Verse 1 — Surah Maryam 19:1
Kaf, Ha, Ja, ´Ajn, Sad
Verse 2 — Surah Maryam 19:2
(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait
Verse 3 — Surah Maryam 19:3
Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e
Verse 4 — Surah Maryam 19:4
Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar
Verse 5 — Surah Maryam 19:5
Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë)
Verse 6 — Surah Maryam 19:6
Të më trashëgojë mua dhe t´i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)
Verse 7 — Surah Maryam 19:7
O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër
Verse 8 — Surah Maryam 19:8
Ai tha: "Zoti im, si do të kemë unë djalë kur gruaja ime ishte që nuk lind, e unë kam arritur pleqëri të thellë
Verse 9 — Surah Maryam 19:9
Tha: "Ja, kështu Zoti yt ka thënë: se ajo për Mua është lehtë; Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe fare
Verse 10 — Surah Maryam 19:10
Ai (Zekerija) tha: "Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!" Ai (All-llahu) tha: "Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t´u flasish njerëzve tre net (e tri ditë)
Verse 11 — Surah Maryam 19:11
Dhe ai doli prej faltores para popullit të vet dhe u dha shenjë adhuroni (All-llahun) mëngjes e mbrëmje
Verse 12 — Surah Maryam 19:12
O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë
Verse 13 — Surah Maryam 19:13
Dhe nga ana Jonë i mundësuam të jetë i butë, i pastër dhe respektues (i dëgjueshëm)
Verse 14 — Surah Maryam 19:14
Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i padëgjueshëm
Verse 15 — Surah Maryam 19:15
Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur vdes dhe ditën kur do të ngrehet i gjallë (e përshëndetëm dhe i garantuam)
Verse 16 — Surah Maryam 19:16
E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje
Verse 17 — Surah Maryam 19:17
Ajo vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi
Verse 18 — Surah Maryam 19:18
Ajo tha: "Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)
Verse 19 — Surah Maryam 19:19
Ai (Xhibrili) tha: "Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)
Verse 20 — Surah Maryam 19:20
Ajo tha: "Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenë e pamoralshme
Verse 21 — Surah Maryam 19:21
Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer
Verse 22 — Surah Maryam 19:22
Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët
Verse 23 — Surah Maryam 19:23
E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti
Verse 24 — Surah Maryam 19:24
E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)
Verse 25 — Surah Maryam 19:25
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta
Verse 26 — Surah Maryam 19:26
Ti pra, ha pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: "Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas
Verse 27 — Surah Maryam 19:27
Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet ata i thanë: "Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe
Verse 28 — Surah Maryam 19:28
Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme
Verse 29 — Surah Maryam 19:29
Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t´i flasim atij që është foshnjë në djep
Verse 30 — Surah Maryam 19:30
Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber
Verse 31 — Surah Maryam 19:31
Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë
Verse 32 — Surah Maryam 19:32
Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm
Verse 33 — Surah Maryam 19:33
Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë
Verse 34 — Surah Maryam 19:34
Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime
Verse 35 — Surah Maryam 19:35
Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!". Ai menjëherë bëhet
Verse 36 — Surah Maryam 19:36
(Isai i tha popullit të vet) Dhe se All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj, pra adhurojeni Atë, kjo është rrugë (fé) e drejtë
Verse 37 — Surah Maryam 19:37
Po grupet u kundërshtuan mes vete (rreth Isait). Të mjerët ata që nuk besuan se çka kanë për të parë ditën e madhe
Verse 38 — Surah Maryam 19:38
Ditën kur do të na paraqiten ata Neve, sa mirë do të dëgjojnë dhe shohin (ose njerëzit do të dëgjojnë e shohin çka i gjen ata), por tash për tash (në këtë jetë) zullumqarët janë të humbur qartë
Verse 39 — Surah Maryam 19:39
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e dëshpërimit, kur të marrë fund çështja (e përgjegjësisë e dikush në xhennet, dikush në zjarr), se ata (sot) janë të painformuar, dhe ata nuk janë duke besuar
Verse 40 — Surah Maryam 19:40
S´ka dyshim se Ne e trashëgojmë (na mbetet) tokën dhe çka ka në të, dhe te Ne do të jetë e ardhmja e tyre
Verse 41 — Surah Maryam 19:41
Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur´an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber
Verse 42 — Surah Maryam 19:42
Kur babait të vet i tha: "O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij
Verse 43 — Surah Maryam 19:43
O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë
Verse 44 — Surah Maryam 19:44
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit
Verse 45 — Surah Maryam 19:45
O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit
Verse 46 — Surah Maryam 19:46
Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë
Verse 47 — Surah Maryam 19:47
Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje
Verse 48 — Surah Maryam 19:48
Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur
Verse 49 — Surah Maryam 19:49
E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë
Verse 50 — Surah Maryam 19:50
Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz)
Verse 51 — Surah Maryam 19:51
Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber
Verse 52 — Surah Maryam 19:52
Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t´i folur (ta dëgjojë bisedën tonë)
Verse 53 — Surah Maryam 19:53
Nga mëshira Jonë ia dhamë vëllain e tij Harunin, pejgamber
Verse 54 — Surah Maryam 19:54
Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë besnik në premtim (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar, pejgamber
Verse 55 — Surah Maryam 19:55
Ai urdhëronte familjen e vet me faljen e namazit dhe me zeqatë, dhe ishte shumë i pranishëm te Zoti i tij
Verse 56 — Surah Maryam 19:56
Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë dhe pejgamber
Verse 57 — Surah Maryam 19:57
Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën)
Verse 58 — Surah Maryam 19:58
Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë t
Verse 59 — Surah Maryam 19:59
E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja)
Verse 60 — Surah Maryam 19:60
Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë
Verse 61 — Surah Maryam 19:61
Ato janë xhennetet e Adnit, që Mëshiruesi u pat premtuar robve të vet, pa i parë ata (i besuan pa i parë), e premtimi i Tij është i kryer
Verse 62 — Surah Maryam 19:62
Aty nuk dëgjojnë fjalë boshe, por vetëm përshëndetje. Aty kanë ushqimin e vet (të llojllojshëm) mëngjes e mbrëmje
Verse 63 — Surah Maryam 19:63
Ato janë xhennetet që do t´ua trashëgojmë robve Tanë që ishin të ruajtur
Verse 64 — Surah Maryam 19:64
Ne (engjëjt, thotë Xhibrili) nuk zbresim (nuk vijmë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Vetëm Atij i takon e tërë çështja e tashme, e ardhme dhe mes tyre, e Zoti yt nuk është që harron
Verse 65 — Surah Maryam 19:65
Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash)
Verse 66 — Surah Maryam 19:66
E njeriu thotë: "A thua njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)
Verse 67 — Surah Maryam 19:67
Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë
Verse 68 — Surah Maryam 19:68
Pasha Zotin tënd, Ne do t´i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë me djajtë dhe do t´i afrojmë ata rreth xhehennemit të gjunjëzuar
Verse 69 — Surah Maryam 19:69
Pastaj, nga secili grup do t´i kapim ata që kishin qenë më jorespektues ndaj të Gjithmëshërshmit
Verse 70 — Surah Maryam 19:70
E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hedhet në të
Verse 71 — Surah Maryam 19:71
Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t´i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd
Verse 72 — Surah Maryam 19:72
Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t´i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t´i lëmë aty të gjunjëzuar
Verse 73 — Surah Maryam 19:73
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të argumentuara, ata që nuk kishin besuar u thoshin atyre që kishin besuar: "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete më të mirë dhe kuvend më autoritativ
Verse 74 — Surah Maryam 19:74
E, sa e sa gjenerata kemi shkatërruar para tyre e që ishin më të pajisur dhe më të dukshëm
Verse 75 — Surah Maryam 19:75
Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t´ia vazhdojë atij i Gjithëfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i
Verse 76 — Surah Maryam 19:76
E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë
Verse 77 — Surah Maryam 19:77
A je i njoftuar për atë që mohoi argumentet Tona e tha: "Mua gjithqysh do të më jepet pasuri e fëmijë (në botën tjetër)
Verse 78 — Surah Maryam 19:78
A thua ka zbuluar fshehtësinë, a mos ka marrë prej All-llahut ndonjë premtim
Verse 79 — Surah Maryam 19:79
Jo, nuk është ashtu, po Ne do të shënojmë atë që po e thotë ai, dhe do t´i vazhdojmë atij dënim pas dënimi
Verse 80 — Surah Maryam 19:80
Dhe Ne e trashëgojmë atë (në pasuri e fëmijë) që thotë ai, e ai ka për të na ardhur i vetmuar
Verse 81 — Surah Maryam 19:81
Dhe ata në vend të All-llahut adhuruan zota të tjerë për t´u krenuar me ta
Verse 82 — Surah Maryam 19:82
Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre
Verse 83 — Surah Maryam 19:83
A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija
Verse 84 — Surah Maryam 19:84
Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne vetëm jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj)
Verse 85 — Surah Maryam 19:85
Ditën kur do t´i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të ftuar
Verse 86 — Surah Maryam 19:86
Ndërsa mëkatarëve u grahim në xhehennem të etshëm
Verse 87 — Surah Maryam 19:87
Nuk ka të drejtë ndërmjetësimi askush, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëfuqishmi
Verse 88 — Surah Maryam 19:88
Ata thanë: "I Gjithëfuqishmi ka fëmijë
Verse 89 — Surah Maryam 19:89
Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar
Verse 90 — Surah Maryam 19:90
Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat nga ajo (fjalë)
Verse 91 — Surah Maryam 19:91
Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë
Verse 92 — Surah Maryam 19:92
E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë
Verse 93 — Surah Maryam 19:93
Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t´iu paraqitur Zotit si rob
Verse 94 — Surah Maryam 19:94
Ai me diturinë e vet i ka përfshirë të gjithë, dhe ka numëruar e evidentuar çdo gjë të tyre në mënyrë të saktësishme
Verse 95 — Surah Maryam 19:95
Dhe në ditën e kijametit secili do t´i paraqitet Atij i vetmuar
Verse 96 — Surah Maryam 19:96
Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t´u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri
Verse 97 — Surah Maryam 19:97
Ne e bëmë atë (Kur´anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t´i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t´i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç
Verse 98 — Surah Maryam 19:98
Sa shumë brezni kemi shkatërruar para tyre. A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)