Verse 1 — Surah Al-Adiyat 100:1
Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë
Verse 2 — Surah Al-Adiyat 100:2
E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët
Verse 3 — Surah Al-Adiyat 100:3
Dhe të cilët vërsulen herët në agim
Verse 4 — Surah Al-Adiyat 100:4
E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur
Verse 5 — Surah Al-Adiyat 100:5
Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut)
Verse 6 — Surah Al-Adiyat 100:6
Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet
Verse 7 — Surah Al-Adiyat 100:7
Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje)
Verse 8 — Surah Al-Adiyat 100:8
Dhe ai është që shumë e do pasurinë
Verse 9 — Surah Al-Adiyat 100:9
A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza
Verse 10 — Surah Al-Adiyat 100:10
Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa
Verse 11 — Surah Al-Adiyat 100:11
E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre