Verse 1 — Surah Ta-Ha 20:1
Verse 2 — Surah Ta-Ha 20:2
Ne nuk ta shpallëm Kur´anin për të munduar ty
Verse 3 — Surah Ta-Ha 20:3
Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet
Verse 4 — Surah Ta-Ha 20:4
(kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë
Verse 5 — Surah Ta-Ha 20:5
(E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë
Verse 6 — Surah Ta-Ha 20:6
E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç´ka nën dhe
Verse 7 — Surah Ta-Ha 20:7
Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo
Verse 8 — Surah Ta-Ha 20:8
Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur
Verse 9 — Surah Ta-Ha 20:9
A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhinë e Musait
Verse 10 — Surah Ta-Ha 20:10
Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: "Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t´ju sjellë ndonjë gacë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes
Verse 11 — Surah Ta-Ha 20:11
E kur shkoi te ai (zjarri), u thirr: "O Musa
Verse 12 — Surah Ta-Ha 20:12
Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva
Verse 13 — Surah Ta-Ha 20:13
Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç´po të shpallet
Verse 14 — Surah Ta-Ha 20:14
Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua
Verse 15 — Surah Ta-Ha 20:15
S´ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë patjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t´u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë
Verse 16 — Surah Ta-Ha 20:16
Prandaj, të mos shmangë ty nga kjo ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh
Verse 17 — Surah Ta-Ha 20:17
O Musa, ç´është ajo që e ke në të djathtën tënde
Verse 18 — Surah Ta-Ha 20:18
Ai (Musai) tha: "Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja të tjera
Verse 19 — Surah Ta-Ha 20:19
Ai (All-llahu) i tha: "Hidhe atë, O Musa
Verse 20 — Surah Ta-Ha 20:20
Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi
Verse 21 — Surah Ta-Ha 20:21
(All-llahu i) Tha: "Kape atë, e mos u frikëso, se Ne do ta kthejmë atë përsëri në gjendjen e mëparshme
Verse 22 — Surah Ta-Ha 20:22
Dhe, fute dorën tënde sqetullën tënde e do ta nxjerrësh atë të bardhë pa asnjë të metë. Kjo është një mrekulli tjetër
Verse 23 — Surah Ta-Ha 20:23
(këtë e bëmë) Në mënyrë që të mundësojmë të shohësh disa nga argumentet Tona të mëdha
Verse 24 — Surah Ta-Ha 20:24
Shko te faraoni se ai ka ngritur kokë (është bërë arrogant)
Verse 25 — Surah Ta-Ha 20:25
Ai (Musai) tha: "Ma zgjero (më ndihmo) gjoksin tim
Verse 26 — Surah Ta-Ha 20:26
Dhe më lehtëso në këtë punë timen
Verse 27 — Surah Ta-Ha 20:27
Ma zgjidh nyjen e gjuhës sime
Verse 28 — Surah Ta-Ha 20:28
Që ta kuptojnë fjalën time
Verse 29 — Surah Ta-Ha 20:29
Më cakto një ndihmëtar nga familja ime
Verse 30 — Surah Ta-Ha 20:30
Harunin, vëllain tim
Verse 31 — Surah Ta-Ha 20:31
Që me të të ma forcosh fuqinë time
Verse 32 — Surah Ta-Ha 20:32
Bëma shok atë në punën time
Verse 33 — Surah Ta-Ha 20:33
Në mënyrë që të madhërojmë Ty më shumë
Verse 34 — Surah Ta-Ha 20:34
Dhe të përkujtojmë Ty shpesh
Verse 35 — Surah Ta-Ha 20:35
Vërtet, Ti je Ai që na sheh dhe na i di punët
Verse 36 — Surah Ta-Ha 20:36
Ai (All-llahu) tha: "O Musa, t´u dha ajo që kërkove
Verse 37 — Surah Ta-Ha 20:37
Ne edhe një herë ta dhuruam ty mirësinë Tonë
Verse 38 — Surah Ta-Ha 20:38
Atëherë kur nënën tënde e frymëzuam me atë që nuk kuptohet ndryshe pos me inspirim (me frymëzim - shpallje)
Verse 39 — Surah Ta-Ha 20:39
(Ne i thamë) "Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hedhë në breg, atë e merr armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time
Verse 40 — Surah Ta-Ha 20:40
Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t´ju tregoj atë që do të kujdeset për të?" E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova
Verse 41 — Surah Ta-Ha 20:41
Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time
Verse 42 — Surah Ta-Ha 20:42
Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje
Verse 43 — Surah Ta-Ha 20:43
Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar
Verse 44 — Surah Ta-Ha 20:44
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet
Verse 45 — Surah Ta-Ha 20:45
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t´i kalojë kufijtë kundër nesh
Verse 46 — Surah Ta-Ha 20:46
Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç´do t´ju thotë) dhe shoh (ç´do të bëjë me ju)
Verse 47 — Surah Ta-Ha 20:47
I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë
Verse 48 — Surah Ta-Ha 20:48
Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit
Verse 49 — Surah Ta-Ha 20:49
Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa
Verse 50 — Surah Ta-Ha 20:50
(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë
Verse 51 — Surah Ta-Ha 20:51
Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm
Verse 52 — Surah Ta-Ha 20:52
(Musai) Tha: "Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron
Verse 53 — Surah Ta-Ha 20:53
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme
Verse 54 — Surah Ta-Ha 20:54
Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë
Verse 55 — Surah Ta-Ha 20:55
Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t´ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t´ju nxjerrim edhe një herë
Verse 56 — Surah Ta-Ha 20:56
Ne ia bëmë të mundshme atij t´i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi
Verse 57 — Surah Ta-Ha 20:57
(Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)
Verse 58 — Surah Ta-Ha 20:58
Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti
Verse 59 — Surah Ta-Ha 20:59
(Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite
Verse 60 — Surah Ta-Ha 20:60
Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar
Verse 61 — Surah Ta-Ha 20:61
Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t´ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq
Verse 62 — Surah Ta-Ha 20:62
Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa)
Verse 63 — Surah Ta-Ha 20:63
Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t´ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti
Verse 64 — Surah Ta-Ha 20:64
Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin
Verse 65 — Surah Ta-Ha 20:65
Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët
Verse 66 — Surah Ta-Ha 20:66
Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj)
Verse 67 — Surah Ta-Ha 20:67
E Musai ndjeu në vete njëfarë frike
Verse 68 — Surah Ta-Ha 20:68
Ne i thamë atij: "Mos kr frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues
Verse 69 — Surah Ta-Ha 20:69
Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t´i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë
Verse 70 — Surah Ta-Ha 20:70
Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: "Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait
Verse 71 — Surah Ta-Ha 20:71
Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t´u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t´ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t´u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më
Verse 72 — Surah Ta-Ha 20:72
Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote
Verse 73 — Surah Ta-Ha 20:73
Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)
Verse 74 — Surah Ta-Ha 20:74
Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton
Verse 75 — Surah Ta-Ha 20:75
Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta
Verse 76 — Surah Ta-Ha 20:76
(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi
Verse 77 — Surah Ta-Ha 20:77
Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh
Verse 78 — Surah Ta-Ha 20:78
Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan
Verse 79 — Surah Ta-Ha 20:79
Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi
Verse 80 — Surah Ta-Ha 20:80
O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza
Verse 81 — Surah Ta-Ha 20:81
Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t´ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar
Verse 82 — Surah Ta-Ha 20:82
Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë
Verse 83 — Surah Ta-Ha 20:83
Po ty o Musa: "Ç´të nguti para popullit tënd
Verse 84 — Surah Ta-Ha 20:84
Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje
Verse 85 — Surah Ta-Ha 20:85
Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji
Verse 86 — Surah Ta-Ha 20:86
Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t´ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma
Verse 87 — Surah Ta-Ha 20:87
Ata thanë: "Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija
Verse 88 — Surah Ta-Ha 20:88
E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar
Verse 89 — Surah Ta-Ha 20:89
A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t´ju sillte ndonjë dobi a dëm
Verse 90 — Surah Ta-Ha 20:90
E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm
Verse 91 — Surah Ta-Ha 20:91
Ata i thanë: "Ne nuk do t´i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai
Verse 92 — Surah Ta-Ha 20:92
Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç´të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar
Verse 93 — Surah Ta-Ha 20:93
E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time
Verse 94 — Surah Ta-Ha 20:94
Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time
Verse 95 — Surah Ta-Ha 20:95
Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij
Verse 96 — Surah Ta-Ha 20:96
Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja
Verse 97 — Surah Ta-Ha 20:97
Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m´u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkr
Verse 98 — Surah Ta-Ha 20:98
I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send
Verse 99 — Surah Ta-Ha 20:99
Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime
Verse 100 — Surah Ta-Ha 20:100
Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur´anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë
Verse 101 — Surah Ta-Ha 20:101
Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit
Verse 102 — Surah Ta-Ha 20:102
Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar)
Verse 103 — Surah Ta-Ha 20:103
E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë
Verse 104 — Surah Ta-Ha 20:104
Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë
Verse 105 — Surah Ta-Ha 20:105
Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t´i bëjë thërrmija të shpërndara
Verse 106 — Surah Ta-Ha 20:106
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese
Verse 107 — Surah Ta-Ha 20:107
E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë
Verse 108 — Surah Ta-Ha 20:108
Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t´i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët
Verse 109 — Surah Ta-Ha 20:109
Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin
Verse 110 — Surah Ta-Ha 20:110
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë
Verse 111 — Surah Ta-Ha 20:111
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë
Verse 112 — Surah Ta-Ha 20:112
Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim)
Verse 113 — Surah Ta-Ha 20:113
Kështu Ne e shpallëm këtë Kur´an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur´ani) t´u sjellë atyre përvojë mësimi
Verse 114 — Surah Ta-Ha 20:114
I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur´anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri
Verse 115 — Surah Ta-Ha 20:115
Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri
Verse 116 — Surah Ta-Ha 20:116
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi
Verse 117 — Surah Ta-Ha 20:117
E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t´ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t´ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)
Verse 118 — Surah Ta-Ha 20:118
Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur
Verse 119 — Surah Ta-Ha 20:119
Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë
Verse 120 — Surah Ta-Ha 20:120
Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm
Verse 121 — Surah Ta-Ha 20:121
Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi
Verse 122 — Surah Ta-Ha 20:122
Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur)
Verse 123 — Surah Ta-Ha 20:123
Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)
Verse 124 — Surah Ta-Ha 20:124
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër
Verse 125 — Surah Ta-Ha 20:125
Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy
Verse 126 — Surah Ta-Ha 20:126
Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t´i ofruam, ashtu je ti i harruar sot
Verse 127 — Surah Ta-Ha 20:127
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm
Verse 128 — Surah Ta-Ha 20:128
A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë
Verse 129 — Surah Ta-Ha 20:129
E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t´i kapte ata
Verse 130 — Surah Ta-Ha 20:130
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim)
Verse 131 — Surah Ta-Ha 20:131
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t´i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm
Verse 132 — Surah Ta-Ha 20:132
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet
Verse 133 — Surah Ta-Ha 20:133
Ata thanë: "Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur´an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme
Verse 134 — Surah Ta-Ha 20:134
Dhe sikur t´i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se ta shpallim Kur´anin), ata do të thonin: "Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t´iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim
Verse 135 — Surah Ta-Ha 20:135
Thuaj: "Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe e gjeti të vërtetën