Verse 1 — Surah Hud 11:1
Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi
Verse 2 — Surah Hud 11:2
Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju
Verse 3 — Surah Hud 11:3
E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t´ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam fri
Verse 4 — Surah Hud 11:4
Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send
Verse 5 — Surah Hud 11:5
Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen ata me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S´ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre
Verse 6 — Surah Hud 11:6
Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë)
Verse 7 — Surah Hud 11:7
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditëve (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t´ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: "Ju do të ringjalleni pas vdekjes!", ata që nuk besuan thonë
Verse 8 — Surah Hud 11:8
Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: "Çka po e pengon atë?" Le ta dijnë se ditën kur t´u vijë, ai nuk zbrapet prej tyre, ata do t´i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin
Verse 9 — Surah Hud 11:9
Po nëse Ne ia japim njeriut ndonjë begati nga ana jonë, e pastaj e tërheqim atë prej tij, ai do të jetë i dëshpëruar dhe përbuzës
Verse 10 — Surah Hud 11:10
E nëse pas të keqes që e pat goditur atë Ne dhurojmë të mira, ai do të thotë: "Kaluan të këqijat prej meje!". Vërtet, ai është i shfrenuar dhe mendjemadh
Verse 11 — Surah Hud 11:11
Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh
Verse 12 — Surah Hud 11:12
A mos (shpresojnë idhujtarët se) do të lëshë diçka nga ajo që t´u shpall ty (ngase u vjen rëndë ta dëgjojnë), dhe të shtrëngon zemrën tënde ajo (komunikimi i shpalljes), për shkak se ata do të thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë pas
Verse 13 — Surah Hud 11:13
Apo, pse ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi atë (Kur´anin)". Thuaj: "Formuloni pra dhjetë kaptina si ai (Kur´ani) ashtu të trilluara (siç thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë (çka thoni), kë të mundeni për ndihmë
Verse 14 — Surah Hud 11:14
E nëse nuk u përgjigjen juve, atëherë pra ta keni të qartë se ai (Kur´ani), është i zbritur me dijen e All-llahut dhe se nuk ka zot pos Tij. A jeni pra muslimanë
Verse 15 — Surah Hud 11:15
Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t´ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t´u mungojë gjë
Verse 16 — Surah Hud 11:16
Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar
Verse 17 — Surah Hud 11:17
A ai që është (i mbështetur) në argument nga Zoti i tij dhe atë e përforcon dëshmia nga Ai, e para tij (Kur´anit) ishte (dëshmitar) libri i Musait (Tevrati) që ishte udhërrëfyes e mëshirë - (është i njëjtë me atë që ka për qëllim vetëm këtë jetë)? Të till
Verse 18 — Surah Hud 11:18
E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun? Të tillët paraqiten para Zotit të tyre, e dëshmitarët thonë: "Këta ishin të cilët gënjyen ndaj Zotit të tyre, pra mallkimi i All-llahut qoftë kundër mizorëve
Verse 19 — Surah Hud 11:19
Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta shtrembërojnë, mu ata janë që nuk e besojnë botën tjetër
Verse 20 — Surah Hud 11:20
Ata nuk ishin të paprekshëm në tokë (prej dënimit të Zotit), dhe ata nuk kishin mbrojtës pos All-llahut. Atyre u shumëfishohet dënimi, sepse ata nuk ishin që mund të dëgjonin dhe as nuk shikonin
Verse 21 — Surah Hud 11:21
Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar
Verse 22 — Surah Hud 11:22
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit
Verse 23 — Surah Hud 11:23
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të xhennetit, në të janë përgjithmonë
Verse 24 — Surah Hud 11:24
Shembulli i gjendjes së këtyre dy grupeve është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoni
Verse 25 — Surah Hud 11:25
Ne e patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njëjtë si Muhammedin që t´u thotë): "Unë ju tërheq vërejtjen haptazi
Verse 26 — Surah Hud 11:26
Që të mos adhuroni tjetërkë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në Ditën e pikëllueshme
Verse 27 — Surah Hud 11:27
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po shohim se të pasoi kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, p
Verse 28 — Surah Hud 11:28
(Nuhu) Tha: "O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t´ju detyrojmë për to (pranimin e tyre)
Verse 29 — Surah Hud 11:29
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm tek All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni
Verse 30 — Surah Hud 11:30
O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përzë ata, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)
Verse 31 — Surah Hud 11:31
Unë nuk u them juve se tek unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shp
Verse 32 — Surah Hud 11:32
Ata thanë: "O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, silleni pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh
Verse 33 — Surah Hud 11:33
Ai tha: "Atë ju sjell vetëm All-llahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni
Verse 34 — Surah Hud 11:34
Nëse përpiqem t´ju këshilloj, po qe se All-llahu don t´ju humbë, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni
Verse 35 — Surah Hud 11:35
A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: "Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja
Verse 36 — Surah Hud 11:36
E, Nuhut i qe shpallur: "Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për atë që punojnë ata
Verse 37 — Surah Hud 11:37
E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe me mësimin tonë, e mos m´u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur
Verse 38 — Surah Hud 11:38
Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, sa herë që kalonte pranë tij përqeshej me te. Ai u thoshte: "Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju
Verse 39 — Surah Hud 11:39
Dhe më vonë do të kuptoni se cili do ta pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënimi i përjetshëm
Verse 40 — Surah Hud 11:40
E kur erdhi urdhri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: "Ngarko në të çdo krijesë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besu
Verse 41 — Surah Hud 11:41
Dhe ai tha: "Hipni në të, me emrin e All-llahut ajo lundron dhe ndalet. Vërtet, Zoti im është që falë shumë, është mëshirues
Verse 42 — Surah Hud 11:42
Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: "O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit
Verse 43 — Surah Hud 11:43
Ai (djali) tha: "Unë do të ngjitem në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!" Tha: "Nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!" Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali) u mbyt në ujë
Verse 44 — Surah Hud 11:44
E iu pat thënë: "Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhri u zbatua dhe ajo (anija) u ndal në (kodrën) Xhudij, e u tha: "I shkatërruar qoftë populli mizor
Verse 45 — Surah Hud 11:45
Nuhu e luti Zotin e vet, duke i thënë: "O Zoti im, djali im është i familjes sime, e premtimi Yt është i saktë, ndërsa Ti je më i drejti i të drejtëve
Verse 46 — Surah Hud 11:46
(Zoti) Tha: "O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t´i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët
Verse 47 — Surah Hud 11:47
(Nuhu) Tha: "Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur
Verse 48 — Surah Hud 11:48
Iu pat thënë: "O Nuh, zbarko qofsh i shpëtuar nga ana Jonë, me begati për ty dhe për një popull që është me ty. E një populli (tjetër) do t´i mundësojmë përjetime, e pastaj do t´i godasë dënimi i dhembshëm nga ana Jonë
Verse 49 — Surah Hud 11:49
Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t´i shpallim ty, e që para këtij (Kur´anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit
Verse 50 — Surah Hud 11:50
Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: "O populli im adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime
Verse 51 — Surah Hud 11:51
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm prej Atij që më krijoi. A nuk po kuptoni
Verse 52 — Surah Hud 11:52
O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë
Verse 53 — Surah Hud 11:53
Ata thanë: "O Hud, ti nuk na solle ndonjë argument, e ne nuk i braktisim zotat tanë për fjalën tënde dhe ne nuk të besojmë ty
Verse 54 — Surah Hud 11:54
Ne nuk themi tjetër vetëm se dikush prej zotave tanë të ka goditur me çmendje! Ai tha: "Unë dëshmitar e kam All-llahun, e ju dëshmoni se unë jam larg nga ajo çka ju i shoqëroni
Verse 55 — Surah Hud 11:55
(larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, të gjithë përpiquni kundër meje e mos më jepni afat
Verse 56 — Surah Hud 11:56
Unë iu kam mbështetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjë nga gjallesat, e që Ai të mos e ketë nën sundim, vërtet Zoti im është i drejtë
Verse 57 — Surah Hud 11:57
Nëse kundërshtoni, unë ju kumtova atë me të cilën jamë dërguar te ju. Zoti im do t´ju zëvendësojë me një popull tjetër, Atij nuk mund t´i bëni kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është përcjellës i çdo sendi
Verse 58 — Surah Hud 11:58
E kur arriti vendimi Ynë (për dënim), Ne me mëshirën Tonë e shpëtuam Hudin, e bashkë me të edhe ata që kishin besuar. I shpëtuam prej dënimit të rëndë
Verse 59 — Surah Hud 11:59
E ato ishin (gjurmë të gënjeshtarëve të fisit) Ad-ët, që mohuan argumentet e Zotit të tyre, kundërshtuan të dërguarin e Tij, shkuan pas urdhrit të çdo kryelarti kundërshtar
Verse 60 — Surah Hud 11:60
Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në ditën e gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qoftë i shkatërruar Adi, populli i Hudit
Verse 61 — Surah Hud 11:61
Edhe te (populli) Themud e patëm dërguar njërin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjë zot tjetër pos Tij, Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij, andaj kërkoni falje prej Tij, dhe shprehn
Verse 62 — Surah Hud 11:62
Ata thanë: "O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti
Verse 63 — Surah Hud 11:63
O populli im, më tregoni ju, nëse unë jam (i bazuar) në argument (të qartë) nga Zoti im, dhe Ai të më ketë dhënë mua mëshirë (gradën pejgamber) nga ana e Tij, kush do të më mbrojë mua nga All-llahu, nëse unë kundërshtoj Atë? Ju nuk më shtoni tjetër vetëm
Verse 64 — Surah Hud 11:64
O populli im, kjo është deveja e All-llahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t´ju godasë menjëherë dënimi
Verse 65 — Surah Hud 11:65
E megjithatë ata e therrën atë, e ai (Salihu) ju tha: "Përjetoni në vendin tuaj tri ditë, ky është caktim jo i rrejshëm
Verse 66 — Surah Hud 11:66
E kur erdhi vendimi Ynë (për dënim), Ne e shpëtuam Salihun nga poshtërimi i asaj dite, e bashkë me të, edhe ata që besuan. Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi
Verse 67 — Surah Hud 11:67
Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre
Verse 68 — Surah Hud 11:68
(gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit
Verse 69 — Surah Hud 11:69
Edhe Ibrahimit i patën ardhur të dërguarit (engjëjt) tanë me myzhde dhe i thanë: "Selam". Ai u përgjigj: "Gjithnjë paçi selam" dhe nuk vonoi t´ju sjellë një viç të pjekur (të fërguar në gurë)
Verse 70 — Surah Hud 11:70
Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit
Verse 71 — Surah Hud 11:71
E gruaja (Sare) e tij (Ibrahimit) rrinte në këmbë dhe qeshi, e Ne e përgëzuam atë me Is´hakun, e pas Is´hakut me Jakubin
Verse 72 — Surah Hud 11:72
Ajo tha: "E mjera unë, si do të lindë unë kur jam e vjetëruar, kurse ky burri im është i shtyer më moshë, vërtet kjo është gjë e çuditshme
Verse 73 — Surah Hud 11:73
Ata i thanë: "Si, mos po çuditesh me caktimin e Zotit?" Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së Ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim, është bamirës i madh
Verse 74 — Surah Hud 11:74
Pasi që Ibrahimit i kaloi frika dhe i erdhi myzhdeja, ai nisi dialog me të dërguarit tanë rreth popullit të Lutit
Verse 75 — Surah Hud 11:75
Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm
Verse 76 — Surah Hud 11:76
(engjëjt i thanë) O Ibrahim lëre këtë (dialog), urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur, s´ka tjetër, ata do të përjetojnë dënim të pashmangshëm
Verse 77 — Surah Hud 11:77
E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë
Verse 78 — Surah Hud 11:78
Dhe populli i tij, që më parë bënin punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Luti), e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-llahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndë
Verse 79 — Surah Hud 11:79
Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne
Verse 80 — Surah Hud 11:80
Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t´ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!" (do t´i mbroja musafirët e mi)
Verse 81 — Surah Hud 11:81
(engjëjt) Thanë: "O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t´u afruar te ti, e ti kah fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate, ajo do të je
Verse 82 — Surah Hud 11:82
Kur erdhi urdhri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ia nda
Verse 83 — Surah Hud 11:83
(gurë) Të shënuar te Zoti yt. Ai (vend) nuk është larg zullumqarëve (idhujtarëve kurejshitë)
Verse 84 — Surah Hud 11:84
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që
Verse 85 — Surah Hud 11:85
O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë
Verse 86 — Surah Hud 11:86
Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj
Verse 87 — Surah Hud 11:87
Ata thanë: "O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur". (Kjo ishte tallje e tyre)
Verse 88 — Surah Hud 11:88
O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t´ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk
Verse 89 — Surah Hud 11:89
O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush
Verse 90 — Surah Hud 11:90
Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur
Verse 91 — Surah Hud 11:91
Ata thanë: "O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grup yti, ne do të gurëzonim ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne
Verse 92 — Surah Hud 11:92
Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni
Verse 93 — Surah Hud 11:93
O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur
Verse 94 — Surah Hud 11:94
E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara
Verse 95 — Surah Hud 11:95
(gëdhinë) Si të mos kishin ekzistuar fare aty. Qoftë i shkatërruar Medjeni sikurse ishte shkatërruar Themudi
Verse 96 — Surah Hud 11:96
Ne e patëm dërguar Musain me dispozitat tona dhe me mrekulli konkrete
Verse 97 — Surah Hud 11:97
Te faraoni dhe rrethi i tij, e ata iu bindën urdhrit të faraonit, por urdhëri i faraonit nuk ishte mençuri
Verse 98 — Surah Hud 11:98
Në ditën e kijametit ai (faraoni) i prinë popullit të vet dhe u fut në zjarr. Sa i shëmtuar është ai vend i ofruar
Verse 99 — Surah Hud 11:99
Edhe në këtë botë ata i përcolli mallkimi, e edhe në ditën e kijametit. Sa e keqe është ajo dhuratë e dhuruar
Verse 100 — Surah Hud 11:100
Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t´i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar
Verse 101 — Surah Hud 11:101
Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i bënë padrejtë. E kur erdhi urdhri i Zotit tënd, atyre nuk u ndihmuan asgjë zotat e tyre, të cilëve u luteshin pos All-llahut, dhe nuk fituan tjetër pos shkatërrim
Verse 102 — Surah Hud 11:102
Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër
Verse 103 — Surah Hud 11:103
Në këto (rrëfime) me të vërtetë ka një përvojë për atë që i frikësohet dënimit të botës tjetër. Ajo është ditë e tubimit të njerëzve dhe ajo është ditë dëshmuese
Verse 104 — Surah Hud 11:104
Dhe atë (ditë) nuk e shtyejmë vetëm deri në një afat që është i caktuar
Verse 105 — Surah Hud 11:105
E kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të flasë, pos me lejen e Tij, e prej tyre (të tubuarve), ka fatzi dhe fatbardhë
Verse 106 — Surah Hud 11:106
E për sa u përket atyre fatkëqinjëve, ata janë në zjarr, aty ata kanë dihatje, kërhamzë të vështirë (në frymëmarrje)
Verse 107 — Surah Hud 11:107
Aty janë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt, vërtet Zoti yt punon çka dëshiron
Verse 108 — Surah Hud 11:108
E për sa u përket atyre fatmirëve, ata jan në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç atë çka do Zoti yt (All-llahu ju dhuron) shpërblim të pakëputur
Verse 109 — Surah Hud 11:109
Për adhurimin që bëjnë këta (idhujtarët), ti mos ki dyshim (se është i kotë). Nuk adhurojnë tjetër vetëm si adhuronin më parë prindërit e tyre, e Ne do t´ua japim pjesën e tyre pa mangësi
Verse 110 — Surah Hud 11:110
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e u bë përçarje rreth tij, e sikur të mos ishte vendimi i Zotit tënd i përcaktuar më herët, me siguri do të kryhej (dënimi kundër tyre). Vërtet, ata (populli yt) kanë shprehur dyshim rreth tij
Verse 111 — Surah Hud 11:111
S´ka tjetër, vetëm se secilit prej tyre Zoti yt do t´u përmbushë veprat e tyre, se Ai është i njohur hollësisht për atë që veprojnë
Verse 112 — Surah Hud 11:112
Ti (Muhammed) përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni
Verse 113 — Surah Hud 11:113
Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t´ju kapë zjarri, sepse përveç All-llahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pandihmuar
Verse 114 — Surah Hud 11:114
Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S´ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat
Verse 115 — Surah Hud 11:115
Dhe ti, jij i durueshëm, se All-llahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve
Verse 116 — Surah Hud 11:116
E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t´i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (ngase u frenuan nga të këqijat), e ata që ishin mizorë u dhanë pas kënaqësive
Verse 117 — Surah Hud 11:117
E Zoti yt nuk është që të shkatërrojë mizorisht vendet, nëse banorët e tyre janë punëmirë
Verse 118 — Surah Hud 11:118
Sikur të dëshironte Zoti yt, do t´i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete)
Verse 119 — Surah Hud 11:119
Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: "Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit", ka marrë fund (është plotësuar)
Verse 120 — Surah Hud 11:120
Të gjitha këto që t´i rrëfyem ty nga lajmet e pejgamberëve, janë që ta forcojnë zemrën tënde, dhe në to të ka ardhur e vërteta e këshilla, si dhe përkujtime për besimtarët
Verse 121 — Surah Hud 11:121
E atyre që nuk besojnë thuaju: "Veproni sa të mundeni në atë të tuajën, edhe ne jemi duke vepruar
Verse 122 — Surah Hud 11:122
Ju pritni (ç´do të na gjejë neve), edhe ne jemi duke pritur (se ç´do t´ju gjejë juve)
Verse 123 — Surah Hud 11:123
Vetëm All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, çdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni