Back to Languages

Albanian - Chapter 44 - Ad-Dukhan

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Ad-Dukhan 44:1

Verse 2 — Surah Ad-Dukhan 44:2

Pasha Librin e qartë

Verse 3 — Surah Ad-Dukhan 44:3

Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kur’anin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues

Verse 4 — Surah Ad-Dukhan 44:4

Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme)

Verse 5 — Surah Ad-Dukhan 44:5

me urdhërin Tonë! Na, me të vërtetë, kemi dërguar pejgamberë

Verse 6 — Surah Ad-Dukhan 44:6

mëshirë prej Zotit tënd, - me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha

Verse 7 — Surah Ad-Dukhan 44:7

Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni me këmbëngulje

Verse 8 — Surah Ad-Dukhan 44:8

S’ka zot tjetër pos Atij. Jeta dhe vdekja janë vepër e Tij. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë

Verse 9 — Surah Ad-Dukhan 44:9

Por, at dyshojnë dhe argëtohen

Verse 10 — Surah Ad-Dukhan 44:10

andaj ti prite atë (ditë), kur nga qielli do të lëshohet tym i qartë

Verse 11 — Surah Ad-Dukhan 44:11

që do t’i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!”

Verse 12 — Surah Ad-Dukhan 44:12

(mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë

Verse 13 — Surah Ad-Dukhan 44:13

E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta

Verse 14 — Surah Ad-Dukhan 44:14

E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt) – i çmendur (prej xhindëve)”

Verse 15 — Surah Ad-Dukhan 44:15

Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak (kohë), por ju, me siguri, do të ktheheni (në mohim)”

Verse 16 — Surah Ad-Dukhan 44:16

(Kujtoju) ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë

Verse 17 — Surah Ad-Dukhan 44:17

Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik

Verse 18 — Surah Ad-Dukhan 44:18

(Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar

Verse 19 — Surah Ad-Dukhan 44:19

dhe mos u madhëroni (mos u ngritni) mbi Perëndinë; unë, me të vërtetë, po ju sjell (prej Tij) dokument të qartë

Verse 20 — Surah Ad-Dukhan 44:20

dhe unë mbështetem në Zotin tim dhe Zotin tuaj (për të më mbrojtur), që të mos më mbytni me gurë

Verse 21 — Surah Ad-Dukhan 44:21

e, nëse nuk më besoni, atëherë (bile) largohuni prej meje

Verse 22 — Surah Ad-Dukhan 44:22

(Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!”

Verse 23 — Surah Ad-Dukhan 44:23

(Perëndia, atij i tha): “Ec me robërit e Mi natën, meqë do t’ju ndjekin

Verse 24 — Surah Ad-Dukhan 44:24

dhe lëre ti detin e hapur, se ata, me të vërtetë, do të janë ushtri e fundosur”

Verse 25 — Surah Ad-Dukhan 44:25

E, sa e sa kopshtije e burime i lanë ata

Verse 26 — Surah Ad-Dukhan 44:26

ara të mbjella dhe pallate të mrekullueshme

Verse 27 — Surah Ad-Dukhan 44:27

dhuntitë, në të cilat kënaqeshin

Verse 28 — Surah Ad-Dukhan 44:28

(ajo ka qenë) kështu, dhe Ne u kemi dhënë trashëgim ato (dhuntitë e tyre) popullit tjetër –

Verse 29 — Surah Ad-Dukhan 44:29

Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër)

Verse 30 — Surah Ad-Dukhan 44:30

e Na, me të vërtetë, i shpëtuam bijtë e Israelit nga dënimi poshtërues

Verse 31 — Surah Ad-Dukhan 44:31

prej Faraonit, - ai ishte mendjemadh, njeri që për keq kalonte çdo kufi –

Verse 32 — Surah Ad-Dukhan 44:32

dhe, në të vërtetë, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjerë (të asaj kohe)

Verse 33 — Surah Ad-Dukhan 44:33

dhe u kemi dhënë argumente, në të cilat ka sprova të qarta

Verse 34 — Surah Ad-Dukhan 44:34

E, këta (Kurejshit), në të vërtetë, thonin

Verse 35 — Surah Ad-Dukhan 44:35

“Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, na nuk do të ringjallemi (më)

Verse 36 — Surah Ad-Dukhan 44:36

na i sjellni pra (ringjallna) të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!”

Verse 37 — Surah Ad-Dukhan 44:37

A janë këta më të mirë apo populli i Tubbas, apo ata para tyre (Tubbas)? – Ata, Na i kemi shkatërruar, meqë, me të vërtetë, ishin popull mëkatarë

Verse 38 — Surah Ad-Dukhan 44:38

Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim)

Verse 39 — Surah Ad-Dukhan 44:39

Na i kemi krijur ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë

Verse 40 — Surah Ad-Dukhan 44:40

Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë

Verse 41 — Surah Ad-Dukhan 44:41

Dita kur i afërmi nuk mund t’i ndihmojë asgjë të afërmit, as që atyre do t’u ndihmojë kush

Verse 42 — Surah Ad-Dukhan 44:42

pos ata që i ka mëshiruar Perëndia, sepse Ai, në të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues

Verse 43 — Surah Ad-Dukhan 44:43

Me të vërtetë, druri i Zekkumit (një lloj druri tepër i idhët)

Verse 44 — Surah Ad-Dukhan 44:44

do të jetë ushqim i mëkatarit

Verse 45 — Surah Ad-Dukhan 44:45

në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë

Verse 46 — Surah Ad-Dukhan 44:46

ashtu si vëlon uji i nxehtë

Verse 47 — Surah Ad-Dukhan 44:47

(engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit

Verse 48 — Surah Ad-Dukhan 44:48

e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!”

Verse 49 — Surah Ad-Dukhan 44:49

(I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde)

Verse 50 — Surah Ad-Dukhan 44:50

kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!”

Verse 51 — Surah Ad-Dukhan 44:51

E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt

Verse 52 — Surah Ad-Dukhan 44:52

në mes kopshtijeve dhe burimeve

Verse 53 — Surah Ad-Dukhan 44:53

të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit

Verse 54 — Surah Ad-Dukhan 44:54

Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur

Verse 55 — Surah Ad-Dukhan 44:55

Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt)

Verse 56 — Surah Ad-Dukhan 44:56

në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit

Verse 57 — Surah Ad-Dukhan 44:57

kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh

Verse 58 — Surah Ad-Dukhan 44:58

Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata

Verse 59 — Surah Ad-Dukhan 44:59

andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)