Verse 1 — Surah Al-Kahf 18:1
Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie
Verse 2 — Surah Al-Kahf 18:2
(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t´ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t´i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm
Verse 3 — Surah Al-Kahf 18:3
Duke qenë në të përgjithmonë
Verse 4 — Surah Al-Kahf 18:4
Për t´ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë
Verse 5 — Surah Al-Kahf 18:5
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër
Verse 6 — Surah Al-Kahf 18:6
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur´anit)
Verse 7 — Surah Al-Kahf 18:7
Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t´i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë
Verse 8 — Surah Al-Kahf 18:8
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim)
Verse 9 — Surah Al-Kahf 18:9
A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme
Verse 10 — Surah Al-Kahf 18:10
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë
Verse 11 — Surah Al-Kahf 18:11
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë
Verse 12 — Surah Al-Kahf 18:12
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë
Verse 13 — Surah Al-Kahf 18:13
Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen
Verse 14 — Surah Al-Kahf 18:14
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore
Verse 15 — Surah Al-Kahf 18:15
Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut
Verse 16 — Surah Al-Kahf 18:16
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj
Verse 17 — Surah Al-Kahf 18:17
Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërte
Verse 18 — Surah Al-Kahf 18:18
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të is
Verse 19 — Surah Al-Kahf 18:19
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, p
Verse 20 — Surah Al-Kahf 18:20
Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t´ju mbysin me gurë, ose do t´ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar
Verse 21 — Surah Al-Kahf 18:21
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t´i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedoni
Verse 22 — Surah Al-Kahf 18:22
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së
Verse 23 — Surah Al-Kahf 18:23
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër
Verse 24 — Surah Al-Kahf 18:24
Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)
Verse 25 — Surah Al-Kahf 18:25
(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet
Verse 26 — Surah Al-Kahf 18:26
Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t´i përzi
Verse 27 — Surah Al-Kahf 18:27
Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t´i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim
Verse 28 — Surah Al-Kahf 18:28
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujt
Verse 29 — Surah Al-Kahf 18:29
E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhi
Verse 30 — Surah Al-Kahf 18:30
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s´ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës
Verse 31 — Surah Al-Kahf 18:31
Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe s
Verse 32 — Surah Al-Kahf 18:32
E ti sillu atyre (që kërkuan t´i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera
Verse 33 — Surah Al-Kahf 18:33
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë
Verse 34 — Surah Al-Kahf 18:34
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë
Verse 35 — Surah Al-Kahf 18:35
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë
Verse 36 — Surah Al-Kahf 18:36
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo
Verse 37 — Surah Al-Kahf 18:37
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë
Verse 38 — Surah Al-Kahf 18:38
Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë
Verse 39 — Surah Al-Kahf 18:39
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s´ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët)
Verse 40 — Surah Al-Kahf 18:40
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t´i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur)
Verse 41 — Surah Al-Kahf 18:41
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë
Verse 42 — Surah Al-Kahf 18:42
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok
Verse 43 — Surah Al-Kahf 18:43
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t´i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë
Verse 44 — Surah Al-Kahf 18:44
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë
Verse 45 — Surah Al-Kahf 18:45
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-lla
Verse 46 — Surah Al-Kahf 18:46
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë
Verse 47 — Surah Al-Kahf 18:47
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar
Verse 48 — Surah Al-Kahf 18:48
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje
Verse 49 — Surah Al-Kahf 18:49
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç´është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezent
Verse 50 — Surah Al-Kahf 18:50
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa
Verse 51 — Surah Al-Kahf 18:51
Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit
Verse 52 — Surah Al-Kahf 18:52
E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim
Verse 53 — Surah Al-Kahf 18:53
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij
Verse 54 — Surah Al-Kahf 18:54
Në këtë Kur´an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar
Verse 55 — Surah Al-Kahf 18:55
Pasi që t´u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t´u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t´u vijë atyre dënimi ballë për ballë
Verse 56 — Surah Al-Kahf 18:56
Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje
Verse 57 — Surah Al-Kahf 18:57
Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur´anin), kurse në veshët e tyre shurdhim
Verse 58 — Surah Al-Kahf 18:58
Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t´i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t´ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim
Verse 59 — Surah Al-Kahf 18:59
Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta
Verse 60 — Surah Al-Kahf 18:60
(përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë
Verse 61 — Surah Al-Kahf 18:61
Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det
Verse 62 — Surah Al-Kahf 18:62
Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur
Verse 63 — Surah Al-Kahf 18:63
Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det
Verse 64 — Surah Al-Kahf 18:64
Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur
Verse 65 — Surah Al-Kahf 18:65
Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne
Verse 66 — Surah Al-Kahf 18:66
Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë
Verse 67 — Surah Al-Kahf 18:67
Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua
Verse 68 — Surah Al-Kahf 18:68
Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar
Verse 69 — Surah Al-Kahf 18:69
(Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë
Verse 70 — Surah Al-Kahf 18:70
Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të
Verse 71 — Surah Al-Kahf 18:71
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t´i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme
Verse 72 — Surah Al-Kahf 18:72
Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua
Verse 73 — Surah Al-Kahf 18:73
(Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)
Verse 74 — Surah Al-Kahf 18:74
Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar
Verse 75 — Surah Al-Kahf 18:75
Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua
Verse 76 — Surah Al-Kahf 18:76
(Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)
Verse 77 — Surah Al-Kahf 18:77
Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t´u japin ushqim, po ata nuk deshën t´i pranojnë si musafirë (e as t´i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha
Verse 78 — Surah Al-Kahf 18:78
Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim
Verse 79 — Surah Al-Kahf 18:79
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta)
Verse 80 — Surah Al-Kahf 18:80
Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t´i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim
Verse 81 — Surah Al-Kahf 18:81
Deshëm që Zoti i tyre t´u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve)
Verse 82 — Surah Al-Kahf 18:82
Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. K
Verse 83 — Surah Al-Kahf 18:83
Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t´ju rrëfej për punën e tij me Kur´an (me shpallje)
Verse 84 — Surah Al-Kahf 18:84
Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë
Verse 85 — Surah Al-Kahf 18:85
Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi)
Verse 86 — Surah Al-Kahf 18:86
Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t´i dënosh, ose do t´i marrish me të mirë e t´i udhëzosh
Verse 87 — Surah Al-Kahf 18:87
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm
Verse 88 — Surah Al-Kahf 18:88
Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t´i bëjmë lehtësi (në jetë)
Verse 89 — Surah Al-Kahf 18:89
Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes)
Verse 90 — Surah Al-Kahf 18:90
Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit)
Verse 91 — Surah Al-Kahf 18:91
Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij)
Verse 92 — Surah Al-Kahf 18:92
Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu)
Verse 93 — Surah Al-Kahf 18:93
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet)
Verse 94 — Surah Al-Kahf 18:94
Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre
Verse 95 — Surah Al-Kahf 18:95
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre
Verse 96 — Surah Al-Kahf 18:96
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t´ia hedhë atij
Verse 97 — Surah Al-Kahf 18:97
E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin
Verse 98 — Surah Al-Kahf 18:98
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt
Verse 99 — Surah Al-Kahf 18:99
(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë
Verse 100 — Surah Al-Kahf 18:100
Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues)
Verse 101 — Surah Al-Kahf 18:101
Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut)
Verse 102 — Surah Al-Kahf 18:102
A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje
Verse 103 — Surah Al-Kahf 18:103
Thuaj: "A t´ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre
Verse 104 — Surah Al-Kahf 18:104
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë
Verse 105 — Surah Al-Kahf 18:105
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t´u japim kurrfarë vlere
Verse 106 — Surah Al-Kahf 18:106
Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje
Verse 107 — Surah Al-Kahf 18:107
S´ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit
Verse 108 — Surah Al-Kahf 18:108
Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t´u ndryshohet)
Verse 109 — Surah Al-Kahf 18:109
Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t´i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)
Verse 110 — Surah Al-Kahf 18:110
Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë