Back to Languages

Albanian - Chapter 14 - Ibrahim

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Ibrahim 14:1

Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t´i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t´i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit

Verse 2 — Surah Ibrahim 14:2

Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret

Verse 3 — Surah Ibrahim 14:3

Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje

Verse 4 — Surah Ibrahim 14:4

Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t´u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti

Verse 5 — Surah Ibrahim 14:5

Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shum

Verse 6 — Surah Ibrahim 14:6

(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madh

Verse 7 — Surah Ibrahim 14:7

Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t´ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s´ka dyshim, dënimi Im është i vështirë

Verse 8 — Surah Ibrahim 14:8

E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)

Verse 9 — Surah Ibrahim 14:9

A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart

Verse 10 — Surah Ibrahim 14:10

Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t´ju falur mëkatet dhe për t´ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi ed

Verse 11 — Surah Ibrahim 14:11

Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t´ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t´i mbështeten vetëm Al

Verse 12 — Surah Ibrahim 14:12

E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t´i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t´i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten

Verse 13 — Surah Ibrahim 14:13

Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t´ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t´i shkatërrojmë zullumqarët

Verse 14 — Surah Ibrahim 14:14

Dhe pas tyre Ne do t´ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim

Verse 15 — Surah Ibrahim 14:15

Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim

Verse 16 — Surah Ibrahim 14:16

E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura)

Verse 17 — Surah Ibrahim 14:17

Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë

Verse 18 — Surah Ibrahim 14:18

Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh

Verse 19 — Surah Ibrahim 14:19

A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re

Verse 20 — Surah Ibrahim 14:20

E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun

Verse 21 — Surah Ibrahim 14:21

E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All

Verse 22 — Surah Ibrahim 14:22

E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtim

Verse 23 — Surah Ibrahim 14:23

E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe

Verse 24 — Surah Ibrahim 14:24

A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart

Verse 25 — Surah Ibrahim 14:25

E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë

Verse 26 — Surah Ibrahim 14:26

Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar

Verse 27 — Surah Ibrahim 14:27

All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë

Verse 28 — Surah Ibrahim 14:28

A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit

Verse 29 — Surah Ibrahim 14:29

(e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai

Verse 30 — Surah Ibrahim 14:30

Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t´i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri

Verse 31 — Surah Ibrahim 14:31

Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi

Verse 32 — Surah Ibrahim 14:32

All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë

Verse 33 — Surah Ibrahim 14:33

Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën

Verse 34 — Surah Ibrahim 14:34

Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t´i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t´i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës

Verse 35 — Surah Ibrahim 14:35

(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh)

Verse 36 — Surah Ibrahim 14:36

Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron

Verse 37 — Surah Ibrahim 14:37

Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënj

Verse 38 — Surah Ibrahim 14:38

Zoti ynë! S´ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t´i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell

Verse 39 — Surah Ibrahim 14:39

Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is´hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes

Verse 40 — Surah Ibrahim 14:40

O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë

Verse 41 — Surah Ibrahim 14:41

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria

Verse 42 — Surah Ibrahim 14:42

E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur)

Verse 43 — Surah Ibrahim 14:43

(atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika)

Verse 44 — Surah Ibrahim 14:44

Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t´u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t´i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t´i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se

Verse 45 — Surah Ibrahim 14:45

Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve

Verse 46 — Surah Ibrahim 14:46

(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai

Verse 47 — Surah Ibrahim 14:47

E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese

Verse 48 — Surah Ibrahim 14:48

(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues

Verse 49 — Surah Ibrahim 14:49

E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga

Verse 50 — Surah Ibrahim 14:50

Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t´i mbulojë zjarri

Verse 51 — Surah Ibrahim 14:51

(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë

Verse 52 — Surah Ibrahim 14:52

Ky (Kur´ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t´i këshillojë ata që kanë mend