Back to Languages

Albanian - Chapter 33 - Al-Ahzab

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Ahzab 33:1

O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi

Verse 2 — Surah Al-Ahzab 33:2

Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni

Verse 3 — Surah Al-Ahzab 33:3

E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti

Verse 4 — Surah Al-Ahzab 33:4

All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që)

Verse 5 — Surah Al-Ahzab 33:5

Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka ken

Verse 6 — Surah Al-Ahzab 33:6

Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri-tjetrit se

Verse 7 — Surah Al-Ahzab 33:7

(Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë

Verse 8 — Surah Al-Ahzab 33:8

Për t´i marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm

Verse 9 — Surah Al-Ahzab 33:9

O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit

Verse 10 — Surah Al-Ahzab 33:10

Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshtmi, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun

Verse 11 — Surah Al-Ahzab 33:11

Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë

Verse 12 — Surah Al-Ahzab 33:12

Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: "All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim

Verse 13 — Surah Al-Ahzab 33:13

Dhe kur një grup prej tyre thanë: "O banorë të Jethribit, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!" E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: "Shtëpitë tona janë të pambrojtura!" Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nu

Verse 14 — Surah Al-Ahzab 33:14

Dhe sikur t´u hynin atyre nga anët e saj (Medines) dhe prej tyre të kërkohej tradhtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak (të tradhtonin)

Verse 15 — Surah Al-Ahzab 33:15

E ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi

Verse 16 — Surah Al-Ahzab 33:16

Thuaj: "Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t´ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë

Verse 17 — Surah Al-Ahzab 33:17

Thuaj: "Kush do t´ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t´ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar

Verse 18 — Surah Al-Ahzab 33:18

All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata që vëllezërve të vet u thonin: "Ejani me ne!" E ata nuk vijnë në luftë, vetëm një pakicë

Verse 19 — Surah Al-Ahzab 33:19

Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit pranë vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë të mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë)

Verse 20 — Surah Al-Ahzab 33:20

Ata mendonin se grupet aleate ende nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen edhe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej atje të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krej

Verse 21 — Surah Al-Ahzab 33:21

Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun

Verse 22 — Surah Al-Ahzab 33:22

E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën". Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen

Verse 23 — Surah Al-Ahzab 33:23

Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

Verse 24 — Surah Al-Ahzab 33:24

Që All-llahu t´i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t´i ndëshkojë, nëse do, ose t´ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues

Verse 25 — Surah Al-Ahzab 33:25

Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes

Verse 26 — Surah Al-Ahzab 33:26

E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu që një grup e mbytni, kurse tjetrin grupin e robëroni

Verse 27 — Surah Al-Ahzab 33:27

E juve ua la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send

Verse 28 — Surah Al-Ahzab 33:28

O ti Pejgamber, thuaju grave tuaja: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës

Verse 29 — Surah Al-Ahzab 33:29

E në qoftë se e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira

Verse 30 — Surah Al-Ahzab 33:30

O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë e të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish, e kjo për All-llahun është shumë lehtë

Verse 31 — Surah Al-Ahzab 33:31

E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t´i japim shpërblimin e dyfishtë dhe për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm

Verse 32 — Surah Al-Ahzab 33:32

O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse kini kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura

Verse 33 — Surah Al-Ahzab 33:33

Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, faleni namazin, jepeni zeqatin dhe respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të larg

Verse 34 — Surah Al-Ahzab 33:34

E, përkujtojeni atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë

Verse 35 — Surah Al-Ahzab 33:35

Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e

Verse 36 — Surah Al-Ahzab 33:36

Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e

Verse 37 — Surah Al-Ahzab 33:37

(Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: "Mbaje bashkëshorten tënde dhe ki frikë nga All-llahu!", e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por m

Verse 38 — Surah Al-Ahzab 33:38

Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhri i All-llahut është vendim i kryer

Verse 39 — Surah Al-Ahzab 33:39

(ligj i All-llahut ndër) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës

Verse 40 — Surah Al-Ahzab 33:40

Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send

Verse 41 — Surah Al-Ahzab 33:41

O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh

Verse 42 — Surah Al-Ahzab 33:42

Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje

Verse 43 — Surah Al-Ahzab 33:43

Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t´ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues

Verse 44 — Surah Al-Ahzab 33:44

Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë

Verse 45 — Surah Al-Ahzab 33:45

O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues

Verse 46 — Surah Al-Ahzab 33:46

Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues

Verse 47 — Surah Al-Ahzab 33:47

E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe

Verse 48 — Surah Al-Ahzab 33:48

Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme

Verse 49 — Surah Al-Ahzab 33:49

O ju që besuat, kur të keni lidhur kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepuni diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme

Verse 50 — Surah Al-Ahzab 33:50

O ti Pejgamber, Ne t´i kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e All-llahut hynë në posedimin tënd (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua, bijat e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të j)

Verse 51 — Surah Al-Ahzab 33:51

Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brengosen dhe të jenë të kënaq

Verse 52 — Surah Al-Ahzab 33:52

Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të të mahnisë bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi

Verse 53 — Surah Al-Ahzab 33:53

O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë hyni, e kur të jeni ushqyer, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetri

Verse 54 — Surah Al-Ahzab 33:54

E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s´ka dyshim se All-llahu çdo send e di

Verse 55 — Surah Al-Ahzab 33:55

Nuk është mëkat për ato (gratë të jenë të pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E

Verse 56 — Surah Al-Ahzab 33:56

Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam

Verse 57 — Surah Al-Ahzab 33:57

E s´ka dyshim se ata janë të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dunja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm

Verse 58 — Surah Al-Ahzab 33:58

E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh

Verse 59 — Surah Al-Ahzab 33:59

O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t´i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshir

Verse 60 — Surah Al-Ahzab 33:60

Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medine, nuk ndalen, Ne do të bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër

Verse 61 — Surah Al-Ahzab 33:61

(Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen, do të kapen dhe do të mbyten

Verse 62 — Surah Al-Ahzab 33:62

(Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim

Verse 63 — Surah Al-Ahzab 33:63

Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër

Verse 64 — Surah Al-Ahzab 33:64

All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort

Verse 65 — Surah Al-Ahzab 33:65

Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t´i mbrojë apo t´i ndihmojë

Verse 66 — Surah Al-Ahzab 33:66

Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin

Verse 67 — Surah Al-Ahzab 33:67

Dhe thonë: "Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë

Verse 68 — Surah Al-Ahzab 33:68

Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi

Verse 69 — Surah Al-Ahzab 33:69

O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai tek All-llahu ishte me famë

Verse 70 — Surah Al-Ahzab 33:70

O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta

Verse 71 — Surah Al-Ahzab 33:71

Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh

Verse 72 — Surah Al-Ahzab 33:72

Ne ua ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte i padijshëm

Verse 73 — Surah Al-Ahzab 33:73

(Njeriu e mori përsipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e t´u falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues