Back to Languages

Albanian - Chapter 68 - Al-Qalam

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Qalam 68:1

Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata

Verse 2 — Surah Al-Qalam 68:2

ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë

Verse 3 — Surah Al-Qalam 68:3

ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer

Verse 4 — Surah Al-Qalam 68:4

dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha

Verse 5 — Surah Al-Qalam 68:5

dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin

Verse 6 — Surah Al-Qalam 68:6

kush nga ju është i marrë

Verse 7 — Surah Al-Qalam 68:7

Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë

Verse 8 — Surah Al-Qalam 68:8

Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë

Verse 9 — Surah Al-Qalam 68:9

Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata

Verse 10 — Surah Al-Qalam 68:10

dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër

Verse 11 — Surah Al-Qalam 68:11

lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq

Verse 12 — Surah Al-Qalam 68:12

penguesin e të mirav, e kundërvajtësin e mëkatarin e madh

Verse 13 — Surah Al-Qalam 68:13

të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil

Verse 14 — Surah Al-Qalam 68:14

(mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë

Verse 15 — Surah Al-Qalam 68:15

i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”

Verse 16 — Surah Al-Qalam 68:16

Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij

Verse 17 — Surah Al-Qalam 68:17

Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet

Verse 18 — Surah Al-Qalam 68:18

e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”

Verse 19 — Surah Al-Qalam 68:19

Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin

Verse 20 — Surah Al-Qalam 68:20

dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar

Verse 21 — Surah Al-Qalam 68:21

Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin

Verse 22 — Surah Al-Qalam 68:22

“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”

Verse 23 — Surah Al-Qalam 68:23

Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht

Verse 24 — Surah Al-Qalam 68:24

“Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”

Verse 25 — Surah Al-Qalam 68:25

Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit)

Verse 26 — Surah Al-Qalam 68:26

e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur

Verse 27 — Surah Al-Qalam 68:27

por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”

Verse 28 — Surah Al-Qalam 68:28

Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”

Verse 29 — Surah Al-Qalam 68:29

“Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”

Verse 30 — Surah Al-Qalam 68:30

Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin

Verse 31 — Surah Al-Qalam 68:31

“Sa keq për ne!” thanë ata – ne, me të vërtetë, paskemi qenë të egërsuar

Verse 32 — Surah Al-Qalam 68:32

Zoti ynë mund të na japë edhe më të mirë se këtë; me të vërtetë, ne mbështetemi te Zoti ynë!”

Verse 33 — Surah Al-Qalam 68:33

I tillë ka qenë dënimi, e dënimi në jetën tjetër është më i madh, nëse e dinë

Verse 34 — Surah Al-Qalam 68:34

Për ata që i druajnë Perëndisë, te Perëndia do të ketë kopshte të dhuntisë

Verse 35 — Surah Al-Qalam 68:35

Vallë, a do t’i barazojmë muslimanët me njerëzit e këqinj?! –

Verse 36 — Surah Al-Qalam 68:36

Çka keni ju, si gjykoni ju

Verse 37 — Surah Al-Qalam 68:37

A keni ju ndonjë libër, në të cilin lexoni

Verse 38 — Surah Al-Qalam 68:38

se do të keni atë që e zgjedhni ju

Verse 39 — Surah Al-Qalam 68:39

Apo, a ka për ju betime të mëdha, që do të vlejnë deri në Ditën e Kijametit, e që do ta keni atë çka e keni caktuar

Verse 40 — Surah Al-Qalam 68:40

Pyeti ata – kush është garantues për këtë

Verse 41 — Surah Al-Qalam 68:41

Ose, a kanë ata bashkëpunëtorë në këtë. E, le t’i sjellin ata bashkëpunëtorët e tyre, nëse flasin të vërtetën

Verse 42 — Surah Al-Qalam 68:42

(Kujtoju) Ditën e vështirë, kur zbulohen të gjitha dhe ata ftohen (thirrën) që të përulen në tokë (në sexhde), e nuk munden (nuk do të kenë fuqi)

Verse 43 — Surah Al-Qalam 68:43

(ata do të jenë) me sy ulur dhe krejtësisht të poshtëruar, - e, me të vërtetë, kanë qenë të ftuar në përulje (sexhde), derisa qenë gjallë dhe shëndoshë

Verse 44 — Surah Al-Qalam 68:44

Prandaj, më lë ti Mua, (Unë) do t’i dënoj ata që e mohojnë këtë Thënie (Kur’anin), Ne ata gradualisht do t’i mashtrojmë (për dënim) në mënyrë të panjohur

Verse 45 — Surah Al-Qalam 68:45

dhe u japim atyre afat, se, me të vërtetë, mashtrimi Im është i fortë

Verse 46 — Surah Al-Qalam 68:46

A po kërkon ti shpërblim nga ata, e ata janë të rënduar nga borxhet

Verse 47 — Surah Al-Qalam 68:47

E, a ka tek ata dijeni të fshehtë, e ata po i përshkruajnë ato

Verse 48 — Surah Al-Qalam 68:48

Duro ti për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bën si peshkatari (Junusi), kur iu lut Zotit të vet, e ai (Junusi) ishte i hidhëruar

Verse 49 — Surah Al-Qalam 68:49

dhe, sikur mos ta arrinte atë mirësi prej Perëndisë, ai do të hudhej në një shkretëtirë e do të ishte i qortuar

Verse 50 — Surah Al-Qalam 68:50

por, Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë atë në grupin e njerëzve të mirë

Verse 51 — Surah Al-Qalam 68:51

Pothuajse, me të vërtetë, jobesimtarët duan të të rrëzojnë me shikim kur dëgjojnë Kur’anin, duke thënë: “Ai, në të vërtetë, është i marrë!”

Verse 52 — Surah Al-Qalam 68:52

E, ai (Kur’ani), është këshillë për tërë botën