Back to Languages

Albanian - Chapter 16 - An-Nahl

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah An-Nahl 16:1

Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë)

Verse 2 — Surah An-Nahl 16:2

Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t´ua tërhiqni vërejtjen (t´i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën

Verse 3 — Surah An-Nahl 16:3

I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë

Verse 4 — Surah An-Nahl 16:4

E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët

Verse 5 — Surah An-Nahl 16:5

Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani

Verse 6 — Surah An-Nahl 16:6

Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë)

Verse 7 — Surah An-Nahl 16:7

Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues

Verse 8 — Surah An-Nahl 16:8

Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t´ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini

Verse 9 — Surah An-Nahl 16:9

Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t´u kishte udhëzuar që të gjithëve

Verse 10 — Surah An-Nahl 16:10

Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t´i kullotni (bagëtinë)

Verse 11 — Surah An-Nahl 16:11

Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron

Verse 12 — Surah An-Nahl 16:12

Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon

Verse 13 — Surah An-Nahl 16:13

Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë

Verse 14 — Surah An-Nahl 16:14

Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe

Verse 15 — Surah An-Nahl 16:15

Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni

Verse 16 — Surah An-Nahl 16:16

Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve

Verse 17 — Surah An-Nahl 16:17

Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni

Verse 18 — Surah An-Nahl 16:18

Po edhe nëse përpiqeni t´i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t´i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron

Verse 19 — Surah An-Nahl 16:19

All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni

Verse 20 — Surah An-Nahl 16:20

Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar

Verse 21 — Surah An-Nahl 16:21

Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre)

Verse 22 — Surah An-Nahl 16:22

Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë

Verse 23 — Surah An-Nahl 16:23

Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët

Verse 24 — Surah An-Nahl 16:24

Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç´është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm

Verse 25 — Surah An-Nahl 16:25

(E thonë atë shpifje) Sa për t´i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen

Verse 26 — Surah An-Nahl 16:26

Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan

Verse 27 — Surah An-Nahl 16:27

Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m´i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët

Verse 28 — Surah An-Nahl 16:28

Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju

Verse 29 — Surah An-Nahl 16:29

Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve

Verse 30 — Surah An-Nahl 16:30

Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç´është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë

Verse 31 — Surah An-Nahl 16:31

Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit

Verse 32 — Surah An-Nahl 16:32

Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat

Verse 33 — Surah An-Nahl 16:33

A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t´u vijnë engjëjt (e t´ua marrin shpirtin) ose t´u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padre

Verse 34 — Surah An-Nahl 16:34

Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin

Verse 35 — Surah An-Nahl 16:35

Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso)

Verse 36 — Surah An-Nahl 16:36

Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t´u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte f

Verse 37 — Surah An-Nahl 16:37

Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t´i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar

Verse 38 — Surah An-Nahl 16:38

Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë

Verse 39 — Surah An-Nahl 16:39

I ringjall për t´ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t´ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë

Verse 40 — Surah An-Nahl 16:40

Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet

Verse 41 — Surah An-Nahl 16:41

Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t´u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim)

Verse 42 — Surah An-Nahl 16:42

Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën

Verse 43 — Surah An-Nahl 16:43

Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini

Verse 44 — Surah An-Nahl 16:44

(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur´anin që t´u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur´anin)

Verse 45 — Surah An-Nahl 16:45

A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t´i trandë ata me tokën, ose nuk do t´u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë

Verse 46 — Surah An-Nahl 16:46

Ose t´i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t´i shpëtojnë asaj

Verse 47 — Surah An-Nahl 16:47

Ose do t´i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s´ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin)

Verse 48 — Surah An-Nahl 16:48

A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz)

Verse 49 — Surah An-Nahl 16:49

Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi

Verse 50 — Surah An-Nahl 16:50

I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen

Verse 51 — Surah An-Nahl 16:51

E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë

Verse 52 — Surah An-Nahl 16:52

Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut

Verse 53 — Surah An-Nahl 16:53

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)

Verse 54 — Surah An-Nahl 16:54

Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre

Verse 55 — Surah An-Nahl 16:55

(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin)

Verse 56 — Surah An-Nahl 16:56

E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit

Verse 57 — Surah An-Nahl 16:57

Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë)

Verse 58 — Surah An-Nahl 16:58

Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef

Verse 59 — Surah An-Nahl 16:59

Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre

Verse 60 — Surah An-Nahl 16:60

Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti

Verse 61 — Surah An-Nahl 16:61

Sikur All-llahu t´i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngu

Verse 62 — Surah An-Nahl 16:62

E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t´u takojë më e mira (xhenneti), s´ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të

Verse 63 — Surah An-Nahl 16:63

Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët

Verse 64 — Surah An-Nahl 16:64

Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur´anin, vetëm që t´u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë

Verse 65 — Surah An-Nahl 16:65

All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë)

Verse 66 — Surah An-Nahl 16:66

Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë

Verse 67 — Surah An-Nahl 16:67

Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S´ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar

Verse 68 — Surah An-Nahl 16:68

Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë

Verse 69 — Surah An-Nahl 16:69

Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye

Verse 70 — Surah An-Nahl 16:70

All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi

Verse 71 — Surah An-Nahl 16:71

All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan

Verse 72 — Surah An-Nahl 16:72

All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë

Verse 73 — Surah An-Nahl 16:73

Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t´u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi

Verse 74 — Surah An-Nahl 16:74

Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini

Verse 75 — Surah An-Nahl 16:75

All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu

Verse 76 — Surah An-Nahl 16:76

All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me a

Verse 77 — Surah An-Nahl 16:77

Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send

Verse 78 — Surah An-Nahl 16:78

All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues

Verse 79 — Surah An-Nahl 16:79

A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë

Verse 80 — Surah An-Nahl 16:80

All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t´i shfrytëzo

Verse 81 — Surah An-Nahl 16:81

All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni)

Verse 82 — Surah An-Nahl 16:82

Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë

Verse 83 — Surah An-Nahl 16:83

Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë

Verse 84 — Surah An-Nahl 16:84

E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen)

Verse 85 — Surah An-Nahl 16:85

Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t´u lehtësohet, as nuk do t´u jepet afat

Verse 86 — Surah An-Nahl 16:86

Ata që ishin idhujtarë kur do t´i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë

Verse 87 — Surah An-Nahl 16:87

Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet

Verse 88 — Surah An-Nahl 16:88

Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime

Verse 89 — Surah An-Nahl 16:89

Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët

Verse 90 — Surah An-Nahl 16:90

All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim

Verse 91 — Surah An-Nahl 16:91

Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni

Verse 92 — Surah An-Nahl 16:92

Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t´i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e g

Verse 93 — Surah An-Nahl 16:93

Sikur të dëshironte All-llahu do t´ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat

Verse 94 — Surah An-Nahl 16:94

Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh

Verse 95 — Surah An-Nahl 16:95

Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini

Verse 96 — Surah An-Nahl 16:96

Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t´ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan

Verse 97 — Surah An-Nahl 16:97

Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t´i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t´u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre

Verse 98 — Surah An-Nahl 16:98

Kur të lexosh Kur´anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar

Verse 99 — Surah An-Nahl 16:99

Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre

Verse 100 — Surah An-Nahl 16:100

Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë

Verse 101 — Surah An-Nahl 16:101

Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë

Verse 102 — Surah An-Nahl 16:102

Thuaj: "Atë (Kur´anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t´i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët

Verse 103 — Surah An-Nahl 16:103

Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur´anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë

Verse 104 — Surah An-Nahl 16:104

S´ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur´anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm

Verse 105 — Surah An-Nahl 16:105

Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët

Verse 106 — Surah An-Nahl 16:106

Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një

Verse 107 — Surah An-Nahl 16:107

Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë

Verse 108 — Surah An-Nahl 16:108

Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët

Verse 109 — Surah An-Nahl 16:109

Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit

Verse 110 — Surah An-Nahl 16:110

Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s´ka dyshim se Zoti yt atyre do t´ua falë dhe do t´i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues)

Verse 111 — Surah An-Nahl 16:111

(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t´i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt

Verse 112 — Surah An-Nahl 16:112

All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petku

Verse 113 — Surah An-Nahl 16:113

Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë

Verse 114 — Surah An-Nahl 16:114

E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij

Verse 115 — Surah An-Nahl 16:115

Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t´i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues

Verse 116 — Surah An-Nahl 16:116

Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim

Verse 117 — Surah An-Nahl 16:117

Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm

Verse 118 — Surah An-Nahl 16:118

E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt

Verse 119 — Surah An-Nahl 16:119

Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s´ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron

Verse 120 — Surah An-Nahl 16:120

Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët

Verse 121 — Surah An-Nahl 16:121

Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë

Verse 122 — Surah An-Nahl 16:122

Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët

Verse 123 — Surah An-Nahl 16:123

Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter)

Verse 124 — Surah An-Nahl 16:124

E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin

Verse 125 — Surah An-Nahl 16:125

Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuar

Verse 126 — Surah An-Nahl 16:126

Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë

Verse 127 — Surah An-Nahl 16:127

Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata

Verse 128 — Surah An-Nahl 16:128

S´ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës