Verse 1 — Surah Nuh 71:1
Ne e kemi dërguar Nuhun te populli i tij: “Paralajmëro popullin tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm!”
Verse 2 — Surah Nuh 71:2
Ai tha: “O populli im, unë, me të vërtetë, jam për ju paralajmërues i qartë
Verse 3 — Surah Nuh 71:3
që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua
Verse 4 — Surah Nuh 71:4
Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”
Verse 5 — Surah Nuh 71:5
Ai tha: “O Zoti im, unë, me te vërtetë, e thirra popullin tim natë e ditë
Verse 6 — Surah Nuh 71:6
por thirrja ime (nuk solli dobi, por) shkaktoi largim edhe më të madh
Verse 7 — Surah Nuh 71:7
E, sa herë që i thërrita (unë) ata (në punë të mbarë), për t’i falur Ti, ata i shtinin gishtërinjtë në veshët e tyre dhe mbuloheshin me petkat e tyre (për të mos më parë) – ishin këmbëngulës dhe shumë mendjemëdhenj
Verse 8 — Surah Nuh 71:8
Pastaj, i thirra haptazi (me zë edhe më të lartë)
Verse 9 — Surah Nuh 71:9
e mandej ua shpalla publikisht atë, si dhe në besim u përshpërita (i thirra në të gjitha format)
Verse 10 — Surah Nuh 71:10
Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh
Verse 11 — Surah Nuh 71:11
Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm
Verse 12 — Surah Nuh 71:12
dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj
Verse 13 — Surah Nuh 71:13
Përse nuk i frikoheni madhërisë së Perëndisë
Verse 14 — Surah Nuh 71:14
e, Ai ju ka krijuar me forma (faza) të ndryshme
Verse 15 — Surah Nuh 71:15
A nuk po shihni se si Perëndia i ka krijuar shtatë qiejt – palë-palë (kat-kat)
Verse 16 — Surah Nuh 71:16
dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener (ndriçues)
Verse 17 — Surah Nuh 71:17
Perëndia ju ka krijuar nga toka (dheu), ashtu si bimët
Verse 18 — Surah Nuh 71:18
pastaj ju kthen te ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë
Verse 19 — Surah Nuh 71:19
Perëndia për ju Tokën e ka bërë shtrojë
Verse 20 — Surah Nuh 71:20
që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera?”
Verse 21 — Surah Nuh 71:21
Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt
Verse 22 — Surah Nuh 71:22
dhe trilluan trillime të mëdha (kundër Nuhut)
Verse 23 — Surah Nuh 71:23
dhe kanë thënë (populli i Nuhut): Mos i lini kurrsesi zotrat tuaja, mos e lini kurrsesi as Veddin, as Suvain, as Jeguthin, as Jeukin, as Nesrin’
Verse 24 — Surah Nuh 71:24
E, këta idhujë kanë mashtruar shumë (njerëz); e ti (keqbërësve), mos u smadho asgjë, përpos humbjes!”
Verse 25 — Surah Nuh 71:25
Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë
Verse 26 — Surah Nuh 71:26
Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë të qarkullojë në faqe të dheut asnjë mohues
Verse 27 — Surah Nuh 71:27
sepse, me të vërtetë, nëse Ti i lë, ata – do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do tëlindin vetëm mëkatarë dhe jobesimtarë
Verse 28 — Surah Nuh 71:28
O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret, ndërsa zullumqarëve shtoju vetëm shkatërrimin