Back to Languages

Albanian - Chapter 27 - An-Naml

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah An-Naml 27:1

Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur´anit dhe të librit të kuptueshëm

Verse 2 — Surah An-Naml 27:2

Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët

Verse 3 — Surah An-Naml 27:3

Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër

Verse 4 — Surah An-Naml 27:4

E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin

Verse 5 — Surah An-Naml 27:5

Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër

Verse 6 — Surah An-Naml 27:6

E s´ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur´anin nga i Urti, i Dijshmi

Verse 7 — Surah An-Naml 27:7

(Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t´ju sjell ndonjë lajm ose do t´ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni

Verse 8 — Surah An-Naml 27:8

E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve

Verse 9 — Surah An-Naml 27:9

O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti

Verse 10 — Surah An-Naml 27:10

E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen

Verse 11 — Surah An-Naml 27:11

Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s´ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues

Verse 12 — Surah An-Naml 27:12

Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur

Verse 13 — Surah An-Naml 27:13

E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji

Verse 14 — Surah An-Naml 27:14

Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve

Verse 15 — Surah An-Naml 27:15

Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë

Verse 16 — Surah An-Naml 27:16

E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë

Verse 17 — Surah An-Naml 27:17

E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin

Verse 18 — Surah An-Naml 27:18

Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: "O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur

Verse 19 — Surah An-Naml 27:19

E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: "Zoti im, më mundëso që t´i falënderoj të mirat Tuaja që m´i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të

Verse 20 — Surah An-Naml 27:20

Dhe vështroi shpendët e tha: "Ç´është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu

Verse 21 — Surah An-Naml 27:21

Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim)

Verse 22 — Surah An-Naml 27:22

Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt

Verse 23 — Surah An-Naml 27:23

Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh

Verse 24 — Surah An-Naml 27:24

Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim

Verse 25 — Surah An-Naml 27:25

(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni

Verse 26 — Surah An-Naml 27:26

All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh

Verse 27 — Surah An-Naml 27:27

Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët

Verse 28 — Surah An-Naml 27:28

Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë

Verse 29 — Surah An-Naml 27:29

Ajo (gruaja - Belkisa) tha: "O ju pari, mua më ka arritur një letër madhështore

Verse 30 — Surah An-Naml 27:30

(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) "Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!" (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim)

Verse 31 — Surah An-Naml 27:31

(në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)

Verse 32 — Surah An-Naml 27:32

Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim

Verse 33 — Surah An-Naml 27:33

Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh

Verse 34 — Surah An-Naml 27:34

Ajo tha: "Kur sunduesit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë e parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. Kështu ata veprojnë

Verse 35 — Surah An-Naml 27:35

Po unë do t´u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë)

Verse 36 — Surah An-Naml 27:36

E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja

Verse 37 — Surah An-Naml 27:37

Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t´u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t´i bëjnë ballë dhe do t´i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar

Verse 38 — Surah An-Naml 27:38

Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t´ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar

Verse 39 — Surah An-Naml 27:39

Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt

Verse 40 — Surah An-Naml 27:40

E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta

Verse 41 — Surah An-Naml 27:41

Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin

Verse 42 — Surah An-Naml 27:42

E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj

Verse 43 — Surah An-Naml 27:43

Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar

Verse 44 — Surah An-Naml 27:44

Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me

Verse 45 — Surah An-Naml 27:45

Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t´u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin

Verse 46 — Surah An-Naml 27:46

Ai (Salihu) tha: "O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni

Verse 47 — Surah An-Naml 27:47

Ata thanë: "Ne parandjejmë fatkeqësi me ty dhe me ata që janë me ty!" Ai tha: "Ndjella e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni

Verse 48 — Surah An-Naml 27:48

E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin

Verse 49 — Surah An-Naml 27:49

Ata që thanë: "Betohuni mes vete në All-llahun, ta mbytni atë dhe familjen e tij natën, e pastaj të afërmve të tij t´u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)

Verse 50 — Surah An-Naml 27:50

Ata përgatitën një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata

Verse 51 — Surah An-Naml 27:51

Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre

Verse 52 — Surah An-Naml 27:52

E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument

Verse 53 — Surah An-Naml 27:53

Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit)

Verse 54 — Surah An-Naml 27:54

(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)

Verse 55 — Surah An-Naml 27:55

A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil)

Verse 56 — Surah An-Naml 27:56

Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë

Verse 57 — Surah An-Naml 27:57

E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit

Verse 58 — Surah An-Naml 27:58

E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja

Verse 59 — Surah An-Naml 27:59

Thuaj (o i dërguar): "Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mirë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok

Verse 60 — Surah An-Naml 27:60

Ai që krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që për ju ka qenë e pamundshme t´i bëni të mbijnë bimët në to; A mos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë

Verse 61 — Surah An-Naml 27:61

A është Ai që tokën e bëri vendqëndrim e nëpër të bëri të rrjedhin lumenj, dhe asaj (tokës) i bëri (male) përforcuese, dhe në mes dy deteve bëri ndarje. A ka përveç All-llahu zot tjetër? Jo, por shumica e tyre nuk e dinë

Verse 62 — Surah An-Naml 27:62

A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni

Verse 63 — Surah An-Naml 27:63

Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit, dhe ai që pranë mëshirës së Tij (shiut), si myzhde i lëshon erërat. Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok

Verse 64 — Surah An-Naml 27:64

Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë

Verse 65 — Surah An-Naml 27:65

Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen

Verse 66 — Surah An-Naml 27:66

Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj

Verse 67 — Surah An-Naml 27:67

Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi

Verse 68 — Surah An-Naml 27:68

Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve

Verse 69 — Surah An-Naml 27:69

Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve

Verse 70 — Surah An-Naml 27:70

Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë

Verse 71 — Surah An-Naml 27:71

E ata thonë: "Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni, kur do të realizohet ai premtim (me dënim)

Verse 72 — Surah An-Naml 27:72

Ti thuaj: "Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve

Verse 73 — Surah An-Naml 27:73

S´ka dyshim se Zoti yt është shumë bamirës ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk e falënderojnë

Verse 74 — Surah An-Naml 27:74

E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi

Verse 75 — Surah An-Naml 27:75

Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e saktë (dijen e Zotit)

Verse 76 — Surah An-Naml 27:76

Vërtet, ky Kur´an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë

Verse 77 — Surah An-Naml 27:77

Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët

Verse 78 — Surah An-Naml 27:78

E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e i dijshmi

Verse 79 — Surah An-Naml 27:79

E ti pra mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt

Verse 80 — Surah An-Naml 27:80

Ti nuk mund t´i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën

Verse 81 — Surah An-Naml 27:81

E as që mund t´i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë muslimanë

Verse 82 — Surah An-Naml 27:82

E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t´ju nxjerrim një shtazë nga toka që do t´ju flasë (ose do t´i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona

Verse 83 — Surah An-Naml 27:83

E ditën kur do të tubojmë prej secilit popull grupe nga ata që i kanë mohuar argumentet tona, ata të vërë njëri pas tjetrit, do të jenë të penguar

Verse 84 — Surah An-Naml 27:84

Derisa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: "A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në Dunja)

Verse 85 — Surah An-Naml 27:85

Dhe kundër tyre zbatohet vendimi (i dënimit) për shkak se bënë krim dhe ata nuk do të flasin

Verse 86 — Surah An-Naml 27:86

A nuk shohin ata se Ne ua bëmë natën që të pushojnë, kurse ditën të ndritshme. Në këtë ka argument për një popull që beson

Verse 87 — Surah An-Naml 27:87

(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t´i vinë Atij të gjithë të përulur

Verse 88 — Surah An-Naml 27:88

E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni

Verse 89 — Surah An-Naml 27:89

Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t´i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite

Verse 90 — Surah An-Naml 27:90

E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat

Verse 91 — Surah An-Naml 27:91

Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë

Verse 92 — Surah An-Naml 27:92

E, edhe ta lexoj Kur´anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen

Verse 93 — Surah An-Naml 27:93

Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t´ua tregojë argumentet e veta dhe do t´i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju