Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 74 - Al-Muddaththir
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Muddaththir 74:1
O ti, i mbuluar (Muhammed)
Verse 2 — Surah Al-Muddaththir 74:2
Çou dhe lajmëroi
Verse 3 — Surah Al-Muddaththir 74:3
Dhe Zotin tënd madhëroje
Verse 4 — Surah Al-Muddaththir 74:4
Dhe petkat tuaja pastroji
Verse 5 — Surah Al-Muddaththir 74:5
Dhe largoju (veprave) të këqia
Verse 6 — Surah Al-Muddaththir 74:6
Dhe mos ndajë me qëllim që të marrësh më shumë
Verse 7 — Surah Al-Muddaththir 74:7
Dhe për hir të Zotit tënd, duro
Verse 8 — Surah Al-Muddaththir 74:8
e, kur të fryhet në buri –
Verse 9 — Surah Al-Muddaththir 74:9
do të jetë ato ditë e rëndë
Verse 10 — Surah Al-Muddaththir 74:10
për jobesimtarët nuk do të jetë e lehtë
Verse 11 — Surah Al-Muddaththir 74:11
Lemëni Mua dhe atë që e kam krijuar Unë, vet
Verse 12 — Surah Al-Muddaththir 74:12
dhe i kam dhënë pasuri kolosale
Verse 13 — Surah Al-Muddaththir 74:13
dhe djemtë që i ka të pranishëm
Verse 14 — Surah Al-Muddaththir 74:14
dhe nderë e prestigj i kam dhuruar
Verse 15 — Surah Al-Muddaththir 74:15
dhe përpos kësaj - dëshiron, që Unë t’ia zmadhojë (të mirat)
Verse 16 — Surah Al-Muddaththir 74:16
Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona
Verse 17 — Surah Al-Muddaththir 74:17
e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda
Verse 18 — Surah Al-Muddaththir 74:18
sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kundër Kur’anit)
Verse 19 — Surah Al-Muddaththir 74:19
dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur
Verse 20 — Surah Al-Muddaththir 74:20
dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! –
Verse 21 — Surah Al-Muddaththir 74:21
Pastaj ka shikuar
Verse 22 — Surah Al-Muddaththir 74:22
e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)
Verse 23 — Surah Al-Muddaththir 74:23
dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis
Verse 24 — Surah Al-Muddaththir 74:24
dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese
Verse 25 — Surah Al-Muddaththir 74:25
këto janë vetëm fjalë njeriu!”
Verse 26 — Surah Al-Muddaththir 74:26
Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) –
Verse 27 — Surah Al-Muddaththir 74:27
e kush të shpjegon ty se çka është Sekari
Verse 28 — Surah Al-Muddaththir 74:28
Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë)
Verse 29 — Surah Al-Muddaththir 74:29
lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit)
Verse 30 — Surah Al-Muddaththir 74:30
mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). –
Verse 31 — Surah Al-Muddaththir 74:31
Na, kemi bërë rojtarë të zjarrit (engjëj) dhe kemi caktuar numrin e tyre, vetëm për t’i provuar jobesimtarët; për ‘tu bindur njerëzit, të cilëve, u është dhënë Libri, që t’u shtohet (forcohet) besimi atyre që besojnë, e mos të dyshojnë, ata, të cilëve u është dhënë Libri, - dhe për të thënë ata që janë zemërkëqinj (hipokrit) dhe jobesimtarë: “Ç’ka dashur Zoti (të tregojë) me këtë shembull?” Kështu, Perëndia i lë në hutim (dhe në humbje) ata që do, dhe në rrugë të drejtë e udhëzon atë që don. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Kjo është vetëm këshillë për njerëzit
Verse 32 — Surah Al-Muddaththir 74:32
Kurrsesi! Betohem në Hënën
Verse 33 — Surah Al-Muddaththir 74:33
dhe në natën që largohet
Verse 34 — Surah Al-Muddaththir 74:34
e mëngjesin që zbardhëllon
Verse 35 — Surah Al-Muddaththir 74:35
ajo (skëterra), me të vërtetë, është njëra nga fatkeqësitë më të mëdha
Verse 36 — Surah Al-Muddaththir 74:36
kjo është si këshillim –
Verse 37 — Surah Al-Muddaththir 74:37
për ata nga ju që dëshirojnë të bëjnë mirë ose të abstenojnë (në këtë)
Verse 38 — Surah Al-Muddaththir 74:38
Çdo njeri është peng (përgjegjës) për veprat e veta
Verse 39 — Surah Al-Muddaththir 74:39
përveç fatlumëve
Verse 40 — Surah Al-Muddaththir 74:40
të cilët në kopshtijet e xhenneti i pyesin fajtorët
Verse 41 — Surah Al-Muddaththir 74:41
Për mizorët – mëkatarët
Verse 42 — Surah Al-Muddaththir 74:42
“Çka u ka sjellë juve në Sekar (Skëterrë)?”
Verse 43 — Surah Al-Muddaththir 74:43
Ata do të përgjigjen: “Nuk kemi qenë nga ata që kanë bërë namaz
Verse 44 — Surah Al-Muddaththir 74:44
dhe prej atyre që i kanë ushqyer të varfërit
Verse 45 — Surah Al-Muddaththir 74:45
dhe jemi lëshuar në biseda të kota me djerraditësit (badihavxhinjtë)
Verse 46 — Surah Al-Muddaththir 74:46
dhe kemi përgënjeshtruar Ditën e Kijametit
Verse 47 — Surah Al-Muddaththir 74:47
përderisa nuk na erdhi vdekja”
Verse 48 — Surah Al-Muddaththir 74:48
Kurrfarë ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’u ndihmojë atyre
Verse 49 — Surah Al-Muddaththir 74:49
E, përse shmangën ata nga këshillimi
Verse 50 — Surah Al-Muddaththir 74:50
thua se janë gomarë të egër
Verse 51 — Surah Al-Muddaththir 74:51
të frikësuar, që kanë ikur prej luanit
Verse 52 — Surah Al-Muddaththir 74:52
Po! Çdonjëri nga ata do të kërkojë që t’i jepet rregjistri i qartë (nga Zoti)
Verse 53 — Surah Al-Muddaththir 74:53
Kurrsesi, pasi që ata nuk i frikohen Ditës së Kijametit
Verse 54 — Surah Al-Muddaththir 74:54
Ai (Kur’ani), në të vërtetë, është këshillë
Verse 55 — Surah Al-Muddaththir 74:55
dhe kush të dojë, le ta pranojë
Verse 56 — Surah Al-Muddaththir 74:56
e këshillohen vetëm ata që do Perëndia; Ai është i vetmi të cilit duhet t’i druajmë dhe Ai është i vetmi falës