Verse 1 — Surah Al-Fatiha 1:1
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Verse 2 — Surah Al-Fatiha 1:2
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve
Verse 3 — Surah Al-Fatiha 1:3
Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Verse 4 — Surah Al-Fatiha 1:4
Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)
Verse 5 — Surah Al-Fatiha 1:5
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë
Verse 6 — Surah Al-Fatiha 1:6
Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë
Verse 7 — Surah Al-Fatiha 1:7
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten