Verse 1 — Surah Ash-Shuara 26:1
Ta, Sin, Mim
Verse 2 — Surah Ash-Shuara 26:2
Këto janë ajete të librit (të Kur´anit) të qartë
Verse 3 — Surah Ash-Shuara 26:3
A mos do ta mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë
Verse 4 — Surah Ash-Shuara 26:4
Sikur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ata, e në qafat e tyre do t´i rrinin përulur atij
Verse 5 — Surah Ash-Shuara 26:5
Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t´ia kthejnë shpinën
Verse 6 — Surah Ash-Shuara 26:6
Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t´u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin
Verse 7 — Surah Ash-Shuara 26:7
A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë lloje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të
Verse 8 — Surah Ash-Shuara 26:8
Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk qenë besimtarë
Verse 9 — Surah Ash-Shuara 26:9
E s´ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithëfuqishmi (t´i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi
Verse 10 — Surah Ash-Shuara 26:10
(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar
Verse 11 — Surah Ash-Shuara 26:11
Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)
Verse 12 — Surah Ash-Shuara 26:12
Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar
Verse 13 — Surah Ash-Shuara 26:13
Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin
Verse 14 — Surah Ash-Shuara 26:14
Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)
Verse 15 — Surah Ash-Shuara 26:15
Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë)
Verse 16 — Surah Ash-Shuara 26:16
Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve
Verse 17 — Surah Ash-Shuara 26:17
T´i lejosh beni israilët të vijnë me ne
Verse 18 — Surah Ash-Shuara 26:18
Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate
Verse 19 — Surah Ash-Shuara 26:19
Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t´i bëmë)
Verse 20 — Surah Ash-Shuara 26:20
(Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm
Verse 21 — Surah Ash-Shuara 26:21
Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit
Verse 22 — Surah Ash-Shuara 26:22
Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët
Verse 23 — Surah Ash-Shuara 26:23
(Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)
Verse 24 — Surah Ash-Shuara 26:24
Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç´ka ndërmjet tyre, nëse bindeni
Verse 25 — Surah Ash-Shuara 26:25
Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni
Verse 26 — Surah Ash-Shuara 26:26
Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë
Verse 27 — Surah Ash-Shuara 26:27
(Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur
Verse 28 — Surah Ash-Shuara 26:28
(Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç´ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni
Verse 29 — Surah Ash-Shuara 26:29
(Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve
Verse 30 — Surah Ash-Shuara 26:30
(Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë
Verse 31 — Surah Ash-Shuara 26:31
Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën
Verse 32 — Surah Ash-Shuara 26:32
Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë
Verse 33 — Surah Ash-Shuara 26:33
Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia
Verse 34 — Surah Ash-Shuara 26:34
(Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë
Verse 35 — Surah Ash-Shuara 26:35
Që me magjinë e vet dëshiron t´ju dëbojë nga toka juaj, e ç´më propozoni mua
Verse 36 — Surah Ash-Shuara 26:36
(Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues
Verse 37 — Surah Ash-Shuara 26:37
Që t´i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu
Verse 38 — Surah Ash-Shuara 26:38
Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar
Verse 39 — Surah Ash-Shuara 26:39
Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni
Verse 40 — Surah Ash-Shuara 26:40
Ashtu që t´i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë
Verse 41 — Surah Ash-Shuara 26:41
E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë
Verse 42 — Surah Ash-Shuara 26:42
Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve
Verse 43 — Surah Ash-Shuara 26:43
Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur
Verse 44 — Surah Ash-Shuara 26:44
E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes
Verse 45 — Surah Ash-Shuara 26:45
Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata
Verse 46 — Surah Ash-Shuara 26:46
Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën)
Verse 47 — Surah Ash-Shuara 26:47
E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve
Verse 48 — Surah Ash-Shuara 26:48
Zotit të Musait e të Harunit
Verse 49 — Surah Ash-Shuara 26:49
Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t´ju lejoja unë?!" S´ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t´ua shkurtoj (do t´ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dh
Verse 50 — Surah Ash-Shuara 26:50
Ata (magjistarët) thanë: "S´ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë
Verse 51 — Surah Ash-Shuara 26:51
Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona
Verse 52 — Surah Ash-Shuara 26:52
Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)
Verse 53 — Surah Ash-Shuara 26:53
E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz
Verse 54 — Surah Ash-Shuara 26:54
(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain)
Verse 55 — Surah Ash-Shuara 26:55
Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë)
Verse 56 — Surah Ash-Shuara 26:56
E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë
Verse 57 — Surah Ash-Shuara 26:57
Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve
Verse 58 — Surah Ash-Shuara 26:58
prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura
Verse 59 — Surah Ash-Shuara 26:59
Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve
Verse 60 — Surah Ash-Shuara 26:60
E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit
Verse 61 — Surah Ash-Shuara 26:61
Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë
Verse 62 — Surah Ash-Shuara 26:62
Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë
Verse 63 — Surah Ash-Shuara 26:63
Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe
Verse 64 — Surah Ash-Shuara 26:64
E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit)
Verse 65 — Surah Ash-Shuara 26:65
Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të
Verse 66 — Surah Ash-Shuara 26:66
Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë
Verse 67 — Surah Ash-Shuara 26:67
Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan
Verse 68 — Surah Ash-Shuara 26:68
Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm
Verse 69 — Surah Ash-Shuara 26:69
Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit
Verse 70 — Surah Ash-Shuara 26:70
Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar
Verse 71 — Surah Ash-Shuara 26:71
Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre
Verse 72 — Surah Ash-Shuara 26:72
Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni
Verse 73 — Surah Ash-Shuara 26:73
Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm
Verse 74 — Surah Ash-Shuara 26:74
Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë
Verse 75 — Surah Ash-Shuara 26:75
Ai tha: "A po shihni se ç´po adhuroni
Verse 76 — Surah Ash-Shuara 26:76
Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm
Verse 77 — Surah Ash-Shuara 26:77
Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë)
Verse 78 — Surah Ash-Shuara 26:78
Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua
Verse 79 — Surah Ash-Shuara 26:79
Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë
Verse 80 — Surah Ash-Shuara 26:80
Dhe kur të sëmurem Ai më shëron
Verse 81 — Surah Ash-Shuara 26:81
Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall
Verse 82 — Surah Ash-Shuara 26:82
Ai tek i cili kam shpresë se do t´i m´i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit
Verse 83 — Surah Ash-Shuara 26:83
Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët
Verse 84 — Surah Ash-Shuara 26:84
Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas
Verse 85 — Surah Ash-Shuara 26:85
Më bën prej trashëguesve të xhennetit të begatshëm
Verse 86 — Surah Ash-Shuara 26:86
Dhe fale babain tim, se ai vërtet ishte nga ata të humburit
Verse 87 — Surah Ash-Shuara 26:87
E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen
Verse 88 — Surah Ash-Shuara 26:88
Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët
Verse 89 — Surah Ash-Shuara 26:89
(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë
Verse 90 — Surah Ash-Shuara 26:90
E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm
Verse 91 — Surah Ash-Shuara 26:91
Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur
Verse 92 — Surah Ash-Shuara 26:92
Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju
Verse 93 — Surah Ash-Shuara 26:93
Pos All-llahut? Ata, a mund t´ju ndihmojnë juve o vetes
Verse 94 — Surah Ash-Shuara 26:94
E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të
Verse 95 — Surah Ash-Shuara 26:95
Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit
Verse 96 — Surah Ash-Shuara 26:96
E duke u grindur mes vete në të, ata thonë
Verse 97 — Surah Ash-Shuara 26:97
Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur
Verse 98 — Surah Ash-Shuara 26:98
Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve
Verse 99 — Surah Ash-Shuara 26:99
Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit)
Verse 100 — Surah Ash-Shuara 26:100
E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues)
Verse 101 — Surah Ash-Shuara 26:101
Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë
Verse 102 — Surah Ash-Shuara 26:102
E sikur të mund të kthehemi (në Dunja) edhe një herë, do të bëheshim besimtarë
Verse 103 — Surah Ash-Shuara 26:103
Në këtë (që u përmend) ka argumente të bindshme, po shumica e tyre nuk besuan
Verse 104 — Surah Ash-Shuara 26:104
Është e vërtetë se Zoti yt është i gjithëfuqishëm i mëshirshëm
Verse 105 — Surah Ash-Shuara 26:105
Edhe populli i Nuhut gënjeu të dërguarit
Verse 106 — Surah Ash-Shuara 26:106
Kur vëllai i tyre (nga gjaku), Nuhu u tha: "A nuk jeni kah frikësoheni
Verse 107 — Surah Ash-Shuara 26:107
Unë jam për ju pejgamber besnik
Verse 108 — Surah Ash-Shuara 26:108
Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua
Verse 109 — Surah Ash-Shuara 26:109
Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve
Verse 110 — Surah Ash-Shuara 26:110
Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua
Verse 111 — Surah Ash-Shuara 26:111
Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit
Verse 112 — Surah Ash-Shuara 26:112
Ai tha: "Unë nuk di se ç´punuan ata (që ju u thoni të ulët)
Verse 113 — Surah Ash-Shuara 26:113
Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim
Verse 114 — Surah Ash-Shuara 26:114
E unë nuk do t´i përzë besimtarët
Verse 115 — Surah Ash-Shuara 26:115
Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t´u tërheq vërejtjen haptas
Verse 116 — Surah Ash-Shuara 26:116
Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)
Verse 117 — Surah Ash-Shuara 26:117
Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar
Verse 118 — Surah Ash-Shuara 26:118
Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua
Verse 119 — Surah Ash-Shuara 26:119
Andaj Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anijen e mbushur plot
Verse 120 — Surah Ash-Shuara 26:120
Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre
Verse 121 — Surah Ash-Shuara 26:121
Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë
Verse 122 — Surah Ash-Shuara 26:122
S´ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm
Verse 123 — Surah Ash-Shuara 26:123
Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit
Verse 124 — Surah Ash-Shuara 26:124
Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni
Verse 125 — Surah Ash-Shuara 26:125
Unë për ju jam i dërguar besnik
Verse 126 — Surah Ash-Shuara 26:126
Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua
Verse 127 — Surah Ash-Shuara 26:127
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve
Verse 128 — Surah Ash-Shuara 26:128
A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë
Verse 129 — Surah Ash-Shuara 26:129
Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë
Verse 130 — Surah Ash-Shuara 26:130
E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht
Verse 131 — Surah Ash-Shuara 26:131
Pra, kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua
Verse 132 — Surah Ash-Shuara 26:132
Kini frikë Atë që ju pajisi me çka e dinit vet
Verse 133 — Surah Ash-Shuara 26:133
Ju pajisi me mjete gjallërimi e me djem
Verse 134 — Surah Ash-Shuara 26:134
Me kopshte e me burime uji
Verse 135 — Surah Ash-Shuara 26:135
Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe
Verse 136 — Surah Ash-Shuara 26:136
Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove
Verse 137 — Surah Ash-Shuara 26:137
Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë
Verse 138 — Surah Ash-Shuara 26:138
Se ne nuk kemi për t´u dënaur
Verse 139 — Surah Ash-Shuara 26:139
Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan
Verse 140 — Surah Ash-Shuara 26:140
Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm
Verse 141 — Surah Ash-Shuara 26:141
Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit
Verse 142 — Surah Ash-Shuara 26:142
Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni
Verse 143 — Surah Ash-Shuara 26:143
Unë për ju jam i dërguar besnik
Verse 144 — Surah Ash-Shuara 26:144
Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni
Verse 145 — Surah Ash-Shuara 26:145
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve
Verse 146 — Surah Ash-Shuara 26:146
A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)
Verse 147 — Surah Ash-Shuara 26:147
Në kopshte e në burime
Verse 148 — Surah Ash-Shuara 26:148
Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët
Verse 149 — Surah Ash-Shuara 26:149
Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore
Verse 150 — Surah Ash-Shuara 26:150
Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua
Verse 151 — Surah Ash-Shuara 26:151
E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija)
Verse 152 — Surah Ash-Shuara 26:152
Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë
Verse 153 — Surah Ash-Shuara 26:153
Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur
Verse 154 — Surah Ash-Shuara 26:154
Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument
Verse 155 — Surah Ash-Shuara 26:155
Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë)
Verse 156 — Surah Ash-Shuara 26:156
Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t´ju godasë dënimi i ditës së madhe
Verse 157 — Surah Ash-Shuara 26:157
Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika)
Verse 158 — Surah Ash-Shuara 26:158
Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë
Verse 159 — Surah Ash-Shuara 26:159
Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm
Verse 160 — Surah Ash-Shuara 26:160
Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë
Verse 161 — Surah Ash-Shuara 26:161
Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)
Verse 162 — Surah Ash-Shuara 26:162
Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm
Verse 163 — Surah Ash-Shuara 26:163
Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua
Verse 164 — Surah Ash-Shuara 26:164
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve
Verse 165 — Surah Ash-Shuara 26:165
(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote
Verse 166 — Surah Ash-Shuara 26:166
E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi
Verse 167 — Surah Ash-Shuara 26:167
Ata i thanë: "O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh
Verse 168 — Surah Ash-Shuara 26:168
Ai tha: "Unë jam kundër veprimit tuaj
Verse 169 — Surah Ash-Shuara 26:169
Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata
Verse 170 — Surah Ash-Shuara 26:170
Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij
Verse 171 — Surah Ash-Shuara 26:171
Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim)
Verse 172 — Surah Ash-Shuara 26:172
E më pas i zhdukëm ata të tjerët
Verse 173 — Surah Ash-Shuara 26:173
E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja
Verse 174 — Surah Ash-Shuara 26:174
Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë
Verse 175 — Surah Ash-Shuara 26:175
E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi
Verse 176 — Surah Ash-Shuara 26:176
Edhe populli i Ejkës të dërguarit i konsideronin gënjeshtarë
Verse 177 — Surah Ash-Shuara 26:177
Kur Shuajbi atyre u tha: "A nuk ruheni
Verse 178 — Surah Ash-Shuara 26:178
Unë jam i dërguar te ju, jam i besueshëm
Verse 179 — Surah Ash-Shuara 26:179
Pra kini frikë (dënimin nga) All-llahun dhe më dëgjoni mua
Verse 180 — Surah Ash-Shuara 26:180
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është prej Zotit të botëve
Verse 181 — Surah Ash-Shuara 26:181
Plotësoni matjen, e mos u bëni prej atyre që lënë mangu
Verse 182 — Surah Ash-Shuara 26:182
Dhe matni me peshojë (kandar) të saktë (precize)
Verse 183 — Surah Ash-Shuara 26:183
Dhe mos lini mangu sendet e njerëzve, e mos bëni shkatërrime në tokë
Verse 184 — Surah Ash-Shuara 26:184
Frikësohuni Atij që ju krijoi juve dhe breznitë e para
Verse 185 — Surah Ash-Shuara 26:185
Ata i thanë: "S´ka dyshim se ty të ka zënë magjia
Verse 186 — Surah Ash-Shuara 26:186
Ti nuk je tjetër por njeri si edhe ne, dhe ne nuk të konsiderojmë tjetër vetëm se gënjeshtar
Verse 187 — Surah Ash-Shuara 26:187
E nëse je nga të vërtetit, atëherë lëshoje mbi ne një copë nga qielli (si dënim)
Verse 188 — Surah Ash-Shuara 26:188
Ai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që ju veproni
Verse 189 — Surah Ash-Shuara 26:189
Dhe ata e përgënjeshtruan ate, andaj i goditi dënimi i hijes. Vërtet, ai ishte dënimi i një dite të llahtarshme
Verse 190 — Surah Ash-Shuara 26:190
Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk u bënë besimtarë
Verse 191 — Surah Ash-Shuara 26:191
E Zoti yt, pa dyshim është Ai i plotfuqishmi dhe i mëshirshmi
Verse 192 — Surah Ash-Shuara 26:192
E edhe ai (Kur´ani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botëve
Verse 193 — Surah Ash-Shuara 26:193
Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili)
Verse 194 — Surah Ash-Shuara 26:194
(E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber)
Verse 195 — Surah Ash-Shuara 26:195
(Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe
Verse 196 — Surah Ash-Shuara 26:196
Dhe se ai (Kur´ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm
Verse 197 — Surah Ash-Shuara 26:197
A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve
Verse 198 — Surah Ash-Shuara 26:198
E sikur t´ia shpallnim atë (Kur´anin) ndonjë joarabi
Verse 199 — Surah Ash-Shuara 26:199
e ai t´ua lexonte atyre, ata nuk do t´i besonin atij
Verse 200 — Surah Ash-Shuara 26:200
Dhe kështu, Ne ua futëm atë (dyshimin) në zemrat kriminelëve
Verse 201 — Surah Ash-Shuara 26:201
E ata nuk i besojnë atij (Kur´anit) derisa ta shohin dënimin e dhembshëm
Verse 202 — Surah Ash-Shuara 26:202
Dhe t´u vijë befas, duke mos e hetuar
Verse 203 — Surah Ash-Shuara 26:203
E atëherë të thonë: "A thua do të na jepet afat
Verse 204 — Surah Ash-Shuara 26:204
E si ata kërkojnë shpejtimin e dënimit tonë (kur i thanë pejgamberit silleni dënimin)
Verse 205 — Surah Ash-Shuara 26:205
Po më thuaj se edhe nëse Ne u japim të jetojnë vite me radhë
Verse 206 — Surah Ash-Shuara 26:206
e pastaj t´u vijë atyre ajo me çka u tërhiqet vërejtja
Verse 207 — Surah Ash-Shuara 26:207
çka do t´u vlejë atyre ajo jetë që gëzuan
Verse 208 — Surah Ash-Shuara 26:208
Ne nuk kemi ndëshkuar asnjë fshat (vendbanim), e ai të mos ketë pasur pejgamber
Verse 209 — Surah Ash-Shuara 26:209
Që ju përkujtoji (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk bëmë të padrejtë
Verse 210 — Surah Ash-Shuara 26:210
Atë (Kur´anin) nuk e sollën djajt (si fallin falltorëve)
Verse 211 — Surah Ash-Shuara 26:211
Atyre as nuk u takon e as që kanë mundësi
Verse 212 — Surah Ash-Shuara 26:212
Pse ata janë të penguar edhe për ta dëgjuar
Verse 213 — Surah Ash-Shuara 26:213
Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve
Verse 214 — Surah Ash-Shuara 26:214
Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt
Verse 215 — Surah Ash-Shuara 26:215
E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty
Verse 216 — Surah Ash-Shuara 26:216
E nëse ata (jobesimtarët) të kundërshtojnë, ti thuaj: "Unë jam i pastër nga ajo që punoni ju
Verse 217 — Surah Ash-Shuara 26:217
Dhe mbështetu në të plotfuqishmin, mëshiruesin
Verse 218 — Surah Ash-Shuara 26:218
I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë
Verse 219 — Surah Ash-Shuara 26:219
(E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen
Verse 220 — Surah Ash-Shuara 26:220
Në të vërtetë, Ai është dëgjuesi, i dijshmi
Verse 221 — Surah Ash-Shuara 26:221
A t´ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë
Verse 222 — Surah Ash-Shuara 26:222
Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari
Verse 223 — Surah Ash-Shuara 26:223
(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë
Verse 224 — Surah Ash-Shuara 26:224
E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta)
Verse 225 — Surah Ash-Shuara 26:225
A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin)
Verse 226 — Surah Ash-Shuara 26:226
Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë
Verse 227 — Surah Ash-Shuara 26:227
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç´përfundimi i shkojnë (ç´dënim të ashpër ose ç´vendi në xhehennem do t´i nën)