Verse 1 — Surah Yunus 10:1
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm
Verse 2 — Surah Yunus 10:2
A ishte çudi për njerëzit, që Ne një njeriut nga mesi i tyre i thamë: "Tërhiqjaju vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre". E ata që nuk besuan thanë: "S´ka dyshim, kjo është një magji e vërtetë
Verse 3 — Surah Yunus 10:3
Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetsues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë
Verse 4 — Surah Yunus 10:4
Kthimi i të gjithë juve është te Ai, premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë për t´i shpërblyer me të drejtë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. E për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për
Verse 5 — Surah Yunus 10:5
Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton
Verse 6 — Surah Yunus 10:6
Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi All-llahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje
Verse 7 — Surah Yunus 10:7
Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e Dunjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indiferentë ndaj argumenteve tona
Verse 8 — Surah Yunus 10:8
Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan
Verse 9 — Surah Yunus 10:9
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj
Verse 10 — Surah Yunus 10:10
Lutja e tyre aty është: "I lartë je o All-llah!", e përshëndetja e tyre është: "Selam!" dhe lutja e fundit e tyre: "Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve
Verse 11 — Surah Yunus 10:11
Sikur All-llahu t´ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu si e pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t´u përfundonte afati (i vdekjes). Po Ne, ata që nuk janë të bindur se do të vijnë para nesh, i lëmë të bredhin në ma
Verse 12 — Surah Yunus 10:12
E kur njeriun e godet dëmi, ai na lutet qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë
Verse 13 — Surah Yunus 10:13
Ne kemi shkatërruar gjenerata para jush (o idhujtarë), pse bënin krime dhe pse nuk besonin, edhe pse të dërguarit u erdhën me argumente të qarta. Kështu i shpërblejmë Ne njerëzit kriminelë
Verse 14 — Surah Yunus 10:14
Pastaj juve ju bëmë zëvendësues pas tyre në Tokë për t´ju parë si do të veproni
Verse 15 — Surah Yunus 10:15
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: "Sillna një Kur´an tjetër, ose ndryshoje këtë!". Thuaj: "Mua nuk më takon që ta ndryshoj vetë, unë e përcjell vetëm atë që më shpallet, unë nëse kundërshto
Verse 16 — Surah Yunus 10:16
Thuaj: "Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t´ua kisha lexuar juve atë, as nuk u kisha njoftuar me të. Unë para tij kam jetuar një kohë në mesin tuaj (as nuk kam ditur as nuk kam lexuar), a nuk mendoni
Verse 17 — Surah Yunus 10:17
A ka më mizor se ai që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose i përgënjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s´kanë për të shpëtuar
Verse 18 — Surah Yunus 10:18
Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç´ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqëroj
Verse 19 — Surah Yunus 10:19
Njerëzit nuk ishin tjetër pos të një feje, e u përçanë. E sikur të mos ishte caktim i hershëm nga Zoti yt, do të përfundohej (me dënim) mes tyre, për atë që ishin të përçarë
Verse 20 — Surah Yunus 10:20
Dhe thonin: "Përse nuk i vjen atij (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?". Po ti thuaj: "E fshehta është (çështje) vetëm e All-llahut (Ai sjell mrekulli). Prandaj, ju pritni se edhe unë së bashku me ju po pres
Verse 21 — Surah Yunus 10:21
E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t´i ketë goditur e keqja (skamja), kur qe, ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: "All-llahu është më i shpejti në ndëshkim". S´ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurni ju
Verse 22 — Surah Yunus 10:22
Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valë
Verse 23 — Surah Yunus 10:23
E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja
Verse 24 — Surah Yunus 10:24
Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të je
Verse 25 — Surah Yunus 10:25
All-llahu thërret për në xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë
Verse 26 — Surah Yunus 10:26
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë
Verse 27 — Surah Yunus 10:27
E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t´i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t´i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit
Verse 28 — Surah Yunus 10:28
Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: "Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!". Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: "Ju nuk na adhuruat ne
Verse 29 — Surah Yunus 10:29
All-llahu na mjafton si dëshmues mes nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë)
Verse 30 — Surah Yunus 10:30
Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t´u bëjnë shefatë)
Verse 31 — Surah Yunus 10:31
Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj
Verse 32 — Surah Yunus 10:32
E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)
Verse 33 — Surah Yunus 10:33
Kështu është pra, vendimi i Zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë
Verse 34 — Surah Yunus 10:34
Thuaj: "A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?". Thuaj: "All-llahu e nis krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largoheni pra të vërtetës
Verse 35 — Surah Yunus 10:35
Thuaj: "A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën e drejtë? Thuaj: "Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas atij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (se)
Verse 36 — Surah Yunus 10:36
Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë
Verse 37 — Surah Yunus 10:37
Nuk është e logjikshme të mendohet se ky Kur´an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve
Verse 38 — Surah Yunus 10:38
Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni
Verse 39 — Surah Yunus 10:39
Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur´anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve
Verse 40 — Surah Yunus 10:40
Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur´anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit
Verse 41 — Surah Yunus 10:41
Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju
Verse 42 — Surah Yunus 10:42
Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë
Verse 43 — Surah Yunus 10:43
Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)
Verse 44 — Surah Yunus 10:44
All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre
Verse 45 — Surah Yunus 10:45
(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë
Verse 46 — Surah Yunus 10:46
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë
Verse 47 — Surah Yunus 10:47
Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi
Verse 48 — Surah Yunus 10:48
Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç´ka thoni
Verse 49 — Surah Yunus 10:49
Thuaj: "Unë nuk mund t´i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin
Verse 50 — Surah Yunus 10:50
Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët
Verse 51 — Surah Yunus 10:51
A pasi që të ndodhë (dënimi) do ta besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t´u vijë më shpejtë
Verse 52 — Surah Yunus 10:52
Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç´keni merituar
Verse 53 — Surah Yunus 10:53
E ata kërkojnë t´u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi
Verse 54 — Surah Yunus 10:54
Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet p
Verse 55 — Surah Yunus 10:55
Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë
Verse 56 — Surah Yunus 10:56
Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni
Verse 57 — Surah Yunus 10:57
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur´ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët
Verse 58 — Surah Yunus 10:58
Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t´i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata
Verse 59 — Surah Yunus 10:59
Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut
Verse 60 — Surah Yunus 10:60
Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë
Verse 61 — Surah Yunus 10:61
Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur´ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t´i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as
Verse 62 — Surah Yunus 10:62
Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje
Verse 63 — Surah Yunus 10:63
(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur
Verse 64 — Surah Yunus 10:64
Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh
Verse 65 — Surah Yunus 10:65
Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha
Verse 66 — Surah Yunus 10:66
Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër
Verse 67 — Surah Yunus 10:67
Ai (All-llahu) e bëri për ju natën që në të të pushoni, e ditën të ndritshme (të shihni). Në këtë, (që bëri), vërtet ka argumente për një popull që dëgjon
Verse 68 — Surah Yunus 10:68
(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: "All-llahu ka fëmijë". Larg asaj është All-llahu, Ai s´ka nevojë, e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini
Verse 69 — Surah Yunus 10:69
Thuaj: "Ata që trillojnë gënjeshtër për All-llahun, nuk kanë për të shpëtuar
Verse 70 — Surah Yunus 10:70
Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin
Verse 71 — Surah Yunus 10:71
Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe
Verse 72 — Surah Yunus 10:72
E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve
Verse 73 — Surah Yunus 10:73
E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëv
Verse 74 — Surah Yunus 10:74
Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë
Verse 75 — Surah Yunus 10:75
Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime
Verse 76 — Surah Yunus 10:76
E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë
Verse 77 — Surah Yunus 10:77
Musai tha: "A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë
Verse 78 — Surah Yunus 10:78
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t´ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve
Verse 79 — Surah Yunus 10:79
Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë
Verse 80 — Surah Yunus 10:80
E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç´keni për të hedhur
Verse 81 — Surah Yunus 10:81
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve
Verse 82 — Surah Yunus 10:82
Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët
Verse 83 — Surah Yunus 10:83
Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t´i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve
Verse 84 — Surah Yunus 10:84
Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)
Verse 85 — Surah Yunus 10:85
Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë
Verse 86 — Surah Yunus 10:86
Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar
Verse 87 — Surah Yunus 10:87
Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t´i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t´i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët
Verse 88 — Surah Yunus 10:88
Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojn
Verse 89 — Surah Yunus 10:89
Ai (All-llahu) tha: "Lutja juaj është pranuar, prandaj ju të dy qëndroni ashtu si jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë
Verse 90 — Surah Yunus 10:90
Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët
Verse 91 — Surah Yunus 10:91
Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve
Verse 92 — Surah Yunus 10:92
Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona
Verse 93 — Surah Yunus 10:93
Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes t
Verse 94 — Surah Yunus 10:94
Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë
Verse 95 — Surah Yunus 10:95
Dhe mos u bë prej atyre që i përgënjeshtruan argumentet e All-llahut, e të bëhesh nga të dështuarit
Verse 96 — Surah Yunus 10:96
Kundër atyre, për të cilët ka përfunduar caktimi i Zotit tënd, ata nuk besojnë
Verse 97 — Surah Yunus 10:97
Edhe sikur t´u kishin paraqitur atyre çdo lloj argumenti, ata nuk besojnë derisa të shohin dënimin e rëndë
Verse 98 — Surah Yunus 10:98
Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar
Verse 99 — Surah Yunus 10:99
Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t´i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t´i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë
Verse 100 — Surah Yunus 10:100
Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me ndihmën e All-llahut. E dënimin u jep atyre që nuk mendojnë
Verse 101 — Surah Yunus 10:101
Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson
Verse 102 — Surah Yunus 10:102
A janë duke pritur tjetër (fat) pos ditët (e zeza) si të atyre që ekzistonin para tyre? Thuaj: "Pritni, pra, se edhe unë bashkë me ju po pres
Verse 103 — Surah Yunus 10:103
E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t´i shpëtojmë besimtarët
Verse 104 — Surah Yunus 10:104
Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një)
Verse 105 — Surah Yunus 10:105
Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët
Verse 106 — Surah Yunus 10:106
Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes
Verse 107 — Surah Yunus 10:107
Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s´mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s´ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robtë e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë
Verse 108 — Surah Yunus 10:108
Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj
Verse 109 — Surah Yunus 10:109
Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve