Verse 1 — Surah Fatir 35:1
Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send
Verse 2 — Surah Fatir 35:2
Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi
Verse 3 — Surah Fatir 35:3
O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën
Verse 4 — Surah Fatir 35:4
Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet
Verse 5 — Surah Fatir 35:5
O ju njerëz, s´ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani)
Verse 6 — Surah Fatir 35:6
Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t´i bërë banues të zjarrit
Verse 7 — Surah Fatir 35:7
Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh
Verse 8 — Surah Fatir 35:8
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim p
Verse 9 — Surah Fatir 35:9
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja
Verse 10 — Surah Fatir 35:10
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dre
Verse 11 — Surah Fatir 35:11
All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t´i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libë
Verse 12 — Surah Fatir 35:12
E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju
Verse 13 — Surah Fatir 35:13
Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, n
Verse 14 — Surah Fatir 35:14
Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t´ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu)
Verse 15 — Surah Fatir 35:15
O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari
Verse 16 — Surah Fatir 35:16
Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re
Verse 17 — Surah Fatir 35:17
E për All-llahun ajo nuk është e vështirë
Verse 18 — Surah Fatir 35:18
Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t´ia bartur atë, ajo nuk do t´i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t´ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit t
Verse 19 — Surah Fatir 35:19
Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh
Verse 20 — Surah Fatir 35:20
Dhe as errësirat e drita
Verse 21 — Surah Fatir 35:21
E as hija me vapën
Verse 22 — Surah Fatir 35:22
E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr
Verse 23 — Surah Fatir 35:23
Ti nuk je tjetër vetëm i dërguar që tërheq vërejtjen
Verse 24 — Surah Fatir 35:24
Ne të dërguam ty me atë që është e vërtetë, lajmgëzues e qortues, e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar
Verse 25 — Surah Fatir 35:25
Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur të dërguar me argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm
Verse 26 — Surah Fatir 35:26
Pastaj (pasi refuzuan) i shkatërrova ata që nuk besuan, e sa i tmerrshëm ishte ndëshkimi Im
Verse 27 — Surah Fatir 35:27
A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilëve është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza
Verse 28 — Surah Fatir 35:28
Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është mëkatfalës
Verse 29 — Surah Fatir 35:29
Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet
Verse 30 — Surah Fatir 35:30
Që Ai (All-llahu) do t´ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t´ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës
Verse 31 — Surah Fatir 35:31
Dhe ajo që Ne të shpallëm ty nga libri, është e vërtetë e saktë, që vërteton edhe për ata që ishin para tij. Vërtet, All-llahu është hollësisht i njohur ndaj robërve të vet, i sheh të gjitha
Verse 32 — Surah Fatir 35:32
Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë me ndihmën e All-llahut, të parët në punë të mira, e kjo është ajo mirësia e madhe
Verse 33 — Surah Fatir 35:33
Xhennetet e Adnit janë që do të hyjnë në to, aty do të stolisen me rrethorëza nga ari e margaritari, e petkat e tyre janë të mëndafshta
Verse 34 — Surah Fatir 35:34
E ata thonë: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës
Verse 35 — Surah Fatir 35:35
I cili nga mirësia e Tij na vendosi në vendin e përjetshëm, ku nuk do të na prekë ndonjë mundim fizik dhe ku nuk na prek ndonjë molisje
Verse 36 — Surah Fatir 35:36
Po për ata që nuk besuan është zjarri i xhehennemit. Ata as nuk gjykohen që të vdesin (të rehatohen), e as nuk u lehtësohe ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është shumë i pabesim
Verse 37 — Surah Fatir 35:37
Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijon
Verse 38 — Surah Fatir 35:38
Nuk ka dyshim, All-llahu e di të fshehtën e qiejve e të tokës dhe Ai është që e di se çka mbajnë gjoksat
Verse 39 — Surah Fatir 35:39
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetë
Verse 40 — Surah Fatir 35:40
Thuaj: "Më tregoni për zotat tuaj që i adhuroni pos All-llahut, më bëni të shohë se ç´krijuan ata në tokë; a mos kanë pjesë ata në qiej, a mos u kemi dhënë atyre ndonjë libër, e ata kanë argument në të?" Jo, por mizorët nuk i premtojnë njëri-tjetrit diçka
Verse 41 — Surah Fatir 35:41
All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s´ka askush pos Tij që mund t´i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë
Verse 42 — Surah Fatir 35:42
Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdhi atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër v
Verse 43 — Surah Fatir 35:43
(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim
Verse 44 — Surah Fatir 35:44
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqish
Verse 45 — Surah Fatir 35:45
E sikur All-llahu t´i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s´ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet