Back to Languages

Albanian - Chapter 83 - Al-Mutaffifin

Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Mutaffifin 83:1

Mjer për ata që kur masin – mungojnë

Verse 2 — Surah Al-Mutaffifin 83:2

të cilët e marrin masën e plotë kur është e marrin vetveten

Verse 3 — Surah Al-Mutaffifin 83:3

e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë

Verse 4 — Surah Al-Mutaffifin 83:4

A nuk mendojnë ata se do të ringjallen

Verse 5 — Surah Al-Mutaffifin 83:5

në një Ditë të madhe (të Kijametit)

Verse 6 — Surah Al-Mutaffifin 83:6

atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë

Verse 7 — Surah Al-Mutaffifin 83:7

Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin

Verse 8 — Surah Al-Mutaffifin 83:8

e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin

Verse 9 — Surah Al-Mutaffifin 83:9

(Ai është) Libri i shkruar

Verse 10 — Surah Al-Mutaffifin 83:10

Mjer atë ditë për përgënjeshtarët

Verse 11 — Surah Al-Mutaffifin 83:11

që kanë mohuar Ditën e Kijametit –

Verse 12 — Surah Al-Mutaffifin 83:12

e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh)

Verse 13 — Surah Al-Mutaffifin 83:13

i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!”

Verse 14 — Surah Al-Mutaffifin 83:14

E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë)

Verse 15 — Surah Al-Mutaffifin 83:15

Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre

Verse 16 — Surah Al-Mutaffifin 83:16

pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë

Verse 17 — Surah Al-Mutaffifin 83:17

e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”

Verse 18 — Surah Al-Mutaffifin 83:18

Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin

Verse 19 — Surah Al-Mutaffifin 83:19

E, a e di ti se ç’është Il-lijjin

Verse 20 — Surah Al-Mutaffifin 83:20

Ai është Libri i shkruar

Verse 21 — Surah Al-Mutaffifin 83:21

që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë

Verse 22 — Surah Al-Mutaffifin 83:22

Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet

Verse 23 — Surah Al-Mutaffifin 83:23

e nga divanet – kanapet do të shikojnë

Verse 24 — Surah Al-Mutaffifin 83:24

në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative

Verse 25 — Surah Al-Mutaffifin 83:25

atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura)

Verse 26 — Surah Al-Mutaffifin 83:26

vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! –

Verse 27 — Surah Al-Mutaffifin 83:27

(pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit

Verse 28 — Surah Al-Mutaffifin 83:28

nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët)

Verse 29 — Surah Al-Mutaffifin 83:29

Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin

Verse 30 — Surah Al-Mutaffifin 83:30

kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy

Verse 31 — Surah Al-Mutaffifin 83:31

e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët)

Verse 32 — Surah Al-Mutaffifin 83:32

ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”

Verse 33 — Surah Al-Mutaffifin 83:33

e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve)

Verse 34 — Surah Al-Mutaffifin 83:34

Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit

Verse 35 — Surah Al-Mutaffifin 83:35

e, nga divanet (kanapet) do të shikojnë

Verse 36 — Surah Al-Mutaffifin 83:36

a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po)