Verse 1 — Surah Al-Qasas 28:1
Ta, Sin, Mim
Verse 2 — Surah Al-Qasas 28:2
Këto janë ajetet e librit (të Kur´anit) të plotkuptueshëm
Verse 3 — Surah Al-Qasas 28:3
Që po t´i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson
Verse 4 — Surah Al-Qasas 28:4
Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve
Verse 5 — Surah Al-Qasas 28:5
E Ne duam t´i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t´i bëjmë udhëheqës dhe t´i bëjmë trashëgues
Verse 6 — Surah Al-Qasas 28:6
Dhe atyre t´u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t´ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën)
Verse 7 — Surah Al-Qasas 28:7
Ne nënën e Musait e inspiruam: t´i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit
Verse 8 — Surah Al-Qasas 28:8
E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t´u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim)
Verse 9 — Surah Al-Qasas 28:9
E gruaja e faraonit tha: "Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin
Verse 10 — Surah Al-Qasas 28:10
E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut)
Verse 11 — Surah Al-Qasas 28:11
E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell)
Verse 12 — Surah Al-Qasas 28:12
Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t´ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij
Verse 13 — Surah Al-Qasas 28:13
Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë
Verse 14 — Surah Al-Qasas 28:14
E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu Ne i shpërblejmë bamirësit
Verse 15 — Surah Al-Qasas 28:15
Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai
Verse 16 — Surah Al-Qasas 28:16
Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues
Verse 17 — Surah Al-Qasas 28:17
Ai tha: "Zoti im, betohem në ato të mira që m´i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve
Verse 18 — Surah Al-Qasas 28:18
Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur
Verse 19 — Surah Al-Qasas 28:19
E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: "A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit
Verse 20 — Surah Al-Qasas 28:20
Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti
Verse 21 — Surah Al-Qasas 28:21
E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç´po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar
Verse 22 — Surah Al-Qasas 28:22
Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: "Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë
Verse 23 — Surah Al-Qasas 28:23
E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri
Verse 24 — Surah Al-Qasas 28:24
Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh
Verse 25 — Surah Al-Qasas 28:25
E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zul
Verse 26 — Surah Al-Qasas 28:26
Njëra prej atyre dyjave tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku
Verse 27 — Surah Al-Qasas 28:27
Ai (Shuajbi) tha: Unë dëshiroj të martoj ty me njërën prej këtyre dy vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjesh te unë mirëk
Verse 28 — Surah Al-Qasas 28:28
Ai (Musai) tha: "Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant
Verse 29 — Surah Al-Qasas 28:29
E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: "Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t´ju sjell nga ai ndonjë lajm ose ndonjë urë nga zjarri që të ngroheni
Verse 30 — Surah Al-Qasas 28:30
Dhe kur arriti tek ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: "O Musa, s´ka dyshim se Unë jam All-llahu, Zoti i botëve
Verse 31 — Surah Al-Qasas 28:31
Dhe ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa Musai se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk vështroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt
Verse 32 — Surah Al-Qasas 28:32
Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur
Verse 33 — Surah Al-Qasas 28:33
Ai (Musai) tha: "O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin
Verse 34 — Surah Al-Qasas 28:34
E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t´i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar
Verse 35 — Surah Al-Qasas 28:35
(All-llahu iu përgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t´ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t´u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë
Verse 36 — Surah Al-Qasas 28:36
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm
Verse 37 — Surah Al-Qasas 28:37
E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t´i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim
Verse 38 — Surah Al-Qasas 28:38
E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m´i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar
Verse 39 — Surah Al-Qasas 28:39
Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne
Verse 40 — Surah Al-Qasas 28:40
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët
Verse 41 — Surah Al-Qasas 28:41
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t´u ndihmohet
Verse 42 — Surah Al-Qasas 28:42
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur
Verse 43 — Surah Al-Qasas 28:43
E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim
Verse 44 — Surah Al-Qasas 28:44
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë
Verse 45 — Surah Al-Qasas 28:45
Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjatur (ndaj, të dërguam ty). Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t´iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe)
Verse 46 — Surah Al-Qasas 28:46
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t´ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim
Verse 47 — Surah Al-Qasas 28:47
Dhe të mos thonë, kur t´i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: "Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë
Verse 48 — Surah Al-Qasas 28:48
E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonj
Verse 49 — Surah Al-Qasas 28:49
Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur´ani), e ti përmbahem edhe unë atij
Verse 50 — Surah Al-Qasas 28:50
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S´ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar
Verse 51 — Surah Al-Qasas 28:51
Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë
Verse 52 — Surah Al-Qasas 28:52
E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur´anit)
Verse 53 — Surah Al-Qasas 28:53
Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë
Verse 54 — Surah Al-Qasas 28:54
Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin
Verse 55 — Surah Al-Qasas 28:55
Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët
Verse 56 — Surah Al-Qasas 28:56
Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit
Verse 57 — Surah Al-Qasas 28:57
Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre
Verse 58 — Surah Al-Qasas 28:58
E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre
Verse 59 — Surah Al-Qasas 28:59
Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t´ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë
Verse 60 — Surah Al-Qasas 28:60
Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni
Verse 61 — Surah Al-Qasas 28:61
A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve
Verse 62 — Surah Al-Qasas 28:62
(përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)
Verse 63 — Surah Al-Qasas 28:63
E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve
Verse 64 — Surah Al-Qasas 28:64
Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin)
Verse 65 — Surah Al-Qasas 28:65
Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve
Verse 66 — Surah Al-Qasas 28:66
Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete
Verse 67 — Surah Al-Qasas 28:67
E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit
Verse 68 — Surah Al-Qasas 28:68
Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok
Verse 69 — Surah Al-Qasas 28:69
Dhe Zoti yt e di se ç´fshehin zemrat e tyre dhe se ç´shfaqin haptazi
Verse 70 — Surah Al-Qasas 28:70
Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni
Verse 71 — Surah Al-Qasas 28:71
Thuaj: "Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t´ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç´mendoni, cili zot pos All-llahut do t´ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh
Verse 72 — Surah Al-Qasas 28:72
Thuaj: "Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t´ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)
Verse 73 — Surah Al-Qasas 28:73
Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës
Verse 74 — Surah Al-Qasas 28:74
Dhe ditën që i fton (All-llahu) e thotë: "Ku janë ata që i menduat shokë të Mi
Verse 75 — Surah Al-Qasas 28:75
Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: "Sillni argumentin tuaj!" Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre
Verse 76 — Surah Al-Qasas 28:76
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuari
Verse 77 — Surah Al-Qasas 28:77
Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit
Verse 78 — Surah Al-Qasas 28:78
Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All)
Verse 79 — Surah Al-Qasas 28:79
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë
Verse 80 — Surah Al-Qasas 28:80
E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve
Verse 81 — Surah Al-Qasas 28:81
Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet
Verse 82 — Surah Al-Qasas 28:82
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sh
Verse 83 — Surah Al-Qasas 28:83
Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut
Verse 84 — Surah Al-Qasas 28:84
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t´i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t´i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar
Verse 85 — Surah Al-Qasas 28:85
S´ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur´anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt
Verse 86 — Surah Al-Qasas 28:86
Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve
Verse 87 — Surah Al-Qasas 28:87
Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t´u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt e kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve
Verse 88 — Surah Al-Qasas 28:88
Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s´ka të adhuruar tjetër veç Tij. Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni