Verse 1 — Surah Al-Ankabut 29:1
Elif, Lam, Mim
Verse 2 — Surah Al-Ankabut 29:2
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë
Verse 3 — Surah Al-Ankabut 29:3
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t´i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t´i dallojë edhe gënjeshtarët
Verse 4 — Surah Al-Ankabut 29:4
A mos menduan ata që bëjnë vepra të këqija (krime) se do të na shpëtojnë (t´i ikin dënimeve)? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre
Verse 5 — Surah Al-Ankabut 29:5
E kush shpreson takimin (shpërblimin) e All-llahut, s´ka dyshim se afati i All-llahut do të vijë patjetër, e Ai është dëgjuesi i dijshmi
Verse 6 — Surah Al-Ankabut 29:6
E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën
Verse 7 — Surah Al-Ankabut 29:7
Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t´ua shlyejmë të këqijat e do t´i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan
Verse 8 — Surah Al-Ankabut 29:8
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t´ju njoftoj p
Verse 9 — Surah Al-Ankabut 29:9
E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t´i radhisim ndër më të mirët
Verse 10 — Surah Al-Ankabut 29:10
Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen nd
Verse 11 — Surah Al-Ankabut 29:11
All-llahu do t´i vërë në pah ata që besuan dhe do t´i vërë në thumb hipokritët
Verse 12 — Surah Al-Ankabut 29:12
Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: "Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë
Verse 13 — Surah Al-Ankabut 29:13
Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar
Verse 14 — Surah Al-Ankabut 29:14
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi
Verse 15 — Surah Al-Ankabut 29:15
Ndërsa atë vetë dhe të tjerët që ishin në anije, i shpëtuam dhe Ne atë (ngjarje) e bëmë argument për tërë botën
Verse 16 — Surah Al-Ankabut 29:16
Edhe Ibrahimin (e dërguam) kur ai popullit të vet i tha: "Adhurojeni All-llahun dhe keni frikë prej Atij, se kjo, nëse e kuptoni, është shumë më mirë për ju
Verse 17 — Surah Al-Ankabut 29:17
Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S´ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkojeni furnizimin te All-llahu, adhurojeni Atë dhe shprehni falënderim
Verse 18 — Surah Al-Ankabut 29:18
Po nëse ju përgënjeshtroni, edhe popuj para jush përgënjeshtruan, e të dërguarit nuk i takon tjetër pos komunikimi i kuptueshëm
Verse 19 — Surah Al-Ankabut 29:19
A nuk e kanë vërejtur ata se si All-llahu nis krijimin, e pastaj atë e përsërit, e kjo është lehtë për All-llahun
Verse 20 — Surah Al-Ankabut 29:20
Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesën tjetër (ringjalljen). Është e vërtetë se All-llahu ka mundësi për çdo send
Verse 21 — Surah Al-Ankabut 29:21
Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni
Verse 22 — Surah Al-Ankabut 29:22
Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t´ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar
Verse 23 — Surah Al-Ankabut 29:23
E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur
Verse 24 — Surah Al-Ankabut 29:24
Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse
Verse 25 — Surah Al-Ankabut 29:25
Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë
Verse 26 — Surah Al-Ankabut 29:26
Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti
Verse 27 — Surah Al-Ankabut 29:27
Dhe Ne ia dhuruam atij Is´hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallur), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë, kurse në botën tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur
Verse 28 — Surah Al-Ankabut 29:28
(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: "Ju bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë
Verse 29 — Surah Al-Ankabut 29:29
Ju jeni që kontaktoni me meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Nëse e thua të vërtetën, na sill dënimin nga All-llahu
Verse 30 — Surah Al-Ankabut 29:30
Ai tha: "O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur
Verse 31 — Surah Al-Ankabut 29:31
E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë
Verse 32 — Surah Al-Ankabut 29:32
Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit
Verse 33 — Surah Al-Ankabut 29:33
E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit
Verse 34 — Surah Al-Ankabut 29:34
Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga
Verse 35 — Surah Al-Ankabut 29:35
E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë të qartë për një popull që mendon
Verse 36 — Surah Al-Ankabut 29:36
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë
Verse 37 — Surah Al-Ankabut 29:37
Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre
Verse 38 — Surah Al-Ankabut 29:38
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë
Verse 39 — Surah Al-Ankabut 29:39
Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t´i shptojnë dënimit
Verse 40 — Surah Al-Ankabut 29:40
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë t
Verse 41 — Surah Al-Ankabut 29:41
Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës
Verse 42 — Surah Al-Ankabut 29:42
All-llahu e di se ç´adhurojnë ata pos Tij (ose nuk adhurojnë asgjë), Ai është ngadhënjyesi, i urti
Verse 43 — Surah Al-Ankabut 29:43
Këta janë shembuj që Ne ua sjellim njerëzve, po këta nuk i kupton kush pos dijetarëve
Verse 44 — Surah Al-Ankabut 29:44
All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me një seriozitet të caktuar. Në to me të vërtetë ka fakte për besimtarët
Verse 45 — Surah Al-Ankabut 29:45
Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur´ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç´punoni ju
Verse 46 — Surah Al-Ankabut 29:46
Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se n
Verse 47 — Surah Al-Ankabut 29:47
Dhe po ashtu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne ta zbritëm ty librin. E ata, të cilëve Ne u kemi dhënë librin, i besojnë këtij (Kur´anit), edhe nga ata (idhujtarët arabë) ka që i besojnë këtij, kurse argumentet tona nuk i refuzon askush, përpos jobesi
Verse 48 — Surah Al-Ankabut 29:48
Ti (Muhammed) nuk ishe që lexon ndonjë libër para këtij, e as që shkruajshe atë me dorën tënde të djathtë, pse atëherë do të dyshonin ata të prishurit
Verse 49 — Surah Al-Ankabut 29:49
Por jo, ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria, e argumentet Tona nuk i mohon kush pos të shfrenuarve
Verse 50 — Surah Al-Ankabut 29:50
Ata thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "Çështja e mrekullive është vetëm në duar të All-llahut, e unë nuk jam tjetër pos tërheqës i vërejtjes dhe shpjegues
Verse 51 — Surah Al-Ankabut 29:51
Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s´ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë
Verse 52 — Surah Al-Ankabut 29:52
Thuaj: "Mjafton që All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe juve, Ai e di ç´ka në qiej e në tokë, e ata që i besuan të kotës e nuk e besuan All-llahun, ata janë të dështuarit
Verse 53 — Surah Al-Ankabut 29:53
Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t´u vinte ndëshkimi, po ai patjetër do t´u vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë
Verse 54 — Surah Al-Ankabut 29:54
Po, si e kërkojnë ata ngutjen e ndëshkimit? E në të vërtetë xhehennemi është që i ka rrethuar në të gjitha anët jobesimtarët
Verse 55 — Surah Al-Ankabut 29:55
Ditën kur ata i mbulon dënimi (i zjarrit) prej së larti dhe së poshtmi nën këmbët e tyre, e u thotë: "Shijojeni atë që keni vepruar
Verse 56 — Surah Al-Ankabut 29:56
O robët e Mi që besuat, toka Ime është e gjerë, pra vetëm Mua më adhuroni
Verse 57 — Surah Al-Ankabut 29:57
Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne
Verse 58 — Surah Al-Ankabut 29:58
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre do t´u bëjmë vend të lartë në xhennet në të cilin rrjedhin lumenj, aty janë përgjithmonë; sa i mirë është shpërblimi për atë që vepruan
Verse 59 — Surah Al-Ankabut 29:59
Të cilët bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën
Verse 60 — Surah Al-Ankabut 29:60
Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. All-llahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi
Verse 61 — Surah Al-Ankabut 29:61
Nëse ti i pyet ata: "Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?" Ata do të thonë: "All-llahu!" E si prapësoheni, pra
Verse 62 — Surah Al-Ankabut 29:62
All-llahu i jep furnizim atij që do nga robët e vet, e ia pakëson (shtrëngon) atij që do. Vërtet, All-llahu është i gjithdijshëm për çdo gjë
Verse 63 — Surah Al-Ankabut 29:63
Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush e lëshon shiun nga qielli dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj?" Ata thonë: "All-llahu!" Thuaj: "Falënderimi i qoftë All-llahut, por shumica e tyre nuk mendojnë
Verse 64 — Surah Al-Ankabut 29:64
Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinim
Verse 65 — Surah Al-Ankabut 29:65
(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njëjtit i lusin idhujt
Verse 66 — Surah Al-Ankabut 29:66
Po le t´i përbuzin ato të mira që ua dhamë dhe le të kënaqen, (e mos të besojnë), se më vonë do ta kuptojnë
Verse 67 — Surah Al-Ankabut 29:67
A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkiten, mbyten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin
Verse 68 — Surah Al-Ankabut 29:68
E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut, ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t´i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është xhehennemi vend për jobesimtarët
Verse 69 — Surah Al-Ankabut 29:69
E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t´i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve