Verse 1 — Surah At-Takathur 102:1
Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)
Verse 2 — Surah At-Takathur 102:2
Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni)
Verse 3 — Surah At-Takathur 102:3
Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë
Verse 4 — Surah At-Takathur 102:4
Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni
Verse 5 — Surah At-Takathur 102:5
Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu)
Verse 6 — Surah At-Takathur 102:6
Ju patjetër do ta shihni xhehennemin
Verse 7 — Surah At-Takathur 102:7
Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht
Verse 8 — Surah At-Takathur 102:8
Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas)