Verse 1 — Surah Al-Anbiya 21:1
Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të
Verse 2 — Surah Al-Anbiya 21:2
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur´an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar
Verse 3 — Surah Al-Anbiya 21:3
Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t´ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini
Verse 4 — Surah Al-Anbiya 21:4
Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi
Verse 5 — Surah Al-Anbiya 21:5
Ata madje thanë: "(për Kur´anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)
Verse 6 — Surah Al-Anbiya 21:6
Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta
Verse 7 — Surah Al-Anbiya 21:7
Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm
Verse 8 — Surah Al-Anbiya 21:8
Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm)
Verse 9 — Surah Al-Anbiya 21:9
Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm
Verse 10 — Surah Al-Anbiya 21:10
A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj
Verse 11 — Surah Al-Anbiya 21:11
Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër
Verse 12 — Surah Al-Anbiya 21:12
E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi
Verse 13 — Surah Al-Anbiya 21:13
(atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre)
Verse 14 — Surah Al-Anbiya 21:14
Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë
Verse 15 — Surah Al-Anbiya 21:15
Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur)
Verse 16 — Surah Al-Anbiya 21:16
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar)
Verse 17 — Surah Al-Anbiya 21:17
Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë
Verse 18 — Surah Al-Anbiya 21:18
Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj)
Verse 19 — Surah Al-Anbiya 21:19
Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton
Verse 20 — Surah Al-Anbiya 21:20
Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten
Verse 21 — Surah Al-Anbiya 21:21
A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)
Verse 22 — Surah Al-Anbiya 21:22
Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit
Verse 23 — Surah Al-Anbiya 21:23
Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten
Verse 24 — Surah Al-Anbiya 21:24
A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur´ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë
Verse 25 — Surah Al-Anbiya 21:25
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni
Verse 26 — Surah Al-Anbiya 21:26
E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm
Verse 27 — Surah Al-Anbiya 21:27
Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij
Verse 28 — Surah Al-Anbiya 21:28
Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm
Verse 29 — Surah Al-Anbiya 21:29
Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët
Verse 30 — Surah Al-Anbiya 21:30
A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë
Verse 31 — Surah Al-Anbiya 21:31
Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen
Verse 32 — Surah Al-Anbiya 21:32
Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve
Verse 33 — Surah Al-Anbiya 21:33
Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë
Verse 34 — Surah Al-Anbiya 21:34
Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë
Verse 35 — Surah Al-Anbiya 21:35
Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne
Verse 36 — Surah Al-Anbiya 21:36
E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë
Verse 37 — Surah Al-Anbiya 21:37
Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t´ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t´u vijë më shpejtë
Verse 38 — Surah Al-Anbiya 21:38
Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën
Verse 39 — Surah Al-Anbiya 21:39
Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë)
Verse 40 — Surah Al-Anbiya 21:40
Por atyre do t´u vijë befas, do t´i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat
Verse 41 — Surah Al-Anbiya 21:41
Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin
Verse 42 — Surah Al-Anbiya 21:42
Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre
Verse 43 — Surah Al-Anbiya 21:43
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t´i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi
Verse 44 — Surah Al-Anbiya 21:44
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)
Verse 45 — Surah Al-Anbiya 21:45
Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja
Verse 46 — Surah Al-Anbiya 21:46
E sikur t´i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi
Verse 47 — Surah Al-Anbiya 21:47
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës
Verse 48 — Surah Al-Anbiya 21:48
Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit
Verse 49 — Surah Al-Anbiya 21:49
Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit
Verse 50 — Surah Al-Anbiya 21:50
Edhe ky (Kur´ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni
Verse 51 — Surah Al-Anbiya 21:51
Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi)
Verse 52 — Surah Al-Anbiya 21:52
Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç´janë këto statuja që i adhuroni
Verse 53 — Surah Al-Anbiya 21:53
Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin
Verse 54 — Surah Al-Anbiya 21:54
Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur
Verse 55 — Surah Al-Anbiya 21:55
Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh
Verse 56 — Surah Al-Anbiya 21:56
Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë
Verse 57 — Surah Al-Anbiya 21:57
Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t´ia bërë atë që duhet statujave tuaja
Verse 58 — Surah Al-Anbiya 21:58
Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t´i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu)
Verse 59 — Surah Al-Anbiya 21:59
(Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel
Verse 60 — Surah Al-Anbiya 21:60
(pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim
Verse 61 — Surah Al-Anbiya 21:61
Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)
Verse 62 — Surah Al-Anbiya 21:62
I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim
Verse 63 — Surah Al-Anbiya 21:63
Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin
Verse 64 — Surah Al-Anbiya 21:64
Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)
Verse 65 — Surah Al-Anbiya 21:65
Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin
Verse 66 — Surah Al-Anbiya 21:66
Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi
Verse 67 — Surah Al-Anbiya 21:67
Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni
Verse 68 — Surah Al-Anbiya 21:68
Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t´u ndihmoni
Verse 69 — Surah Al-Anbiya 21:69
Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin
Verse 70 — Surah Al-Anbiya 21:70
Ata deshën t´i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit
Verse 71 — Surah Al-Anbiya 21:71
E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz
Verse 72 — Surah Al-Anbiya 21:72
Dhe ia falëm atij Is´hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë)
Verse 73 — Surah Al-Anbiya 21:73
Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë
Verse 74 — Surah Al-Anbiya 21:74
Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur
Verse 75 — Surah Al-Anbiya 21:75
Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve
Verse 76 — Surah Al-Anbiya 21:76
(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh
Verse 77 — Surah Al-Anbiya 21:77
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë
Verse 78 — Surah Al-Anbiya 21:78
(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre
Verse 79 — Surah Al-Anbiya 21:79
E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë
Verse 80 — Surah Al-Anbiya 21:80
Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t´ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë
Verse 81 — Surah Al-Anbiya 21:81
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë
Verse 82 — Surah Al-Anbiya 21:82
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin)
Verse 83 — Surah Al-Anbiya 21:83
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit
Verse 84 — Surah Al-Anbiya 21:84
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit
Verse 85 — Surah Al-Anbiya 21:85
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm
Verse 86 — Surah Al-Anbiya 21:86
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve
Verse 87 — Surah Al-Anbiya 21:87
(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t´i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes
Verse 88 — Surah Al-Anbiya 21:88
Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët
Verse 89 — Surah Al-Anbiya 21:89
(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)
Verse 90 — Surah Al-Anbiya 21:90
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh
Verse 91 — Surah Al-Anbiya 21:91
(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit
Verse 92 — Surah Al-Anbiya 21:92
Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua
Verse 93 — Surah Al-Anbiya 21:93
Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne
Verse 94 — Surah Al-Anbiya 21:94
E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato
Verse 95 — Surah Al-Anbiya 21:95
Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë)
Verse 96 — Surah Al-Anbiya 21:96
Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi
Verse 97 — Surah Al-Anbiya 21:97
Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim
Verse 98 — Surah Al-Anbiya 21:98
Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të
Verse 99 — Surah Al-Anbiya 21:99
Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë
Verse 100 — Surah Al-Anbiya 21:100
Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë
Verse 101 — Surah Al-Anbiya 21:101
E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit)
Verse 102 — Surah Al-Anbiya 21:102
Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë
Verse 103 — Surah Al-Anbiya 21:103
Ata nuk do t´i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t´i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej
Verse 104 — Surah Al-Anbiya 21:104
(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë
Verse 105 — Surah Al-Anbiya 21:105
Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë
Verse 106 — Surah Al-Anbiya 21:106
Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm
Verse 107 — Surah Al-Anbiya 21:107
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat
Verse 108 — Surah Al-Anbiya 21:108
Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni
Verse 109 — Surah Al-Anbiya 21:109
E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni
Verse 110 — Surah Al-Anbiya 21:110
Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë
Verse 111 — Surah Al-Anbiya 21:111
E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë
Verse 112 — Surah Al-Anbiya 21:112
Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani