Verse 1 — Surah Luqman 31:1
Elif, Lam, Mim
Verse 2 — Surah Luqman 31:2
Ato janë ajete të librit me plot urtësi të përsosur
Verse 3 — Surah Luqman 31:3
E që janë udhëzim e mëshirë për ata që janë punëmirë
Verse 4 — Surah Luqman 31:4
Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe ata, e mu ata janë të plotbindur për botën tjetër (Ahiretin)
Verse 5 — Surah Luqman 31:5
Të tillët janë të udhëzuar në një rrugë të qartë prej Zotit të vet dhe ata janë fatlumë
Verse 6 — Surah Luqman 31:6
Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t´i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t´i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm
Verse 7 — Surah Luqman 31:7
E kur i lexohen atij ajetet Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhet sikur nuk i ka dëgjuar ato, bëhet sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgëzoje atë me një dënim të dhembshëm
Verse 8 — Surah Luqman 31:8
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, për ata janë xhennetet e begatshme
Verse 9 — Surah Luqman 31:9
që në to janë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut i prerë, e Ai është i gjithfuqishmi, i urti
Verse 10 — Surah Luqman 31:10
Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni, e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju, e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të
Verse 11 — Surah Luqman 31:11
Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç´krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund
Verse 12 — Surah Luqman 31:12
Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse A
Verse 13 — Surah Luqman 31:13
(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe
Verse 14 — Surah Luqman 31:14
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi ju
Verse 15 — Surah Luqman 31:15
E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi
Verse 16 — Surah Luqman 31:16
O djali im, s´ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar
Verse 17 — Surah Luqman 31:17
O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara
Verse 18 — Surah Luqman 31:18
Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet
Verse 19 — Surah Luqman 31:19
Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit
Verse 20 — Surah Luqman 31:20
A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç´ka në qiej e ç´ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë
Verse 21 — Surah Luqman 31:21
Dhe kur atyre u thuhet: "Pasoni atë që e shpall All-llahu" ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë që gjetëm tek prindërit tanë!" E edhe sikur djalli t´i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë
Verse 22 — Surah Luqman 31:22
E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve
Verse 23 — Surah Luqman 31:23
Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t´u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra
Verse 24 — Surah Luqman 31:24
Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë
Verse 25 — Surah Luqman 31:25
Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë
Verse 26 — Surah Luqman 31:26
Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s´ka nevojë dhe është i lavdishëm
Verse 27 — Surah Luqman 31:27
Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t´i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi
Verse 28 — Surah Luqman 31:28
Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve
Verse 29 — Surah Luqman 31:29
A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për a
Verse 30 — Surah Luqman 31:30
Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi
Verse 31 — Surah Luqman 31:31
A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t´ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës
Verse 32 — Surah Luqman 31:32
E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit
Verse 33 — Surah Luqman 31:33
O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t´i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t´i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashroj
Verse 34 — Surah Luqman 31:34
S´ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç´ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç´vend (ose kohë) do t