Back to Languages

Albanian - Chapter 76 - Al-Insan

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Insan 76:1

Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar)

Verse 2 — Surah Al-Insan 76:2

Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh

Verse 3 — Surah Al-Insan 76:3

Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës

Verse 4 — Surah Al-Insan 76:4

Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit

Verse 5 — Surah Al-Insan 76:5

Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor

Verse 6 — Surah Al-Insan 76:6

Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan

Verse 7 — Surah Al-Insan 76:7

ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah

Verse 8 — Surah Al-Insan 76:8

dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim)

Verse 9 — Surah Al-Insan 76:9

(Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim

Verse 10 — Surah Al-Insan 76:10

Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”

Verse 11 — Surah Al-Insan 76:11

Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim

Verse 12 — Surah Al-Insan 76:12

dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta

Verse 13 — Surah Al-Insan 76:13

(ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit)

Verse 14 — Surah Al-Insan 76:14

dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë

Verse 15 — Surah Al-Insan 76:15

Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme

Verse 16 — Surah Al-Insan 76:16

të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës

Verse 17 — Surah Al-Insan 76:17

Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil

Verse 18 — Surah Al-Insan 76:18

nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil

Verse 19 — Surah Al-Insan 76:19

Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë

Verse 20 — Surah Al-Insan 76:20

Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë

Verse 21 — Surah Al-Insan 76:21

Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme)

Verse 22 — Surah Al-Insan 76:22

(Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar

Verse 23 — Surah Al-Insan 76:23

Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe)

Verse 24 — Surah Al-Insan 76:24

Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët

Verse 25 — Surah Al-Insan 76:25

Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje

Verse 26 — Surah Al-Insan 76:26

dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë

Verse 27 — Surah Al-Insan 76:27

E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie

Verse 28 — Surah Al-Insan 76:28

Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre)

Verse 29 — Surah Al-Insan 76:29

Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij

Verse 30 — Surah Al-Insan 76:30

por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm

Verse 31 — Surah Al-Insan 76:31

atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda