Back to Languages

Albanian - Chapter 49 - Al-Hujurat

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hujurat 49:1

O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druani Perëndisë! Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha

Verse 2 — Surah Al-Hujurat 49:2

O ju që keni besuar! Mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me të me zë të lartë, ashtu si flitni zëshëm njëri me tjetrin, në mëhyrë që mos t’u humbin veprat tuaja – e që ju të mos i hetoni

Verse 3 — Surah Al-Hujurat 49:3

Me të vërtetë, ata që ulin zërin para (në prezencën e) Pejgamberit të Perëndisë – e ata janë (ata), zemrat e të cilëve Perëndia i ka kalitur për besim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh

Verse 4 — Surah Al-Hujurat 49:4

Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty pas (mureve) të dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojnë

Verse 5 — Surah Al-Hujurat 49:5

E sikur të durojnë ata deri sa t’ju dalish ti atyre, do të ishte më mirë për ta; e Perëndia ësht falës dhe mëshirues

Verse 6 — Surah Al-Hujurat 49:6

O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar

Verse 7 — Surah Al-Hujurat 49:7

Dhe, dijeni se në mes jush gjendet Pejgamberi i Perëndisë; sikur ai t’ju dëgjonte juve në shumë gjëra, ju do të kishit pësuar; por Perëndia disave prej jush ua ka bërë të këndshëm besimin dhe ua ka zbukuruar atë në zemrat tuaja, e ua ka urryer juve mohimin, ngatërresat dhe mëkatet. Të tillët janë në rrugën e drejtë

Verse 8 — Surah Al-Hujurat 49:8

me mirësinë dhe dhuntinë e Perëndisë. – E, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 9 — Surah Al-Hujurat 49:9

Nëse dy grupe muslimanësh luftojnë në mes vete, pajtoni ata, e nëse njëra prej tyre sulmon atë tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, përderisa të mos kthehet në dispozitat e Perëndisë. E, nëse kthehet, atëherë pajtoni ata mes tyre, me të drejtë dhe bëhuni të drejtë. Perëndia, me të vërtetë, i do të drejtët

Verse 10 — Surah Al-Hujurat 49:10

Me të vërtetë, muslimanët janë vëllezër, andaj pajtoni vëllezërit tuaj në mes vete dhe druajuni Perëndisë, për t’u mëshiruar ju

Verse 11 — Surah Al-Hujurat 49:11

O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshin një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë mos të përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë

Verse 12 — Surah Al-Hujurat 49:12

O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Perëndisë! Me të vërtetë, Perëndia është pranues i pendimit dhe mëshirues

Verse 13 — Surah Al-Hujurat 49:13

O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij

Verse 14 — Surah Al-Hujurat 49:14

Beduinët (arabët e shkretëtirës) thanë: “Na besojmë”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi përulur!” meqë në zemrat tuaja ende nuk ka hyrë feja si duhet. E, nëse i përuleni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nuk do t’ju pakësohet juve asgjë prej veprave tuaja. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues

Verse 15 — Surah Al-Hujurat 49:15

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe pastja nuk dyshojnë dhe luftojnë në rrugën e Perëndisë me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta janë besimtarë të sinqertë

Verse 16 — Surah Al-Hujurat 49:16

Thuaju (atyre): “Vallë, a ju ta lajmëroni Perëndinë për besimin tuaj, e Perëndia i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë! Perëndia është i dijshëm për çdo gjë

Verse 17 — Surah Al-Hujurat 49:17

Ata të përkujtojnë ty, (mirësitë), ngase kanë pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos më përkutjoni ju për atë që keni pranuar islamizmin; përkundrazi, Perëndia ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka orientuar në besim, nëse flisni të vërtetën

Verse 18 — Surah Al-Hujurat 49:18

Perëndia, me të vërtetë; i di fshehtësitë e qiejve dhe Tokës. Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju