Back to Languages

Albanian - Chapter 36 - Ya-Sin

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Ya-Sin 36:1

Verse 2 — Surah Ya-Sin 36:2

Pasha Kur’anin plotë dijeni

Verse 3 — Surah Ya-Sin 36:3

me të vërtetë, ti (o Muhammed!) je pejgamber

Verse 4 — Surah Ya-Sin 36:4

në rrugën e drejtë

Verse 5 — Surah Ya-Sin 36:5

me shpalljen e të Plotëfuqishmit, Mëshiruesit

Verse 6 — Surah Ya-Sin 36:6

që ta paralajmërosh popullin – paraardhësit e të cilit nuk ishin të paralajmëruar, prandaj (ata) kanë qenë të pakujdesshëm

Verse 7 — Surah Ya-Sin 36:7

Me të vërtetë, u realizua Fjala (e dënimit) ndaj shumicës së tyre – e ata nuk besojnë

Verse 8 — Surah Ya-Sin 36:8

Ne u vumë pranga në qafë, e ato u arrijnë deri në nënmjekërr, - andaj ata janë me kokë përpjetë

Verse 9 — Surah Ya-Sin 36:9

dhe Ne, vumë perde para tyre dhe perde pas tyre, e i mbuluam, e ata nuk shohin

Verse 10 — Surah Ya-Sin 36:10

dhe për ata është njëlloj, i paralajmërove oe nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë

Verse 11 — Surah Ya-Sin 36:11

Me të vërtetë, paralajmërimi yt i sjell dobi vetëm atij që ndjek Këshillën (Kur’anin) dhe i druan Mëshiruesit dhe fshehtas (pa e parë); e sihariqoje atë duke ia falë mëkatet dhe duke i dhënë shpërblim të begatshëm

Verse 12 — Surah Ya-Sin 36:12

Ne, me të vërtetë, i ringjallim të vdekurit, shënojmë veprat që i kanë paraqitur dhe gjurmët e tyre, e Ne i numërojmë të gjitha ato në Librin e qartë

Verse 13 — Surah Ya-Sin 36:13

Përmendju atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur u erdhën atyre pejgamberët

Verse 14 — Surah Ya-Sin 36:14

Kur Ne u dërguam atyre dy, e ata i konsideronin gënjeshtarë, madje i përforcuam me të tretin, e thanë: “Ne, me të vërtetë, jemi dërguar te ju!”

Verse 15 — Surah Ya-Sin 36:15

Ata (banorët e qytetit), ju thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e Bamirësi nuk ju ka zbritur asgjë; ju vetëm gënjeni”

Verse 16 — Surah Ya-Sin 36:16

Thanë (pejgamberët): “Zoti ynë e di që ne, me të vërtetë, jemi dërguar pejgamberë te ju

Verse 17 — Surah Ya-Sin 36:17

dhe se jemi të obliguar vetëm që të shpallim qartë”

Verse 18 — Surah Ya-Sin 36:18

Thanë (banorët): “Ne parandjejmë fatkeqësi nga ju; e nëse nuk frenoheni, do t’ju gjuamë me gurë dhe me siguri do t’ju godas dënimi i dhembshëm prej nesh”

Verse 19 — Surah Ya-Sin 36:19

Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”

Verse 20 — Surah Ya-Sin 36:20

E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët

Verse 21 — Surah Ya-Sin 36:21

pasoni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi, e ata janë në rrugën e drejtë

Verse 22 — Surah Ya-Sin 36:22

Pse të mos e adhuroj unë Ate, i cili më ka krijuar. E, te Ai do të ktheheni ju

Verse 23 — Surah Ya-Sin 36:23

Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata

Verse 24 — Surah Ya-Sin 36:24

Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë

Verse 25 — Surah Ya-Sin 36:25

Unë, me të vërtetë, i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”

Verse 26 — Surah Ya-Sin 36:26

I thuhet atij: “Hyn në xhennet!” Ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im

Verse 27 — Surah Ya-Sin 36:27

për çka më fali (nga mëkatet) Zoti im dhe më bëri të nderuar!”

Verse 28 — Surah Ya-Sin 36:28

Dhe, Ne nuk i kemi dërguar kurrfarë ushtrie (nga qielli) popullit të tij – pas tij, dhe Ne nuk kemi dërguar asgjë

Verse 29 — Surah Ya-Sin 36:29

vetëm një zë të tmerrshëm, e u shuan përnjëherësh

Verse 30 — Surah Ya-Sin 36:30

Ah, sa mjerim për ata njerëz! Kurdo që u vinte ndonjë pejgamber, ata nuk bënin tjetër, por vetëm talleshin me te

Verse 31 — Surah Ya-Sin 36:31

Vallë, a nuk panë ata se sa e sa gjenerata para tyre i kemi shkatërruar, e nuk u kthyen

Verse 32 — Surah Ya-Sin 36:32

e të gjithë ata do të paraqiten bashkërisht te Ne

Verse 33 — Surah Ya-Sin 36:33

E, dëshmi për ta – është toka e vdekur; Ne e ngjallim atë, dhe nga ajo nxjerrim kokrra (drithëra), me të cilat ushqeheni

Verse 34 — Surah Ya-Sin 36:34

Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmesh dhe vreshta, - dhe kemi bërë në të burime uji

Verse 35 — Surah Ya-Sin 36:35

që ata t’i hanë frutet e tyre dhe nga ato që i punojnë duart e tyre; e përse ata nuk duan të jenë mirënjohës

Verse 36 — Surah Ya-Sin 36:36

Qoftë lavdëruar Ai që i ka krijuar të gjitha llojet (gjinitë): çka binë prej tokës, dhe nga ata vetë (njerëzit) dhe nga ajo që ata nuk dinë

Verse 37 — Surah Ya-Sin 36:37

Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë

Verse 38 — Surah Ya-Sin 36:38

Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit

Verse 39 — Surah Ya-Sin 36:39

Dhe Hënës ia kemi caktuar pozitat; ajo kthehet (duke qenë e plotë) e bëhet si rremi (i hollë) i vjetër i hurmës

Verse 40 — Surah Ya-Sin 36:40

As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën, e as nata (Hëna) nuk mund ta kalojë ditën (Diellin); të gjitha lundrojnë në hapsirën qiellore (ose: çdo trup qiellor lëvizë)

Verse 41 — Surah Ya-Sin 36:41

Dhe argument për ta është që pasardhësit e tyre i ngarkuam në anije përplot

Verse 42 — Surah Ya-Sin 36:42

dhe, për ta, Ne krijuam bartëse të ngjashme me anijen në të cilën hipin (e udhëtojnë)

Verse 43 — Surah Ya-Sin 36:43

Dhe, po të duam Ne, ata i fundosim; andaj – as nuk do të mund t’u ndihmojë kush, as nuk do të mund të shpëtojnë

Verse 44 — Surah Ya-Sin 36:44

përpos me mëshirën Tonë dhe të kënaqen deri në një kohë

Verse 45 — Surah Ya-Sin 36:45

E, kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj (dënimit) që keni para jush (në këtë botë) dhe atë që është pas jush (botën tjetër), për të qenë të mëshiruar...”

Verse 46 — Surah Ya-Sin 36:46

Dhe, atyre nuk u vinte asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre, e që ata të mos shmangeshin nga ato

Verse 47 — Surah Ya-Sin 36:47

E, kur atyre ju thuhet: “Jepni nga ato me të cilat Perëndia u ka furnizuar juve”, - e atëherë, mohuesit u thonë besimtarëve: “Vallë, a ne t’i ushqejmë ata, të cilët do t’i ushqente Perëndia – po të donte? Me të vërtetë, ju jeni në humbje të qartë!”

Verse 48 — Surah Ya-Sin 36:48

Dhe, ata (mohusit) thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”

Verse 49 — Surah Ya-Sin 36:49

Ata presin vetëm një zë të tmerrshëm, që do t’i kaplojë duke u grindur njëri me tjetrin

Verse 50 — Surah Ya-Sin 36:50

E, ata nuk do të mund t’i kryejnë porositë e as të kthehen te familja e tyre

Verse 51 — Surah Ya-Sin 36:51

Dhe, do të fryhet në Sur, e ata do të dalin nga varret dhe nxitojnë kah Zoti i tyre

Verse 52 — Surah Ya-Sin 36:52

duke thënë: “Kuku për ne! kush na ngjalli (çoi) prej shtretërve tanë?” (Ju thuhet): “Ja, kjo është ajo që e ka premtuar Mëshiruesi i Madh, e pejgamberët e kanë thënë të vërtetën

Verse 53 — Surah Ya-Sin 36:53

Do të jetë ai vetëm një zë i tmerrshëm, e ata të gjithë (përnjëherë) do të prezentohen para Nesh

Verse 54 — Surah Ya-Sin 36:54

Ja, sot (në këtë ditë), askujt nuk do t’i bëhet ndonjë padrejtësi, dhe ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni punuar

Verse 55 — Surah Ya-Sin 36:55

Atë ditë, me të vërtetë, banorët e Xhennetit janë të angazhuar me kënaqësi

Verse 56 — Surah Ya-Sin 36:56

ata dhe gratë e tyre janë në hije (fllade), të mbështetur në kolltuqe

Verse 57 — Surah Ya-Sin 36:57

në të (xhennet) – për ta, ka pemë dhe çdo gjë që dëshirojnë

Verse 58 — Surah Ya-Sin 36:58

“Selam!” – (përshëndetën ata) me fjalë prej Zotit Mëshirues

Verse 59 — Surah Ya-Sin 36:59

(u thuhet): “e veçohuni sot ju, o mëkatarë!”

Verse 60 — Surah Ya-Sin 36:60

Vallë, a nuk ju kam urdhëruar, o bijtë e Ademit, që të mos e adhuroni djallin, se ai, me të vërtetë, është armik i përbetuar i juaji

Verse 61 — Surah Ya-Sin 36:61

por vetëm Mua më adhuroni! Kjo është rrugë e drejtë

Verse 62 — Surah Ya-Sin 36:62

Ai (djalli), me të vërtetë, ka humbur shumë grupe njerëzish prej jush, e vallë, a nuk keni menduar

Verse 63 — Surah Ya-Sin 36:63

(U thuhet atyre): “Ky është xhehennemi, që u është premtuar

Verse 64 — Surah Ya-Sin 36:64

kalluni (digjuni) tani në të (xhehennem), ngase nuk keni besuar!”

Verse 65 — Surah Ya-Sin 36:65

Sot, Ne do t’u vulosim gojët e tyre, e do të flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë fituar

Verse 66 — Surah Ya-Sin 36:66

Sikur të donim Ne, Ne do t’ju vërbonim sytë atyre duke ua rrafshur fytyrën, e ata do ta kërkonin rrugën; po, vallë si do të shihnin

Verse 67 — Surah Ya-Sin 36:67

Dhe, sikur të kishim dashur, Ne do t’i kishim shndërruar ata (prej krijese njerëzore në krijesa tjera) në atë moment, e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin

Verse 68 — Surah Ya-Sin 36:68

Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata

Verse 69 — Surah Ya-Sin 36:69

Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë

Verse 70 — Surah Ya-Sin 36:70

për ta paralajmëruar atë që është i gjallë (i mençur), dhe për t’u realizuar fjala (dënimi) ndaj mohuesve

Verse 71 — Surah Ya-Sin 36:71

Vallë, a nuk shohin ata, se Ne për ta i kemi krijuar shtazët – me mjeshtrinë Tonë, e ata i posedojnë

Verse 72 — Surah Ya-Sin 36:72

dhe bëmë që ato t’u nënshtrohen atyre – disa i shalojnë e prej disave ushqehen

Verse 73 — Surah Ya-Sin 36:73

dhe nga ato kanë shumë dobi, dhe pije (qumështi). E, vallë, si nuk falenderohen

Verse 74 — Surah Ya-Sin 36:74

Dhe, ata pos Perëndisë, kanë besuar në zotëra tjerë, duke shpresuar se do t’u ndihmojnë ata (idhujt)

Verse 75 — Surah Ya-Sin 36:75

mirëpo, ata nuk mund t’u ndihmojnë atyre, dhe ata janë për ta një ushtri e pranishme (në ferr)

Verse 76 — Surah Ya-Sin 36:76

Dhe, mos të pikëllojnë ty fjalët e tyre! Na, me të vërtetë, i dimë ato që i fshehin ata dhe çka shpallin

Verse 77 — Surah Ya-Sin 36:77

A nuk sheh njeriu se si Ne e krijuam atë prej pikës së ujit (farës – spermës), e megjithatë, ai është kundërshtar i hapët

Verse 78 — Surah Ya-Sin 36:78

dhe ai na sjell shembull, e harron krijimin e vet. Thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat duke qenë ato të kalbura (shkapërderdhura)?”

Verse 79 — Surah Ya-Sin 36:79

Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi për herë të parë; Ai i di të gjitha ato që i ka krijuar

Verse 80 — Surah Ya-Sin 36:80

(Ai), i cili e bër për ju – prej drurit të njomë – zjarrin dhe ju prej ti ndizni”

Verse 81 — Surah Ya-Sin 36:81

Vallë, a nuk është i pushtetshëm ai që krijoi qiejt dhe Tokën – të krijoi qenie të ngjashme (të ringjallë pas vdekjes)? Po, me të vërtetë, Ai është Krijues i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshëm

Verse 82 — Surah Ya-Sin 36:82

Dispozita e Tij (Perëndisë), kur dëshiron të bëjë diçka, është vetëm të thotë: “Bëhu!” – dhe ajo bëhet

Verse 83 — Surah Ya-Sin 36:83

I lartësuar është Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi çdo gjë! Dhe, tek Ai do të ktheheni