Verse 1 — Surah Al-Hijr 15:1
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur´anit të plotkuptueshëm
Verse 2 — Surah Al-Hijr 15:2
Ata që nuk besuan, shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë
Verse 3 — Surah Al-Hijr 15:3
Lëri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t´i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë
Verse 4 — Surah Al-Hijr 15:4
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar
Verse 5 — Surah Al-Hijr 15:5
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë për më vonë
Verse 6 — Surah Al-Hijr 15:6
Dhe ata thanë: "O ti që t´u shpall përkujtimi (Kur´ani), me të vërtetë ti je i çmendur
Verse 7 — Surah Al-Hijr 15:7
Përse nuk na erdhe me engjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë
Verse 8 — Surah Al-Hijr 15:8
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk afatizohen
Verse 9 — Surah Al-Hijr 15:9
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur´anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij
Verse 10 — Surah Al-Hijr 15:10
Ne përpara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm
Verse 11 — Surah Al-Hijr 15:11
E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të
Verse 12 — Surah Al-Hijr 15:12
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen)
Verse 13 — Surah Al-Hijr 15:13
Ata nuk e besojnë atë (Kur´anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti)
Verse 14 — Surah Al-Hijr 15:14
Edhe sikur Ne t´u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e t´i shihnin engjëjt e fshehtësitë)
Verse 15 — Surah Al-Hijr 15:15
Ata gjithqysh do të thonin: "Neve na janë ndalë sytë (të pamurit). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur
Verse 16 — Surah Al-Hijr 15:16
Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje
Verse 17 — Surah Al-Hijr 15:17
Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar
Verse 18 — Surah Al-Hijr 15:18
Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg)
Verse 19 — Surah Al-Hijr 15:19
E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve
Verse 20 — Surah Al-Hijr 15:20
Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues
Verse 21 — Surah Al-Hijr 15:21
E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme)
Verse 22 — Surah Al-Hijr 15:22
Ne i lëshojmë erërat mbarësuese, e nga qielli (retë) lëshojmë shi dhe atë ua japim ta pini, e ju nuk mund ta ruani atë
Verse 23 — Surah Al-Hijr 15:23
Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës)
Verse 24 — Surah Al-Hijr 15:24
S´ka dyshim se Ne e dimë për ata që ishin para jush dhe edhe për ata që vijnë pas
Verse 25 — Surah Al-Hijr 15:25
E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm
Verse 26 — Surah Al-Hijr 15:26
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun)
Verse 27 — Surah Al-Hijr 15:27
E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë
Verse 28 — Surah Al-Hijr 15:28
Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: "Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë
Verse 29 — Surah Al-Hijr 15:29
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t´i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde
Verse 30 — Surah Al-Hijr 15:30
Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde
Verse 31 — Surah Al-Hijr 15:31
Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde
Verse 32 — Surah Al-Hijr 15:32
Ai tha: "O Iblis, ç´është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde
Verse 33 — Surah Al-Hijr 15:33
Ai tha: "Nuk është për mua t´i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë
Verse 34 — Surah Al-Hijr 15:34
(All-llahu) tha: "Dil pra prej aty, ti qofsh i mallkuar
Verse 35 — Surah Al-Hijr 15:35
Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit
Verse 36 — Surah Al-Hijr 15:36
(Iblisi) Tha: "Zoti im, më jep pra afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen
Verse 37 — Surah Al-Hijr 15:37
(Zoti) Tha: "Ti je prej të afatizuarve
Verse 38 — Surah Al-Hijr 15:38
deri në kohën e ditës së caktuar
Verse 39 — Surah Al-Hijr 15:39
(Iblisi) Tha: "Zoti im, për shkak se më përzure (më largove), unë do t´ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t´i largoj nga rruga e drejtë
Verse 40 — Surah Al-Hijr 15:40
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë
Verse 41 — Surah Al-Hijr 15:41
(Madhëria e Tij) Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)
Verse 42 — Surah Al-Hijr 15:42
Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje
Verse 43 — Surah Al-Hijr 15:43
E s´ka dyshim se xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre
Verse 44 — Surah Al-Hijr 15:44
Ai (xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë)
Verse 45 — Surah Al-Hijr 15:45
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në xhennete e mes burimeve
Verse 46 — Surah Al-Hijr 15:46
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja)
Verse 47 — Surah Al-Hijr 15:47
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar
Verse 48 — Surah Al-Hijr 15:48
Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij
Verse 49 — Surah Al-Hijr 15:49
Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh
Verse 50 — Surah Al-Hijr 15:50
Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm
Verse 51 — Surah Al-Hijr 15:51
E njoftoi edhe për musafirët e Ibrahimit
Verse 52 — Surah Al-Hijr 15:52
Kur ata hynë tek ai dhe thanë: "Selamen - e përshëndetën, e ai (Ibrahimi) tha: "Ne po frikësohemi prej jush
Verse 53 — Surah Al-Hijr 15:53
Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar
Verse 54 — Surah Al-Hijr 15:54
Ai (Ibrahimi) tha: "A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju
Verse 55 — Surah Al-Hijr 15:55
Ata thanë: "Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurt e ti mos u bën i pashpresë
Verse 56 — Surah Al-Hijr 15:56
Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur
Verse 57 — Surah Al-Hijr 15:57
Tha: "E çka është pra çështja e juaj, o të dërguar
Verse 58 — Surah Al-Hijr 15:58
Ata thanë: "Ne jemi dërguar te një popull i prishur
Verse 59 — Surah Al-Hijr 15:59
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t´i shpëtojmë që të gjithë
Verse 60 — Surah Al-Hijr 15:60
Përpos gruas së tij. Ne kemi vendosur ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur)
Verse 61 — Surah Al-Hijr 15:61
E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit
Verse 62 — Surah Al-Hijr 15:62
Ai (Luti) tha: "Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)
Verse 63 — Surah Al-Hijr 15:63
Ata thanë: "Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin
Verse 64 — Surah Al-Hijr 15:64
Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka të themi)
Verse 65 — Surah Al-Hijr 15:65
Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe ti rri pas tyre (që të mos frikësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni
Verse 66 — Surah Al-Hijr 15:66
E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes
Verse 67 — Surah Al-Hijr 15:67
E banuesit e qytetit (Sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrit
Verse 68 — Surah Al-Hijr 15:68
Tha: (Luti): "Këta janë musafirët e mi, e mos më turpëroni mua
Verse 69 — Surah Al-Hijr 15:69
Edhe kini frikë All-llahun e mos më nënçmoni
Verse 70 — Surah Al-Hijr 15:70
Ata thanë: "A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)
Verse 71 — Surah Al-Hijr 15:71
Ai (Luti) tha: "Ja, këto (gratë) bijat e mia, nëse do të bëni (martohuni me to)
Verse 72 — Surah Al-Hijr 15:72
Pasha jetën tënde (Muhammed), s´ka dyshim se ata (populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre
Verse 73 — Surah Al-Hijr 15:73
E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme
Verse 74 — Surah Al-Hijr 15:74
Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuam mbi ta shi (të dheut të pjekur në xhehennem) si gurë
Verse 75 — Surah Al-Hijr 15:75
Në atë (ngjarje), vërtet ka argumente për ata që mendojnë
Verse 76 — Surah Al-Hijr 15:76
Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës
Verse 77 — Surah Al-Hijr 15:77
Për ata që besojnë, ka fakte në të
Verse 78 — Surah Al-Hijr 15:78
Edhe populli i "Ejkës" ishin zullumqarë
Verse 79 — Surah Al-Hijr 15:79
E Ne ndërmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken
Verse 80 — Surah Al-Hijr 15:80
Edhe populli i "Hixhres" i përgënjeshtroi të dërguarit
Verse 81 — Surah Al-Hijr 15:81
Ne u patëm parashtruar atyre argumentet (mrekullitë) Tona, por ata i kundërshtonin ato
Verse 82 — Surah Al-Hijr 15:82
Ata skalisnin shtëpia në kodra shkëmbore për të qenë të sigurt
Verse 83 — Surah Al-Hijr 15:83
E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues
Verse 84 — Surah Al-Hijr 15:84
Dhe nuk u ndihmoi atyre asgjë ajo që vepruan
Verse 85 — Surah Al-Hijr 15:85
E Ne nuk i krijuam qiejt as tokën ndryshe vetëm me urtësi (të madhe). E s´ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë, e ti (Muhammed) sillu me njerëzishmëri
Verse 86 — Surah Al-Hijr 15:86
Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi
Verse 87 — Surah Al-Hijr 15:87
Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur´anin e madhërueshëm
Verse 88 — Surah Al-Hijr 15:88
E ty të mos shkojnë kurrsesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë
Verse 89 — Surah Al-Hijr 15:89
Dhe thuaj: "Unë jam qortues i hapët (për dënim nga Zoti për ata që kundërshtojnë)
Verse 90 — Surah Al-Hijr 15:90
(U sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bënë ndarjen (e librave të mëparshëm)
Verse 91 — Surah Al-Hijr 15:91
Të cilët e bënë Kur´anin të ndarë në pjesë
Verse 92 — Surah Al-Hijr 15:92
Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t´i marrim në përgjegjësi
Verse 93 — Surah Al-Hijr 15:93
Për atë se ç´vepruan
Verse 94 — Surah Al-Hijr 15:94
Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqju idhujtarëve
Verse 95 — Surah Al-Hijr 15:95
S´ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen
Verse 96 — Surah Al-Hijr 15:96
të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre)
Verse 97 — Surah Al-Hijr 15:97
Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata
Verse 98 — Surah Al-Hijr 15:98
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur)
Verse 99 — Surah Al-Hijr 15:99
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)