Back to Languages

Albanian - Chapter 12 - Yusuf

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Yusuf 12:1

Elif, Lam, Ra. Këto (ajete që t´u zbritën) janë ajetet e librit të qartë

Verse 2 — Surah Yusuf 12:2

Ne e zbritëm atë Kur´an arabisht, ashtu që ta kuptoni

Verse 3 — Surah Yusuf 12:3

Ne me të shpallur të këtij Kur´ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim, edhe pse para tij ishe nga të painformuarit

Verse 4 — Surah Yusuf 12:4

(përkujto) Kur Jusufi, babait të vet i tha: "O babai im, unë pashë (në ëndërr) njëmbëdhjetë yje dhe diellin e hënën, i pashë duke më bërë mua sexhde

Verse 5 — Surah Yusuf 12:5

Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego ëndërrën tënde vëllezërve tu, se po të bëjnë ndonjë dredhi, s´ka dyshim, djalli për njeriun është armik i hapët

Verse 6 — Surah Yusuf 12:6

Ja, kështu Zoti yt të zgjedh ty, ta mëson interpretimin e ëndrrave, plotëson dhuntinë e Tij ndaj teje dhe familjes së Jakubit, sikurse e pat plotësuar atë më parë ndaj prindërve tu, Ibrahimit dhe Is´hakut. Vërtet, Zoti yt është më i dijshmi, më i urti

Verse 7 — Surah Yusuf 12:7

Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqinë e Zotit)

Verse 8 — Surah Yusuf 12:8

Kur ata (vëllezërit) thanë: "Pasha Zotin, Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë se ne, ndërsa ne jemi grup (i fortë). Vërtet, babai ynë është në gabim sheshazi

Verse 9 — Surah Yusuf 12:9

Mbyteni Jusufin ose hidheni diku larg në një vend e babai juaj t´ju dojë juve e pas asaj (pendohuni), bëhuni njerëz të mirë

Verse 10 — Surah Yusuf 12:10

Njëri prej tyre tha: "Mos e mbytni Jusufin, e në qoftë se jeni për të bërë diç, lëshojeni atë në fund të bunarit, do ta marrë atë dikush prej udhëtarëve

Verse 11 — Surah Yusuf 12:11

Ata thanë: "O babai ynë, ç´ke që nuk na beson për Jusufin, e ne ia duam të mirën atij

Verse 12 — Surah Yusuf 12:12

Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë

Verse 13 — Surah Yusuf 12:13

Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të

Verse 14 — Surah Yusuf 12:14

Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare

Verse 15 — Surah Yusuf 12:15

Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t´i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t´ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)

Verse 16 — Surah Yusuf 12:16

E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre

Verse 17 — Surah Yusuf 12:17

Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë

Verse 18 — Surah Yusuf 12:18

E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju

Verse 19 — Surah Yusuf 12:19

Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç´vepronin ata

Verse 20 — Surah Yusuf 12:20

Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë)

Verse 21 — Surah Yusuf 12:21

E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t´ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t´ia mësojmë

Verse 22 — Surah Yusuf 12:22

E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët

Verse 23 — Surah Yusuf 12:23

E ajo, në shtëpinë e së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: "Eja!". Ai (Jusufi) tha: "All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt) më nderoi me vendosje të mirë (si mud t´i bëj hile në familje)?". S´ka dyshim se tradhtarë

Verse 24 — Surah Yusuf 12:24

Ajo e mësyni atë qëllimisht, e atij do t´i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që ta largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robtë tanë të zgjedhur

Verse 25 — Surah Yusuf 12:25

Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën e tij nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy e takuan burrin e saj, e ajo tha: "Çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm

Verse 26 — Surah Yusuf 12:26

Ai (Jusufi) tha: "Ajo m´u vërsul mua!" Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: "Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen

Verse 27 — Surah Yusuf 12:27

E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë

Verse 28 — Surah Yusuf 12:28

E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: "Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe

Verse 29 — Surah Yusuf 12:29

Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore

Verse 30 — Surah Yusuf 12:30

Një grup nga gratë e qytetit thanë: "Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët

Verse 31 — Surah Yusuf 12:31

E kur ajo dëgjoi për ato pëshpëritjet e tyre, dërgoi t´i thërrasë ato, u përgatiti vendmbështetje dhe secilës prej tyre i dha nga një thikë e tha: "Dilu para atyre!" Kur e panë atë, ato u tronditën dhe i prenë duart e tyre e thanë: "All-llahut i qofshim f

Verse 32 — Surah Yusuf 12:32

Ajo tha: "Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, e unë e mësyna atë, po ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet

Verse 33 — Surah Yusuf 12:33

Ai (Jusufi) tha: "O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant

Verse 34 — Surah Yusuf 12:34

E Zoti i tij ia pranoi lutjen atij dhe e largoi nga ai dredhinë e tyre. Vërtet, Ai është që dëgjon (lutjet) dhe di (gjendjen)

Verse 35 — Surah Yusuf 12:35

Mandej, pasi që vërtetuan argumentet (e pastërtisë së Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit të tij) iu paraqit ideja që atë për një kohë ta burgosin

Verse 36 — Surah Yusuf 12:36

Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha: "Unë ëndërrova se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentimin e saj, se ne të konsiderojm

Verse 37 — Surah Yusuf 12:37

Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos dijë, t´ju përshkruaj atë para se t´ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë e kam braktisur fenë e një populli që nuk e beson All-llahu

Verse 38 — Surah Yusuf 12:38

Unë e ndoqa fenë e prindërve të mi: Ibrahimit, Is´hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t´i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë) është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk ia dinë vl

Verse 39 — Surah Yusuf 12:39

O ju dy shokët e mi të burgut, a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar

Verse 40 — Surah Yusuf 12:40

Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vet

Verse 41 — Surah Yusuf 12:41

O shokët e mi të burgut! Njëri prej juve dyve do t´i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. Çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu)

Verse 42 — Surah Yusuf 12:42

E atij, për të cilin besonte se është i shpëtuar, i tha: "Më përkujto mua te zotëriu yt". Po djalli e vuri në harresë ta përkujtojë te zotëriu i tij, e për këtë mbeti në burg disa vjet

Verse 43 — Surah Yusuf 12:43

E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O j

Verse 44 — Surah Yusuf 12:44

Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentimin e ëndrrave të tilla

Verse 45 — Surah Yusuf 12:45

E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta përmendë) e përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ua tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni të shkoj (te Jusufi)

Verse 46 — Surah Yusuf 12:46

(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejtë, na shpjego për shtatë lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër e shtatë të tharë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigje), ashtu që edhe ata ta kuptojnë (v)

Verse 47 — Surah Yusuf 12:47

Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani

Verse 48 — Surah Yusuf 12:48

Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë)

Verse 49 — Surah Yusuf 12:49

Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)

Verse 50 — Surah Yusuf 12:50

E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç´është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre

Verse 51 — Surah Yusuf 12:51

Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga t

Verse 52 — Surah Yusuf 12:52

Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve

Verse 53 — Surah Yusuf 12:53

Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë

Verse 54 — Surah Yusuf 12:54

Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm

Verse 55 — Surah Yusuf 12:55

Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm

Verse 56 — Surah Yusuf 12:56

Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve

Verse 57 — Surah Yusuf 12:57

Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën

Verse 58 — Surah Yusuf 12:58

Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin

Verse 59 — Surah Yusuf 12:59

E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë

Verse 60 — Surah Yusuf 12:60

E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim)

Verse 61 — Surah Yusuf 12:61

Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë

Verse 62 — Surah Yusuf 12:62

Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t´i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne

Verse 63 — Surah Yusuf 12:63

E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)

Verse 64 — Surah Yusuf 12:64

Ai (Jakubi) tha: "A t´ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve

Verse 65 — Surah Yusuf 12:65

E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e

Verse 66 — Surah Yusuf 12:66

Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është g

Verse 67 — Surah Yusuf 12:67

Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe

Verse 68 — Surah Yusuf 12:68

Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t´u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, po

Verse 69 — Surah Yusuf 12:69

E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan

Verse 70 — Surah Yusuf 12:70

E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës

Verse 71 — Surah Yusuf 12:71

U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur

Verse 72 — Surah Yusuf 12:72

(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues

Verse 73 — Surah Yusuf 12:73

Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës

Verse 74 — Surah Yusuf 12:74

(shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)

Verse 75 — Surah Yusuf 12:75

(vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit

Verse 76 — Surah Yusuf 12:76

Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain

Verse 77 — Surah Yusuf 12:77

(vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë

Verse 78 — Surah Yusuf 12:78

Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë

Verse 79 — Surah Yusuf 12:79

Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë

Verse 80 — Surah Yusuf 12:80

E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t´u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Eg)

Verse 81 — Surah Yusuf 12:81

Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje

Verse 82 — Surah Yusuf 12:82

Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç´të themi)

Verse 83 — Surah Yusuf 12:83

Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m´i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti

Verse 84 — Surah Yusuf 12:84

Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi)

Verse 85 — Surah Yusuf 12:85

Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh

Verse 86 — Surah Yusuf 12:86

Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini

Verse 87 — Surah Yusuf 12:87

(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun

Verse 88 — Surah Yusuf 12:88

(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë

Verse 89 — Surah Yusuf 12:89

Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë

Verse 90 — Surah Yusuf 12:90

Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s´ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve

Verse 91 — Surah Yusuf 12:91

Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë

Verse 92 — Surah Yusuf 12:92

Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve

Verse 93 — Surah Yusuf 12:93

Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t´i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time

Verse 94 — Surah Yusuf 12:94

(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë)

Verse 95 — Surah Yusuf 12:95

Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje

Verse 96 — Surah Yusuf 12:96

E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini

Verse 97 — Surah Yusuf 12:97

Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë

Verse 98 — Surah Yusuf 12:98

Më vonë do t´ia kërkoj Zotit tim faljen tuaj", tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues

Verse 99 — Surah Yusuf 12:99

(e morën familjen dhe shkuan) E kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit e tij dhe tha: "Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigurt

Verse 100 — Surah Yusuf 12:100

Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: "O ati im, kjo është domethënia e ëndrrës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve

Verse 101 — Surah Yusuf 12:101

(Pasi iu plotësua dëshira, Jusufi tha) Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, ma mësove mua komentimin e ëndrrave; o Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në Dunja e në Ahiret, më bën të vdes musliman dhe më bashko me të mirë

Verse 102 — Surah Yusuf 12:102

Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t´i shpallim ty (Muhammed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hudhjen e Jusufit në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi

Verse 103 — Surah Yusuf 12:103

Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë

Verse 104 — Surah Yusuf 12:104

Megjithatë që ti nuk kërkon prej tyre ndonjë shpërblim për të (për këshillë e udhëzim). Ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për mbarë njerëzit

Verse 105 — Surah Yusuf 12:105

Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare

Verse 106 — Surah Yusuf 12:106

Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetëm se duke i shoqëruar (zota të tjerë)

Verse 107 — Surah Yusuf 12:107

A mos janë siguruar ata prej dënimit që mund t´u vijë nga All-llahu e t´i mbulojë, ose befas duke mos e hetuar fare t´u vijë katastrofa e përgjithshme

Verse 108 — Surah Yusuf 12:108

Thuaj: "Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët

Verse 109 — Surah Yusuf 12:109

Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s´ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishm

Verse 110 — Surah Yusuf 12:110

(nuk dërguam tjetër vetëm burra e ndihma u vonua) Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t´i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që

Verse 111 — Surah Yusuf 12:111

Në tregimet e tyre (të dërguarve dhe të Jusufit me vëllezër) pati mësime e përvojë për të zotët e mendjes. Ai (Kur´ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e m