Back to Languages

Albanian - Chapter 45 - Al-Jathiyah

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jathiyah 45:1

Verse 2 — Surah Al-Jathiyah 45:2

(Kjo është) Shpallja e Librit të Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm

Verse 3 — Surah Al-Jathiyah 45:3

Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ekzistojnë dokumente për ata që besojnë

Verse 4 — Surah Al-Jathiyah 45:4

edhe në krijimin tuaj dhe të shtazëve, të shpërndara (nëpër Tokë), ka argument për popullin që beson me këmbëngulje

Verse 5 — Surah Al-Jathiyah 45:5

edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, dhe në shiun që e lëshon Perëndia prej qielli e që me të e gjallëron tokën, pas thatësisë së saj, edhe ndërrimit të erërave, ka argumente për njerëzit që mendojnë

Verse 6 — Surah Al-Jathiyah 45:6

Këto janë argumentet e Perëndisë, të cilat Ne ty t’i tregojmë me tërë të vërtetën, e në çfarë fjale, pos Allahut (Kur’anit) dhe argumenteve të Tij, do të besojnë ata

Verse 7 — Surah Al-Jathiyah 45:7

Mjerë për çdo gënjeshtar, mëkatar (të madh)

Verse 8 — Surah Al-Jathiyah 45:8

(i cili) dëgjon argumentet e Perëndisë që i lexohen, e përsëri është mendjemadh (e duke mos pranuar), thuajse nuk i ka dëgjuar ato, sihariqoje atë me dënim të dhembshëm

Verse 9 — Surah Al-Jathiyah 45:9

E, kur të njohtohet me diçka nga ajetet Tona, ai ato – i përqeshë. Për të tillët do të ketë dënim të poshtëruar

Verse 10 — Surah Al-Jathiyah 45:10

Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh

Verse 11 — Surah Al-Jathiyah 45:11

Ky është (Kur’ani) udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm

Verse 12 — Surah Al-Jathiyah 45:12

Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës

Verse 13 — Surah Al-Jathiyah 45:13

Dhe ju ka nënshtruar juve çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka këshilla për popullin që mendon

Verse 14 — Surah Al-Jathiyah 45:14

Thuaju (o Muhammed!) besimtarëve që t’i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Perëndisë, në të cilën njerëzit do të shpërblehen sipas veprave të tyre

Verse 15 — Surah Al-Jathiyah 45:15

Kush bën mirë, e ka për vete (dobi), e kush bën keq – bënë kundër vetes, e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj

Verse 16 — Surah Al-Jathiyah 45:16

Ne, me të vërtetë, u kemi dhënë bijve të Israelit Librin, pushtetin dhe profetninë dhe i kemi furnizuar me gjëra të bukura, dhe i kemi ngritur at ambi të gjithë popujt tjerë (të asaj kohe)

Verse 17 — Surah Al-Jathiyah 45:17

dhe, u kemi dhënë argumente të qarta mbi besimin, e ata u përçanë, mu atëherë, kur u erdhi dijenia, pasiqë patën armiqësi në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kijametit për atë ë ranë në konflikt

Verse 18 — Surah Al-Jathiyah 45:18

E, pastaj, Ne ty ta kemi bërë një rrugë të drejtë (të mrekullueshme) të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas kënaqësive të atyre që nuk dinë

Verse 19 — Surah Al-Jathiyah 45:19

Me të vërtetë, ata nuk do të mund të ndihmojnë (ty) asgjë te Perëndia. Padyshim, zullumqarët i ndihmojnë njëri-tjetrit, e Perëndia i mbron ata që i druajnë Atij dhe ruhen nga mëkatet

Verse 20 — Surah Al-Jathiyah 45:20

Ky Kur’an është argument i qartë (dritë e shpëtimit) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë paluhatshëm

Verse 21 — Surah Al-Jathiyah 45:21

A mendojnë ata që bëjnë vepra të këqia se, Ne, do t’i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa gjykim i keq që është ky

Verse 22 — Surah Al-Jathiyah 45:22

E, Perëndia, krijoi qiej dhe Tokë me qëllim të plotë, në mënyrë që çdo njeri të jetë i shpërblyer (apo i dënuar) për atë që ka punuar. E, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi

Verse 23 — Surah Al-Jathiyah 45:23

A e ke parë atë, që kënaqësinë e vet e ka marrë për zot, dhe Perëndia, e ka lënë në humbje duke e ditur (të keqen e tij) dhe ia ka vulosur të dëgjuarit e tij dhe zemrën e tij, e para syve të tij ka vënë perde? Kush do ta udhëzojë atë, pos Perëndisë? A nuk po kuptoni

Verse 24 — Surah Al-Jathiyah 45:24

E, ata thonë: “Ekziston vetëm jeta e kësaj bote, vdesim (shumë si fëmijë) dhe jetojmë (një kohë), e vetëm koha na shkatërron”. Ata, për këtë, nuk kanë kurrfarë dijenie, ata, vetëm parafytyrojnë ashtu

Verse 25 — Surah Al-Jathiyah 45:25

E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër shprehje, pos fjalës së tyre: “Ringjallni të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!”

Verse 26 — Surah Al-Jathiyah 45:26

Thuaju (atyre): “Perëndia ju ngjallë (u jep jetën), pastaj ju vdes, e mandej do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit, në këtë nuk ka kurrfarë dyshimi, por (këtë) shumica e njerëzve nuk e dinë”

Verse 27 — Surah Al-Jathiyah 45:27

Të Perëndisë janë pushteti i qiejve dhe i Tokës! E, kur të arrijë Dita e Kijametit, atë ditë të këqinjtë do të humbin

Verse 28 — Surah Al-Jathiyah 45:28

Dhe, të gjithë popujt do t’i shohësh të gjunjëzuar; çdo popull do të thirret në Librin e vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë

Verse 29 — Surah Al-Jathiyah 45:29

Ky është Libri Ynë që do t’ju tregojë të vërtetën. Na, me të vërtetë, i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruhen (shënohen) të gjitha ç’keni bërë”

Verse 30 — Surah Al-Jathiyah 45:30

E, sa i përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata, do t’i shpie Zoti i tyre në mëshirën e Vet (xhennet). Ky është shpëtim i qartë

Verse 31 — Surah Al-Jathiyah 45:31

E, sa i përket mohuesve, (atyre do t’ju thuhet): “Vallë, a nuk u janë lexuar ajetet e Mia, por ju u mendjemadhëruat dhe u bëtë popull mëkatarë”

Verse 32 — Surah Al-Jathiyah 45:32

Kur të thuhet: “Me të vërtetë, premtimi i Perëndisë është i sigurt, dhe se për Ditën e Kijametit s’ka kurrfarë dyshimi! – ju thatë: “Na nuk dimë çka është Dita e Kijametit, na për këtë kemi vetëm një parafytyrim, na nuk jemi të bindur (për këtë).”

Verse 33 — Surah Al-Jathiyah 45:33

Dhe, atyre do t’u dalin në shesh të këqit që i kanë bërë, e do t’i kaplojë dënimi për atë që talleshin

Verse 34 — Surah Al-Jathiyah 45:34

dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi

Verse 35 — Surah Al-Jathiyah 45:35

Ky dënim është ngase i keni përqeshur argumentet e Perëndisë, e jeta e kësaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do të nxirren nga zjarri, as që do të kërkohet prej tyre arsyetimi (nuk do të përfillet)

Verse 36 — Surah Al-Jathiyah 45:36

Falenderimi i përket vetëm Perëndisë. Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë

Verse 37 — Surah Al-Jathiyah 45:37

Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm