Verse 1 — Surah Ar-Rad 13:1
Elif Lâm Mîm Râ’. Këto janë vargjet e Librit (Kuranit)! Ajo që të është shpallur ty (Muhamed) prej Zotit tënd është e Vërteta, por shumica e njerëzve nuk e besojnë
Verse 2 — Surah Ar-Rad 13:2
Allahu është Ai që qiejt i ka ngritur me shtylla, të cilat nuk mund t’i shihni e më pas është ngritur mbi Fron. Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën; të gjitha këto rrotullohen për një kohë të caktuar. Ai i drejton të gjitha çështjet dhe i shpjegon në hollësi shpalljet, me qëllim që ju të bindeni se do të takoheni me Zotin tuaj
Verse 3 — Surah Ar-Rad 13:3
Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj frute, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë
Verse 4 — Surah Ar-Rad 13:4
Në Tokë ka vise që janë të lidhura njëri me tjetrin, ka kopshte të mbjella me hardhi, ka ara dhe palma me një pip ose shumë pipa, të cilat ujiten me të njëjtin ujë, por disa nga frutat i bëjmë më të shijshme nga të tjerat. Pa dyshim, në këto ka shenja për njerëzit që kanë mend
Verse 5 — Surah Ar-Rad 13:5
Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë
Verse 6 — Surah Ar-Rad 13:6
Ata të kërkojnë ty me ngut t’u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit, pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim
Verse 7 — Surah Ar-Rad 13:7
Jobesimtarët thonë: “Sikur t’i ishte dërguar atij[154] një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes
Verse 8 — Surah Ar-Rad 13:8
Allahu e di se ç’mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë
Verse 9 — Surah Ar-Rad 13:9
Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti
Verse 10 — Surah Ar-Rad 13:10
(Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë, si ai që fshihet natën edhe ai që ecën ditën
Verse 11 — Surah Ar-Rad 13:11
Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës
Verse 12 — Surah Ar-Rad 13:12
Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi)
Verse 13 — Surah Ar-Rad 13:13
Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime
Verse 14 — Surah Ar-Rad 13:14
Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë
Verse 15 — Surah Ar-Rad 13:15
Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje
Verse 16 — Surah Ar-Rad 13:16
Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t’i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”
Verse 17 — Surah Ar-Rad 13:17
Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt
Verse 18 — Surah Ar-Rad 13:18
Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai
Verse 19 — Surah Ar-Rad 13:19
Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj
Verse 20 — Surah Ar-Rad 13:20
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin
Verse 21 — Surah Ar-Rad 13:21
dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë
Verse 22 — Surah Ar-Rad 13:22
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit
Verse 23 — Surah Ar-Rad 13:23
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
Verse 24 — Surah Ar-Rad 13:24
(e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
Verse 25 — Surah Ar-Rad 13:25
Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq
Verse 26 — Surah Ar-Rad 13:26
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare
Verse 27 — Surah Ar-Rad 13:27
Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai
Verse 28 — Surah Ar-Rad 13:28
ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
Verse 29 — Surah Ar-Rad 13:29
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ka çdo mirësi dhe vendbanim të mrekullueshëm
Verse 30 — Surah Ar-Rad 13:30
Dhe, kështu Ne të dërguam ty tek një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që ti t’u lexosh atyre shpalljen që të kemi dhënë, sepse ata nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: “Ai është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij; tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem”
Verse 31 — Surah Ar-Rad 13:31
(Idhujtarët e Mekës thonë:) Sikur të kishte një Kuran me të cilin të lëviznin malet ose të copëtohej toka, ose të flisnin të vdekurit (që të besojmë Muhamedin)? Jo, e gjithë çështja[155] i takon (vetëm) Allahut. Vallë, a nuk e dinë ata që besojnë se sikur të donte Allahu, do t’i kishte udhëzuar të gjithë njerëzit (në besim)?! Kurse, jobesimtarët (e Mekës), për atë që kanë bërë, vazhdon t’i godasë shkatërrimi apo të bjerë pranë shtëpive të tyre, derisa të kryhet premtimi i Allahut[156]. Nuk ka dyshim se Allahu e kryen premtimin e Tij
Verse 32 — Surah Ar-Rad 13:32
Edhe para teje janë tallur me të dërguar, andaj Unë u kam dhënë afat atyre që kanë mohuar e pastaj i kam ndëshkuar; eh si ka qenë dënimi Im
Verse 33 — Surah Ar-Rad 13:33
Vallë, Ai që është mbikëqyrës për çdokënd se çfarë punon, a është njësoj si idhujt që s’dëgjojnë e s’shohin gjë?! E megjithatë ata i shoqërojnë Allahut zota të rremë (në adhurim)? Thuaj: “Më tregoni emrat e atyre (idhujve që ia bëni shok Allahut)!” Apo ju po e njoftoni Atë për ndonjë gjë që Ai nuk e di në tokë apo thoni vetëm fjalë boshe? Jo, por jobesimtarëve dinakëritë e veta u duken të hijshme; ata janë larguar nga rruga e drejtë. Për atë që Allahu e shpie në humbje, s’ka udhërrëfyes
Verse 34 — Surah Ar-Rad 13:34
Për ata ka dënim në këtë jetë, por dënimi në jetën tjetër, me siguri, është edhe më i ashpër; për ata s’ka mbrojtës nga dënimi i Allahut
Verse 35 — Surah Ar-Rad 13:35
Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që, nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri
Verse 36 — Surah Ar-Rad 13:36
Ata, të cilëve ua kemi zbritur Librin, gëzohen për atë që të kemi shpallur ty. Dhe ka disa prej grupeve që mohojnë diçka prej tij. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që ta adhuroj vetëm Allahun dhe që të mos i shoqëroj Atij asgjë (në adhurim). Vetëm Atij i lutem dhe vetëm tek Ai kthehem”
Verse 37 — Surah Ar-Rad 13:37
Ja, kështu, Ne e kemi zbritur (Kuranin) në gjuhën arabe (për të qenë) si gjykim (për njerëzit). Por, nëse ti ndjek dëshirat e tyre, pas dijes që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmës, as mbrojtës prej Zotit
Verse 38 — Surah Ar-Rad 13:38
Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës. Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut. Çdo periudhë e kohës ka librin e vet (ku është shënuar caku i saj)
Verse 39 — Surah Ar-Rad 13:39
Allahu fshin çfarë të dojë e ngulit çfarë të dojë (në këtë libër); dhe tek Ai është Libri amëz
Verse 40 — Surah Ar-Rad 13:40
Edhe nëse Ne të tregojmë ty nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo ta marrim shpirtin më parë, detyra jote është të kumtosh Shpalljen, se llogaria është te Ne
Verse 41 — Surah Ar-Rad 13:41
A nuk e shohin ata se Ne po ua zvogëlojmë tokën[157] nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij; Ai është i shpejtë në llogari
Verse 42 — Surah Ar-Rad 13:42
Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, por Allahu është zotërues i të gjitha dredhive. Ai e di çfarë fiton çdo njeri dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë
Verse 43 — Surah Ar-Rad 13:43
Jobesimtarët thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaju (o Muhamed!): “Mjafton Allahu për dëshmitar midis meje dhe jush dhe ata që kanë dijeni për Librin (besimtarët çifutë dhe të krishterë të asaj kohe).”