Verse 1 — Surah Al-Baqarah 2:1
Elif, Lam, Mim
Verse 2 — Surah Al-Baqarah 2:2
Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm
Verse 3 — Surah Al-Baqarah 2:3
Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj)
Verse 4 — Surah Al-Baqarah 2:4
Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t´u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin)
Verse 5 — Surah Al-Baqarah 2:5
Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit
Verse 6 — Surah Al-Baqarah 2:6
E ata që mohuan (Kur´anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë
Verse 7 — Surah Al-Baqarah 2:7
All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh
Verse 8 — Surah Al-Baqarah 2:8
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë
Verse 9 — Surah Al-Baqarah 2:9
Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë
Verse 10 — Surah Al-Baqarah 2:10
Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm
Verse 11 — Surah Al-Baqarah 2:11
E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)
Verse 12 — Surah Al-Baqarah 2:12
Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë
Verse 13 — Surah Al-Baqarah 2:13
Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: "A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë
Verse 14 — Surah Al-Baqarah 2:14
E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)
Verse 15 — Surah Al-Baqarah 2:15
All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më shumë në mosbesimin e tyre
Verse 16 — Surah Al-Baqarah 2:16
Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre)
Verse 17 — Surah Al-Baqarah 2:17
Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin
Verse 18 — Surah Al-Baqarah 2:18
(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe)
Verse 19 — Surah Al-Baqarah 2:19
Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t´i shpëtoj)
Verse 20 — Surah Al-Baqarah 2:20
Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t´ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, Al
Verse 21 — Surah Al-Baqarah 2:21
O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)
Verse 22 — Surah Al-Baqarah 2:22
Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)
Verse 23 — Surah Al-Baqarah 2:23
E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë silleni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur´ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur´ani)
Verse 24 — Surah Al-Baqarah 2:24
E mos e paçit bërë (deri më tash), e as që do ta bëni kurrë (edhe në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët
Verse 25 — Surah Al-Baqarah 2:25
E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm)
Verse 26 — Surah Al-Baqarah 2:26
All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç´deshi All-llahu me
Verse 27 — Surah Al-Baqarah 2:27
Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit
Verse 28 — Surah Al-Baqarah 2:28
Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni
Verse 29 — Surah Al-Baqarah 2:29
Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë
Verse 30 — Surah Al-Baqarah 2:30
(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha
Verse 31 — Surah Al-Baqarah 2:31
E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)
Verse 32 — Surah Al-Baqarah 2:32
(Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti
Verse 33 — Surah Al-Baqarah 2:33
(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë
Verse 34 — Surah Al-Baqarah 2:34
E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar
Verse 35 — Surah Al-Baqarah 2:35
E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)
Verse 36 — Surah Al-Baqarah 2:36
Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim
Verse 37 — Surah Al-Baqarah 2:37
E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit
Verse 38 — Surah Al-Baqarah 2:38
Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t´u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen
Verse 39 — Surah Al-Baqarah 2:39
E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë
Verse 40 — Surah Al-Baqarah 2:40
O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua
Verse 41 — Surah Al-Baqarah 2:41
Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur´anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur´anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë
Verse 42 — Surah Al-Baqarah 2:42
E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin
Verse 43 — Surah Al-Baqarah 2:43
Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien)
Verse 44 — Surah Al-Baqarah 2:44
A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni
Verse 45 — Surah Al-Baqarah 2:45
Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)
Verse 46 — Surah Al-Baqarah 2:46
Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t´i kthehen Atij
Verse 47 — Surah Al-Baqarah 2:47
O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe)
Verse 48 — Surah Al-Baqarah 2:48
Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t´i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët)
Verse 49 — Surah Al-Baqarah 2:49
Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj
Verse 50 — Surah Al-Baqarah 2:50
Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj)
Verse 51 — Surah Al-Baqarah 2:51
E kur i premtuam Musait (t´ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj)
Verse 52 — Surah Al-Baqarah 2:52
Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni
Verse 53 — Surah Al-Baqarah 2:53
Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë
Verse 54 — Surah Al-Baqarah 2:54
Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai
Verse 55 — Surah Al-Baqarah 2:55
Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit
Verse 56 — Surah Al-Baqarah 2:56
Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm
Verse 57 — Surah Al-Baqarah 2:57
Dhe Ne bëmë që retë t´u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten
Verse 58 — Surah Al-Baqarah 2:58
E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin
Verse 59 — Surah Al-Baqarah 2:59
E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë
Verse 60 — Surah Al-Baqarah 2:60
Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdo
Verse 61 — Surah Al-Baqarah 2:61
Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musa)
Verse 62 — Surah Al-Baqarah 2:62
Vërtet, ata që besuan, ata që ishin jehudi, krishterët, sabejët (kishin lëshuar fenë e adhuronin engjëjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) All-llahun, dhe botën tjetër dhe bëri vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as
Verse 63 — Surah Al-Baqarah 2:63
(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju (kodrën) Turin (u thamë): veproni sipas atij (Tevratit) që ua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në te, ashtu që të ruheni
Verse 64 — Surah Al-Baqarah 2:64
E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën, e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat)
Verse 65 — Surah Al-Baqarah 2:65
Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur
Verse 66 — Surah Al-Baqarah 2:66
Atë (shndërrim të tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit
Verse 67 — Surah Al-Baqarah 2:67
(Përkujtoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: "All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: "A bën tallje me ne"? Ai tha: "All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët
Verse 68 — Surah Al-Baqarah 2:68
Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo"? Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni
Verse 69 — Surah Al-Baqarah 2:69
Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj"! Ai tha: "Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit
Verse 70 — Surah Al-Baqarah 2:70
Ata thanë: "Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë ta vërtetën në dashtë All-llahu
Verse 71 — Surah Al-Baqarah 2:71
Ai tha: "Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)"! Ata thanë: "E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën
Verse 72 — Surah Al-Baqarah 2:72
(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë
Verse 73 — Surah Al-Baqarah 2:73
E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni
Verse 74 — Surah Al-Baqarah 2:74
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen t
Verse 75 — Surah Al-Baqarah 2:75
A shpresoni se do t´u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç´bënin) i ndryshuan ato
Verse 76 — Surah Al-Baqarah 2:76
E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumen
Verse 77 — Surah Al-Baqarah 2:77
A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë
Verse 78 — Surah Al-Baqarah 2:78
E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt
Verse 79 — Surah Al-Baqarah 2:79
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka f
Verse 80 — Surah Al-Baqarah 2:80
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini
Verse 81 — Surah Al-Baqarah 2:81
Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë
Verse 82 — Surah Al-Baqarah 2:82
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë
Verse 83 — Surah Al-Baqarah 2:83
(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pasta
Verse 84 — Surah Al-Baqarah 2:84
Dhe kur morëm zotimin tuaj që të mos derdhni gjakun tuaj, të mos dëboni veten tuaj nga vendi juaj, e ju e pranuat, ndaj dëshmonie
Verse 85 — Surah Al-Baqarah 2:85
Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkat e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t´i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i n
Verse 86 — Surah Al-Baqarah 2:86
Të tillë janë ata që e vlerësuan jetën e kësaj bote mbi botën tjetër, andaj atyre as nuk do t´u lehtësohet dënimi, e as që do të ndihmohen ata
Verse 87 — Surah Al-Baqarah 2:87
Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) Shpirtin e Shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë
Verse 88 — Surah Al-Baqarah 2:88
E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë)
Verse 89 — Surah Al-Baqarah 2:89
E kur u erdhi atyre prej All-llahut libri (Kur´ani) që është vërtetues i atij, që e kishin pranë, e që para se t´u vinte e kërkonin ndihmën e tij kundër mosbesimtarëve, e mohuan atë (Muhammedin) që e njihnin, kur u erdhi. Pra mallkimi i All-llahut qoftë k
Verse 90 — Surah Al-Baqarah 2:90
E shëmtuar është ajo për çka ata e shitën vetvetën. Atë që e shpalli All-llahu të mos e besojnë nga zilia, për shkak se All-llahu nga mirësia e Tij t´i shpallë atij që dëshiron nga robtë e vet. Andaj merituan zemërim mbi zemërim (gazep mbi gazep). Mosbesm
Verse 91 — Surah Al-Baqarah 2:91
Dhe kur atyre u thuhet: "Besoni atë që e shpalli All-llahu", ata thonë: "Ne besojmë atë që na u shpall neve", kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë. Thuaj: "Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit më
Verse 92 — Surah Al-Baqarah 2:92
Juve u pat ardhur Musai me argumente, por pas tij ju adhuruat viçin, pra ju ishit mizorë
Verse 93 — Surah Al-Baqarah 2:93
(Përkujtoni) Kur morëm premtimin tuaj dhe mbi ju ngritëm kodrën Tur, (u thamë) merrni këtë që u dhamë seriozisht dhe dëgjoni (respektoni). Ata thanë: "Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam". E për shkak të mosbesimit të tyre, adhurimi ndaj viçit ishte përzier
Verse 94 — Surah Al-Baqarah 2:94
Thuaj: "Nëse bota tjetër (xhenneti) tek All-llahu është vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit e tjerë, nëse jeni të sinqertë, kërkojeni vdekjen (e shkoni më shpejtë)
Verse 95 — Surah Al-Baqarah 2:95
E për shkak të veprave të tyre (mëkateve), ata kurrë nuk e dëshirojnë atë. All-llahu di për zullumqarët
Verse 96 — Surah Al-Baqarah 2:96
Është e sigurt se njerëzit më lakmues për të jetuar, ti ke për të gjetur ata (jehuditë), bile edhe më lakmues se idhujtarët. Ndonjëri prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet, por edhe sikur të jetojë, ajo (jeta e gjatë) nuk do ta shpëtojë atë prej dëni
Verse 97 — Surah Al-Baqarah 2:97
Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur´anin në zemrën tënde, që është vërtetues i asaj që ishte më parë dhe udhërrëfyes e përgëzues për besimtarët
Verse 98 — Surah Al-Baqarah 2:98
Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve
Verse 99 — Surah Al-Baqarah 2:99
Ne të kemi shpallur ty (Muhammed) argumente të qarta dhe ato nuk i mohon askush, përveç atyre që kanë dalë respektit
Verse 100 — Surah Al-Baqarah 2:100
(Nuk besojnë argumentet tona se) Sa herë që ata kanë dhënë ndonjë premtim, një grup prej tyre e hodhi atë, por shumica e tyre nuk beson
Verse 101 — Surah Al-Baqarah 2:101
E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë)
Verse 102 — Surah Al-Baqarah 2:102
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata t
Verse 103 — Surah Al-Baqarah 2:103
E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm
Verse 104 — Surah Al-Baqarah 2:104
O ju që keni besuar, mos thuani: "Raina" - po thuani: "Undhurna" dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhembshëm
Verse 105 — Surah Al-Baqarah 2:105
As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe
Verse 106 — Surah Al-Baqarah 2:106
Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send
Verse 107 — Surah Al-Baqarah 2:107
A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar
Verse 108 — Surah Al-Baqarah 2:108
A doni ta pyetni Të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë
Verse 109 — Surah Al-Baqarah 2:109
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë) edhe pasi u është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t´iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhrin e vet
Verse 110 — Surah Al-Baqarah 2:110
Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S´ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin
Verse 111 — Surah Al-Baqarah 2:111
Ata edhe thanë: "Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishter! Ato janë fantazi të tyre"! Thuaju: "Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë
Verse 112 — Surah Al-Baqarah 2:112
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten
Verse 113 — Surah Al-Baqarah 2:113
Jehuditë thanë se të krishterët nuk janë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fé të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehuditë nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që
Verse 114 — Surah Al-Baqarah 2:114
E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në k
Verse 115 — Surah Al-Baqarah 2:115
Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm
Verse 116 — Surah Al-Baqarah 2:116
Ata (ithtarët e librit) thanë: "All-llahu ka fëmijë"!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij
Verse 117 — Surah Al-Baqarah 2:117
Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: "Bëhu!", në atë moment bëhet
Verse 118 — Surah Al-Baqarah 2:118
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: "Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument"! Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë
Verse 119 — Surah Al-Baqarah 2:119
Ne të dërguam ty me të vërtetën (Kur´anin), përgëzues dhe qortues, e ti nuk je përgjegjës për banuesit e xhehennemit
Verse 120 — Surah Al-Baqarah 2:120
As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as
Verse 121 — Surah Al-Baqarah 2:121
Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kur´anin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në Dunja e në Ahiret)
Verse 122 — Surah Al-Baqarah 2:122
O bijtë e israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe)
Verse 123 — Surah Al-Baqarah 2:123
Dhe ruajuni një ditë kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asnjë send, nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t´i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët)
Verse 124 — Surah Al-Baqarah 2:124
Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato, e Ai i tha: "Unë po të bëj ty prijës (imam) të njerëzimit"! Ai tha: "(bën o Zot) Edhe nga pasardhësit e mi"! (Zoti) Tha: "Mirësinë Time nuk mund ta gëzojnë m
Verse 125 — Surah Al-Baqarah 2:125
Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthimi dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë): Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe pë
Verse 126 — Surah Al-Baqarah 2:126
Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave"! Ai (All-llahu) tha: "(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t´ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një k
Verse 127 — Surah Al-Baqarah 2:127
Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di
Verse 128 — Surah Al-Baqarah 2:128
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues
Verse 129 — Surah Al-Baqarah 2:129
Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t´u lexojë atyre ajetet Tua, t´u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t´i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S´ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi
Verse 130 — Surah Al-Baqarah 2:130
E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve
Verse 131 — Surah Al-Baqarah 2:131
Kur Zoti i vet atij i tha: "Dorëzohu"! Ai tha: "Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë
Verse 132 — Surah Al-Baqarah 2:132
E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) "O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë
Verse 133 — Surah Al-Baqarah 2:133
A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: "Çka do të adhuroni pas meje"? Ata thanë: "Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, një të vetmin Zot dhe ne, vetë
Verse 134 — Surah Al-Baqarah 2:134
Ai ishte një popull që kaloi, atij i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata
Verse 135 — Surah Al-Baqarah 2:135
Ata (ithtarët e librit) thanë: "Bëhuni jehudi ose të krishterë, e gjeni rrugën e drejtë"! Thuaj: "Jo, (asnjërën) por fenë e drejtë të Ibrahimit që ai nuk ishte nga idhujtarët
Verse 136 — Surah Al-Baqarah 2:136
Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është d
Verse 137 — Surah Al-Baqarah 2:137
Në qoftë se ata besuan ashtu siç besuat ju, ata vërtet kanë gjetur rrugën e drejtë, e nëse refuzojnë, atëherë ata janë kundërshtarë (opozitë), po ty (Muhammed) kundër tyre do të mjaftojë All-llahu. Ai është dëgjuesi, i dijshmi
Verse 138 — Surah Al-Baqarah 2:138
(Kjo fe jona është) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se All-llahu. Ne vetëm atë e adhurojmë
Verse 139 — Surah Al-Baqarah 2:139
Thuaj: "A doni të grindeni me ne për All-llahun, e Ai është Zoti ynë dhe Zoti juaj dhe ne kemi vepra (shpërblimin e veprave) tona, e ju keni veprat tuaja. Por ne jemi (besimtarë) të sinqertë ndaj Tij
Verse 140 — Surah Al-Baqarah 2:140
A pretendoni se Ibrahimi, Ismaili, Is´haku, Jakubi dhe pasardhësit kanë qenë jehudi ose të krishterë? Thuaj: "A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjo
Verse 141 — Surah Al-Baqarah 2:141
Ai ishte një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan
Verse 142 — Surah Al-Baqarah 2:142
Disa mendjelehtë nga njerëzit do të thonë: "Çka i ktheu ata (muslimanët) prej kibles (drejtimit) në të cilin ishin ata (Kudsi)? Thuaj: "Të All-llahut janë lindja dhe perëndimi, Ai e vë në rrugën e drejtë atë që do
Verse 143 — Surah Al-Baqarah 2:143
Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një pupull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush. E Kiblen nga e cila ti u drejtove nuk e bëm
Verse 144 — Surah Al-Baqarah 2:144
Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre
Verse 145 — Surah Al-Baqarah 2:145
Po edhe sikur t´u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde, e as ti nuk do të pasosh kiblen e tyre, po asnjëra palë nuk do ta pasojë kiblen e tjetrës. E pas dijes, e cila të ka ardhur, po e zëmë se ishe vënë
Verse 146 — Surah Al-Baqarah 2:146
Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin ate (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën
Verse 147 — Surah Al-Baqarah 2:147
E vërteta është nga Zoti yt, pra kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë
Verse 148 — Surah Al-Baqarah 2:148
Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara, kudo që të jeni All-llahu ka për t´ju tubuar të gjithëve, All-llahu ka fuqi për çdo send
Verse 149 — Surah Al-Baqarah 2:149
Kahdo që të shkosh ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë, kjo është e vërtetë nga Zoti yt. All-llahu përcjell gjithçka që veproni ju
Verse 150 — Surah Al-Baqarah 2:150
Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojn)
Verse 151 — Surah Al-Baqarah 2:151
(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t´u lexojë ajetet Tona, t´ju pastrojë, e t´ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t´ju mësojë atë që nuk e dinit
Verse 152 — Surah Al-Baqarah 2:152
Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni
Verse 153 — Surah Al-Baqarah 2:153
O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët
Verse 154 — Surah Al-Baqarah 2:154
E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni (gjallërinë e tyre)
Verse 155 — Surah Al-Baqarah 2:155
Ne do t´ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve
Verse 156 — Surah Al-Baqarah 2:156
Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi
Verse 157 — Surah Al-Baqarah 2:157
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë
Verse 158 — Surah Al-Baqarah 2:158
Safa" dhe "Merve" janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh) ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t´i vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mi
Verse 159 — Surah Al-Baqarah 2:159
Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në librin, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë
Verse 160 — Surah Al-Baqarah 2:160
Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe që u shpjegojnë njerëzve (të vërtetën), të tillëve ua pranoj pendimin, se Unë pranoj shumë pendimin, jam mëshirues
Verse 161 — Surah Al-Baqarah 2:161
Ata, të cilët mohuan dhe vdiqën si pabesimtarë, kundër tyre është mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve
Verse 162 — Surah Al-Baqarah 2:162
Ata përgjithmonë janë aty (në zjarr), as nuk u lehtësohet dënimi, as nuk u jepet afat
Verse 163 — Surah Al-Baqarah 2:163
Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron
Verse 164 — Surah Al-Baqarah 2:164
Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gja
Verse 165 — Surah Al-Baqarah 2:165
E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur d
Verse 166 — Surah Al-Baqarah 2:166
Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre
Verse 167 — Surah Al-Baqarah 2:167
E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: "Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh"! Kështu All-llahu do t´ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë
Verse 168 — Surah Al-Baqarah 2:168
O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji
Verse 169 — Surah Al-Baqarah 2:169
Ai ju urdhëron vetëm me të këqia e turpësi, dhe ju shtyen të thoni për All-llahun atë që nuk e dini
Verse 170 — Surah Al-Baqarah 2:170
E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli"! Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë"! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t´i pa)
Verse 171 — Surah Al-Baqarah 2:171
Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë
Verse 172 — Surah Al-Baqarah 2:172
O ju që besuat, hani nga të mirat që ua kemi dhënë dhe falënderoni All-llahun, nëse jeni që vetëm Atë e adhuroni
Verse 173 — Surah Al-Baqarah 2:173
(All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngrihet zëri me të) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat
Verse 174 — Surah Al-Baqarah 2:174
Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t´u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm
Verse 175 — Surah Al-Baqarah 2:175
Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit
Verse 176 — Surah Al-Baqarah 2:176
Atë (dënim) për shkak se All-llahu e zbriti librin (Tevratin), me sqarim të drejtë, e ata që bënë ndryshime në librin, janë në një përçarje të largët nga e vërteta
Verse 177 — Surah Al-Baqarah 2:177
Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t´i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të varf
Verse 178 — Surah Al-Baqarah 2:178
O ju që besuat, u është bërë obligim gjurmimi për dënim për mbytje: i liri për të lirin, robi për robin, femra për femrën. Kurse atij që i falet diçka nga vëllai i vet, atëherë ajo le të përcillët (e atij që fal) kuptueshëm dhe shpagimi (nga dorasi) atij
Verse 179 — Surah Al-Baqarah 2:179
O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit)
Verse 180 — Surah Al-Baqarah 2:180
Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer
Verse 181 — Surah Al-Baqarah 2:181
Kush bën ndryshimin e tij pasi që ta ketë dëgjuar (ditur) atë, mëkati për te u takon atyre që ndryshojnë. All-llahu dëgjon dhe di
Verse 182 — Surah Al-Baqarah 2:182
E kush frikësohet prej testamentuesit se gabimisht po largohet nga drejtësia, ose qëllimisht do të bëjë mëkat, ai që bën pajtim ndërmjet tyre, ai nuk ka mëkat. Vërtet All-llahu shumë falë dhe shumë mëshiron
Verse 183 — Surah Al-Baqarah 2:183
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm
Verse 184 — Surah Al-Baqarah 2:184
(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një
Verse 185 — Surah Al-Baqarah 2:185
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur´ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa k
Verse 186 — Surah Al-Baqarah 2:186
E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua
Verse 187 — Surah Al-Baqarah 2:187
Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që
Verse 188 — Surah Al-Baqarah 2:188
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)
Verse 189 — Surah Al-Baqarah 2:189
Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë All
Verse 190 — Surah Al-Baqarah 2:190
Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën)
Verse 191 — Surah Al-Baqarah 2:191
Dhe luftoni ata kudo që t´i zini, dëboni prej vendit ata sikurse ju përzuan ata juve. Provokimi (fitneja) është më i rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes) deri që ata t´ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmon
Verse 192 — Surah Al-Baqarah 2:192
E nëse heqin dorë (nga provokimi), All-llahu është Ai që fal dhe që mëshiron
Verse 193 — Surah Al-Baqarah 2:193
Luftoni ata (idhujtarët) derisa të zhduket propagandimi i idhujtarëve dhe derisa të aplikohet feja vetëm për All-llahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta), atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë
Verse 194 — Surah Al-Baqarah 2:194
Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të
Verse 195 — Surah Al-Baqarah 2:195
Dhe jepni për në rrugë të All-llahut e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë All-llahu i do bamirësit
Verse 196 — Surah Al-Baqarah 2:196
E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut, po në qoftë se pengoheni, atëherë (therrni për kurban) çka t´ju vijë më lehtë prej kurbanëve, e mos i rruani kokat tuaja derisa të arrijë kurbani vendin e caktuar. Po kush është prej jush i sëmurë ose ka mu
Verse 197 — Surah Al-Baqarah 2:197
Haxhi është në muajt e caktuar e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Çka punoni nga e mira, All-llahu di për to. Dhe përgatituni m
Verse 198 — Surah Al-Baqarah 2:198
Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni All-llahun në vend të shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të h
Verse 199 — Surah Al-Baqarah 2:199
Pastaj zdirgjuni andej kah zdirgjen njerëzit, kërkoni All-llahut falje, se All-llahu fal e është mëshirues
Verse 200 — Surah Al-Baqarah 2:200
E kur t´i kryeni detyrat tuaja, përmendeni All-llahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fortë. Ka disa prej njerëzve që thonë: "Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë"! Për të nuk ka asgjë në botën tjetër
Verse 201 — Surah Al-Baqarah 2:201
E, ka prej tyre asish që thotë: "Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr
Verse 202 — Surah Al-Baqarah 2:202
Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari
Verse 203 — Surah Al-Baqarah 2:203
All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e bajramit). Kush ngutet (të largohet prej Mines) për dy ditë, nuk bën mëkat, po edhe ai që e shtyen (edhe për një ditë) nuk bënë mëkat, këto rregulla janë për atë që don të jetë i përpiktë. Pra, kini ku
Verse 204 — Surah Al-Baqarah 2:204
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë
Verse 205 — Surah Al-Baqarah 2:205
E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin)
Verse 206 — Surah Al-Baqarah 2:206
Dhe kur i thuhet atij: "Ki frikë All-llahun"!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi)
Verse 207 — Surah Al-Baqarah 2:207
Ka nga njerëzit, i cili për hirë të All-llahut e flijon vetveten, e edhe All-llahu është shumë i mëshirshëm për robtë e vet
Verse 208 — Surah Al-Baqarah 2:208
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët
Verse 209 — Surah Al-Baqarah 2:209
E nëse devijoni pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, ta dini pra se All-llahu është i plotfuqishëm, i vetëdijshëm
Verse 210 — Surah Al-Baqarah 2:210
Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t´ju vijë All-llahu (urdhëri i All-llahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t´ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem). Vetëm te All-llahu është fundi i të gjith
Verse 211 — Surah Al-Baqarah 2:211
Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t´i ketë ardhur ajo, s´ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër
Verse 212 — Surah Al-Baqarah 2:212
Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do
Verse 213 — Surah Al-Baqarah 2:213
Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti. Në atë (libër) kundërs
Verse 214 — Surah Al-Baqarah 2:214
Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All
Verse 215 — Surah Al-Baqarah 2:215
Të pyesin se ç´do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s´ka dyshim se All-llahu e di
Verse 216 — Surah Al-Baqarah 2:216
Juve u është bërë obligim lufta, ndonëse ju e urreni atë. Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu e di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini
Verse 217 — Surah Al-Baqarah 2:217
Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek
Verse 218 — Surah Al-Baqarah 2:218
Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues
Verse 219 — Surah Al-Baqarah 2:219
Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç´do të japin. Thuaj: "Tepricën"! Kështu ua sqaron All-llahu juve
Verse 220 — Surah Al-Baqarah 2:220
(të mendoni) Për këtë botë dhe për botën tjetër. Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t´i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurinë e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimm
Verse 221 — Surah Al-Baqarah 2:221
Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefs
Verse 222 — Surah Al-Baqarah 2:222
Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka le
Verse 223 — Surah Al-Baqarah 2:223
Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde
Verse 224 — Surah Al-Baqarah 2:224
E mos e bëni All-llahun peng të betimeve tuaja (kur betoheni në Te), kur doni të bëni vepra të mira, të silleni mirë dhe të bëni pajtim ndërmjet njerëzve. All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di
Verse 225 — Surah Al-Baqarah 2:225
All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë
Verse 226 — Surah Al-Baqarah 2:226
Ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos bëjnë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se kthehen ata (heqin dorë nga betimi), s´ka dyshim, All-llahu bën falje dhe mëshiron
Verse 227 — Surah Al-Baqarah 2:227
E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre) i di (qëllimet e tyre)
Verse 228 — Surah Al-Baqarah 2:228
E ato gra që janë shkurorëzuar janë të obliguara të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-llahut dhe ditës së fundit, atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që All-llahu e krijoi në mitrat e tyre. E burrat e tyre kanë më shumë të drejta që gjatë as
Verse 229 — Surah Al-Baqarah 2:229
Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim. E juve (burrave) nuk u lejohet t´u merrni asnjë send nga ajo që u keni dhuruar (si niqah), vetëm nëse që të dy f
Verse 230 — Surah Al-Baqarah 2:230
E në qoftë se ai (burri) e lëshon atë (për herë të tretë), pas atij (lëshimi) nuk lejohet më derisa të martohet ajo për një burrë tjetër. E nëse ai (burri i dytë) e lëshon atë, atëherë për ata dy, po qe se mendojnë se do t´i zbatojnë dispozitat e All-llah
Verse 231 — Surah Al-Baqarah 2:231
E kur t´i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin), e mos i mbani sa për t´i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush bën atë, ai e ka dëmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut
Verse 232 — Surah Al-Baqarah 2:232
Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Me këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-llahun dhe botën tjetër, kjo është
Verse 233 — Surah Al-Baqarah 2:233
Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t´u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq
Verse 234 — Surah Al-Baqarah 2:234
E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë. E kur ta kryejnë ato afatin e tyre, nuk është mëkat për ju (familja kujdestare) për atë që bëjnë ato në mënyrë të njerëzishme me veten e tyre. All-llahu hollësisht e di çk
Verse 235 — Surah Al-Baqarah 2:235
Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë, ose mbajtja fshehtë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju. All-llahu e di se ju do t´ua përmendni atyre (dëshirën për martesë), por kurrsesi mos u premtoni atyre
Verse 236 — Surah Al-Baqarah 2:236
Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë pa pasur kontakt (martesë) me to dhe para se t´u caktoni atyre ndonjë caktim (kurorë-nikah), po pajisni ato (me ndonjë pajisje), pasaniku sipas mundësisë së tij dhe i varfëri sipas mundësisë së tij. Një pajisje
Verse 237 — Surah Al-Baqarah 2:237
E nëse i lëshoni ato para se të kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre një caktim (kurorë), atëherë duhet t´u jepni gjysmën e asaj që e keni caktuar, përveç nëse ato ju falin ose ju falë ai në duart e të cilit është lidhja e kurorës. E të falni (burra o)
Verse 238 — Surah Al-Baqarah 2:238
Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)
Verse 239 — Surah Al-Baqarah 2:239
E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit
Verse 240 — Surah Al-Baqarah 2:240
Ata që vdesin nga mesi i juaj dhe lënë pas vete gra, le të testamentojnë (lënë porosi) për gratë e tyre, furnizimin për një vjet, duke mos i nxjerrë prej shtëpisë. E nëse (me dëshirën e vet) dalin, nuk është mëkat për ju për atë punë të lejueshme që bëjnë
Verse 241 — Surah Al-Baqarah 2:241
Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm
Verse 242 — Surah Al-Baqarah 2:242
Kështu, që t´i kuptoni, All-llahu ua shpjegon argumentet e veta
Verse 243 — Surah Al-Baqarah 2:243
A nuk di për ata, të cilët nga frika prej vdekjes u larguan prej atdheut të vet, e të cilët ishin me mijëra, e All-llahu atyre u tha: "Vdisni"! (ata vdiqën). Pastaj i ngjalli. All-llahu është shumë bamirës për njerëz, por shumica e njerëzve nuk janë mirën
Verse 244 — Surah Al-Baqarah 2:244
Luftoni për hir të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di
Verse 245 — Surah Al-Baqarah 2:245
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t´ia shtojë atij shumëfish atë? All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm tek Ai
Verse 246 — Surah Al-Baqarah 2:246
A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem´unit): "Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut"! Ai (pejgamberi) tha: "A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju
Verse 247 — Surah Al-Baqarah 2:247
Pejgamberi i tyre u tha: "All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin". Ata thanë: "Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur"? Ai tha: "All-llahu e zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me
Verse 248 — Surah Al-Baqarah 2:248
Pejgamberi i tyre u tha: "Shenjë e sundimit të tij është që t´ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt dhe që në të gjeni qetësim (shpirtëror) nga Zoti juaj, e edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S´ka dyshim se ky, po qe se j
Verse 249 — Surah Al-Baqarah 2:249
E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: "All-llahu do t´ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht"! Mirëpo, me përjashtim të një p
Verse 250 — Surah Al-Baqarah 2:250
E kur i dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: "Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve
Verse 251 — Surah Al-Baqarah 2:251
Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin, pejgamberllëkun dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohe
Verse 252 — Surah Al-Baqarah 2:252
Këto janë argumente të All-llahut, po t´i lexojmë ty me saktësi, e s´ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve
Verse 253 — Surah Al-Baqarah 2:253
Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e përforcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrili)
Verse 254 — Surah Al-Baqarah 2:254
O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë
Verse 255 — Surah Al-Baqarah 2:255
All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashme
Verse 256 — Surah Al-Baqarah 2:256
Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm
Verse 257 — Surah Al-Baqarah 2:257
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë
Verse 258 — Surah Al-Baqarah 2:258
A nuk ke arritur të dijsh për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje"! Ai tha: "Edhe unë jap jetë dhe vdekje"! Ibrahimi tha: "Zoti i
Verse 259 — Surah Al-Baqarah 2:259
Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij"? E All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe
Verse 260 — Surah Al-Baqarah 2:260
Përkujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit"? Ai (Zoti) tha: "A nuk je i besueshëm"? Ai (Ibrahimi) tha: "Po, por desha që zemra ime të ngopet (bindje)"! Ai (Zoti) tha: "Merri katër shpendë pranë vete (theri e copëto)
Verse 261 — Surah Al-Baqarah 2:261
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet
Verse 262 — Surah Al-Baqarah 2:262
Ata që për hir të All-llahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, për ata nuk ka frikë, ata as që do të brengosen
Verse 263 — Surah Al-Baqarah 2:263
Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë
Verse 264 — Surah Al-Baqarah 2:264
O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar që mbi të ka pak dhe
Verse 265 — Surah Al-Baqarah 2:265
E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë (që i mjaf)
Verse 266 — Surah Al-Baqarah 2:266
A dëshiron ndonjëri prej jush që ka një kopsht me hurma e rrush, në të cilin rrjedhin lumenj,që në të ka nga të gjitha frutet, e atë (pronarin e kopshtit) ta ketë kapur pleqëria dhe ai të ketë pasardhës të mitur, e atë (kopshtin) ta godasë ndonjë stuhi me
Verse 267 — Surah Al-Baqarah 2:267
O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s´ka nevojë për ju, është i madhëru
Verse 268 — Surah Al-Baqarah 2:268
Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm
Verse 269 — Surah Al-Baqarah 2:269
Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush
Verse 270 — Surah Al-Baqarah 2:270
All-llahu di për atë që e keni dhënë nga pasuria ose keni zbatuar ndonjë premtim (nedhër), e për ata mëkatarët nuk ka ndonjë ndihmëtarë
Verse 271 — Surah Al-Baqarah 2:271
Nëse lëmoshat i jepni haptazi, ajo është mirë, por nëse ato ua jepni të varfërve fshehurazi, ajo është edhe më e mirë për ju dhe Ai ua largon (me punë të mira) të këqijat. All-llahu është i njohur hollësisht për veprat tuaja
Verse 272 — Surah Al-Baqarah 2:272
Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t´u jepni t
Verse 273 — Surah Al-Baqarah 2:273
(Jepni) për të varfërit që janë të angazhuar në rrugën e All-llahut dhe nuk kanë mundësi të gjallërojnë me tokë, duke qenë se ata nuk lypin, prandaj ai që nuk e di gjendjen e tyre mendon se ata janë të pasur. Ata i njeh nga vetë pamja e tyre (të rraskapit)
Verse 274 — Surah Al-Baqarah 2:274
Ata, të cilët pasurinë e vet e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë te Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë as pikëllim
Verse 275 — Surah Al-Baqarah 2:275
Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar
Verse 276 — Surah Al-Baqarah 2:276
All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar
Verse 277 — Surah Al-Baqarah 2:277
S´ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje
Verse 278 — Surah Al-Baqarah 2:278
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata
Verse 279 — Surah Al-Baqarah 2:279
E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni
Verse 280 — Surah Al-Baqarah 2:280
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t´ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju
Verse 281 — Surah Al-Baqarah 2:281
Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë
Verse 282 — Surah Al-Baqarah 2:282
O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t´i diktojë ai që
Verse 283 — Surah Al-Baqarah 2:283
E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e
Verse 284 — Surah Al-Baqarah 2:284
Vetëm të All-llahut janë gjithëçka ka në qiej dhe ç´ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t´ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për ç
Verse 285 — Surah Al-Baqarah 2:285
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes
Verse 286 — Surah Al-Baqarah 2:286
All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata q