al-Furqan 25:57

Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm ai që don, le të shkojë rrugës që shpie te Zoti i tij”

Verse 58 — Surah Al-Furqan 25:58

Mbështetu ti – në të Gjallin (Perëndinë), i cili nuk vdes, dhe lavdëroje (Atë) – duke i bërë falenderime Atij! Ai i di mjaftë mirë mëkatet e robërve të Vet

Verse 59 — Surah Al-Furqan 25:59

Ai, i cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre – për gjashtë ditë (periudha kohore – gjeologjike), e pastaj mbisundoi Arshin (Gjithësinë). Ai është Mëshiruesi dhe pyete për Ate – atë që di

Verse 60 — Surah Al-Furqan 25:60

E, kur t’u thuhet atyre: “Bëni sexhde Bamirësit të Gjithëmbarshëm!” Ata i thonë: “E, çka është Ai Bamirësi i Përgjithshëm. Vallë, t’i bëjmë sexhde atij që na urdhëron ti?” E, (kjo) ua shton atyre largimin (prej fesë)

Verse 61 — Surah Al-Furqan 25:61

I lartësuar është Ai, i cili ka krijuar hyllësitë në qiell, dhe në të ka krijuar Kandilin (Diellin) e ndritshëm dhe Hënën që shkëlqen

Verse 62 — Surah Al-Furqan 25:62

Dhe Ai, krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, këshillë për ta që duan ta kujtojnë (Perëndinë), ose ata që duan ta falenderojnë (Ate)

Verse 63 — Surah Al-Furqan 25:63

E, robërit e Bamirësit të Gjithëmbarshëm janë ata, të cilët ecin thjeshtë nëpër Tokë. E, kur xhahilat i sulmojnë këta, me fjalë – përgjigjen: “Qetësia qoftë!”

Verse 64 — Surah Al-Furqan 25:64

Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë

Verse 65 — Surah Al-Furqan 25:65

dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh mundimin e xhehennemit! Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij (zjarrit), është shkatërrim i paevitueshëm

Verse 66 — Surah Al-Furqan 25:66

me të vërtetë, ai (xhehennemi), është vendbanim dhe vendstrehim i shëmtuar

Verse 67 — Surah Al-Furqan 25:67

edhe ata që, kur ndajnë (nga pasuria e tyre) – as nuk shkapërderdhin, as nuk koprracojnë, por që i përmbahen mesatares

Verse 68 — Surah Al-Furqan 25:68

edhe ata që pos Perëndisë, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Perëndia, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri, - e kush i bën këto do t’i takojë dënimi i mëkatit

Verse 69 — Surah Al-Furqan 25:69

i cili (dënim), do t’i dyfishohet në Ditën e Kijametit dhe ai do të qëndrojë përherë në të (dënim), i poshtëruar

Verse 70 — Surah Al-Furqan 25:70

përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Perëndia, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Perëndia është falës e mëshirues

Verse 71 — Surah Al-Furqan 25:71

E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Perëndia

Verse 72 — Surah Al-Furqan 25:72

edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm, e kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet

Verse 73 — Surah Al-Furqan 25:73

dhe ata, të cilët, kur të përkujtohen me argumentet e Zotit të tyre, nuk binë para tyre, as të shurdhër as të verbër (por dëgjojnë e meditojnë)

Verse 74 — Surah Al-Furqan 25:74

dhe ata që thonë: “O Zoti ynë dhurona neve në gratë tona dhe trashëgimtarët tanë burim gëzimi, dhe bëna neve shembull për të mirë!” –

Verse 75 — Surah Al-Furqan 25:75

të tillët (që u përmendën), do të shpërblehen me xhennet, meqë duruan, dhe do të takohen në të – me përshëndetje (në mes njëri-tjetrit) dhe me selam (prej Perëndisë dhe engjëjve)

Verse 76 — Surah Al-Furqan 25:76

ku, do të qëndrojnë përherë, e sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai

Verse 77 — Surah Al-Furqan 25:77

Thuaj: “Zoti im nuk do t’ju përfillte, sikur të mos ishte lutja juaj; e ju keni përgënjeshtruar, andaj dënimi për ju do të jetë i paevitueshëm”