Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 91 - Ash-Shams
Translation by Hasan Efendi Nahi — Permalink
Verse 1 — Surah Ash-Shams 91:1
Betohem në Diellin dhe dritën e tij
Verse 2 — Surah Ash-Shams 91:2
dhe Hënën që e përcjellë
Verse 3 — Surah Ash-Shams 91:3
dhe ditën që e bën të dukshëm atë
Verse 4 — Surah Ash-Shams 91:4
dhe natën kur e mbulon
Verse 5 — Surah Ash-Shams 91:5
dhe qiellin dhe Atë që e ka ndërtuar (atë)
Verse 6 — Surah Ash-Shams 91:6
dhe Tokën dhe Atë që e ka shtruar atë (Tokën)
Verse 7 — Surah Ash-Shams 91:7
dhe shpirtin (njeriun e parë) dhe Atë që e krijoi
Verse 8 — Surah Ash-Shams 91:8
e ua ka shpjeguar të mirën e të keqen
Verse 9 — Surah Ash-Shams 91:9
me të vërtetë, ai që e pastron atë (shpirtin), do të jetë i lumtur
Verse 10 — Surah Ash-Shams 91:10
e, me të vërtetë do të humbë ai që e devijon atë (shpirtin)
Verse 11 — Surah Ash-Shams 91:11
Populli i Themudit, nga shfrenimi i vet – ka përgënjeshtruar
Verse 12 — Surah Ash-Shams 91:12
kur nga mesi i tyre u ngrit një fatzezë
Verse 13 — Surah Ash-Shams 91:13
i dërguari i Perëndisë (Salihu), ju tha atyre: “Lëreni deven e Perëndisë dhe kujdesuni për kohën kur duhet të pijë ajo!”
Verse 14 — Surah Ash-Shams 91:14
Por ata nuk i besuan (atij), madje e prënë atë (devën) – dhe Zoti i tyre shkatërroi ata për mëkatet e tyre, duke i zhdukur deri në të fundit
Verse 15 — Surah Ash-Shams 91:15
se, Ai, nuk i druan pasojës nga ajo