Back to Languages

Albanian - Chapter 41 - Fussilat

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Fussilat 41:1

Verse 2 — Surah Fussilat 41:2

(Kjo është) Shpallja prej Bamirësit, Mëshiruesit

Verse 3 — Surah Fussilat 41:3

Libër, argumentet e të cilit janë të qarta, (që është) Kur’ani në gjuhën arabe, për popullin që di

Verse 4 — Surah Fussilat 41:4

si sihariques dhe paralajmërues, por shumica e tyre janë shmangë (prej studimit të tij) e nuk duan të dëgjojnë

Verse 5 — Surah Fussilat 41:5

(por) thonë: “Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) atë që na thërret ti neve, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e në mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë”

Verse 6 — Surah Fussilat 41:6

Thuaj: “Unë, me të vërtetë, jam njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot, andaj lutjuni Atij sinqerisht dhe kërkoni falje prej Tij! E, mjerë për ata që i bëjnë shok Atij

Verse 7 — Surah Fussilat 41:7

të cilët nuk japin zeqatin dhe të cilët nuk besojnë në jetën tjetër

Verse 8 — Surah Fussilat 41:8

Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim të pandërprerë

Verse 9 — Surah Fussilat 41:9

Thuaj (o Muhammed!): “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë (periudha kohore) – dhe madje i përshkruani Atij shok? (Ja), ky është Zoti i gjithësisë!”

Verse 10 — Surah Fussilat 41:10

Dhe, krijoi në Tokë (sipërfaqe të saj) male të palëvizshme, e bëri që në të – të krijohen shumë begati, dhe u caktoi në te (të gjithëve) furnizimin e tyre, të gjitha këto për katër ditë (periudha kohore); ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin

Verse 11 — Surah Fussilat 41:11

Pastaj, vendosi (të rregullojë) qiellin, e ai ishte në gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokës: “Dukuni (ejani të përulur) me dashje ose me dhunë!” e ata u përgjigjë: “Erdhëm vullnetarisht!”

Verse 12 — Surah Fussilat 41:12

Dhe, Ai krijoi (të jenë) shtatë qiej në dy ditë (periudha kohore), dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin më të afërm e kemi zbukuruar me yje të shkëlqyer dhe i ruajmë ato. Kjo është dispozita e të Plotëfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit

Verse 13 — Surah Fussilat 41:13

Nëse shmangen (refuzojnë besimin), ti thuaju: “Ju paralajmëroj me bubullimë (dënimin e tmerrshëm)) aso dënimi çfarë e goditi Adin e Themudin

Verse 14 — Surah Fussilat 41:14

kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”

Verse 15 — Surah Fussilat 41:15

Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona

Verse 16 — Surah Fussilat 41:16

Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet

Verse 17 — Surah Fussilat 41:17

Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar

Verse 18 — Surah Fussilat 41:18

e, i shpëtuam ata që besuan dhe që janë ruajtë (prej të këqiave)

Verse 19 — Surah Fussilat 41:19

(Kujtoju atyre) Ditën kur do të tubohen armiqët e Perëndisë te zjarri (në vendin e llogarisë), e do të tubohen duke u shtyrë me forcë (dhunë)

Verse 20 — Surah Fussilat 41:20

dhe kur të vijnë tek ai (zjarri), kundër tyre do të dërshmojnë, veshët e tyre, sytë e tyre, dhe lëkurat e tyre – për atë që kanë punuar

Verse 21 — Surah Fussilat 41:21

Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”

Verse 22 — Surah Fussilat 41:22

Ju nuk jeni fshehur (nga frika), që kundër jush të mos dëshmojnë veshët tuaj, dhe sytë tuaj dhe lëkura juaj, por ngase keni besuar se Perëndia nuk do t’i dijë shumë ato që i keni punuar

Verse 23 — Surah Fussilat 41:23

Dhe, kjo bindje e juaj, që keni pasur në Zotin tuaj, u ka shkatërruar juve, e u bëtë prej atyre që janë në humbje

Verse 24 — Surah Fussilat 41:24

E, nëse ata bëhen (edhe) të durueshëm, zjarri është vendstrehim për ta; e nëse kërkojnë kthim, nuk do t’u lejohet kthimi

Verse 25 — Surah Fussilat 41:25

Ne, u kemi pas caktuar atyre (mohuesve) shokët e këqinj, të cilët ua zbukuronin atyre – ato që janë para tyre dhe ato që janë pas tyre, e në ta u realizua fjala (e dënimit), së bashku me popujt që kanë qenë para tyre – prej xhindëve dhe njerëzve. Këta, me të vërtetë, kanë qenë të shkatërruar

Verse 26 — Surah Fussilat 41:26

Mohuesit kanë thënë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe flisni me zë të lartë, për ta mund atë!”

Verse 27 — Surah Fussilat 41:27

Do të bëjmë Ne, që ta shijojnë mohuesit dënimin e ashpër dhe do t’i dënojmë ata me më të keqen, për veprat që kanë bërë

Verse 28 — Surah Fussilat 41:28

Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona

Verse 29 — Surah Fussilat 41:29

(Atëherë) mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, tregona ata (dy grupe) prej xhindëve dhe njerëzve, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shtrojmë nën këmbët tona, e të bëhen ndër më të fundmit (në zjarr)!”

Verse 30 — Surah Fussilat 41:30

Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar

Verse 31 — Surah Fussilat 41:31

Ne jemi të afërmit tuaj në jetën e kësaj bote dhe të së ardhmes; ju në te (xhennet) do të keni çka të dëshironi dhe çka të kërkoni

Verse 32 — Surah Fussilat 41:32

si gosti prej Atij që falë shumë dhe që është mëshirues”

Verse 33 — Surah Fussilat 41:33

E, kush flet më bukur se ai që thërret te Perëndia, bënë vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë, jam musliman!”

Verse 34 — Surah Fussilat 41:34

Nuk barazohet e mira dhe e keqja! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë – armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë

Verse 35 — Surah Fussilat 41:35

Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që durojnë dhe këtë mund ta arrijnë vetëm ata që janë të pajisur (me virtyte të bukura)

Verse 36 — Surah Fussilat 41:36

E, nëse djalli fillon të të mashtrojë, kërko mbështetje te Perëndia. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha

Verse 37 — Surah Fussilat 41:37

Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Perëndinë, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij

Verse 38 — Surah Fussilat 41:38

E, nëse ata madhështohen, - po, ata që janë te Zoti yt (engjëjt), e lavdërojnë Atë natën dhe ditën, e kurrë nuk mërziten

Verse 39 — Surah Fussilat 41:39

Njëri nga argumentet e Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur – të thatë, e kur e lëshojmë në të shiun, toka lëvizë dhe gjallohet. Me të vërtetë Ai që e ngjallë atë, i ngjallë edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë

Verse 40 — Surah Fussilat 41:40

Me të vërtetë, ata që i shtrembërojnë argumentet Tona, nuk do të jenë të fshehtë te Ne. e, a është më e mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kijametit do të vie i qetë? Punoni çka të doni (se ju gjen ajo çka ju takon), e Ai, me të vërtetë, i sheh të gjitha çka punoni ju

Verse 41 — Surah Fussilat 41:41

Me të vërtetë, ata që e kanë mohur Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen). Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërueshëm

Verse 42 — Surah Fussilat 41:42

të cilit nuk mund t’i vie gënjeshtra, nga asnjëra anë (as përpara, as përmbrapa). Kjo është shpallja prej të Gjithëdijshmit, të Falenderuarit

Verse 43 — Surah Fussilat 41:43

Nuk të thuhet ty (o Muhammed) asgjë, përpos asaj që u është thënë pejgamberëve – para teje. Me të vërtetë, Zoti yt (edhe) falë shumë, por edhe dënon dhembshëm

Verse 44 — Surah Fussilat 41:44

Sikur ta kishim shpallur Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thonin: “Të ishin ajetet e shpallura të kuptueshme! Vallë, (a Kur’ani) të jetë në gjuhën joarabe, (e pejgamberi) të jetë arab!? Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç”. Dhe, ata që nuk besojnë, kanë pengesa në veshë (janë të shurdhër) dhe ai (Kur’ani), për ta është verbëri (ata janë të verbër), thuajse thirrën prej vendeve të largëta

Verse 45 — Surah Fussilat 41:45

Dhe, Ne, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, e ata janë përçarë në të – dhe sikur të mos ishte Fjala e Zotit tënd e thënë më parë, atyre do t’u gjykohej menjëherë (në këtë jetë). Me të vërtetë, ata (mohuesit) dyshojnë thellë në këtë Libër

Verse 46 — Surah Fussilat 41:46

Kush bën mirë, bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. E, Zoti yt, nuk u bën zullum robërve (të Vet)

Verse 47 — Surah Fussilat 41:47

Vetëm Perëndia është i dijshëm kur do të ndodhë Çasti (Kijameti). Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules, as femra nuk mund të mbetet shtatzënë, as të lind, - pa dijeninë e Tij. E, atë Ditë kur Ai i thërret (idhujtarët): “Ku janë shokët e Mi, që m’i përshkruanit Mua?” Ata përgjigjen: “Na të lajmërojmë Ty se prej nesh nuk ka asnjë dëshmitar për ta (se janë shok të Tu)”

Verse 48 — Surah Fussilat 41:48

Humbën (prej tyre) ata që i adhuronin më parë, dhe ata (tani), e dinë se nuk ka strehim për ta

Verse 49 — Surah Fussilat 41:49

Njeriu nuk mërzitet kurrë duke kërkur të mirën (te Perëndia), e nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humbë shpresën

Verse 50 — Surah Fussilat 41:50

Nëse i japim atij (njeriut) që ta shijojë mëshirën Tonë, pas një fatkeqësie që e ka goditur atë, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj, dhe unë nuk besoj se do të ndodhë Çasti (Dita e Kijametit), e nëse kthehem te Zoti im, tek Ai më takon e mira e madhe”. Me të vërtetë, Ne do t’i lajmërojmë mohuesit, për atë që kanë punuar dhe do t’u japim ta shijojnë dënimin e rëndë

Verse 51 — Surah Fussilat 41:51

Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat

Verse 52 — Surah Fussilat 41:52

Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nëse ai (Kur’ani) është prej Perëndisë, e ju nuk e besuat; kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim, larg (së vërtetës)?”

Verse 53 — Surah Fussilat 41:53

Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje

Verse 54 — Surah Fussilat 41:54

E, ata, me siguri, dyshojnë në takimin me Zotin e tyre. Dinie se, Ai (Perëndia), i përfshinë të gjitha gjërat (me fuqi dhe dijeni)