Back to Languages

Albanian - Chapter 3 - Al-Imran

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Imran 3:1

Verse 2 — Surah Al-Imran 3:2

All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos Tij, është i përjetshëm, mbikëqyrës

Verse 3 — Surah Al-Imran 3:3

Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin

Verse 4 — Surah Al-Imran 3:4

Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S´ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar

Verse 5 — Surah Al-Imran 3:5

S´ka dyshim se All-llahut nuk mund t´i fshihet asgjë në tokë e as në qiell

Verse 6 — Surah Al-Imran 3:6

Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S´ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti

Verse 7 — Surah Al-Imran 3:7

Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë (muteshabih). E ata, që në zemrat e tyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt e qartë për t

Verse 8 — Surah Al-Imran 3:8

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh

Verse 9 — Surah Al-Imran 3:9

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t´i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu nuk e shkelë premtimin e vet

Verse 10 — Surah Al-Imran 3:10

Është e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t´u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit

Verse 11 — Surah Al-Imran 3:11

Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër

Verse 12 — Surah Al-Imran 3:12

Thuaju atyre që nuk besuan: "Do të jeni të mposhtur (në këtë jetë) dhe do të hidheni në xhehennem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat)

Verse 13 — Surah Al-Imran 3:13

Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu m

Verse 14 — Surah Al-Imran 3:14

Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë

Verse 15 — Surah Al-Imran 3:15

Thuaj: "A t´ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë

Verse 16 — Surah Al-Imran 3:16

Ata të cilët thonë: "Zoti ynë, ne sinqerisht besuam, na i falë mëkatet tona na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit

Verse 17 — Surah Al-Imran 3:17

Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë

Verse 18 — Surah Al-Imran 3:18

All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit

Verse 19 — Surah Al-Imran 3:19

Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t´i japë llogarinë

Verse 20 — Surah Al-Imran 3:20

E nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaj: "Unë me tërë qenien time i jam dorëzuar All-llahut, e edhe ithtarët e mij"! E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe injorantëve: "A pranuat fenë islame"? Nëse e pranuan islamin, atëherë e kanë gjetur të vërte

Verse 21 — Surah Al-Imran 3:21

Ata që mohojnë argumentet e All-llahut, mbysin pejgamberët pa farë të drejte, mbysin edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën, ti ata lajmëroi për një ndëshkim të dhëmbshëm e pikëllues

Verse 22 — Surah Al-Imran 3:22

Ata veprat e tyre i asgjësuan në këtë botë dhe në botën tjetër, ata nuk kanë ndonjë mbrojtës

Verse 23 — Surah Al-Imran 3:23

A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë mjaft nga libri, kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë libri i All-llahut, se si një grup prej tyre prapësohet. Ata janë refuzues

Verse 24 — Surah Al-Imran 3:24

E atë (e bënin) ngase ata thonin: "Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq

Verse 25 — Surah Al-Imran 3:25

E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t´i tubojmë ata një ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t´i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë

Verse 26 — Surah Al-Imran 3:26

Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë

Verse 27 — Surah Al-Imran 3:27

Ti e fute natën në ditë dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do

Verse 28 — Surah Al-Imran 3:28

Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t´i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. All-llahu ua tërheq vërejtjen me dënim prej Tij, pse vetëm tek Al

Verse 29 — Surah Al-Imran 3:29

Thuaj: "Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë, Ai di gjithçka ka në qiej e ç´ka në tokë; All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send

Verse 30 — Surah Al-Imran 3:30

Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij

Verse 31 — Surah Al-Imran 3:31

Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t´ju dojë, t´ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë

Verse 32 — Surah Al-Imran 3:32

Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët

Verse 33 — Surah Al-Imran 3:33

All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe)

Verse 34 — Surah Al-Imran 3:34

Që janë pasardhës njëri prej tjetrit. All-llahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha

Verse 35 — Surah Al-Imran 3:35

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di

Verse 36 — Surah Al-Imran 3:36

E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër"! Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t´i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar

Verse 37 — Surah Al-Imran 3:37

Zoti i saj e pranoi premtimin e saj ashtu si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirijasë. Sa herë që hynte Zekirijaja në mihrabin (dhomën) e saj, gjente te ajo ushqim e thoshte: "Oj Merjeme, prej nga ty ky

Verse 38 — Surah Al-Imran 3:38

Aty në atë moment Zekirijaja e lut Zotin e tij e thotë: "Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes

Verse 39 — Surah Al-Imran 3:39

E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit

Verse 40 — Surah Al-Imran 3:40

Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im, si mund të kem unë djalë kur mua më ka arritur pleqëria dhe shoqja ime beronjë (sterile)"? Tha (All-llahu): "Kështu,All-llahu punon çka të dojë

Verse 41 — Surah Al-Imran 3:41

Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t´u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes

Verse 42 — Surah Al-Imran 3:42

Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), të pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e botës

Verse 43 — Surah Al-Imran 3:43

Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen

Verse 44 — Surah Al-Imran 3:44

Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t´i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete

Verse 45 — Surah Al-Imran 3:45

Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit)

Verse 46 — Surah Al-Imran 3:46

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit

Verse 47 — Surah Al-Imran 3:47

Ajo tha: "Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s´më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar) "? Ai (All-llahu) tha: "Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet

Verse 48 — Surah Al-Imran 3:48

Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin

Verse 49 — Surah Al-Imran 3:49

Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngj

Verse 50 — Surah Al-Imran 3:50

Dhe (kam ardhë) që t´ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t´ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua

Verse 51 — Surah Al-Imran 3:51

All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë

Verse 52 — Surah Al-Imran 3:52

E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jem

Verse 53 — Surah Al-Imran 3:53

Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)

Verse 54 — Surah Al-Imran 3:54

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi

Verse 55 — Surah Al-Imran 3:55

(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t´i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë ës

Verse 56 — Surah Al-Imran 3:56

Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t´i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë

Verse 57 — Surah Al-Imran 3:57

E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit

Verse 58 — Surah Al-Imran 3:58

Këto që po t´i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur´ani i pa të meta (i rezistueshëm)

Verse 59 — Surah Al-Imran 3:59

Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë

Verse 60 — Surah Al-Imran 3:60

E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë

Verse 61 — Surah Al-Imran 3:61

E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga an

Verse 62 — Surah Al-Imran 3:62

S´ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotfuqishmi, i vetëdijshmi

Verse 63 — Surah Al-Imran 3:63

E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë

Verse 64 — Surah Al-Imran 3:64

Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjet

Verse 65 — Surah Al-Imran 3:65

(madje thuaju): "O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Tevrati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)

Verse 66 — Surah Al-Imran 3:66

Ja, ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s´keni kurrfarë dije (për Ibrahimin)? All-llahu e di të vërtetën e ju nuk dini

Verse 67 — Surah Al-Imran 3:67

Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve

Verse 68 — Surah Al-Imran 3:68

Njerëzit më me meritë për t´u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ummeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve

Verse 69 — Surah Al-Imran 3:69

Një grup nga ithtarët e librit kishin dëshirë t´u shpiejnë në rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnë tjetër pos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë

Verse 70 — Surah Al-Imran 3:70

O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur´anin) e All-llahut, e duke e ditur të vërtetën

Verse 71 — Surah Al-Imran 3:71

O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtrën dhe e fshihni realitetin

Verse 72 — Surah Al-Imran 3:72

Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)

Verse 73 — Surah Al-Imran 3:73

Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (n)

Verse 74 — Surah Al-Imran 3:74

Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe

Verse 75 — Surah Al-Imran 3:75

Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin

Verse 76 — Surah Al-Imran 3:76

Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s´ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen

Verse 77 — Surah Al-Imran 3:77

Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së ga)

Verse 78 — Surah Al-Imran 3:78

Në të vërtetë, një grup prej tyre janë ata që pështjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për ta deformuar kuptimin) ashtu që ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga libri (i vërtetë), madje thonë: "Kjo është nga All-llah

Verse 79 — Surah Al-Imran 3:79

S´është e drejtë as nuk i takoi asnjë njeriu që t´i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t´u thotë njerëzve: "Bëhuni robë të mi (adhuromëni mua) e jo të All-llahut"! Por (ju thotë): "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit

Verse 80 — Surah Al-Imran 3:80

Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që t´i adhuroni engjëjt, as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëroi ai juve mosbesimin pasi që ju jeni muslimanë

Verse 81 — Surah Al-Imran 3:81

Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë vetes. Tha (All-llahu): "A pranuat

Verse 82 — Surah Al-Imran 3:82

E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut

Verse 83 — Surah Al-Imran 3:83

A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithëçka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen

Verse 84 — Surah Al-Imran 3:84

Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is´hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zo

Verse 85 — Surah Al-Imran 3:85

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t´i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit

Verse 86 — Surah Al-Imran 3:86

E si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t´ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk ia mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë

Verse 87 — Surah Al-Imran 3:87

Ndëshkimi i të tillëve është: mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok

Verse 88 — Surah Al-Imran 3:88

Ata përgjithmonë janë në të (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat

Verse 89 — Surah Al-Imran 3:89

Përveç atyre që pas asaj u penduan dhe u përmirësuan. Vërtet, All-llahu shumë falë dhe mëshiron

Verse 90 — Surah Al-Imran 3:90

Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk do t´u pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit

Verse 91 — Surah Al-Imran 3:91

Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t´i pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhembshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë

Verse 92 — Surah Al-Imran 3:92

Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di

Verse 93 — Surah Al-Imran 3:93

I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: "Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni)

Verse 94 — Surah Al-Imran 3:94

Ai që edhe pas kësaj shpif gënjeshtra kundër All-llahut, ata vërtet janë mizorë

Verse 95 — Surah Al-Imran 3:95

Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve

Verse 96 — Surah Al-Imran 3:96

Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin

Verse 97 — Surah Al-Imran 3:97

Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm

Verse 98 — Surah Al-Imran 3:98

Thuaj: "O ithtarë të librit, përse i mohoni ajetet (argumentet) e All-llahut"? E All-llahu mbikëqyr atë që veproni

Verse 99 — Surah Al-Imran 3:99

Thuaj: "O ithtarë të librit, përse e pengoni atë që besoni nga rruga e All-llahut, duke u angazhuar që ta paraqitni atë të shtrembër, ndërsa vetë ju, jeni dëshmues se është e vërtetë! Veprimi juaj nuk mund t´i shmanget mbikëqyrjes së All-llahut

Verse 100 — Surah Al-Imran 3:100

O ju që besuat, në qoftë se ju i bindeni një grupi të atyre që iu është dhënë libri, ata, pas besimit tuaj, do t´ju kthejnë në mosbesimtarë

Verse 101 — Surah Al-Imran 3:101

Si bën të mos besoni, kur juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i dërguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë

Verse 102 — Surah Al-Imran 3:102

O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)

Verse 103 — Surah Al-Imran 3:103

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur´anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij ag

Verse 104 — Surah Al-Imran 3:104

Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit

Verse 105 — Surah Al-Imran 3:105

E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh

Verse 106 — Surah Al-Imran 3:106

Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuajeni pra dënimin, për shkak se ishit që nuk besonit

Verse 107 — Surah Al-Imran 3:107

Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë

Verse 108 — Surah Al-Imran 3:108

Ja, këto që po t´i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtësinë për njerëz

Verse 109 — Surah Al-Imran 3:109

Të All-llahut janë ç´ka në qiej dhe ç´ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet

Verse 110 — Surah Al-Imran 3:110

Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimta

Verse 111 — Surah Al-Imran 3:111

Ata kurrsesi nuk mund t´ju sjellin ndonjë dëm juve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar

Verse 112 — Surah Al-Imran 3:112

Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtruar sht

Verse 113 — Surah Al-Imran 3:113

Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur

Verse 114 — Surah Al-Imran 3:114

I besojnë All-llahut dhe ditës së gjykimit këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve

Verse 115 — Surah Al-Imran 3:115

E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit

Verse 116 — Surah Al-Imran 3:116

S´ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t´u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë

Verse 117 — Surah Al-Imran 3:117

Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t´u lavdëruar e për t´u përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin q

Verse 118 — Surah Al-Imran 3:118

O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së vepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në gjoksat tyre është edhe më e madhe. Ne

Verse 119 — Surah Al-Imran 3:119

Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur ju takojnë thonë: "Ne kemi besuar"! E kur veçohen, ata nga mllefi kundër jush grisin majet e gishtërinjve. Thuaju: "Vdisni me atë

Verse 120 — Surah Al-Imran 3:120

Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpëron ajo, e nëse ju godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëheni të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do t´u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë at

Verse 121 — Surah Al-Imran 3:121

Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t´ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahu është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet)

Verse 122 — Surah Al-Imran 3:122

Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t´i mbështeten vetëm All-llahut

Verse 123 — Surah Al-Imran 3:123

All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti

Verse 124 — Surah Al-Imran 3:124

Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t´ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur

Verse 125 — Surah Al-Imran 3:125

Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t´ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar

Verse 126 — Surah Al-Imran 3:126

E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t´iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit

Verse 127 — Surah Al-Imran 3:127

(U ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t´i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar

Verse 128 — Surah Al-Imran 3:128

Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t´ua pranojë Ai pendimin apo do t´i dënojë ata, në të vërtetë ata janë zullumqarë

Verse 129 — Surah Al-Imran 3:129

Vetëm e All-llahut është gjithë ç´ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai e dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues

Verse 130 — Surah Al-Imran 3:130

O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim

Verse 131 — Surah Al-Imran 3:131

Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët

Verse 132 — Surah Al-Imran 3:132

E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni

Verse 133 — Surah Al-Imran 3:133

Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit

Verse 134 — Surah Al-Imran 3:134

Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit

Verse 135 — Surah Al-Imran 3:135

Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keq)

Verse 136 — Surah Al-Imran 3:136

Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë

Verse 137 — Surah Al-Imran 3:137

Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgënjeshtruan

Verse 138 — Surah Al-Imran 3:138

Ky (Kur´ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit

Verse 139 — Surah Al-Imran 3:139

E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë

Verse 140 — Surah Al-Imran 3:140

Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud), edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedër). Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t´u ditur tek All-llahu ata që besuan dhe për t´i zgjedhur disa prej

Verse 141 — Surah Al-Imran 3:141

Dhe që All-llahu t´i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t´i shkatërrojë mosbesimtarët

Verse 142 — Surah Al-Imran 3:142

A mos menduat ju se do të hyni në xhennet e All-llahu pa e ditur (pa u vërtetuar në praktikë) se cilët prej jush kanë luftuar dhe pa e ditur cilët prej jush ishin të durueshëm

Verse 143 — Surah Al-Imran 3:143

Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj

Verse 144 — Surah Al-Imran 3:144

Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-l

Verse 145 — Surah Al-Imran 3:145

Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botës tjetër, edhe atij do t´ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t´i

Verse 146 — Surah Al-Imran 3:146

E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët

Verse 147 — Surah Al-Imran 3:147

Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar

Verse 148 — Surah Al-Imran 3:148

Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët

Verse 149 — Surah Al-Imran 3:149

O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur

Verse 150 — Surah Al-Imran 3:150

Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës

Verse 151 — Surah Al-Imran 3:151

Ne do to mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota të tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve

Verse 152 — Surah Al-Imran 3:152

All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vërejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës), e

Verse 153 — Surah Al-Imran 3:153

Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshpërim për dëshpërim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që ju shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që ju god

Verse 154 — Surah Al-Imran 3:154

Mandej, pas asaj tronditjeje të rëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumë të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup e kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaj All-llahut, bindje injorante, e

Verse 155 — Surah Al-Imran 3:155

Vërtet, ata që u zbrapën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetëm djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë

Verse 156 — Surah Al-Imran 3:156

O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vëllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: "Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), ata as nuk do të vdisnin as nuk do të mby

Verse 157 — Surah Al-Imran 3:157

E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t´u kishte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë

Verse 158 — Surah Al-Imran 3:158

Po edhe nëse vdiqët (në shtrat) ose u vratë, patjetër do të tuboheni te All-llahu

Verse 159 — Surah Al-Imran 3:159

Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë m

Verse 160 — Surah Al-Imran 3:160

Nëse All-llahu dëshiron t´ju ndihmojë, s´ka kush që mund t´ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot´ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t´i mbështeten besimtarët

Verse 161 — Surah Al-Imran 3:161

Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë

Verse 162 — Surah Al-Imran 3:162

A është i njëjtë ai që iu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është xhehennemi, që është përfundim shumë i keq

Verse 163 — Surah Al-Imran 3:163

Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu sheh shumë mirë atë që veprojnë

Verse 164 — Surah Al-Imran 3:164

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t´u lexojë shpalljen e Tij, t´i pastrojë ata, t´ua mësojë Kur´anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur

Verse 165 — Surah Al-Imran 3:165

E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: "Prej nga kjo"? Thuaj: "Ajo është nga vetë ju"! S´ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send

Verse 166 — Surah Al-Imran 3:166

Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t´u dalluar besimtarët e sinqert

Verse 167 — Surah Al-Imran 3:167

Dhe, për t´u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni veten!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. F

Verse 168 — Surah Al-Imran 3:168

Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: "Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne), nuk do të mbyteshim!" Thuaju: "Largojeni pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni

Verse 169 — Surah Al-Imran 3:169

Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre

Verse 170 — Surah Al-Imran 3:170

Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen

Verse 171 — Surah Al-Imran 3:171

Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s´ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve

Verse 172 — Surah Al-Imran 3:172

Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh

Verse 173 — Surah Al-Imran 3:173

E atyre (shokëve të Pejgamberit) që dikush u tha: "Populli (idhujtarët) është tubuar t´ju sulmojë, pra kini frikë!" Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: "Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë

Verse 174 — Surah Al-Imran 3:174

Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh

Verse 175 — Surah Al-Imran 3:175

Po atë (propagandë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t´ju friksojë, po ju mos u frikësoni prej tyre, frikësomuni Mua, nëse jeni besimtar

Verse 176 — Surah Al-Imran 3:176

E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh

Verse 177 — Surah Al-Imran 3:177

Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata i pret një dënim i idhët

Verse 178 — Surah Al-Imran 3:178

Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues

Verse 179 — Surah Al-Imran 3:179

All-llahu nuk është që t´i lë besimtarët ashtu siç jeni, pa dalluar të keqin nga i miri. All-llahu nuk ju zbulon juve të fshehtat (e të dini se ç´mbajnë në zemrat e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonj)

Verse 180 — Surah Al-Imran 3:180

Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t´u mbështillet në qafën e tyre. All

Verse 181 — Surah Al-Imran 3:181

All-llahu ka dëgjuar fjalën e tyre që thanë: "All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!" Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën pejgamberët pa kurrfarë faji, e do t´ju themi: "Vuajeni mundimin e djegies së zjarrit

Verse 182 — Surah Al-Imran 3:182

Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqar ndaj robëve

Verse 183 — Surah Al-Imran 3:183

Ata janë që thanë: "All-llahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: "Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytët ata, nëse thoni të

Verse 184 — Surah Al-Imran 3:184

Po nëse ata ty të përgënjeshtrojnë, janë përgënjeshtruar edhe para teje të dërguar që u erdhën me argumente të prera, me shkrime qiellore dhe me libër të ndritshëm

Verse 185 — Surah Al-Imran 3:185

Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues

Verse 186 — Surah Al-Imran 3:186

Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, po në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare

Verse 187 — Surah Al-Imran 3:187

Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që gjithqysh t´ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni, por ata e lanë pas dore atë për pak send të kësaj jete; pra, bënë punë të keqe

Verse 188 — Surah Al-Imran 3:188

Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (e fshehen çështjen tënde) dhe dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan mos llogarit shpëtim për ta (nuk e thanë të vërtetën), ata kanë një dënim të dhëmbshëm

Verse 189 — Surah Al-Imran 3:189

Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send

Verse 190 — Surah Al-Imran 3:190

Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt

Verse 191 — Surah Al-Imran 3:191

Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjar

Verse 192 — Surah Al-Imran 3:192

Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë

Verse 193 — Surah Al-Imran 3:193

Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët

Verse 194 — Surah Al-Imran 3:194

Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin

Verse 195 — Surah Al-Imran 3:195

Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u v

Verse 196 — Surah Al-Imran 3:196

Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan

Verse 197 — Surah Al-Imran 3:197

Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi

Verse 198 — Surah Al-Imran 3:198

Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek All-llahu

Verse 199 — Surah Al-Imran 3:199

Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut, dhe argumentet e All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak send të kësaj jete, të till

Verse 200 — Surah Al-Imran 3:200

O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut