Verse 1 — Surah Al-Hajj 22:1
O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe
Verse 2 — Surah Al-Hajj 22:2
Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër
Verse 3 — Surah Al-Hajj 22:3
Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë
Verse 4 — Surah Al-Hajj 22:4
Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij
Verse 5 — Surah Al-Hajj 22:5
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t´j
Verse 6 — Surah Al-Hajj 22:6
Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i Vërteti dhe se Ai i ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send
Verse 7 — Surah Al-Hajj 22:7
Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t´i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit)
Verse 8 — Surah Al-Hajj 22:8
E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos pasur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm
Verse 9 — Surah Al-Hajj 22:9
Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t´i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t´i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t´ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit)
Verse 10 — Surah Al-Hajj 22:10
Këtë, për shkak të asaj që bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve
Verse 11 — Surah Al-Hajj 22:11
Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë e mirë ai qetësohet me të, po nëse e godet ndonjë e pakëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai i ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dë
Verse 12 — Surah Al-Hajj 22:12
Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t´i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pa mbarim
Verse 13 — Surah Al-Hajj 22:13
Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t´i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit)
Verse 14 — Surah Al-Hajj 22:14
Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t´i vejë në xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S´ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron
Verse 15 — Surah Al-Hajj 22:15
Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjetrën jetë, ai le të ngrihet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos
Verse 16 — Surah Al-Hajj 22:16
Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur´anin) plot argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do
Verse 17 — Surah Al-Hajj 22:17
Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë
Verse 18 — Surah Al-Hajj 22:18
A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej dhe kush është në tokë, edhe dielli, edhe hëna, edhe kodrat, edhe bimët, edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron A
Verse 19 — Surah Al-Hajj 22:19
Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepen rroba prej zjarri e u hidhet uji valë mbi kokat e tyre
Verse 20 — Surah Al-Hajj 22:20
Që me atë u shkrihet krejt ç´ka në barqet e tyre e edhe lëkurat
Verse 21 — Surah Al-Hajj 22:21
Për ata janë edhe kamgjikët e hekurt
Verse 22 — Surah Al-Hajj 22:22
Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): "Vuajeni dënimin me djegie
Verse 23 — Surah Al-Hajj 22:23
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendos në xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, aty stolisen ata me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta
Verse 24 — Surah Al-Hajj 22:24
Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme
Verse 25 — Surah Al-Hajj 22:25
S´ka dyshim se ata të cilët nuk besuan dhe pengojnë prej rrugës së All-llahut dhe prej xhamisë së shenjtë (Qabes), të cilën Ne e bëmë të barabartë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, dhe kushdo që të përpiqet të bëjë ndonjë të keqe a ndonjë mëkat, N
Verse 26 — Surah Al-Hajj 22:26
Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde
Verse 27 — Surah Al-Hajj 22:27
Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta
Verse 28 — Surah Al-Hajj 22:28
(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin
Verse 29 — Surah Al-Hajj 22:29
Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t´i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë
Verse 30 — Surah Al-Hajj 22:30
Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur´an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse
Verse 31 — Surah Al-Hajj 22:31
Duke qenë të sinqertë në besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i përshkruar Atij shok, e kush i përshkruan shok All-llahut, ai është sikur të bie nga qielli e ta rrëmbejë shpendi, ose si ai të cilin e gjuan era e stuhishme në ndonjë vend të humbur
Verse 32 — Surah Al-Hajj 22:32
Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave
Verse 33 — Surah Al-Hajj 22:33
Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për një kohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë
Verse 34 — Surah Al-Hajj 22:34
Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit
Verse 35 — Surah Al-Hajj 22:35
Të cilët, kur përmendet All-llahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka i furnizuam Ne
Verse 36 — Surah Al-Hajj 22:36
E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t´u dalë shpirti), hani
Verse 37 — Surah Al-Hajj 22:37
Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde
Verse 38 — Surah Al-Hajj 22:38
All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan, se All-llahu nuk e do asnjë tradhtarë e bukëpërmbystë
Verse 39 — Surah Al-Hajj 22:39
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejt, e All-llahu ka fuqi për t´u ndihmuar atyre (muslimanëve)
Verse 40 — Surah Al-Hajj 22:40
(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "All-llahu është Zoti ynë!" u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë
Verse 41 — Surah Al-Hajj 22:41
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve
Verse 42 — Surah Al-Hajj 22:42
Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi
Verse 43 — Surah Al-Hajj 22:43
Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit
Verse 44 — Surah Al-Hajj 22:44
Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq)
Verse 45 — Surah Al-Hajj 22:45
E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkret e sa pallate të larta
Verse 46 — Surah Al-Hajj 22:46
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor
Verse 47 — Surah Al-Hajj 22:47
Ata kërkojnë prej teje t´ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju
Verse 48 — Surah Al-Hajj 22:48
Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin për një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është tek Unë
Verse 49 — Surah Al-Hajj 22:49
Thuaj: "O ju njerëz, unë jam për t´ua tërhequr haptazi vërejtjen
Verse 50 — Surah Al-Hajj 22:50
E ata që besuan dhe që bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në xhennet)
Verse 51 — Surah Al-Hajj 22:51
Ndërsa, ata që u përpoqën t´i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banues të xhehennemit
Verse 52 — Surah Al-Hajj 22:52
Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh dj
Verse 53 — Surah Al-Hajj 22:53
E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S´ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim
Verse 54 — Surah Al-Hajj 22:54
E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur´ani) është i vërtet prej Zotit tënd dhe kështu t´i besojnë atij (Kur´anit) dhe (zemrat e tyre) të binden ndaj tij. E All-llahu patjetër do t´i udhëzojë ata që besuan (përqafuan) në rrugën e dre
Verse 55 — Surah Al-Hajj 22:55
Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur´anin), derisa t´u vijë kijameti befas ose t´u vijë dënimi i ditës së pafrytshme
Verse 56 — Surah Al-Hajj 22:56
Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, e sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xhennete
Verse 57 — Surah Al-Hajj 22:57
Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët kanë dënim me nënçmim
Verse 58 — Surah Al-Hajj 22:58
E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiqën, All-llahu do t´i shpërblejë me shpërblimin më të mirë, e s´ka dyshim, All-llahu është më i miri shpërblyes
Verse 59 — Surah Al-Hajj 22:59
Ata do t´i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka meriton) dhe është shumë i butë
Verse 60 — Surah Al-Hajj 22:60
Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njëjtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet e padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet
Verse 61 — Surah Al-Hajj 22:61
Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (duke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët)
Verse 62 — Surah Al-Hajj 22:62
Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi
Verse 63 — Surah Al-Hajj 22:63
A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës
Verse 64 — Surah Al-Hajj 22:64
Vetëm e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s´ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi, i falënderuari
Verse 65 — Surah Al-Hajj 22:65
A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipas dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bie në tokë pos nëse dëshiron Ai. S´ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues
Verse 66 — Surah Al-Hajj 22:66
Ai ua dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës
Verse 67 — Surah Al-Hajj 22:67
Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë
Verse 68 — Surah Al-Hajj 22:68
E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: "All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni
Verse 69 — Surah Al-Hajj 22:69
All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit
Verse 70 — Surah Al-Hajj 22:70
A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë
Verse 71 — Surah Al-Hajj 22:71
Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë kurrfarë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar
Verse 72 — Surah Al-Hajj 22:72
E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nuk besuan u vëren urrejtje. Gati iu vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: "A t´u tregoj për një më të keqe se kjo? Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan". Sa
Verse 73 — Surah Al-Hajj 22:73
O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë
Verse 74 — Surah Al-Hajj 22:74
Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton, All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes
Verse 75 — Surah Al-Hajj 22:75
All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh
Verse 76 — Surah Al-Hajj 22:76
Ai e di atë që e punuan më parë dhe atë që do ta punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut
Verse 77 — Surah Al-Hajj 22:77
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim
Verse 78 — Surah Al-Hajj 22:78
Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur´an) ju quajti mysliman