Back to Languages

Albanian - Chapter 34 - Saba

Translation by Unknown — Permalink

Verse 1 — Surah Saba 34:1

Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri

Verse 2 — Surah Saba 34:2

Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi

Verse 3 — Surah Saba 34:3

E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t´ju vijë ai juve. Atij nuk mund t´i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë

Verse 4 — Surah Saba 34:4

(Janë të shënuara) Që t´i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë

Verse 5 — Surah Saba 34:5

Ata që u përpoqën t´i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm

Verse 6 — Surah Saba 34:6

Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit

Verse 7 — Surah Saba 34:7

Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t´ju tregojmë për një njeri që do t´ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi

Verse 8 — Surah Saba 34:8

A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim

Verse 9 — Surah Saba 34:9

A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S´ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti

Verse 10 — Surah Saba 34:10

Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë)

Verse 11 — Surah Saba 34:11

(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni

Verse 12 — Surah Saba 34:12

Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t´i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që puno

Verse 13 — Surah Saba 34:13

I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës

Verse 14 — Surah Saba 34:14

E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin

Verse 15 — Surah Saba 34:15

Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës

Verse 16 — Surah Saba 34:16

Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër

Verse 17 — Surah Saba 34:17

Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit

Verse 18 — Surah Saba 34:18

Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën

Verse 19 — Surah Saba 34:19

Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës

Verse 20 — Surah Saba 34:20

Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh

Verse 21 — Surah Saba 34:21

E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje

Verse 22 — Surah Saba 34:22

Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje

Verse 23 — Surah Saba 34:23

Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i la

Verse 24 — Surah Saba 34:24

Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme

Verse 25 — Surah Saba 34:25

Thuaj: "Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju

Verse 26 — Surah Saba 34:26

Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm

Verse 27 — Surah Saba 34:27

Thuaj: "M´i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti

Verse 28 — Surah Saba 34:28

Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 29 — Surah Saba 34:29

E thonë: "Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë

Verse 30 — Surah Saba 34:30

Thuaj: "Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para

Verse 31 — Surah Saba 34:31

Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur´ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t´i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të

Verse 32 — Surah Saba 34:32

E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë

Verse 33 — Surah Saba 34:33

E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t´i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe

Verse 34 — Surah Saba 34:34

Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar

Verse 35 — Surah Saba 34:35

Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar

Verse 36 — Surah Saba 34:36

Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 37 — Surah Saba 34:37

Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar

Verse 38 — Surah Saba 34:38

Ndërsa ata që përpiqen t´i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar

Verse 39 — Surah Saba 34:39

Thuaj: "S´ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh

Verse 40 — Surah Saba 34:40

Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin

Verse 41 — Surah Saba 34:41

Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre

Verse 42 — Surah Saba 34:42

E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t´i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër

Verse 43 — Surah Saba 34:43

E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t´ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, at

Verse 44 — Surah Saba 34:44

Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja)

Verse 45 — Surah Saba 34:45

Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im

Verse 46 — Surah Saba 34:46

Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t´ju tërheqë vër

Verse 47 — Surah Saba 34:47

Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t´u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send

Verse 48 — Surah Saba 34:48

Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën

Verse 49 — Surah Saba 34:49

Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim

Verse 50 — Surah Saba 34:50

Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt

Verse 51 — Surah Saba 34:51

E sikur t´i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh)

Verse 52 — Surah Saba 34:52

Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur´anit, Muhammedit)!" Po si e arrijnë ata besimin prej së largu

Verse 53 — Surah Saba 34:53

Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s´ka ringjallje, s´ka përgjegjësi etj)

Verse 54 — Surah Saba 34:54

Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë