Back to Languages

Albanian - Chapter 30 - Ar-Rum

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Ar-Rum 30:1

Verse 2 — Surah Ar-Rum 30:2

U mundën Bizantinët

Verse 3 — Surah Ar-Rum 30:3

në afërsi të tokës (arabe), por ata pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë

Verse 4 — Surah Ar-Rum 30:4

brenda shtatë – nëntë (disa) vjetëve; me të vërtetë, vendimi i Perëndisë, është para (humbjes) dhe pas (fitorjes). Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët –

Verse 5 — Surah Ar-Rum 30:5

për ndihmën e Perëndisë, - Ai ndihmon kë të dojë dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues –

Verse 6 — Surah Ar-Rum 30:6

(ky është) premtimi i Perëndisë, e Perëndia nuk e then premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 7 — Surah Ar-Rum 30:7

Ata dinë vetëm anën sipërfaqësore të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm (indiferent)

Verse 8 — Surah Ar-Rum 30:8

Vallë, a nuk mendojnë ata për vetveten? Perëndia, ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre – vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre

Verse 9 — Surah Ar-Rum 30:9

Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin se si kanë pëfunduar popujt e mëparshëm? Ata, kanë qenë më të fortë se këta, dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se që e punojnë këta, e pejgamberët e tyre u kanë sjellë argumente të qarta. Perëndia, nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum

Verse 10 — Surah Ar-Rum 30:10

Pastaj, përfundimi i atyre që punuan keq, qe e keqja e madhe, ngase i përgënjeshtronin ajetet e Perëndisë dhe talleshin me to

Verse 11 — Surah Ar-Rum 30:11

Perëndia e fillon krijimin (prej asgjëje), e pastaj, e përsëritë (pas vdekjes), dhe pastaj tek Ai do të ktheheni

Verse 12 — Surah Ar-Rum 30:12

E, atë ditë kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit), njerëzit e këqinj do të mbesin shpresëkëputur

Verse 13 — Surah Ar-Rum 30:13

ata nuk do të kenë ndërmjetës nga idhujt e vet, dhe ata do t’i mohojnë idhujtë e tyre

Verse 14 — Surah Ar-Rum 30:14

E, atë ditë kur të arrijë çasti i ringjalljes (Dita e Kijametit), atë ditë ata, - do të ndahen

Verse 15 — Surah Ar-Rum 30:15

ata që anë besuar dhe që kanë punuar vepra të mira – në kopshtin e xhennetit do të jenë të gëzuar

Verse 16 — Surah Ar-Rum 30:16

e ata që kanë mohuar dhe përgënjeshtruar ajetet Tona dhe takimin në Ditën e Kijametit, ata do të hudhen në zjarr

Verse 17 — Surah Ar-Rum 30:17

Larësonie Perëndinë kur bie muzgu dhe kur gëdhinë drita

Verse 18 — Surah Ar-Rum 30:18

Dhe, për Te është falenderimi në qiej dhe në Tokë – në mbrëmje dhe në mesditë –

Verse 19 — Surah Ar-Rum 30:19

Ai, krijon (nxjerrë) të gjallin prej të vdekurit, dhe krijon të vdekurin prej të gjallit dhe e gjallëron tokën pas vdekjes (shkretërimit) të saj; - poashtu edhe ju do të nxirreni (prej varreve – të ringjallur)

Verse 20 — Surah Ar-Rum 30:20

Dhe, prej argumenteve të Tij, është që ju u krijuat prej dheut, pastaj përnjëherë jeni bërë njerëz dhe jeni shpërndarë në të gjitha anët

Verse 21 — Surah Ar-Rum 30:21

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë

Verse 22 — Surah Ar-Rum 30:22

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është krijimi i qiejve dhe i Tokës, dhe llojllojshmëria e gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja (racave). Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për të diturit

Verse 23 — Surah Ar-Rum 30:23

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është gjumi juaj – natën dhe ditën, dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë

Verse 24 — Surah Ar-Rum 30:24

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë

Verse 25 — Surah Ar-Rum 30:25

Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhërit të Tij, pastaj kur t’ju thërret Ai me një të thirrur nga toka, ju atëherë – përnjëherë do të dilni (do të ringjalleni)

Verse 26 — Surah Ar-Rum 30:26

Dhe, Atij i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. Të gjitha ipërulen Atij

Verse 27 — Surah Ar-Rum 30:27

Ai krijon prej asgjëje, dhe Ai e përsëriti atë; për Te kjo është shumë lehtë. Atij i përkasin virtytet më të larta në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 28 — Surah Ar-Rum 30:28

Ai u ka sjellë një shembull prej vet jush: a janë shokë me ju – skllevërit tuaj, në furnizimin Tonë që u kemi bërë juve, e ju jeni të njëjtë në furnizim, dhe ju i druani atyre sikur që i druani njëri-tjetrit? (E, si atëherë më bëni shok Mua?) – Ja, kështu Ne, ua shpjegojmë argumentet Tona, njerëzve që mendojnë

Verse 29 — Surah Ar-Rum 30:29

Por, zullumqarët, nga padijenia ndjekin qejfet e veta. E, kush do ta udhëzojë atë që e ka humbur Perëndia? Dhe, për ta, nuk ka kurrfarë ndihmësi

Verse 30 — Surah Ar-Rum 30:30

Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, krijimtarinë e Perëndisë, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Perëndisë. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 31 — Surah Ar-Rum 30:31

duke iu drejtuar Atij (Perëndisë)! Druajuni Atij dhe falni namazin e mos u bëni si ata që i bëjnë shok Atij

Verse 32 — Surah Ar-Rum 30:32

si ata, që fenë e vet e kanë përçarë dhe janë ndarë në grupe, e çdo grup është i kënaqur me atë që ka para vetes

Verse 33 — Surah Ar-Rum 30:33

E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet

Verse 34 — Surah Ar-Rum 30:34

për ta mohuar atë që u kemi dhënë Ne. (U thuhet atyre): “E, kënaquni, meqë së shpejti do ta dini!”

Verse 35 — Surah Ar-Rum 30:35

A mos vallë u kemi dërguar Ne atyre (ndonjë) argument, që flet për atë që më bënin Mua shok ata

Verse 36 — Surah Ar-Rum 30:36

E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën

Verse 37 — Surah Ar-Rum 30:37

Vallë, a nuk dinë ata se Perëndia i jep furnizim të gjerë dhe ia pakëson kujt të dojë. Me të vërtetë, për këtë ka argument për njerëzit që besojnë

Verse 38 — Surah Ar-Rum 30:38

Jepja të afërmit të drejtën e tij, edhe të varfërit edhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë)! Kjo është më së miri për ata që e duan kënaqësinë e Perëndisë; e të tillët janë të shpëtuar

Verse 39 — Surah Ar-Rum 30:39

E, të hollat që i jepni për t’u shtuar me të hollat e njerëzve tjerë, nuk do të shtohen te Perëndia, kurse çkado që të jepni nga lëmosha, për ta arritur kënaqësinë e Perëndisë, të atillëve do t’u shumëfishohen (të mirat)

Verse 40 — Surah Ar-Rum 30:40

Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij

Verse 41 — Surah Ar-Rum 30:41

U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim

Verse 42 — Surah Ar-Rum 30:42

Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve; shumica e tyre kanë qenë idhujtarë

Verse 43 — Surah Ar-Rum 30:43

Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë (islamizmin), para se të vie prej Perëndisë Dita që nuk mund të shtyhet (nga askush). Atë ditë – ata do të ndahen

Verse 44 — Surah Ar-Rum 30:44

ata që nuk kanë besuar, mohimi është në dëm të tyre, e ata që kanë punuar vepra të mira – vetes i kanë përgatitur (të mira)

Verse 45 — Surah Ar-Rum 30:45

ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Perëndia do t’i shpërblejë nga dhuntitë e Veta. E, ai, me të vërtetë, nuk i don mohuesit

Verse 46 — Surah Ar-Rum 30:46

Dhe, njëri prej dokumenteve të Tij, është dërgimi i erërave sihariquese, që të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhërin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës

Verse 47 — Surah Ar-Rum 30:47

Dhe, me të vërtetë, Na, kemi dërguar pejgamber para teje – te popujt e tyre, e ata u kanë ardhur atyre me argumente të qarta, e i kemi ndëshkuar ata që kanë bërë mëkate, - e për ne, është që t’i ndihmojmë besimtarët

Verse 48 — Surah Ar-Rum 30:48

Perëndia është ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, e (Ai) i shpërndanë ato nëpër qiell si të dojë dhe i copton ato në pjesë-pjesë, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhurojë kë të dojë nga robërit e Vet, e atëherë ata gëzohen përnjëherësh

Verse 49 — Surah Ar-Rum 30:49

edhe pse, me të vërtetë, para se t’u vie shiu, kanë qenë të dëshpëruar

Verse 50 — Surah Ar-Rum 30:50

Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Perëndisë, si e gjallëron tokën pas shkretërimit të saj. Ai, me të vërtetë, do t’i ringjallë edhe të vdekurit dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë

Verse 51 — Surah Ar-Rum 30:51

Dhe, sikur të dërgonim Ne – furtunë, e ata të shihnin që çdo gjë është zverdhur, edhe pas kësaj do të mbeteshin mohues të dhuntive

Verse 52 — Surah Ar-Rum 30:52

Me të vërtetë, ti (o Muhammed!) nuk mund të bësh që i vdekuri, dhe as i shurdhëti të dëgjojnë tirrjen kur ata ta kthejnë shpinën ty duke u larguar

Verse 53 — Surah Ar-Rum 30:53

dhe ti nuk mund ta udhëzosh të verbërin nga humbja e tij. Ti, mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Dhe, ata janë muslimanë të vërtetë

Verse 54 — Surah Ar-Rum 30:54

Perëndia është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë

Verse 55 — Surah Ar-Rum 30:55

Dhe, atë Ditë kur të arrijë Çasti (Kijameti), betohen mëkatarët, se në varr (tokë) kanë qëndruar një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta

Verse 56 — Surah Ar-Rum 30:56

E, (mëkatarëve), të cilëve u është dituria dhe besimi, u thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Perëndia në Libër – deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por që ju (këtë) nuk e keni ditur”

Verse 57 — Surah Ar-Rum 30:57

Atë Ditë – atyre që kanë bërë zullum – nuk do t’u bëjë dobi arsyetimi, as nuk do t’u lejohet që të kërkojnë falje

Verse 58 — Surah Ar-Rum 30:58

Dhe, me të vërtetë, në këtë Kur’an, Na u kemi sjellë njerëzve gjithëfarë shembuj. E, sikur ti, t’u sjellësh atyre çfarëdo argumenti (mrekullie), ata (mohuesit), me siguri, do të thonin: “Ju jeni vetëm të degjeneruar”

Verse 59 — Surah Ar-Rum 30:59

Ja, kështu, Perëndia ua vulos zemrat atyre që nuk dinë

Verse 60 — Surah Ar-Rum 30:60

Duro ti (o Muhammed), se me siguri, premtimet e Perëndisë, janë të vërteta dhe le të mos mashtrojnë kurrsesi ata që nuk besojnë