Verse 1 — Surah Al-Isra 17:1
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t´ia treguar atij disa nga argum
Verse 2 — Surah Al-Isra 17:2
Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet
Verse 3 — Surah Al-Isra 17:3
Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues
Verse 4 — Surah Al-Isra 17:4
Ne u kumtuam në libër beni israilëve: "Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh
Verse 5 — Surah Al-Isra 17:5
Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë
Verse 6 — Surah Al-Isra 17:6
Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti
Verse 7 — Surah Al-Isra 17:7
Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t´ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arr
Verse 8 — Surah Al-Isra 17:8
Zoti juaj do t´ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët
Verse 9 — Surah Al-Isra 17:9
Është e vërtetë se ky Kur´an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh
Verse 10 — Surah Al-Isra 17:10
Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë
Verse 11 — Surah Al-Isra 17:11
Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm
Verse 12 — Surah Al-Isra 17:12
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimi
Verse 13 — Surah Al-Isra 17:13
Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t´ia prezentojmë atij libër të hapur
Verse 14 — Surah Al-Isra 17:14
Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes
Verse 15 — Surah Al-Isra 17:15
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t´ia dërgojmë të dërguarin
Verse 16 — Surah Al-Isra 17:16
Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht
Verse 17 — Surah Al-Isra 17:17
Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij
Verse 18 — Surah Al-Isra 17:18
Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur
Verse 19 — Surah Al-Isra 17:19
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti)
Verse 20 — Surah Al-Isra 17:20
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar
Verse 21 — Surah Al-Isra 17:21
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe
Verse 22 — Surah Al-Isra 17:22
E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur
Verse 23 — Surah Al-Isra 17:23
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhd
Verse 24 — Surah Al-Isra 17:24
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël
Verse 25 — Surah Al-Isra 17:25
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen
Verse 26 — Surah Al-Isra 17:26
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë
Verse 27 — Surah Al-Isra 17:27
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij
Verse 28 — Surah Al-Isra 17:28
Nëse detyrohesh t´ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t´i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta)
Verse 29 — Surah Al-Isra 17:29
Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)
Verse 30 — Surah Al-Isra 17:30
S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron
Verse 31 — Surah Al-Isra 17:31
Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh
Verse 32 — Surah Al-Isra 17:32
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe
Verse 33 — Surah Al-Isra 17:33
Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytj
Verse 34 — Surah Al-Isra 17:34
Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t´ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi
Verse 35 — Surah Al-Isra 17:35
Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë
Verse 36 — Surah Al-Isra 17:36
Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi
Verse 37 — Surah Al-Isra 17:37
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve
Verse 38 — Surah Al-Isra 17:38
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt
Verse 39 — Surah Al-Isra 17:39
Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar
Verse 40 — Surah Al-Isra 17:40
A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha
Verse 41 — Surah Al-Isra 17:41
Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur´an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta)
Verse 42 — Surah Al-Isra 17:42
Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t´ia marrë pushtetin)
Verse 43 — Surah Al-Isra 17:43
I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata
Verse 44 — Surah Al-Isra 17:44
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i
Verse 45 — Surah Al-Isra 17:45
Kur ti e lexon Kur´anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme
Verse 46 — Surah Al-Isra 17:46
Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur´an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen
Verse 47 — Surah Al-Isra 17:47
Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur´anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur
Verse 48 — Surah Al-Isra 17:48
Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë)
Verse 49 — Surah Al-Isra 17:49
Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur
Verse 50 — Surah Al-Isra 17:50
Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur
Verse 51 — Surah Al-Isra 17:51
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t´i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afë
Verse 52 — Surah Al-Isra 17:52
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë
Verse 53 — Surah Al-Isra 17:53
E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut
Verse 54 — Surah Al-Isra 17:54
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t´i fusësh me dhunë në besim)
Verse 55 — Surah Al-Isra 17:55
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime)
Verse 56 — Surah Al-Isra 17:56
Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë
Verse 57 — Surah Al-Isra 17:57
Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t´iu ruajtur
Verse 58 — Surah Al-Isra 17:58
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh)
Verse 59 — Surah Al-Isra 17:59
Neve nuk na pengoi asgjë që t´u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për t
Verse 60 — Surah Al-Isra 17:60
Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur´an), nuk i bëmë për
Verse 61 — Surah Al-Isra 17:61
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t´i bëj sexhde atij që e krijove nga balta
Verse 62 — Surah Al-Isra 17:62
(Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t´i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice
Verse 63 — Surah Al-Isra 17:63
(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë
Verse 64 — Surah Al-Isra 17:64
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim
Verse 65 — Surah Al-Isra 17:65
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata)
Verse 66 — Surah Al-Isra 17:66
Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush
Verse 67 — Surah Al-Isra 17:67
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t´ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës
Verse 68 — Surah Al-Isra 17:68
A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t´ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës
Verse 69 — Surah Al-Isra 17:69
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t´ju kthejë njëherë tjetër në det, e t´ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t´ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju
Verse 70 — Surah Al-Isra 17:70
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam
Verse 71 — Surah Al-Isra 17:71
(Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije
Verse 72 — Surah Al-Isra 17:72
E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë
Verse 73 — Surah Al-Isra 17:73
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik
Verse 74 — Surah Al-Isra 17:74
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta
Verse 75 — Surah Al-Isra 17:75
E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh
Verse 76 — Surah Al-Isra 17:76
Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin)
Verse 77 — Surah Al-Isra 17:77
Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim
Verse 78 — Surah Al-Isra 17:78
Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur
Verse 79 — Surah Al-Isra 17:79
Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur´anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm
Verse 80 — Surah Al-Isra 17:80
Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese
Verse 81 — Surah Al-Isra 17:81
Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur
Verse 82 — Surah Al-Isra 17:82
Ne të shpallim Kur´anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim
Verse 83 — Surah Al-Isra 17:83
E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën
Verse 84 — Surah Al-Isra 17:84
Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë
Verse 85 — Surah Al-Isra 17:85
Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije
Verse 86 — Surah Al-Isra 17:86
Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante
Verse 87 — Surah Al-Isra 17:87
Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe
Verse 88 — Surah Al-Isra 17:88
Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur´an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin
Verse 89 — Surah Al-Isra 17:89
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur´an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin
Verse 90 — Surah Al-Isra 17:90
Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime
Verse 91 — Surah Al-Isra 17:91
Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre
Verse 92 — Surah Al-Isra 17:92
Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh
Verse 93 — Surah Al-Isra 17:93
Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber
Verse 94 — Surah Al-Isra 17:94
Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber
Verse 95 — Surah Al-Isra 17:95
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t´u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë
Verse 96 — Surah Al-Isra 17:96
Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet
Verse 97 — Surah Al-Isra 17:97
Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët
Verse 98 — Surah Al-Isra 17:98
Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re
Verse 99 — Surah Al-Isra 17:99
A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë
Verse 100 — Surah Al-Isra 17:100
Thuaj: "Sikur t´i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar
Verse 101 — Surah Al-Isra 17:101
Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: "O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur
Verse 102 — Surah Al-Isra 17:102
Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar
Verse 103 — Surah Al-Isra 17:103
Ai (faraoni) deshi t´i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku
Verse 104 — Surah Al-Isra 17:104
Pas tij beni israilëve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier
Verse 105 — Surah Al-Isra 17:105
Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur´anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues
Verse 106 — Surah Al-Isra 17:106
Dhe (ta shpallëm) Kur´anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t´ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një
Verse 107 — Surah Al-Isra 17:107
Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde
Verse 108 — Surah Al-Isra 17:108
Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar
Verse 109 — Surah Al-Isra 17:109
Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur´anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)
Verse 110 — Surah Al-Isra 17:110
Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare
Verse 111 — Surah Al-Isra 17:111
Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon