Back to Languages

Albanian - Chapter 25 - Al-Furqan

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Furqan 25:1

Ai, që ia shpalli Furkanin (Kur´anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botës (këshillues), është i madhëruar

Verse 2 — Surah Al-Furqan 25:2

Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur

Verse 3 — Surah Al-Furqan 25:3

Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota të tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje

Verse 4 — Surah Al-Furqan 25:4

Dhe ata që nuk besuan, thanë: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se një gënjeshtër, që e trilloi ai (Muhammedi), të cilit i ndihmuan edhe njerëz të tjerë". Pra ata (idhujtarët) bënë shtrembërim e shpifje

Verse 5 — Surah Al-Furqan 25:5

Edhe thanë: "(për Kur´anin) Janë legjenda të të parëve, që ai (Muhammedi) kërkoi t´i shkruhen ato, e i lexohen atij mëngjes e mbrëmje

Verse 6 — Surah Al-Furqan 25:6

Thuaj: "Atë e shpalli Ai, që e di të fshehtën në qiej e në tokë, Ai është që falë shumë, është mëshirues

Verse 7 — Surah Al-Furqan 25:7

E ata thanë: "Ç´është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues

Verse 8 — Surah Al-Furqan 25:8

Ose atij t´i jepet ndonjë thesar, apo të ketë ndonjë kopsht nga i cili do të ushqehej? Horrat madje thonë: "Ju vetëm jeni duke e ndjekur një njeri që e ka zënë magjia

Verse 9 — Surah Al-Furqan 25:9

Shih se çfarë shembujsh të sjellin, andaj ata janë të humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën e drejtë

Verse 10 — Surah Al-Furqan 25:10

Është i madhëruar Ai, i cili po të dëshirojë mund të japë ty edhe më mirë se ç´thonë ata, kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ku ka edhe pallate

Verse 11 — Surah Al-Furqan 25:11

Por jo, ata përgënjeshtruan kijametin, e Ne për ata që nuk besojnë ditën e gjykimit kemi përgatitur zjarr të fortë

Verse 12 — Surah Al-Furqan 25:12

Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij vëlimin edhe kërhamzën (xhehennemit)

Verse 13 — Surah Al-Furqan 25:13

E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen)

Verse 14 — Surah Al-Furqan 25:14

Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë

Verse 15 — Surah Al-Furqan 25:15

Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit

Verse 16 — Surah Al-Furqan 25:16

E aty, atë që e dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë dashtë kërkuar

Verse 17 — Surah Al-Furqan 25:17

Ditën kur Zoti do t´i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t´ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën

Verse 18 — Surah Al-Furqan 25:18

Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë

Verse 19 — Surah Al-Furqan 25:19

Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t´i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh

Verse 20 — Surah Al-Furqan 25:20

Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë

Verse 21 — Surah Al-Furqan 25:21

E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: "Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?" Ata e tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë

Verse 22 — Surah Al-Furqan 25:22

Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: "Është e ndaluar çdo e mirë (apo xhenneti është haram për ju)

Verse 23 — Surah Al-Furqan 25:23

E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur

Verse 24 — Surah Al-Furqan 25:24

Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme

Verse 25 — Surah Al-Furqan 25:25

Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore

Verse 26 — Surah Al-Furqan 25:26

Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë

Verse 27 — Surah Al-Furqan 25:27

Atë ditë zullumqari do t´i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit

Verse 28 — Surah Al-Furqan 25:28

O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik

Verse 29 — Surah Al-Furqan 25:29

Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar

Verse 30 — Surah Al-Furqan 25:30

E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur´an si (diç) të hedhur

Verse 31 — Surah Al-Furqan 25:31

Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti

Verse 32 — Surah Al-Furqan 25:32

E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur´ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë)

Verse 33 — Surah Al-Furqan 25:33

Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë

Verse 34 — Surah Al-Furqan 25:34

Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre

Verse 35 — Surah Al-Furqan 25:35

Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që ta ketë si ndihmës

Verse 36 — Surah Al-Furqan 25:36

U thamë: "Shkoni ju të dy tek ai popull që i përgënjeshtroi argumentet Tona!" E Ne pastaj i shkatërruam ata shumë keq

Verse 37 — Surah Al-Furqan 25:37

Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë

Verse 38 — Surah Al-Furqan 25:38

Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam)

Verse 39 — Surah Al-Furqan 25:39

E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam

Verse 40 — Surah Al-Furqan 25:40

Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje

Verse 41 — Surah Al-Furqan 25:41

E kur të shohin ty, nuk të çmojnë ndryshe, por vetëm në tallje e thonë: "A ky është ai që All-llahu e dërgoi pejgamber

Verse 42 — Surah Al-Furqan 25:42

Sikur ne të mos ishim të qëndrueshëm ndaj tyre, ai gati na pat zbrapsur prej zotave tanë!" E më vonë, kur ta shohin qartazi dënimin, do ta kuptojnë se kush ishte më larg nga e vërteta

Verse 43 — Surah Al-Furqan 25:43

A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet, a mos do t´i bëhesh ti atij mbrojtës

Verse 44 — Surah Al-Furqan 25:44

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta

Verse 45 — Surah Al-Furqan 25:45

A nuk e sheh se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen, e sikur të kishte dashur do ta linte në një vend, pastaj diellin e bëmë rrëfyes të saj

Verse 46 — Surah Al-Furqan 25:46

Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak

Verse 47 — Surah Al-Furqan 25:47

E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim

Verse 48 — Surah Al-Furqan 25:48

Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër

Verse 49 — Surah Al-Furqan 25:49

Që me të t´i japim jetë një toke të vdekur dhe që t´u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz

Verse 50 — Surah Al-Furqan 25:50

Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin

Verse 51 — Surah Al-Furqan 25:51

Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim

Verse 52 — Surah Al-Furqan 25:52

Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur´an) me një luftë të madhe

Verse 53 — Surah Al-Furqan 25:53

Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen

Verse 54 — Surah Al-Furqan 25:54

Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme

Verse 55 — Surah Al-Furqan 25:55

E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet

Verse 56 — Surah Al-Furqan 25:56

E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues

Verse 57 — Surah Al-Furqan 25:57

Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet

Verse 58 — Surah Al-Furqan 25:58

Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet

Verse 59 — Surah Al-Furqan 25:59

Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm

Verse 60 — Surah Al-Furqan 25:60

E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t´i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja)

Verse 61 — Surah Al-Furqan 25:61

I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon

Verse 62 — Surah Al-Furqan 25:62

Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument

Verse 63 — Surah Al-Furqan 25:63

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe

Verse 64 — Surah Al-Furqan 25:64

Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen)

Verse 65 — Surah Al-Furqan 25:65

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s´ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë

Verse 66 — Surah Al-Furqan 25:66

Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq

Verse 67 — Surah Al-Furqan 25:67

Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur

Verse 68 — Surah Al-Furqan 25:68

Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin

Verse 69 — Surah Al-Furqan 25:69

Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë

Verse 70 — Surah Al-Furqan 25:70

Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë

Verse 71 — Surah Al-Furqan 25:71

Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer tek All-llahu dhe është i pranishëm

Verse 72 — Surah Al-Furqan 25:72

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet

Verse 73 — Surah Al-Furqan 25:73

Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur´anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër

Verse 74 — Surah Al-Furqan 25:74

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit

Verse 75 — Surah Al-Furqan 25:75

Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit

Verse 76 — Surah Al-Furqan 25:76

Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai

Verse 77 — Surah Al-Furqan 25:77

Thuaj: "Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënimi do t´ju jetë i pandërprerë