Verse 1 — Surah Ya-Sin 36:1
Verse 2 — Surah Ya-Sin 36:2
Pasha Kur´anin e pacenueshëm në urtësinë e tij të lartë
Verse 3 — Surah Ya-Sin 36:3
S´ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve
Verse 4 — Surah Ya-Sin 36:4
Je në një rrugë të drejtë
Verse 5 — Surah Ya-Sin 36:5
(Kur´ani është) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mëshiruesit
Verse 6 — Surah Ya-Sin 36:6
Për t´ia tërhequr vërejtjen një populli, që të parëve të tyre nuk u është tërhequr, e për atë shkak ata janë të hutuar
Verse 7 — Surah Ya-Sin 36:7
Për Zotin tashmë ka marrë fund vendimi (thënia) kundër shumicës së tyre, andaj ata edhe nuk besojnë
Verse 8 — Surah Ya-Sin 36:8
Ne u kemi varë në qafat e tyre pranga e ato u arrijnë deri në nofulla, andaj ata mbesin me koka lart
Verse 9 — Surah Ya-Sin 36:9
Ne u kemi vënë edhe para tyre pendë edhe mbrapa tyre pendë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin
Verse 10 — Surah Ya-Sin 36:10
Dhe për ata është e njëjtë, a ua tërhoqe vërejtjen a nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë
Verse 11 — Surah Ya-Sin 36:11
Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që e përvetëson Kur´anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve), pra jepi myzhde atij për falje dhe shpërblim të mirë
Verse 12 — Surah Ya-Sin 36:12
Vërtet, Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat; gjurmët e tyre dhe çdo gjë kemi regjistruar në librin e ruajtur (Lehvi Mahvudh)
Verse 13 — Surah Ya-Sin 36:13
Përmendju atyre një shembull të banorëve të fshatit, kur atyre u patën ardhur të dërguarit
Verse 14 — Surah Ya-Sin 36:14
Kur Ne dërguam te ata dy, e ata i përgënjeshtruan që të dy, atëherë i përforcuam me një të tretë dhe u thanë: "Ne jemi të dërguar te ju
Verse 15 — Surah Ya-Sin 36:15
Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë
Verse 16 — Surah Ya-Sin 36:16
Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju
Verse 17 — Surah Ya-Sin 36:17
Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t´ju kumtojmë ashtu qartë
Verse 18 — Surah Ya-Sin 36:18
Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t´ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh
Verse 19 — Surah Ya-Sin 36:19
Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar
Verse 20 — Surah Ya-Sin 36:20
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit
Verse 21 — Surah Ya-Sin 36:21
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes
Verse 22 — Surah Ya-Sin 36:22
E, ç´kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni
Verse 23 — Surah Ya-Sin 36:23
A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë
Verse 24 — Surah Ya-Sin 36:24
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët
Verse 25 — Surah Ya-Sin 36:25
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni
Verse 26 — Surah Ya-Sin 36:26
Atij i është thënë: "Hyn në xhennet! e ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im
Verse 27 — Surah Ya-Sin 36:27
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve
Verse 28 — Surah Ya-Sin 36:28
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qielli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi ynë të zbresim tjetër
Verse 29 — Surah Ya-Sin 36:29
përveç një britme të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur)
Verse 30 — Surah Ya-Sin 36:30
O sa dëshpërim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të
Verse 31 — Surah Ya-Sin 36:31
A nuk e panë ata se sa gjenerata kemi zhdukur para tyre dhe ata nuk u kthyen
Verse 32 — Surah Ya-Sin 36:32
Dhe të gjithë, të tubuar, do të paraqiten pranë Nesh
Verse 33 — Surah Ya-Sin 36:33
Dhe për ata është argument (për fuqinë e Zotit) toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë
Verse 34 — Surah Ya-Sin 36:34
Dhe në të Ne u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe në të u kemi dhënë burime (uji)
Verse 35 — Surah Ya-Sin 36:35
Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk falënderojnë
Verse 36 — Surah Ya-Sin 36:36
I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata nuk dinë
Verse 37 — Surah Ya-Sin 36:37
Për ata është argument edhe nata, prej të cilës largojmë ditën, kurse ata mbesin në terr
Verse 38 — Surah Ya-Sin 36:38
Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit
Verse 39 — Surah Ya-Sin 36:39
Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë)
Verse 40 — Surah Ya-Sin 36:40
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditën po secili noton në një galaktikë
Verse 41 — Surah Ya-Sin 36:41
Argument për ta është edhe ajo se Ne pasardhësit e tyre (të Ademit) i bartëm në anije të mbushur përplot
Verse 42 — Surah Ya-Sin 36:42
Dhe ngjashëm me të, u krijuam atyre diçka që t´i hipin
Verse 43 — Surah Ya-Sin 36:43
E sikur të duam Ne, i përmbytim ata, e nuk ka efekt as lutja e tyre dhe as që do të shpëtonin
Verse 44 — Surah Ya-Sin 36:44
Përveç nga mëshira Jonë ndaj tyre, dhe që të përjetojnë të mirat deri në një kohë të caktuar
Verse 45 — Surah Ya-Sin 36:45
E kur u thuhet atyre: "Kini frikë asaj që ngjau para jush dhe asaj çka do t´ju ngjajë më vonë, e që të mëshiroheni (ata nuk dëgjojnë)
Verse 46 — Surah Ya-Sin 36:46
Nuk ka asnjë argument që u erdhi atyre nga argumentet e Zotit, e që ata nuk ia kthyen shpinën
Verse 47 — Surah Ya-Sin 36:47
Dhe kur u thuhej: "Jepni nga ajo që All-llahu u begatoi, ata që nuk besuan besimtarëve u thanë: "A ta ushqejmë atë që sikur të donte All-llahu do ta ushqente? Ju nuk jeni tjetër vetëm se të humbur qartë
Verse 48 — Surah Ya-Sin 36:48
Dhe thoshin: "Po qe se jeni të vërtetë, kur do të jetë ai premtim
Verse 49 — Surah Ya-Sin 36:49
(All-llahu u përgjigjet) Nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një britmë që i rrëmben ata kur janë duke u zënë mes vete
Verse 50 — Surah Ya-Sin 36:50
E nuk do të mund të lënë as porosi (vasijet-testament) as të kthehen në familjet e tyre
Verse 51 — Surah Ya-Sin 36:51
Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre
Verse 52 — Surah Ya-Sin 36:52
E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të dërguarit
Verse 53 — Surah Ya-Sin 36:53
Ajo nuk është tjetër, përveç një zë i fuqishëm dhe ata të gjithë të paraqitur para Nesh
Verse 54 — Surah Ya-Sin 36:54
Sot pra, askujt nuk i bëhet e padrejtë diçka dhe nuk shpërbleheni me tjetër vetëm për atë që vepruat
Verse 55 — Surah Ya-Sin 36:55
Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi
Verse 56 — Surah Ya-Sin 36:56
Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë
Verse 57 — Surah Ya-Sin 36:57
Aty ata kanë pemë dhe çka të duan
Verse 58 — Surah Ya-Sin 36:58
Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues
Verse 59 — Surah Ya-Sin 36:59
E tash, o ju kriminelë, ndahuni
Verse 60 — Surah Ya-Sin 36:60
O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët
Verse 61 — Surah Ya-Sin 36:61
(Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt
Verse 62 — Surah Ya-Sin 36:62
Vërtet, ai ka humbur shumë njerëz prej jush, a nuk mblodhët mend
Verse 63 — Surah Ya-Sin 36:63
Ky është xhehennemi që juve u premtohej
Verse 64 — Surah Ya-Sin 36:64
Hyni tash në të, për shkak se mohuat çdo të vërtetë
Verse 65 — Surah Ya-Sin 36:65
Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan
Verse 66 — Surah Ya-Sin 36:66
E sikur të duam Ne do t´ua verbonim sytë e tyre, se ata do ta mësynin rrugën, po si do të shihnin
Verse 67 — Surah Ya-Sin 36:67
Dhe sikur të duam, do t´i kishim gjymtuar ata në vend, e nuk do të mund të shkonin as para as prapa
Verse 68 — Surah Ya-Sin 36:68
E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar
Verse 69 — Surah Ya-Sin 36:69
Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur´an i qartë
Verse 70 — Surah Ya-Sin 36:70
Për t´ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët
Verse 71 — Surah Ya-Sin 36:71
A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që ata i kanë
Verse 72 — Surah Ya-Sin 36:72
Dhe ua bëmë ato që t´u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen
Verse 73 — Surah Ya-Sin 36:73
Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë
Verse 74 — Surah Ya-Sin 36:74
Po, shkojnë e në vend të All-llahut adhurojnë zota të tjerë, me shpresë se do të ndihmohen prej tyre
Verse 75 — Surah Ya-Sin 36:75
Ata nuk mund t´u ndihmojnë atyre, por këta (idhujtarët) u janë bërë ushtri e gatshme e tyre
Verse 76 — Surah Ya-Sin 36:76
E ty mos të brengosin thëniet e tyre, Ne dimë çka mbajnë ata fshehtë dhe çka publikojnë
Verse 77 — Surah Ya-Sin 36:77
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pikë uji (fare), kur qe, ai kundërshtar i rreptë
Verse 78 — Surah Ya-Sin 36:78
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur
Verse 79 — Surah Ya-Sin 36:79
Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim
Verse 80 — Surah Ya-Sin 36:80
Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni
Verse 81 — Surah Ya-Sin 36:81
A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi
Verse 82 — Surah Ya-Sin 36:82
Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t´i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet
Verse 83 — Surah Ya-Sin 36:83
I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni