Back to Languages

Albanian - Chapter 32 - As-Sajdah

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah As-Sajdah 32:1

Verse 2 — Surah As-Sajdah 32:2

Shpallja e librit (e Kur´anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë

Verse 3 — Surah As-Sajdah 32:3

A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t´i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë

Verse 4 — Surah As-Sajdah 32:4

All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç´ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni

Verse 5 — Surah As-Sajdah 32:5

Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet

Verse 6 — Surah As-Sajdah 32:6

Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi

Verse 7 — Surah As-Sajdah 32:7

Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta

Verse 8 — Surah As-Sajdah 32:8

Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët

Verse 9 — Surah As-Sajdah 32:9

Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni

Verse 10 — Surah As-Sajdah 32:10

E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre

Verse 11 — Surah As-Sajdah 32:11

Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj

Verse 12 — Surah As-Sajdah 32:12

E, sikur t´i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur

Verse 13 — Surah As-Sajdah 32:13

Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t´i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz

Verse 14 — Surah As-Sajdah 32:14

Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm

Verse 15 — Surah As-Sajdah 32:15

Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi

Verse 16 — Surah As-Sajdah 32:16

I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin

Verse 17 — Surah As-Sajdah 32:17

Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim

Verse 18 — Surah As-Sajdah 32:18

A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë

Verse 19 — Surah As-Sajdah 32:19

Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin

Verse 20 — Surah As-Sajdah 32:20

E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë

Verse 21 — Surah As-Sajdah 32:21

Ne do t´u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave)

Verse 22 — Surah As-Sajdah 32:22

E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve

Verse 23 — Surah As-Sajdah 32:23

Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur´anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët

Verse 24 — Surah As-Sajdah 32:24

Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur

Verse 25 — Surah As-Sajdah 32:25

S´ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë

Verse 26 — Surah As-Sajdah 32:26

A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje

Verse 27 — Surah As-Sajdah 32:27

Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)

Verse 28 — Surah As-Sajdah 32:28

E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni

Verse 29 — Surah As-Sajdah 32:29

Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat

Verse 30 — Surah As-Sajdah 32:30

Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur