Verse 1 — Surah Al-Maun 107:1
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër
Verse 2 — Surah Al-Maun 107:2
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun
Verse 3 — Surah Al-Maun 107:3
Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin
Verse 4 — Surah Al-Maun 107:4
Pra shkatërrim është për ata që falen
Verse 5 — Surah Al-Maun 107:5
Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm
Verse 6 — Surah Al-Maun 107:6
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe)
Verse 7 — Surah Al-Maun 107:7
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua)