Back to Languages

Albanian - Chapter 52 - At-Tur

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah At-Tur 52:1

Pasha malin e Turit (Sinajit)

Verse 2 — Surah At-Tur 52:2

dhe Librin e shkruar në rreshta

Verse 3 — Surah At-Tur 52:3

të zhvilluar në lëkurë

Verse 4 — Surah At-Tur 52:4

dhe Tempullin plot haxhinj

Verse 5 — Surah At-Tur 52:5

dhe kupës së ngritur (të qiellit)

Verse 6 — Surah At-Tur 52:6

dhe detit të mbushur

Verse 7 — Surah At-Tur 52:7

me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë

Verse 8 — Surah At-Tur 52:8

dhe askush nuk mund ta pengojë

Verse 9 — Surah At-Tur 52:9

atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm

Verse 10 — Surah At-Tur 52:10

e malet të lëkunden me të madhe nga vendi

Verse 11 — Surah At-Tur 52:11

Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar

Verse 12 — Surah At-Tur 52:12

që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin

Verse 13 — Surah At-Tur 52:13

Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit

Verse 14 — Surah At-Tur 52:14

(U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar

Verse 15 — Surah At-Tur 52:15

pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni

Verse 16 — Surah At-Tur 52:16

Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”

Verse 17 — Surah At-Tur 52:17

Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi

Verse 18 — Surah At-Tur 52:18

duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës

Verse 19 — Surah At-Tur 52:19

(Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!”

Verse 20 — Surah At-Tur 52:20

Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur

Verse 21 — Surah At-Tur 52:21

E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar –

Verse 22 — Surah At-Tur 52:22

dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda

Verse 23 — Surah At-Tur 52:23

në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate

Verse 24 — Surah At-Tur 52:24

e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur

Verse 25 — Surah At-Tur 52:25

dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur

Verse 26 — Surah At-Tur 52:26

e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi)

Verse 27 — Surah At-Tur 52:27

e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese)

Verse 28 — Surah At-Tur 52:28

Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”

Verse 29 — Surah At-Tur 52:29

Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur

Verse 30 — Surah At-Tur 52:30

Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”

Verse 31 — Surah At-Tur 52:31

Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!”

Verse 32 — Surah At-Tur 52:32

A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)

Verse 33 — Surah At-Tur 52:33

Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë

Verse 34 — Surah At-Tur 52:34

andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën

Verse 35 — Surah At-Tur 52:35

A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes

Verse 36 — Surah At-Tur 52:36

A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Jo, por ata nuk duan të besojnë

Verse 37 — Surah At-Tur 52:37

Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë

Verse 38 — Surah At-Tur 52:38

Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë

Verse 39 — Surah At-Tur 52:39

Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë

Verse 40 — Surah At-Tur 52:40

Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë

Verse 41 — Surah At-Tur 52:41

Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë

Verse 42 — Surah At-Tur 52:42

Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar

Verse 43 — Surah At-Tur 52:43

Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij

Verse 44 — Surah At-Tur 52:44

Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!”

Verse 45 — Surah At-Tur 52:45

E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen

Verse 46 — Surah At-Tur 52:46

Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush

Verse 47 — Surah At-Tur 52:47

E, me të vërtetë, për zullumqarët ka edhe dënim tjetër pos këtij; por (këtë) shumica e tyre nuk e dijnë

Verse 48 — Surah At-Tur 52:48

E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh

Verse 49 — Surah At-Tur 52:49

dhe, madhëroje Ate edhe natën edhe pas perëndimit të yjeve