Verse 1 — Surah As-Saffat 37:1
Pasha të radhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë
Verse 2 — Surah As-Saffat 37:2
Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë
Verse 3 — Surah As-Saffat 37:3
Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin
Verse 4 — Surah As-Saffat 37:4
Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një
Verse 5 — Surah As-Saffat 37:5
Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zoti i lindjeve (të yjeve)
Verse 6 — Surah As-Saffat 37:6
Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve
Verse 7 — Surah As-Saffat 37:7
Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur
Verse 8 — Surah As-Saffat 37:8
Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët
Verse 9 — Surah As-Saffat 37:9
Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm
Verse 10 — Surah As-Saffat 37:10
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg
Verse 11 — Surah As-Saffat 37:11
Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet
Verse 12 — Surah As-Saffat 37:12
Por ti je i habitur, e ata tallen
Verse 13 — Surah As-Saffat 37:13
E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën
Verse 14 — Surah As-Saffat 37:14
E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje
Verse 15 — Surah As-Saffat 37:15
Dhe thanë: "Ky (Kur´ani) nuk është tjetër vetëm se magji e kulluar
Verse 16 — Surah As-Saffat 37:16
A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur a do të ringjallemi
Verse 17 — Surah As-Saffat 37:17
A edhe të parët tanë të hershëm
Verse 18 — Surah As-Saffat 37:18
Thuaj: "Po, madje ju do të jeni të nënçmuar
Verse 19 — Surah As-Saffat 37:19
Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur qe, ata të ngritur shikojnë
Verse 20 — Surah As-Saffat 37:20
E thonë: "O të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit
Verse 21 — Surah As-Saffat 37:21
Kjo është dita e ndasisë që ju e konsideruat rrenë
Verse 22 — Surah As-Saffat 37:22
Tuboni ata që ishin zullumqarë, shoqërinë e tyre dhe ata që i adhuruan
Verse 23 — Surah As-Saffat 37:23
(adhuruan) Pos All-llahut, orientoni rrugës së xhehimit
Verse 24 — Surah As-Saffat 37:24
Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi
Verse 25 — Surah As-Saffat 37:25
Çka keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin
Verse 26 — Surah As-Saffat 37:26
E ata sot janë dorëzuar në tërësi
Verse 27 — Surah As-Saffat 37:27
E kthehen e ia hedhin përgjegjësinë njëri-tjetrit
Verse 28 — Surah As-Saffat 37:28
(Të shtypurit) u thonë (atyre të parëve): "Ju ishit që na vinit neve nga ana e djathtë (na pengonit prej të vërtetës)
Verse 29 — Surah As-Saffat 37:29
Ata (paria) u thonë: "Jo, ju vetë nuk ishit besimtarë
Verse 30 — Surah As-Saffat 37:30
Ne nuk kemi pasur ndonjë pushtet ndaj jush, por ju vetë ishit që nuk respektuat (porositë e Zotit)
Verse 31 — Surah As-Saffat 37:31
E, ajo thënia (premtimi) e Zotit tonë u vërtetua kundër nesh, e s´ka dyshim se ne po e shijojmë (dënimin)
Verse 32 — Surah As-Saffat 37:32
Ne u ofruam juve rrugën e humbjes, ashtu sikurse edhe vetë ishim të humbur
Verse 33 — Surah As-Saffat 37:33
Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të përbashkët
Verse 34 — Surah As-Saffat 37:34
Kështu Ne veprojmë me kriminelët
Verse 35 — Surah As-Saffat 37:35
Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart
Verse 36 — Surah As-Saffat 37:36
Dhe thoshin: "A do t´i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur
Verse 37 — Surah As-Saffat 37:37
Jo, (nuk është çka thonë ata) por ai ua solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit e parë
Verse 38 — Surah As-Saffat 37:38
Ju, patjetër do ta përjetoni dënimin më të ashpër
Verse 39 — Surah As-Saffat 37:39
Dhe nuk ndëshkoheni për tjetër, përveç për atë që vepruat
Verse 40 — Surah As-Saffat 37:40
Me përjashtim të robërve të All-llahut që ishin të sinqertë
Verse 41 — Surah As-Saffat 37:41
Të tillët janë ata që kanë furnizim të dalluar
Verse 42 — Surah As-Saffat 37:42
Pemë të llojllojshme, ata janë të nderuar
Verse 43 — Surah As-Saffat 37:43
Në xhennete të begatshme
Verse 44 — Surah As-Saffat 37:44
Të mbështetur në kolltukë me fytyrë nga njëri-tjetri
Verse 45 — Surah As-Saffat 37:45
Atyre u bëhet shërbim me gota (me verë) nga burimi
Verse 46 — Surah As-Saffat 37:46
E bardhë (vera), që ka shije për ata që e pinë
Verse 47 — Surah As-Saffat 37:47
Prej asaj nuk ka dhembje koke, e as që ata do të dehen nga ajo
Verse 48 — Surah As-Saffat 37:48
E pranë tyre janë (hyritë) symëdhatë me shikim të përulur
Verse 49 — Surah As-Saffat 37:49
Sikur ato të jenë inxhi e paprekur (dhe e ruajtur)
Verse 50 — Surah As-Saffat 37:50
I qasen njëri-tjetrit e bisedojnë
Verse 51 — Surah As-Saffat 37:51
Prej tyre njëri flet e thotë: "Unë kam pasur njëfarë miku
Verse 52 — Surah As-Saffat 37:52
thoshte: "A je ti prej atyre që besojnë se
Verse 53 — Surah As-Saffat 37:53
kur të jemi vdekur, të jemi bërë dhé e eshtra të kalbur, do të jemi të shpërblyer për vepra
Verse 54 — Surah As-Saffat 37:54
Ai (besimtari në xhennet) thotë: "A vini ju të shikojmë
Verse 55 — Surah As-Saffat 37:55
Ai shikon dhe e vëren atë (mikun) në mes të xhehennemit
Verse 56 — Surah As-Saffat 37:56
Ai thotë: "Pasha All-llahun, përpak më rrëzove (në xhehennem) edhe mua
Verse 57 — Surah As-Saffat 37:57
Dhe sikur të mos ishte dhuntia e Zotit tim, unë do të isha bashkë me ty në zjarr
Verse 58 — Surah As-Saffat 37:58
Dhe ne nuk do të vdesim më
Verse 59 — Surah As-Saffat 37:59
Përveç asaj vdekjes sonë të parë dhe ne nuk do të dënohemi më
Verse 60 — Surah As-Saffat 37:60
Vërtet, ky është ai suksesi i madh
Verse 61 — Surah As-Saffat 37:61
për një shpërblim të këtillë le të veprojnë vepruesit
Verse 62 — Surah As-Saffat 37:62
A kjo pritje (me shpërblim të All-llahut) është më e mirë, apo pema e Zekumit
Verse 63 — Surah As-Saffat 37:63
Ne atë e kemi bërë sprovë për zullumqarët
Verse 64 — Surah As-Saffat 37:64
Ajo është një pemë që mbin në fund të xhehennemit
Verse 65 — Surah As-Saffat 37:65
Pema (fruti) e saj është sikurse koka dreqërish
Verse 66 — Surah As-Saffat 37:66
E ata do të hanë nga ajo dhe do të mbushin barqet prej saj
Verse 67 — Surah As-Saffat 37:67
Pastaj, ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë
Verse 68 — Surah As-Saffat 37:68
Mandej kthimi i tyre është në xhehennem
Verse 69 — Surah As-Saffat 37:69
Ata i gjetën dhe shkuan pas prindërve të tyre të humbur
Verse 70 — Surah As-Saffat 37:70
Ata u ngutën dhe shkelën hapave të tyre (pa menduar)
Verse 71 — Surah As-Saffat 37:71
Po, edhe para këtyre (popullit tënd) shumica e popujve të kaluar ishin të humbur
Verse 72 — Surah As-Saffat 37:72
Ne atyre u patëm dërguar pejgamberë
Verse 73 — Surah As-Saffat 37:73
E shif se si ishte përfundimi i atyre, të cilëve u qe tërhequr vërejtja
Verse 74 — Surah As-Saffat 37:74
Me përjashtim të robëve të All-llahut që ishin të sinqertë
Verse 75 — Surah As-Saffat 37:75
Për Zotin Neve na pat thirrur në ndihmë Nuhu, Ne jemi përgjegjës të mirë
Verse 76 — Surah As-Saffat 37:76
Dhe Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej asaj të keqe të madhe
Verse 77 — Surah As-Saffat 37:77
E pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën
Verse 78 — Surah As-Saffat 37:78
Dhe Ne ua lamë atë kujtim për njerëzit e ardhshëm
Verse 79 — Surah As-Saffat 37:79
Selam i qoftë Nuhut (prej All-llahut e prej krijesave) në mbarë botën (si kujtim ndaj tij)
Verse 80 — Surah As-Saffat 37:80
Ne kështu i shpërblejmë të mirët
Verse 81 — Surah As-Saffat 37:81
Vërtet, ai ishte prej robërve tanë që janë besimtarë
Verse 82 — Surah As-Saffat 37:82
E pastaj i përmbytëm në një ujë të tjerët (që nuk besuan)
Verse 83 — Surah As-Saffat 37:83
Edhe Ibrahimi ishte i grupit të tij
Verse 84 — Surah As-Saffat 37:84
Kur Zotit të vet iu bind me zemër të pastër
Verse 85 — Surah As-Saffat 37:85
Kur babait të vet dhe popullit të vet u tha: "Çka është ajo që ju adhuroni
Verse 86 — Surah As-Saffat 37:86
A në vend të All-llahut doni zota të trilluar
Verse 87 — Surah As-Saffat 37:87
Çka është mendimi juaj ndaj Zotit të botëve
Verse 88 — Surah As-Saffat 37:88
Dhe atëherë u lëshoi një shikim yjeve
Verse 89 — Surah As-Saffat 37:89
e tha: "Unë jam i sëmurë
Verse 90 — Surah As-Saffat 37:90
Ata u kthyen dhe u larguan prej tij
Verse 91 — Surah As-Saffat 37:91
Ai u drejtua kah zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani ju
Verse 92 — Surah As-Saffat 37:92
Çka keni pra, që nuk po flitni
Verse 93 — Surah As-Saffat 37:93
Iu afrua atyre ngadalë, duke u mëshuar me të djathtën (me fuqi)
Verse 94 — Surah As-Saffat 37:94
Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë (sigurisht e qortuan)
Verse 95 — Surah As-Saffat 37:95
Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atë që vetë e keni gdhendur
Verse 96 — Surah As-Saffat 37:96
E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni
Verse 97 — Surah As-Saffat 37:97
Ata thanë: "Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr
Verse 98 — Surah As-Saffat 37:98
Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar
Verse 99 — Surah As-Saffat 37:99
Ai tha: "Unë po shkoj aty ku më urdhëroi Zoti im, e Ai më udhëzon
Verse 100 — Surah As-Saffat 37:100
Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve
Verse 101 — Surah As-Saffat 37:101
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)
Verse 102 — Surah As-Saffat 37:102
Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të
Verse 103 — Surah As-Saffat 37:103
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe e përmbysi atë në fytyrë (në ballë)
Verse 104 — Surah As-Saffat 37:104
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim
Verse 105 — Surah As-Saffat 37:105
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët
Verse 106 — Surah As-Saffat 37:106
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë
Verse 107 — Surah As-Saffat 37:107
Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm
Verse 108 — Surah As-Saffat 37:108
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm
Verse 109 — Surah As-Saffat 37:109
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi
Verse 110 — Surah As-Saffat 37:110
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Verse 111 — Surah As-Saffat 37:111
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë
Verse 112 — Surah As-Saffat 37:112
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is´hakun, pejgamber prej të mirëve
Verse 113 — Surah As-Saffat 37:113
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is´hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do të ketë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues të hapët të vetvetes
Verse 114 — Surah As-Saffat 37:114
Pasha madhërinë Tonë, Ne u dhamë të mira Musait e Harunit
Verse 115 — Surah As-Saffat 37:115
I shpëtuam ata dhe popullin e tyre prej një mjerimi të madh
Verse 116 — Surah As-Saffat 37:116
Ne u ndihmuam atyre dhe ata ngadhënjyen
Verse 117 — Surah As-Saffat 37:117
Atyre dyve ua dhamë librin e përsosur e të qartë
Verse 118 — Surah As-Saffat 37:118
Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë
Verse 119 — Surah As-Saffat 37:119
Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kemi lënë në popujt e mëvonshëm
Verse 120 — Surah As-Saffat 37:120
(Përkujtimin) "Selamun" - qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni
Verse 121 — Surah As-Saffat 37:121
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Verse 122 — Surah As-Saffat 37:122
Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë
Verse 123 — Surah As-Saffat 37:123
Edhe Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë
Verse 124 — Surah As-Saffat 37:124
Kur ai, popullit të vet i tha: "A nuk jeni kah frikësoheni
Verse 125 — Surah As-Saffat 37:125
A e adhuroni "Ba´ël-in" (emër i një statuje) e braktisni adhurimin ndaj më të mirit që është Krijues
Verse 126 — Surah As-Saffat 37:126
All-llahun, Zotin tuaj e të prindërve tuaj të hershëm
Verse 127 — Surah As-Saffat 37:127
Ata e përgënjeshtruan, andaj ata medoemos janë të sjellë në xhehennem
Verse 128 — Surah As-Saffat 37:128
Me përjashtim të robërve besnikë ndaj All-llahut
Verse 129 — Surah As-Saffat 37:129
Edhe ndaj tij kemi lënë përkujtim të mirë në të ardhshmit
Verse 130 — Surah As-Saffat 37:130
Selamun" - qoftë i mëshiruar Iljasi (ose edhe besimtarët e Iljasit)
Verse 131 — Surah As-Saffat 37:131
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit
Verse 132 — Surah As-Saffat 37:132
S´ka dyshim, ai ishte besimtar nga robërit Tanë
Verse 133 — Surah As-Saffat 37:133
Edhe Luti, pa mëdyshje ishte prej të dërguarve Tanë
Verse 134 — Surah As-Saffat 37:134
Kur Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij bashkë
Verse 135 — Surah As-Saffat 37:135
Përveç një plake (grua e tij) që mbeti me të dënuarit
Verse 136 — Surah As-Saffat 37:136
Pastaj të tjerët i rrënuam
Verse 137 — Surah As-Saffat 37:137
E ju (mekas) me siguri kaloni atypari në mëngjes (ditën)
Verse 138 — Surah As-Saffat 37:138
e në mbrëmje (natën). Pra, a nuk mblidhni mend
Verse 139 — Surah As-Saffat 37:139
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë
Verse 140 — Surah As-Saffat 37:140
Kur iku te anija që ishte e mbushur plot (udhëtarë)
Verse 141 — Surah As-Saffat 37:141
E ai mori pjesë në short, po humbi (i ra shorti atij)
Verse 142 — Surah As-Saffat 37:142
Dhe atë e kafshoi (e gëlltiti) peshku, zatën ai ishte që e meritoi qortimin
Verse 143 — Surah As-Saffat 37:143
E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin
Verse 144 — Surah As-Saffat 37:144
Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes
Verse 145 — Surah As-Saffat 37:145
E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë), ndërsa ai ishte i sëmurë
Verse 146 — Surah As-Saffat 37:146
Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t´i bëjë hije) nga kungulli
Verse 147 — Surah As-Saffat 37:147
Ne (pastaj) e dërguam atë te njëqind mijë e më shumë
Verse 148 — Surah As-Saffat 37:148
E ata i besuan, e Ne ua vazhduam atyre të përjetojnë për deri në një kohë
Verse 149 — Surah As-Saffat 37:149
E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë
Verse 150 — Surah As-Saffat 37:150
Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)
Verse 151 — Surah As-Saffat 37:151
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë
Verse 152 — Surah As-Saffat 37:152
All-llahu ka lindë!" S´ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit)
Verse 153 — Surah As-Saffat 37:153
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt
Verse 154 — Surah As-Saffat 37:154
Po ç´keni ju kështu, si po gjykoni ashtu
Verse 155 — Surah As-Saffat 37:155
A nuk jeni duke menduar
Verse 156 — Surah As-Saffat 37:156
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt
Verse 157 — Surah As-Saffat 37:157
Silleni pra, librin tuaj, nëse është si thoni ju
Verse 158 — Surah As-Saffat 37:158
Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr
Verse 159 — Surah As-Saffat 37:159
All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë
Verse 160 — Surah As-Saffat 37:160
Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë)
Verse 161 — Surah As-Saffat 37:161
E, as ju dhe as ata që i adhuroni
Verse 162 — Surah As-Saffat 37:162
Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin)
Verse 163 — Surah As-Saffat 37:163
Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem
Verse 164 — Surah As-Saffat 37:164
E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur
Verse 165 — Surah As-Saffat 37:165
Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim)
Verse 166 — Surah As-Saffat 37:166
Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta)
Verse 167 — Surah As-Saffat 37:167
Po edhe pse ata ishin që thoshin
Verse 168 — Surah As-Saffat 37:168
Sikur të gjendej tek ne ndonjë libër nga të parët
Verse 169 — Surah As-Saffat 37:169
Ne do të ishim robër të All-llahut, të sinqertë
Verse 170 — Surah As-Saffat 37:170
Po (kur u erdhi libri), ata e mohuan atë (Kur´anin), e më vonë do të kuptojnë
Verse 171 — Surah As-Saffat 37:171
E tashmë fjala (premtimi) e jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar
Verse 172 — Surah As-Saffat 37:172
se ata, pa dyshim do të jenë të ndihmuar
Verse 173 — Surah As-Saffat 37:173
Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit
Verse 174 — Surah As-Saffat 37:174
Prandaj, për një kohë, ti (Muhammed) hiqju tyre
Verse 175 — Surah As-Saffat 37:175
E ti vështroi ata se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë ndaj juve besimtarëve)
Verse 176 — Surah As-Saffat 37:176
A mos po kërkojnë shpejtimin e ndëshkimit tonë
Verse 177 — Surah As-Saffat 37:177
E kur të vjen ai (dënimi) në territorin e tyre, mëngjes i shëmtuar do të jetë për ata që u ishte tërhequr vërejtja
Verse 178 — Surah As-Saffat 37:178
E ti largohu për një kohë prej tyre
Verse 179 — Surah As-Saffat 37:179
Dhe ti vështroi se edhe ata më vonë do të shohin
Verse 180 — Surah As-Saffat 37:180
I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë
Verse 181 — Surah As-Saffat 37:181
Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve
Verse 182 — Surah As-Saffat 37:182
Dhe falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë