Back to Languages

Albanian - Chapter 79 - An-Naziat

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah An-Naziat 79:1

Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve)

Verse 2 — Surah An-Naziat 79:2

dhe në ata që i marrin butësisht (besimtarëve)

Verse 3 — Surah An-Naziat 79:3

dhe në ata (engjëj) që notojnë në hapësirë (në mes Tokës e qiellit)

Verse 4 — Surah An-Naziat 79:4

si dhe në ata (engjëj) që garojnë (për kryerjen e urdhërave)

Verse 5 — Surah An-Naziat 79:5

dhe betohem në ata (engjëj) që i rregullojnë ato që nuk janë të rregulluara

Verse 6 — Surah An-Naziat 79:6

në Ditën kur Toka do të dridhet nga tërmeti

Verse 7 — Surah An-Naziat 79:7

ps të cilit pason tjetri. –

Verse 8 — Surah An-Naziat 79:8

Atë ditë, zemrat do të jenë të tronditura

Verse 9 — Surah An-Naziat 79:9

e shikimet e tyre të përulura

Verse 10 — Surah An-Naziat 79:10

Ata (jobesimtarët) thonë: “A, me të vërtetë, do të kthehemi ne – në jetë (në gjendjen e mëparshme)

Verse 11 — Surah An-Naziat 79:11

A thua edhe kur të bëhemi eshtra të kalbur?”

Verse 12 — Surah An-Naziat 79:12

E thonë: “E atëherë (të kthyerit), do të jemi të humbur

Verse 13 — Surah An-Naziat 79:13

E do të jetë ajo (ringjallja) vetëm një thirrje

Verse 14 — Surah An-Naziat 79:14

dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë

Verse 15 — Surah An-Naziat 79:15

A të ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi për Musain

Verse 16 — Surah An-Naziat 79:16

kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë

Verse 17 — Surah An-Naziat 79:17

“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar

Verse 18 — Surah An-Naziat 79:18

dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat)

Verse 19 — Surah An-Naziat 79:19

dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)

Verse 20 — Surah An-Naziat 79:20

Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe

Verse 21 — Surah An-Naziat 79:21

por ai e mohoi dhe e kundërshtoi

Verse 22 — Surah An-Naziat 79:22

Verse 23 — Surah An-Naziat 79:23

u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri

Verse 24 — Surah An-Naziat 79:24

“Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)

Verse 25 — Surah An-Naziat 79:25

dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër

Verse 26 — Surah An-Naziat 79:26

Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë

Verse 27 — Surah An-Naziat 79:27

E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin)

Verse 28 — Surah An-Naziat 79:28

lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur

Verse 29 — Surah An-Naziat 79:29

dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme

Verse 30 — Surah An-Naziat 79:30

e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën

Verse 31 — Surah An-Naziat 79:31

dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat

Verse 32 — Surah An-Naziat 79:32

dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi)

Verse 33 — Surah An-Naziat 79:33

për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja

Verse 34 — Surah An-Naziat 79:34

E, kur të arrijë vështirësia më e madhe

Verse 35 — Surah An-Naziat 79:35

Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar

Verse 36 — Surah An-Naziat 79:36

dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh

Verse 37 — Surah An-Naziat 79:37

atëherë, ai që ka qenë kërcënues

Verse 38 — Surah An-Naziat 79:38

dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote

Verse 39 — Surah An-Naziat 79:39

pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra

Verse 40 — Surah An-Naziat 79:40

Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet

Verse 41 — Surah An-Naziat 79:41

me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti

Verse 42 — Surah An-Naziat 79:42

Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?”

Verse 43 — Surah An-Naziat 79:43

Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë

Verse 44 — Surah An-Naziat 79:44

Vetëm Zoti yt di për te

Verse 45 — Surah An-Naziat 79:45

Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit)

Verse 46 — Surah An-Naziat 79:46

kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje)